Lajme Shqip Monday, 13 January 2014 16:30

Pritjes së gjatë i erdhi fund.

Më në fund, Përfaqësuesja e Kosovës do të thyejë izolimin pasi ka marrë leje nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, ka njoftuar e përditshmja sportive franceze L’Equipe.

Komisioni për çështje urgjente i Federatës ndërkombëtare të futbollit ka aprovuar kërkesën e FFK’së, pas dy takimeve mes krerëve të futbollit kosovar, atyre serb (FSS) dhe presidentit të FIFA’së, Sepp Blatter.

Kosova mori atë që deshi mirëpo gjatë ndeshjeve miqësore nuk do të ketë të drejtë të ketë himn dhe flamur, për një periudhë të caktuar, si dhe nuk do të mundë të luajë kundër shteteve nga Ish-Jugosllavia./lajmi.net/

 

 
Lajme Shqip Friday, 10 January 2014 14:46

Udhëheqës të FIFA-s, pas takimit me përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe me ata të Federatës së Futbollit të Serbisë kanë marrë vendimin që për ndeshjet miqësore të vendoset në takime të ardhshme të FIFA-s, njoftojnë medie serbe. Përfaqësues të Federatës serbe të Futbollit janë deklaruar të kënaqur me këtë vendim.

Këshilli për çështje urgjente i FIFA-s mbahet të dielën, ndërsa Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s mbahet në mars. Ende nuk caktuar ndonjë datë që të shqyrtonte futbollin Kosovës. 
 

11:34- Protesta në Cyrih për anëtarësim të Kosovës në FIFA          

 

Sot, para selisë së FIFA-s në Cyrih, është mbajtur një protestë e tifozëve dhe e shqiptarëve me qëndrim në Zvicër me kërkesë që Kosova të bëhet anëtare e barabartë e FIFA-s. 

Po sot në Cyrih pritet të mbahet takim i përfaqësuese të FIFA –s , atyre të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të Federatës së Futbollit të Serbisë. Temë takimit është zhvillimi i ndeshjeve miqësore të kombëtares së Kosovës, pasi Kosova ende nuk është anëtare e FIFA-s.

Para fillimit konferencës, kryetari FFS-së Tomislav Karaxhiqi kishte deklaruar se nuk do të japë pëlqimin as për zhvillimin e këtyre ndeshjeve, e sidomos zhvillimin ndeshjeve miqësore me vendet që kanë dalë nga ish –Jugosllavia /Koha/

 

 
Lajme Shqip Sunday, 29 December 2013 17:56

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, e ke pranuar kërkesen e Federatës së Futbollit të Kosovës, që përfaqësuesja e jonë të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare prej 10 janarit të vitit 2014.

Kjo është kërkesa e vetme e palës kosovare aktualisht për të cilën u bisedua disa herë muajt e fundit në mes të krerëve kosovarë, serbë dhe botëror të futbollit.

Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë historike miqësore ndërkombëtare do ta zhvilloj me përfaqësuesen e Kroacisë pikërisht në Prishtinë.

Ky vendim i FIFA-së, pritet që të bëhet zyrtar me 10 janar në Zvicër kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv i FIFA-së. /Zëri/

 
Lajme Shqip Friday, 29 November 2013 13:04

Pas lajmit se FIFA ka shtyrë takimin mes FFK dhe përfaqësuesve të institucionit më të lartë futbollistik të Serbisë, zyra e Supersport Kosovës zbulon se nuk do të ketë një takim tjetër trepalësh për të diskutuar mbi modalitetet e lejimit të zhvillimit të ndeshjeve miqësore nga ana e kombëtares A të Kosovës.

Për më tepër dhe vendimipërfundimtar për këtë çështje nuk do të merret në muajin Dhjetor siç dhe ishte parashikuar por në fillim të vitit 2014, raporton albeu.

FIFA ka vendosur që të trajtojë çështjen e futbollit kosovar më datë 10 Janar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv dhe deri tani gjasat janë që qeveria e futbollit ndërkombëtar të japë një përgjigje positive.