Lajme Shqip Tuesday, 14 January 2014 22:51

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, të hënën është takuar me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Në rrjetin social “Facebook” Berisha ka postuar disa foto gjatë një dreke të përbashkët me Sejdiun.

“Të dashur miq, dje pata kënaqësinë të drekoj së bashku me ish-presidentin e Kosovës, zotin Fatmir Sejdiu, mik i imi i kahershëm. Gjatë drekës diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, proceset integruese të shqiptarëve etj!”, ka shkruar ish-kryeministri Berisha në rrjetin social “Facebook”, transmeton epoka e re.

Ish-lideri i LDK-së ditët e fundit ka shprehur ambiciet të rikthehet në krye të LDK-së, e ky takim me Berishën duket të jetë si mbështetje për ta ndihmuar atë që të kthehet si lider i LDK-së.

 

 
Lajme Shqip Sunday, 13 October 2013 20:55

Ish presidenti dhe ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka bërë një kthesë në politikën e tij. Ai që deri para nisjes së fushatës parazgjedhore kritikonte liderin aktual të LDK-së Isa Mustafa, për dëmtim të partisë, ka vendosur ta ndihmojë duke iu bashkangjitur në fushatë.

Sejdiu ka marrë pjesë në tubimin elektoral në Kamenicë, ku edhe një mandat po e kërkon kryetari Shaip Surdulli.

Kryetari Mustafa nuk ka hezituar ta potencojë pjesëmarrjen e Sejdiut në këtë tubim, duke thënë se bashkë me të do ta qojnë LDK-në përpara.

“Me ne këtu është edhe presidenti Sejdiu, i cili ka punuar shumë për LDK-në dhe bashkërisht po punojmë me gjithë udhëheqjen e LDK-së, që të çojmë LDK-në përpara, që të arrijmë objektivat tona, që i kemi paraparë në katër vitet e ardhshme dhe më tutje”, ka thënë Mustafa.

“Jam i bindur se ky rrugëtim këtu në Kamenicë dhe rrugëtimi i LDK-së në gjithë Kosovë, nuk është rrugëtim që do të përfundojë në këto katër vite, është një rrugëtim afatgjatë, ashtu siç ka përcaktuar Presidenti Ibrahim Rugova. Më 3 nëntor ne do ta shënojmë një rezultat i cili do ta tregojë fuqinë e LDK-së në Kamenicë dhe në gjithë Kosovën”, deklaroi Mustafa. Ky kthim i Sejdiut vlerësohet si një lehtësim për LDK-në, pasi deri dje, thuhej se ish kryetari i LDK-së, bashkë me mbështetësit e tij, po punon për ndërtimin e një opozite brenda partisë, e cila do ta dëmtonte LDK-në në zgjedhjet lokale, duke i hapur rrugë më pas Sejdiut për t’u rikthyer në krye të LDK-së. 

 
Lajme Shqip Sunday, 29 September 2013 11:24

Prishtinë- Fatmir Sejdiu po synon të rikthehet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu, Sejdiu po e pret përfundimin e zgjedhjeve lokale për të parë fuqinë politike të Isa Mustafës, jo vetëm në Prishtinë, por në tërë Kosovën.

Burime të afërta me Sejdiun kanë treguar se ish-Presidenti do ta pret edhe përfundimin e zgjedhjeve parlamentare për të marrë LDK nën udhëheqje, shkruan “Express”.

Sipas tij, nëse LDK nuk renditet e para në zgjedhjet parlamentare për këtë fajtor kryesor do të mbetet Isa Mustafa.

“Në këtë situatë rikthimi i Sejdiut në krye të LDK-së do të ishte shpëtim për Partinë e Rugovës”, ka thënë një zyrtar i afërt me Sejdiun.

Express ka tentuar të kontaktoj me Sejdiun, por s’ka arritur pasi ai nuk e ka hapur telefonin.

Sidoqoftë, as udhëheqësit aktual të LDK-së nuk kanë dashur të japin asnjë vlerësim për skenarin e Sejdiut që të kthehet në udhëheqjen e partisë.

Asnjëri prej nënkryetarëve dhe anëtarëve të Kryesisë nuk kanë dashur të flasin për rikthimin e mundshëm të Sejdiut në krye të LDK-së.
Kohë më parë, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi pati thënë se Fatmir Sejdiut mund të rikthehet në pozita udhëheqëse në LDK vetëm përmes një procesi zgjedhor.

“Mund të synojë që të arrijë edhe në postin e Kryetarit të LDK-së në një të ardhme. Mirëpo, kur të vijë koha në një proces zgjedhor. LDK e ka kryer procesin e zgjedhjeve. Tash është në procesin e reformës”, pati thënë Arben Gashi, në tetor të vitit 2011, për Express.

Në korrik të këtij viti, Sejdiu kishte deklaruar se është i gatshëm të kthehet në krye të partisë për të kthyer LDK përsëri në pushtet.

Ai kishte lëshuar akuza në drejtim të udhëheqjes aktuale, duke thënë se ata e duan LDK si trampolinë për t’i përmbushur ambiciet e tyre personale.

Për Isa Mustafën, Sejdiu kishte thënë se është një lider kalimtar të LDK-së.

Ndryshe, përkrahësit e Fatmir Sejdiut kanë hapur edhe një profil në Facebook, “Përkrahim Dr.Fatmir Sejdiun për kryetar te LDK-se”, i cili ka marrë afër 2 mijë përkrahës.  

 
Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 11:01

Prishtinë- Djali i madh i ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Bardhyl Sejdiu, ka kërkuar mbrojtje 24-orëshe nga Policia e Kosovës.

Këtë kërkese e ka bërë pas përfshirjes në një përleshje të armatosur të martën në orën e para të mëngjesit në Prishtinë.

Sejdiu nuk ka treguar së nga kush dhe pse është rrezikuar.

Ai ka njoftuar policinë se është sulmuar më armë zjarri nga një veturë në lëvizje në të cilën ndodheshin dy persona në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës. Ka thënë se ka shtënë me armë zjarri edhe ai në drejtim të tyre.

Zyra për media e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës nuk ka folur lidhur më kërkesën e Sejdiut për mbrojtje të afërt.

“Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet ë nevojshme hetimore në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë. Deri në këto momente nuk ka të arrestuar lidhur më rastin”.

Por, burime nga Policia kanë thënë se Sejdiu tashmë ka kërkuar mbrojtje me arsyetimin se prej kohësh është i kërcënuar, shkruan Koha Ditore.

 
Lajme Shqip Wednesday, 28 August 2013 15:26

Prishtinë – Djali i ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Bardhyli, është përfshirë në një përleshje me armë zjarri të martën, rreth orës 1:00, në lagjen Taslixhe në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai, sipas policisë, është sulmuar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në të cilën ndodheshin dy persona të cilëve u është përgjigjur me të shtëna. Në drejtim të sulmuesve, më pas, ka shtënë edhe Bardhyli. Nuk ka të lënduar dhe as të arrestuar.

Incidentin e ka konfirmuar për Kohën Ditore Policia e Kosovës dhe Bardhyl Sejdiu. Zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu ka thënë se të martën rreth ortës 1:00, të mëngjesit në rrugën “Abdyl Ramaj” në Prishtinë ka ndodhur një shkëmbim zjarri.

Sadriu ka thënë se dy persona meshkuj shqiptarë të Kosovës janë paraqitur në stacionin numër 3 dhe kanë deklaruar se dy persona të tjerë kanë shtënë më armë në drejtim të tyre.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të ndryshëm. Është konsultuar edhe prokurori lidhur me këtë dhe ka thënë se lënda shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

Sipas tij, njëri prej sulmuesve është i njohur për policinë. Djali i madh i ish-presidentit Sejdiu ka thënë për Kohën Ditore përmes telefonit se nuk i njeh sulmuesit dhe se atë natë ka qenë në shoqëri të mikut të tij, Arianit Xhakës.

“Kam qenë me një shok temin në automjet, me Arianit Xhaka afër shtëpisë teme, kanë filluar të shtëna në drejtimin tonë. Kjo ka qenë”, ka thënë Bardhyl Sejdiu.

Ai ka pranuar se i është kundërpërgjigjur dhe se armën e përdorur në këtë incident e ka me leje. Ndërkohë, burime policore i kanë thënë gazetës se incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme.

“Djali i ish-presidentit njihet me këtë person. Po punohet për ndriçimin e rastit”, ka thënë ai.

 
Lajme Shqip Monday, 22 July 2013 11:49

Prishtinë – Ish-lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se kishte shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Isa Mustafën dhe për ta çuar LDK-në përpara, por ky i fundit nuk e ka pranuar gatishmërinë e tij. Sejdiu e ka akuzuar lidershipin e LDK-së se e do partinë si trampolinë të rastit për t’i përmbushur ambiciet personale.
Sejdiu e ka quajtur Mustafën lider kalimtar të LDK-së, ne nje interviste per numrin e sotshem te Gazetes Epoka e Re.
“Në lidershipin e LDK-së ka njerëz pa rezultate, ka edhe asi që nuk kanë kaçik t’i kryejnë me përgjegjësi funksionet e ngarkuara”, është shprehur Sejdiu, duke konfirmuar se është i gatshëm që me procese demokratike të vijë në krye të partisë dhe i bindur se do ta kthejë LDK-në në pushtet.
“Kam ambicie të jem në LDK ashtu siç kam qenë. Nëse LDK-ja mendon se në një proces normal të kem angazhime më të drejtpërdrejta, më aktive dhe në role të rëndësishme, unë jam këtu. Jam i gatshëm në procese normale dhe me besimin e anëtarësisë”, ka thënë Sejdiu.

 
Lajme Shqip Saturday, 06 July 2013 19:20

Prishtinë – Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu ka thënë se me marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për aq sa ka dëgjuar nga pala kosovare nuk janë tejkaluar vijat e kuqe.Sejdiu në një intervistë për emisionin ‘Diplomatikus’ në Neës24, ka folur edhe për arrestimet e ish-luftëtarëve të UÇK-së, dhe zhvillimet në LDK.

Fatmir Sejdiu ka thënë se në dialogun e tanishëm që po zhvillohet në Bruksel ka pas një qasje të angazhuar dhe serioze të faktorit ndërkombëtar, mbështetës nëkuptimin pozitiv për Kosovën.

“Edhe ky është një proces që ka peshën e vet dhe do të dëshiroja që të ishte një shpresë reale e shtendosjes së raporteve mes dy vendeve sovrane. S’dua të komentoj se asnjëherë nuk e kam parë tekstin origjinal të marrëveshjes, por do të dëshiroja që ajo të mos kapërcejë kornizat e kushtetutës së Kosovës dhe obligimet që ka marrë ajo që pas shpalljes së pavarësisë dhe me zotimin për zbatimin e pakos së Ahtisarit. Në interpretimet që dëgjojmë shohim edhe ballafaqime të qëndrimeve për atë që është rënë dakord. Ajo që është prezantuar nga pala e Kosovës, të cilën dua ta besoj në qasje, që nuk janë kapërcyer ato që kemi si vijat e kuqe që s’mund të kapërcehen.. Ajo që unë dua të theksoj që kemi pas një qasje të angazhuar dhe serioze të faktorit ndërkombëtar, mbështetës në kuptimin pozitiv për Kosovën”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se me Serbinë ka pas tema dhe do të ketë tema për të cilat duhet të bisedohet në interes të përbashkët të dy vendeve sovrane.

“Duke nisur që nga lëvizja e lirë e qytetarëve apo çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe atë ndërkombëtar, veçanërisht për pjesëmarrjet në takimet rajonale dhe në procese të tjera por edhe pjesën tjetër që është shumë e rëndësishme për ne, atë të përmbushjes së kritereve për integrim. Por them dhe këmbëngul që nuk duhet asnjëherë që këto tema që diskutohen të prishin atë çka është arritur në një fazë të mëhershme të bisedimeve apo aktin e shpalljes së pavarësisë, pasi do të ishte cënim për atë që kemi arritur deri tani”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka folur edhe për arrestimet e fundit të ish-ushtarëve, komandantëve të UÇK-së. Ai ka thënë se zhvillime të kësaj natyre në një formë apo një tjetër sjellin shqetësime të përgjithshme në vend.

“Do dëshiroja që kjo të kuptohet si një proces që nuk lidhet me baltosjen e një procesi të madh që ka pas Kosova, të luftës çlirimtare të vendit, apo të asaj që mund të konsiderohet si një ndjekje shtrigash për pjesën e veprimevepolitike. Sa i përket kësaj situatës së tanishme, për persona të caktuar dëshiroj vërtet që të jetë një ndriçim një real dhe dua të besoj në pafajësinë e këtyre njerëzve”, është shprehur Sejdiu, duke dëshiruar që EULEX të ketë një mandat real të punëve të tij, që të mos ketë spektakle apo situata që fatkeqësisht sipas tij kemi parë në Kosovë.

Sejdiu ka folur, po ashtu edhe për zhvillimet në LDK. Ai ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në, kur është pyetur se një gjë të tillë nuk e ka përjashtuar si mundësi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Çdo parti politike me numrat që ka, pra me relevancë të fuqishme politike dhe në këtë kuadër edhe LDK, pasi ka një numër të madh deputetësh, pretendon të fitojë zgjedhjet e vetme. Dhe do të jetë shumë e rrezikshme, që të të shprehet në këtë formë që ne do të bëjmë koalicion. Kjo nuk mund të interpetohet ndryshe që ne të fitojmë besimin e qytetarëve mandatin që vjen. Lufta duhet të bëhet në këtë drejtim dhe pas rezultateve te vlefshme që duhet të dalin nga një rezultat i ndershëm zgjedhor, pa u abuzuar, pa pasur pretendime se çfarë ka qenë nga 2007 e këtej, atëherë të shihet situata e re. Por tani e quaj si diçka të padrejte në atë çka është proklamuar kundër meje dhe në atë pjesën e linçimit publik se do të “kallet” selia e LDK-së që ishte një klientele e lidershipit të tanishëm, asgjë më tepër dhe njerëzve që i quaj argat ditor, të cilët nuk kanë të bëjmë më filozofinë e LDK-së, me projekte të saj, me anëtarësinë e saj, por që është krejt e jashtme”, ka thënë Sejdiu.

Pra, ju jeni kundër një koalicioni të paktën në momentin që të hyhet në zgjedhje? “Unë jam që LDK-ja të luftojë, të bëjë punë dhe që të mund të besojë se mund të fitojë zgjedhjet, por me një mobilizim të përgjithshëm, pa këto politika aktuale që ka”.

Sejdiu i cili është edhe kryetar nderi i LDK-së, ka kritikuar udhëheqjen aktuale në këtë parti. Ai ka kërkuar zgjimin e atyre njerëzve të cilët ia dëshirojnë të mirën kësaj partie, dhe ka bërë thirrje që nuk duhet të jenë vetëm pjesë e mbyllur e asaj që pajtohem me mendimin e liderit në kuptimin burokratik. Sipas tij LDK-së i duhet një debat i thellë përbrenda.

“LDK-ja duhet të jetë një parti politike, që mban traditën, por dhe që zhvillohet me ide të reja, plus njerëz të rinj, një parti politike që nuk bën përndjekjen e atyre që kanë mendim të kundërt. LDK, ka kapacitet, ka njerëz që projektin e saj duan ta realizojnë me vizionin e qytetarëve. Këta njerëz duhet të zgjohen. Nuk duhet të jenë vetëm pjesë e mbyllur e asaj që pajtohem me mendimin e liderit në kuptimin burokratik. Por duhet një debat i thellë brenda partisë, të ndërtohet një mekanizëm i mirë i bashkëpunimit me partitë e spektrit të djathtë. LDK-ja fatmirësisht është anëtare e partive popullore të Evropës, dhe në këtë mënyrë ajo duhet të zhvillohet. LDK-ja nuk ka ende një qëndrim konstant për çështjen e bisedimeve. E kanë votuar disa, disa jo, por një qëndrim zyrtar, pa dilemë, zyrtar nuk e kemi”, ka thënë Sejdiu.