Lajme Shqip Friday, 03 January 2014 12:21

Prishtinë- Rryma të ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta bartin në jetën tonë publike, ta bartin në diskursin tonë publik, ta bartin si një mënyrë tjetër jetese, më një diskurs tjetër mund të paraqesin rrezik për shtetin e Kosovës. Kështu ka thënë në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Ai kërkon nga Ministria e Brendshme, ministri të tjera, agjenci të ndryshme që të jenë më të vëmendshëm.“Këtë se çfarë unë po e them para jush e kam ngritur edhe në takime të caktuara edhe në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj në kuptimin e historisë, gjeografisë, në kuptimin e kulturës janë evropianë.

“Dhe agjenda jonë evropiane është rikthim në Evropë. Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin”, ka thënë ministri gjatë intervistës, ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave, emigracionin ilegal dhe raportin e Dick Martit. 

 
Lajme Shqip Friday, 29 November 2013 01:53

Prishtinë- Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi në një ligjeratë e cila është publikuar në YouTube më datë 28 nëntor 2013 dhe përmbanë shkrimin (fjale per fjale): Mos um shti me hi deputet, me ta ba hallakam qaty me ta thirr ezanin…, thotë se muslimanët kanë të drejtë të flasin edhe për politikë, edhe për ekonomi dhe se nuk duhet të përjashtohet askush nga këto tema për shkak të përkatësië fetare.

Krasniqi ka thënë se nëse një hoxhë apo imam flet për një cështje politike, nuk duhet të thuhet menjëherë se “islami është politik”.

Ai ka thënë se hoxhallarët përvec që kanë obligim të spjegojnë parimet fetare, kanë të drejtë dhe obligim të flasin për vetëdijësimin e njerëzve.

Në videon e publikuar ku dëgjohet vetëm zëri (audio) e Krasniqit, ai thotë se “ne jemi qytetarë të këtij vendi dhe nuk kemi ardhur nga Moska, që mos me pasë të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët tjerë”.

 

“Kur kemi fillu na me lëvizë kapak, e kam fjalën komuniteti musliman, hoxhallartë e xhemati këta…kuku kuku cka është kah bahet, filan hoxha kish folë për politikë, po ani cka, pse cka ka të keqe… jooooo s’ban hic, cka po thu ej, a ti ban me folë për politikë, unë nuk ban hic a? A prej Moske pasna ardhë unë a, a unë nuk pasna të drejta të barabarta unë, a unë nuk kam të drejtë me folë në politikë a?”, shprehet Krasniqi.

 

Më tutje, ai thotë se mundet me hy në parlament si deputet, sepse e gëzon këtë të drejtë sipas tij, “dhe ta bëj llugë parlamentin, qaty ta thirri ezanin”.

 

“Ma more se të hi deputet qaty, e ta baj llugë parlamentin, e bërtas në kupë të kresë e ta thirri ezanin midis parlamentit. Po mos më shti se nuk e kam synin e politikës as të parlamentit as kurrë Zoti mos më shtiftë”, thotë ai duke vazhduar “po nuk mund më ndalë ti o vëlla”.

 

Ai ka thënë se politikanët nuk duhet të flasin aq shumë kundër fesë, gjegjësisht fesë islame, pasiqë sipas tij as në komunizëm nuk është folur me një ton të tillë kundër fesë.

Madje Krasniqi, në një vend ua përkujton votat e vjedhura politikanëve, duke thënë se mund të fitojnë një kohë duke vjedhur vota, por jo cdoherë./LajmeShqip/ 

Për më tepër mund të dëgjoni videon në vazhdim: 

http://www.youtube.com/watch?v=091kmS0OtVk

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 November 2013 23:08

Një gazetë e përjavshme në Marok “La Nouvelle Tribune” raporton se vendi i Afrikës së Jugut, Angola ka ndaluar Islamin dhe ka nisur mbylljen dhe shembjen e xhamive.

Lajmi shqetësues erdhi nga një fjalim i ministres së Kulturës, Rosa Gruz e Silva, një grua që normalisht duhet të kishte si detyrë festimin e pjesëmarrjes në Miss Universe dhe iniciativave mbrojtëse, se sat ë kërcënojë një minoritet fetar (Angola ka shumicë krishterë ndërsa numër i vogël i myslimanëve përbëhet kryesisht nga emigrantët).

Ministrja tha se islami nuk ka qenë kurrë legal. Ndërsa Presidenti, Jose Eduardo dos Santos, që drejton vendin që prej vitit 1979, gjithashtu ka bërë aludimeve për dhënien fund “të influencës islamike”.

Një xhami afër kryeqytetit është shkatërruar ndërsa në qytete të tjera janë hequr disa minaret.

Është ende e paqartë nëse mbyllja e xhamive ka lidhje me fjalimin e ministres Cruz e Silva ku tha: “Procesi i liberalizimit të islamit nuk është miratuar nga Ministria e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut, xhamitë e tyre do të mbyllen deri në një njoftim të dytë, shkruan shekulli.

Angola ka një nga ekonomitë më në rritje në botë. Qytetet e këtij vendi kanë jetën më të shtrenjtë, ku jetesa në disa prej tyre është më e kushtueshme se në Manhatan. Ky vend është prodhuesi i dytë në Afrikë i diamanteve dhe naftës. Por rritja ka shkaktuar edhe pabarazi, ka ushqyer korrupsionin dhe patronazhin.

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 November 2013 14:46

Prishtinë- Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë në një intervistë për Tribuna ka komentuar deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me fenë islame. Imami Krasniqi ka vlerësuar se liderët politikë e kanë humbur vizionin dhe orientimin dhe, sipas tij, ata janë lodhur nga dështimet e njëpasnjëshme, ndaj shpëtimin e vetëm, siç ka thënë ai, e shohin në përkrahjen ndërkombëtare.

“Ndaj paraqitja e kujtdo më “katolik se Papa”, duke sakrifikuar identitetin e tij fetar për hir të karrierës, e bën njeriun mjaft qesharak e kontrovers para atyre studiuesve që e njohin më mirë së ne historinë e Ballkanit. Duke synuar, si shumë të tjerë, që përmes mohimit të identitetit fetar të fitojnë simpatinë perëndimore, liderët tanë po harrojnë se po humbin ditë e përditë mbështetjen dhe përkrahjen vendore, pra atë të popullit. Ndërsa, me sa di unë, demokraci do të thotë ‘populli sundon’, e jo ‘ndërkombëtarët sundojnë’”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, deklaratat e Haradinajt se “ai ka lindur mysliman, por s’e di pse është mysliman për shkak se asnjëherë në jetën tij nuk ka qenë në xhami”, do ta dëmtojnë partinë e tij dhe elektoratin potencial. “Në fakt, mendoj se, ai votuesit tashmë i ka të humbur, ata moti ia kanë kthyer shpinën që kur deputetët e tij vollën vrer kundër Islamit dhe myslimanëve dhe që kur partia e tij pranoi zyrtarisht Kqirën (Anton Kqirën) i cili, në stilin e vajtueseve serbe, vajtoi Millosheviqin pse nuk i preu e nuk i griu 1.9 milion shqiptarë myslimanë sikur që i kishte masakruar në Bosnjë”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj interviste Krasniqi ka folur edhe se si do të ishte i gatshëm ta presë në xhaminë e tij Haradinajn, ndërsa i ka bërë thirrje këtij të fundit dhe gjithë liderëve politikë të kthehen kah rruga e Zotit. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 November 2013 14:04

Prishtinë- Rreziku kryesor për Kosovën, pas strukturave ilegale në veri, i cili mund ta cenojë vendin është ekstremizmi politik fetar. Kështu shkruan në një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili ditë më parë i është prezantuar edhe Komisionit për Punë të Jashtme pranë Kuvendit të Kosovës nga vetë ministri Enver Hoxhaj.

Në dokumentin të cilin e posedon gazeta “Zëri”, i emëruar: “Sfidat e Sigurisë dhe Rreziqet”, radhiten shqetësimet për problemet me të cilat mund të ballafaqohet Kosova në të ardhmen.

Sipas kësaj letre, nuk ka perspektivë për ekstremizmin politik ose fetar në Kosovë që të ketë sukses, pa ndihmën nga jashtë kufijtë e vendit. “Ne kërkojmë që të mbajë marrëdhënie të mira me autoritetet që zbatojnë ligjin me fqinjët tanë të parë dhe me vendet e tjera të brengosura për mundësinë e ekstremizmit politik ose fetar”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Detaje të kësaj strategjie, ministri i Punëve të Jashtme i ka paraqitur edhe të mërkurën e javës së kaluar në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë që zyrtarët e kësaj Ministrie bëjnë të ditur se nuk ka pasur asnjë reagim nga ky komision sa i përket këtij dokumenti.

Këshilltari i ministrit Hoxhaj ka konfirmuar që kjo temë është përmendur në raportimin e fundit që ka pasur ministri tek Komisioni për Punë të Jashtme, mirëpo, sipas tij, asnjë pyetje për tri orë rresht sa ka zgjatur raportimi nuk është parashtruar përkitazi me këtë çështje që MPJ e vlerëson mjaftë të ndjeshme.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer me mosreagimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit ndaj kësaj teme kaq përcaktuese për shtetin dhe politikën e jashtme të Kosovës”, ka thënë Artan Behrami nga MPJ. Sipas zyrtarëve të kësaj Ministrie, kryesuesi i komisionit, Albin Kurti, gjatë tërë kohës është marrë me një gomë të shqyer të veturës së Ambasadës së Kosovës në Bullgari.

“Këtu shihet se z. Kurti nuk e ka shumë shqetësim për ekstremizmin fetar në rritje. Ai më shumë është përkujdesur që Komisionin për Politikë të Jashtme ta shndërrojë në komision për politika partiake”, ka thënë Behrami.

 
Lajme Shqip Monday, 25 November 2013 13:42

Prishtinë–  Letra kërcënuese e 12 nëntorit në drejtim të Policisë së Kosovës nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë” dyshohet të jetë dërguar nga fshati Bresalc i komunës së Gjilanit, aty ku edhe e kanë prejardhjen tre nga gjashtë të arrestuarit për përgatitje të terrorizmit.Gjashtë personat janë arrestuar më datën 5 nëntor të këtij viti në Prishtinë e Gjilan nën dyshimin se po përgatisnin një sulm terrorist. Siç shkruan “Zëri”, gjashtë ditë pas arrestimit janë publikuar në detaje arsyet e arrestimit të tyre dhe armatimi që të dyshuarve u është gjetur në ditën e arrestimit.

Një ditë më vonë policia ka marrë një e-mail kërcënues nga “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë” të cilët përmes postës elektronike kanë kërkuar lirimin e gjashtë të arrestuarve. Në të kundërtën, policia do të pësonte sulme nga ky grup.

Qysh në ditën e marrjes së këtij e-maili, Policia e Kosovë ka nisur hetimin në disa pista për të vërtetuar se prej nga është dërguar e-maili kërcënues.

“Policia e Kosovës po heton në disa pista të dyshimta e që njëra nga to është fshati Bresalc i komunës së Gjilanit”, ka thënë një burim i gazetës teksa ka konfirmuar se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë kërcënim.

Sipas vendimit mbi të cilin është caktuar paraburgimi ndaj gjashtë personave, nga fshati Bresalc janë tre nga gjashtë të arrestuarit, Valon Shala, Genc Selimi e Musli Hyseni, derisa i arrestuari tjetër Ardian Mehmeti jeton në Gjilan, si dhe Nuredin Sylejmani e Bekim Mulolli në Prishtinë.

“Disa ditë pasi që i kanë arrestuar djemtë, policia ka qenë sërish në fshat dhe e ka kontrolluar njërën nga dy zyrat prej të cilave shpërndahet interneti në Bresalc”, ka treguar njëri nga banorët.

Gjashtë të arrestuarit e 5 nëntorit do të qëndrojnë në paraburgim së paku një muaj, ngase kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës në vendimin për caktimin e paraburgimit.

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 November 2013 19:28

Shkup- Xhamia  është një institucion fetar ku besimtarët shkojnë për t’u falur apo për t’i kërkuar Zotit që të na çlirojë nga mëkatet.

Por mesa duket, besimtarët edhe pse janë në këtë vend të shenjtë, nuk mbizotërohen nga paqja dhe qetësia, përkundrazi e shndërrojnë institucionin në një vend ‘rruge’, rrahjesh e të sharash pa asnjë kompleks, transmeton shekulli. 

Gjithë kjo situatë ka përfshirë xhamin e Isa Begut në Shkup. Besimtarët mysliman janë kujdesur që t’i kundërvihen njëri- tjetrit duke mos i kursyer grushtat mes tyre.

Nga videoja është e vështirë të kuptohet se pse ka filluar grindaja, por duket se gjithçka ka nisur për shkak të dy imamëve.

 

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=yG30D2Ax8tk

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 11:41

Prishtinë- Hoxhë Fatmir Latifi kishte nisur ligjëratën e tij para faljes së xhumasë ashtu siç bënte gjithnjë. Ai para xhematit të tij në një të premte ndaloi t’i thotë dy fjalë edhe për politikën, edhe pse gjatë gjithë kohës potenconte se nuk i takon asnjë partie. Hoxhë Fatmiri, në vend të këshillave fetare filloi të bënte fushatë politike. Imami i xhamisë në Mitrovicë kërkoi nga qytetarët ta votojnë Avni Kastratin, kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës. I thuri vargje për disa minuta rresht, duke e lavdëruar e duke thënë se Kastrati e ka udhëhequr mirë komunën.
Për lëvdatat e Hoxhës në të mirë të Kastratit reagoi Aleanca Kosova e Re (AKR). Kjo parti, e cila me kandidatin e saj Agim Bahtiri do t’i kundërvihet Kastratit më 1 dhjetor në balotazh, shpreh indinjatën për përfshirjen e hoxhës në fushatën zgjedhore. Ky hoxhë, i nxitur nga arsye të njohura për të, sipas AKR-së bën thirrje publike dhe përfshihet në politikë në kundërshtime të gjitha rregullat dhe njollos skajshmërisht rolin konstruktiv të Bashkësisë Islame të Kosovës nëpër të gjitha proceset që ka kaluar Kosova.

Në videon e postuar nëpër të gjitha mediet, hoxha fillimisht flet për mospërfshirjen e fesë në politikë, ndërsa vetëm pas pak në kundërshtim me fjalët e veta, duke “përbetuar në Allah”, kërkon që të votohet kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati./Tribuna/

 
Lajme Shqip Sunday, 17 November 2013 00:16

Prishtinë- Xhamitë në Kosovë, gjatë fushatës zgjedhore janë shndërruar në arena politike, ku në vend të këshillave fetare bëhet fushatë politike. Imami i xhamisë në Mitrovicës, hoxhë Fatmir Latifi ka bërë fushatë politike, duke kërkuar nga qytetarët të votojnë Avni Kastratin kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës.

Në një video incizim që të postuar në YouTube, shihet hoxha i cili predikimin (lexo: lobimin) ka nisur duke lavdëruar kandidatin e PDK-së, duke thënë se Kastrati e ka udhëhequr mirë komunën dhe duke numëruar pastaj meritat e tij.

Në një moment dëgjohet dikush nga të pranishmit në xhami tek thotë: “Nuk është e vërtetë!” .

Ndaj këtij reagimi të xhematit hoxha përgjigjet me tonë të ashpër, duke thënë: “shumë e vërtetë është, qetësi ktu”!.

Dhe, për ta bindur veten se lobimi i tij ka patur sukses, hoxha në fund i drejtohet xhematit me pyetjen: “A u kuptum?”. 

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=A8tenIUZnSM#t=276

 
Lajme Shqip Thursday, 24 October 2013 14:54


Tiranë- Kryetari i Komunitetit Myslimantë Shqipërisë Haxhi Selim Muça, priti sot në një takim miqësor, Ambasadorin në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Aleksandër Arvizu.

Z. Muça e falënderoi ambasadorin Arvizu për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Shipërisë dhe sidomosKomunitetit Mysliman. Ndërsa ambasadori Arvizu, nga ana e tij, falënderoi kryetarin e KMSH për mikpritjen e ngrohtë dhe u shpreh se feja dhe komunitetetfetare janë shumë të rëndësishme për shqiptarët, në krye të cilave qëndron Komuniteti Mysliman.

“Ndërsa largohem, shumë gjëra më kanë bërë përshtypje në Shqipëri, ndër të cilat është edhe kualiteti dhe puna e komuniteteve fetare, sidomos ajo eKomunitetit Mysliman. Feja është pjesë e identitetit të shqiptarëve, është e gdhendur në të. Sa herë që mendoj për Shqipërinë, mendoj për tokën, vendin gjuhën dhe padyshim fenë, këto janë të shtrenjta për shqiptarët. Ju, udhëheqësit fetarë, jeni pjesë e shoqërisë shqiptare, e ndërsa ju, KomunitetiMysliman, si më i madhi komunitet fetar në vend, jeni më jetikët për këtë shoqëri. Udhëheqja juaj, mënyra se si ju e menaxhoni situatën, arsimi juaj (medresetë) janë shumë të rëndësishme.” u shpreh Arvizu.

Më tej Ambasadori Arvizu nuk la pa përmendur edhe ndikimin e komunizmit në vendin tonë.

“Ju jeni ata që do ta çlironi brezin e ri nga mentaliteti komunist, për ta bërë Shqipërinë një vend të vërtetë evropian, një vend ku feja dhe besimi praktikohet lirisht.” vijoi ai.

Kreu i Komunitetit Mysliman e falënderoi z. Arvizu, për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasadori, i uroi për udhëtim të mbarë pranë familjarëve të tij dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike. /albeu/