12
 
Lajme Shqip Friday, 07 October 2011 12:56

Tiranë – Pasi Akademia e Filmit “Oscar” ka kthyer mbrapsht konkurimin e filmit “Falja e Gjakut”, bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike ka përzgjedhur sot për të përfaqësuar Shqipërinë filmin “Amnistia”.

Drejtori i QKK-së, Artan Minarolli, në një prononcim për ATSH-në, tha se për të mos lënë Shqipërinë pa përfaqësim u vendos që të konkuroj filmi “Amnistia” i Bujar Alimanit. “Për nga kualiteti bordi përzgjodhi “Faljen e gjakut”, por pas kthimit të vendimit nga Akademia “Oscar”, duke patur parasysh përfaqësimin e mirë internacional të filmit “Amnistia” dhe pritjen e mirë nga publiku, ne zgjodhëm këtë të fundit”, tha Minarolli.

Pasi bordi i Akademisë “Oscar” ktheu filmin shqiptar, data 10 tetor u caktua afati i fundit që Shqipëria të propozojë një film tjetër për të konkuruar në “Foreign Language Film Aëard”, ku “Amnistia” u përzgjodh mes filmit “Maya” të Pluton Vasit dhe “Ballkan Pazar” të Edmond Budinës.

Sipas Artan Minarollit çështjet e kritereve të tyre ishin të dyshimta, por një nga arsyet kryesore që u kthye mbrapsht “Falja e gjakut” është regjisori i huaj. “Por, suksesit nuk i dihet asnjëherë”, tha Minarolli.

Pas përzgjedhjes së filmit “Falja e gjakut”, regjisori Alimani reagoi menjëherë, duke dërguar një letër drejtuar Akademisë së Filmit “Oscar” pasi, sipas tij, ky film nuk plotësonte kriteret kryesore si produksioni, regjia, skenaristi shqiptar.

“Amnistia” i Bujar Alimanit, premierë në Tiranë në maj të këtij viti, është shfaqur për herë të parë në Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe ka tërhequr disa çmime. Filmi i parë me metrazh të gjatë i Alimanit nisjen e merr nga një ngjarje reale ku tregon historinë e një burri dhe një gruaje të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme. Ata dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë. Protagonistë janë aktorët: Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj.

“Amnistia” ka fituar edhe tre çmime  në Leçe si: Çmimi CINEUROPA 2011, Çmimi FIPRESCI, Çmimi special i jurisë gjithashtu ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen, Danimarkë.

Në 22 tetor bordi i QKK-së me antarë: Teodor Laçon, Esat Musliun, Bujar Lakon, Agron Tufën dhe Durim Nezirin, përzgjodhën filmin “Falja e gjakut” për të konkuruar në “Oscar” me motivacionin se filmi është tërësisht në gjuhën shqipe, është xhiruar tërësisht në Shqipëri dhe aktorët janë të gjithë shqiptarë.

Që prej vitit 1996 katër filma shqiptarë kanë aplikuar për  “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”, por asnjëri nuk është nominuar për “Oscar”.

 
Lajme Shqip Friday, 30 September 2011 19:09

Tiranë – Ndërsa lajmi se filmi i promovuar së fundmi në Tiranë, “Falja e Gjakut”, do të marrë pjesë në konkurrimin për çmimin e madh Oskar ka gëzuar shumë shqiptarë, duket se ka krijuar edhe rezerva në jo pak prej tyre. Fjala është për producentë të tjerë të filmit shqiptar, të cilët pretendojnë gjithashtu për të fituar të drejtën e konkurrimit për çmimin presitigjoz ndërkombëtar në kinematografi.

Kështu, siç bën me dije media “Variety”, dorëzimi i “Faljes së Gjakut” nga ana e Shqipërisë si pretendent për Oskar, ka shkaktuar një protestë zyrtare nga drejtori i njërit prej filmave që nuk e arriti dot një gjë të tillë.

Konkretisht, Bujar Alimani, i “Amnesty”, ishte një nga tre pretendentët e tjerë, që i paraqiti një letër me kritika, komisionit përzgjedhës.

Alimani ka shkruajtur: “Falja e Gjakut “nuk i përmbush të gjitha kërkesat e nevojshme nga ana e Akademisë, që nga fakti se drejtori i saj dhe bashkëshkrimtari i tij janë amerikanë, por dhe të tjerë komponentë kryesorë si kinematografisti, kompozitori i muzikës dhe redaktori, janë qytetarë amerikanë”.

Sipas tij, ka filma të tjerë shqiptarë që i përmbushnin në fakt, kriteret e përzgjedhjes nga ana e Komitetit.

“Unë me forcë e protestova këtë vendim dhe kërkoj që të skualifikohet ‘Falja e Gjakut” nga shqyrtimi për emërimin e tij, si edhe udhëzoj Komitetin në Shqipëri për t’u takuar sërish dhe të marrë një vendim në bazë të kritereve të përcaktuara nga Akademia juaj”, pohonte ndër të tjera letra e tij.

Ndërkaq, Komiteti në fjalë, i përbërë nga profesionistë të njohur të industrisë filmike në Shqipëri, si Teodor Laco, Esat Musliu, Bujar Lako, Durim Neziri dhe Agron Tufa, ka deklaruar se filmi ishte i gjuhës shqipe, një nga shkruesit e tij Andamion Murataj ishte shqiptar, bashkë-prodhuesi Lissus Media është shqiptar dhe filmi është xhiruar tërësisht në Shqipëri.

Ata shtuan mes të tjerash edhe faktin se “Filmi është pritur mirë nga publiku dhe njësoj nga kritikët për qasjen origjinale dhe të freskët për një çështje ende e rëndësishme për shoqërinë tonë”. (NOA)

 
Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 14:49

Tiranë – “Falja e gjakut” dhe “Amnistia” vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt festivaleve ndërkombëtare të filmit, ku destinacioni i radhës është Çikago (SHBA).

Filmi “Falja e gjakut” i regjisorit Joshua Marston, pasi ka marrë aprovimin nga QKK për konkurimin në Oscar, do të prezantojë Shqipërinë në “Main Competition” të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, një kompeticion që përfshin një gamë të gjërë zhanresh, ku do të jepet çmimi i madh i festivalit, si dhe do të vlerësohen aktori, regjisori, skenaristi më i mirë.

Ndër kompeticionet e Festivalit të Filmit në Çikago është dhe ai i “Morld Cinema”, në të cilin prezantohen filma dhe aktorë të rinj nga i gjithë globi dhe ku Shqipëria do të përfaqësohet me filmin e Bujar Alimanit “Amnistia”.

Filmat që përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 47-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, janë shfaqur premierë jashtë Shqipërisë. Përkatësisht “Amnistia” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, si i pari film shqiptar konkurues dhe “Falja e gjakut” në Festivalin e Berlinit, ku dhe ka fituar trofeun e “Ariut të Argjendtë” për skenarin më të mirë, shkruar nga Joshua Marston dhe Andamion Murataj.

“Falja e gjakut” do të prezantojë në Çikago një zakon të vjetër të shqiptarëve, gjakmarrjen që ngujon një familje dhe papritur përmbys të ardhmen e tyre. Jetët e Nikut adoleshent, dhe të motrës së tij më të vogël, Rudina, trazohen kryekëput kur një vrasje ndodh pas një zënke për një rrip toke, e cila e hedh familjen e tyre në gjak.

Ndërsa “Amnistia” do të prezantojë një tjetër realitet shqiptar. Një histori dashurie që lind gjatë rrjedhjes së jetës monotone të personazheve, por që përfundon tragjikisht dhe jo ashtu siç mund ta presësh. Elsa dhe Shpëtimi gjejnë tek njëri-tjetri shpëtimin nga gracka e vetmisë dhe dashurohen, ndërsa presin që të dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg të marrin amnistinë.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, i cili do të mbahet në datat 6-20 tetor, “Falja e gjakut” do të shfaqet në 8 dhe 9 tetor, ndërsa “Amnista” në 16 dhe 18 tetor. Publiku i Festivalit të Çikagos do të ketë mundësi të njihet me aktorët shqiptarë Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, etj nga filmi “Amnistia” apo aktorët nga Kosova të “Faljes së gjakut” si Ilire Vinca- Çelaj, Çun Lajçi, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj, etj.

“Amnistia” ka fituar dhe tre çmime  në Leçe si Çmimi CINEUROPA 2011, Çmimi FIPRESCI, Çmimi special i jurisë, gjithashtu ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen, Danimarkë. Ndërsa “Falja e gjakut” ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare, ku ka konkuruar në kategorinë A dhe ka gjetur distrubutorë për t’u shfaqur në thuajse të gjitha vendet anglishtfolëse.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Çikago është festivali më i vjetër i kompeticionit të filmit në Amerikë. Edicioni i parë ka filluar në vitin 1964 nga regjisori Michael Kutza për të prezantuar një alternativë të re ndaj filmit komercial hollivudian që dominonte në atë kohë.

 
Lajme Shqip Sunday, 25 September 2011 15:08

Shkodër- Dy vëllezër 15 dhe 17 vjeç, Darjani dhe Vladimiri (emra të rremë të personave realë) e kanë kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën e tyre të izolur në shtëpi dhe nuk ka dalë kurrë as për të shkuar në shkollë.

Një izolim total ç’njerëzor dhe vendim i prindërve të për t’i mbajtur larg dhunës në jetën e përditshme. Nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar.

Në vitet e fundit është bërë shumë frekuente migracioni i brendshëm i malësorëve shqiptare të cilët braktisin vendbanimet e tyrë dhe zbresin në fushë në kërkim të punës dhe të paqes. Sidomos të paqes.

Sepse atje lart jeta është cdo gjë veçse idilike. I gjithë territori është i përfshirë në nga gjakmarrja që përfshin mbi 20 mijë familje, njëra kundër tjetrës, të armatosura të cilat nga viti 1991 dhe sot kanë shkaktuar vdekjen e 10 mijë personave dhe duke bërë që mbi 1 mijë fëmijë të mbeten analfabetë.

Kasaphana nisi një një natë vere në vitin 2000 në një fshta të malit me një sherr në lokalin e lagjes, ku sipas dëshmisë së një gazetarjeje angleze, një i dehur i quajtur Pëllum Morevataj, i qëlloi një shokut të tij i cili i kishte ofenduar familjen duke e vrarë atë.

Gjatë viteve në vazhdim një seri hakmarrjes dhe kundër-hakmarrjesh, vdiqën edhe shumë viktima mes të cilëve edhe vetë Pëllumi dhe vëllezërit e tij pasi është e shkruar në Kanun “kodi i vitit 1400 qe mbulonte ligjet në Shqipëri dhe të gjithë aspektet e ekzistencës” –gjaku duhet të paguhet me gjak-.

Edhe në kopjet më të fundit të librit, të shfaqura në fillim të shekullit të XX, Kanuni mbështet nevojën për të ruajtur tradiën e hakmarrjes ndërsa në të njëjtën kohë kërkohej pajtimi kombëtar që i ishte besuar të ashtuquajturve Të Moderuarit, të cilët kishin detyrën që nisnin procesin e pajtimit mes dy palëve me që konsistoni me (pirjen e gjakut të njëri-tjetrit në gota konjaku)

Një prej mediatorëve, Aleksandër Kola, një ditë po merrej me një rast pajtimi ku akulloreshitësi ishte ekzekutuar se nuk i kishte dhënë akullore një fëmije. “Për fat këto ngjarje barbare janë gjithnjë e në ulje.

Sot flitet gjithnjë e më shumë për pajtimin sesa për hakmarrjen. Njerëzit duhet t’i kthehen shpirtit të Kanunit, i cili vjen nga zemra dhe shpërndahet në provincën tonë: për ne, “kush vret shokun, vret veten e tij”. Gjatë viteve të diktaturës nuk pati viktima sespe Hoxha kishte ndaluar traditën e hakmarrjes dhe rilindi në mënyrë të ndrojtur pas vdekjes së diktatorit”- shprehet Kola.

Përpara hotelit, në qendër të qytetit shfaqet kupola e një xhamie, ndërsa dicka më larg rreth një kilometër shfaqet këmbana e një kishe katolike: dhe kështu, sapo zgjodhen, mund të dëgjosh njëkohësisht këmbanën e një kishe dhe këngën e imamit, dy gjuhë të cilat nuk arrijnë kurrë të shkrihen me njëra-tjetrën.

“Realisht -shprehet Kola- ekziston në vendin tonë një harmoni në mardhëniet mes të krishterëve dhe muslimanëve”.

Vuajtjet dhe persekucionet nuk i vuajnë vetëm autorët e krimeve por të gjithë sa janë, të afërm meshkuj të familjes që konsiderohet si përgjegjëse: ashtu siç i ka ngjarë edhe Samir Zizos, vëllai i Shpëtimit, i dënuar me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi dhe vrau një fëmijë 10 vjeç.

Samiri është strehura në ngujimin e tij në një fabrikë sovjektike në Tiranë. I vetëm, i depresuar, me trurin dhe stomakun qe funksionojnë në mënyrë të reduktuar ka pranuar se do të kishte dashur të ishte i burgosur ashtu sikundër vëllai i tij kriminel: por kërkesa e tij për falje ose për reduktim të dënimit është shtyrë me gjakftohtësi nga familja e viktimës.

Drama e vëllezërve Darjan dhe Vladimir, të ngujuar në shtëpi dhe të ngjitur para televizorit nga mëngjesi në darkë, dhe të pamundur për të ndjekur shkollat fillore për të mos folur për për deftesa të shkollës së mesme apo universitet.

Këtë e mësojmë pasi bisedojmë më zëvendësdrejtorine shkollës Bardhaj, Lekë Pjetri, që i’a ka kushtuar pjesën më të madhë të jetës së saj mësimit fillore dhe të mesëm. “ janë të shumta familjet të cilat nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë prej frikës se mund të sulmohen apo të grabiten nga klanet familjare më të dhunshme.  Si pasojë, ministria ka vendosur që i takon mësuesve që të shkojnë dhe t’i mësojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Me nxënësit ne nuk flasim kurrë për fenomenin e gjakmarrjes. Është një gjë e tmerrshme dhe nuk do t’a kuptonin”-shprehet Pjetri. Por në klasën e tij Pjetri ka vendosur një mesazh të varur në mur që i mësohet nxënësve në mënyrë që ata t’ia tejçojnë prindërve: “Po jetës, jo hakmarrjes”.

Mesazh qe e ndjen të vibrojë me intesitet në një shtëpi të Tropojës, një fshat në mal ku shkohet me automjet vetëm pas 6 orësh udhëtim me automjet në rrugë torturuese e gjitha me gurë dhe kthesa.

Na pret Sokoli, një plak 78 vjeç, pak i kërrusur me flokë të thinjuar, I veshur me pizhama me vija, me buzëqeshjen dhe fjalën e dikujt që ka jetuar i paprekur. “Më vranë babanë kur isha 2 vjeç –tregon-, eksperiencë që e plagosi fëmijrëinë: por në të njëjtën kohë më pasuroi shpirtin dhe isha adoleshent kur mora vendimin për t’u angazhuar në luftën për të ndaluar ciklonin e gjakmarrjes, duke u shëndërruar në një prej Negociatorëve.

Një tjetër dhimbje do t’a turbullonte jeteën time: kur më vranë djalin, një ngjarje e hidhur që e kam të vështirë t’a fal pavarësisht se jam përfshirë në aktivitetin e faljes së gjakut. Por jo pak familje më kanë mbyllur derën. Falë edhe bashkëpunimit me priftin dhe imamin, pra të muslimanëve dhe katolikëve, kam arritur të organizoj takime ndërmjet familje armike me njëra-tjetrën, të cilat janë ulur në të njëjtën tavolinë dhe kanë ngrënë bukën e faljes”.

Sa i përket Enver Hoxhës, gjykimi ishte i rreptë: «gjatë mbrëtërimit të tij-deklaroi Sokoli, ndërsa Kanuni e Bibli ishin të ndaluara, ka qenë i vetmi diktator që ka ndaluar traditën e gjakmarrjes dhe hakmarrjes.

Nuk ka bërë asgjë tjetër të mirë me aq sa di unë. Do t’i takojë historianëve që të ndërhyjnë në vlerësimin e mandatit të tij: por fakti që kufoma e tij është hequr nga varreza e dëshmorëve për t’u varrosur në një varrezë të zakoshme stimulon edhe ndonjë sugjerim. Në këtë pikë, Sokoli më tregon një foto të Nënë Terezës së Kalktuës më një buzëqeshjes krenarie dhe adhurimi, sikur të donte të nënvizonte se heroizmi dhe shenjtëria janë një mall shumë i rrallë.

Ashtu sikundër zoti i hakmarrjes ka mundur të godasë në mes të ditës edhe pastor françeskan të quajtur Tani, 24 vjeç, këtë na e shpjegon gruaja e tij Elona, 30 vjeçare, të cilën e takojmë në qendrën e besimit ku punonte burri i saj i ndjerë” “3 vjet më parë – tregon- xhaxhi i burrit tim vrau një njeri dhe nga ai moment të gjithë të afërmit e tij -24 burra- dhe fëmijët meshkujr u zhdukën nga qarkullimi dhe u fshehën për 6 muaj në një vend sekret.

Tani ishte i angazhuar në luftën kundër gjakmarrjes një lëvizje që quhej “Fjala e Krishtit”:  Tani u kthye nga Anglia pas 6 muajsh ku duhej të qëndronte 3 vjet dhe doli hapur për vijuar betejën e tij kundër gjakmarrjes që për qeverinë shqiptare “nuk ekzistonte”. “Atë mëngjes – thotë vejusha- kishte dalë nga lokali i kongregacionit për të shkuar për të marrë me makinë fëmijët tanë në shkollë.

E vranë në qendër të Shkodrës”. E gjitha kjo ka edhe një vijim tjetër më pak brutal. “Tani- tregon më pas Elona- i kishte kërkuar vëllait të tij se nëse e vrisnin “asnjeri të mos hakmerret për mua, qartë?”. Dhe 3 ditë pas krimit, vëllai e mbajti fjalën dhe deklaroi publiksht se nuk do të hakmerrej. Vrasësi u dënuar me 16 vjet heqje lirie, por njerëzi akoma e mbajnë ne zemër mesazhim e burrit tim që i fton të heqin dorë nga hakmarrja. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 18:11

Tiranë – “Falja e gjakut” e regjisorit Joshua Marston është filmi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Akademinë e Çmimit Oscar.

Komisioni përzgjedhës i Qëndrës Kombëtare Kinematografike e ka përzgjedhur sot këtë film për të konkuruar në kategorinë “Foreign Language Film Award”. Çmimi i “Ariu të Argjendtë” në Berlin, për skenarin më të mirë, duket se i ka sjellë fat këtij filmi për rrugëtimin e drejt Oscar-it.

Sipas njoftimit për shtyp, filmi është përzgjedhur me motivacionet: filmi është tërësisht në gjuhën shqipe, është xhiruar tërësisht në Shqipëri dhe aktorët janë të gjithë shqiptarë. Gjithashtu thuhet se filmi është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritika shqiptare për trajtimin me origjinalitet dhe freskinë artistike, të një problemi që mbetet i mprehtë për shoqërinë tonë.

Komisioni përzgjedhës me anëtarë Teodor Laçon, Esat Musliun, Bujar Lakon, Agron Tufën dhe Durim Nezirin, përzgjodhi filmin “Falja e gjakut” mes filmave të tjerë kandidatë si “Amnistia”, “Maya”, “Ballkan Pazar”.

Prodhimi kinematografik i regjisorit amerikan Joshua Martson, me skenar të tijin dhe të Andamion Murataj, sjell zakonin e vjetër të gjakmarrjes që ngujon një familje dhe përmbys të ardhmen e tyre. Jetët e Nikut adoleshent, dhe të motrës së tij më të vogël, Rudina, trazohen kryekëput kur një vrasje ndodh pas një zënke për një rrip toke, e cila e hedh familjen e tyre në gjak.
Filmi, puna për të cilin ka fillur që në maj 2010, është xhiruar në Shkodër dhe në të interpretojnë aktorët nga Kosova si: Ilire Vinca-Çelaj, Çun Lajqi, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj etj.
“Falja e gjakut”, që aktualisht po shfaqet në kryeqyetet, ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare ku ka konkuruar në kategorinë A. Ai ka gjetur distrubutorë për t’u shfaqur në thuajse të gjitha vendet anglishtfolëse.

Që prej vitit 1996 katër filma shqiptarë kanë aplikuar për  “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”, por asnjëri nuk është nominuar për “Oscar”.

Në vitin 1996 Shqipëria u prezantua me “Kolonel Bunker” të Kujtim Çashkut, në vitin 2002 ishte “Slogans” i Gjergj Xhuvanit, në vitin 2008 ishte filmi “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Eno e Pirro Milkanit, në 2009 konkuroi “Gjallë” i Artan Minarollit dhe një vit më parë konkuroi “Lindje-Perëndim-Lindje” i Gjergj Xhuvanit.

 
Lajme Shqip Tuesday, 20 September 2011 13:16

TIRANË, Një prej katër filmave, “Amnistia” , “Maya” , “Ballkan Pazar” dhe “Falja e gjakut” do të përzgjidhet nga Bordi artistik i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në Akademinë e Çmimit Oscar.

Sipas burimeve nga QKK, bordi do të mbidhet ditën e enjte dhe një nga çështjet kryesore do të jetë dhe përzgjedhja e filmit shqiptar që do të shkojë në “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”.

Rregullorja parashikon që bordi merr parasysh prodhimet shqiptare apo bashkëprodhimet shqiptare me të huajt, që kanë dalë në qarkullim nga shtatori 2010 deri në shtator 2011. Filmi duhet të jetë shfaqur për jo më pak se një javë rresht dhe jo më parë se 1 tetor 2010 e jo më vonë se 30 shtator 2011.

“Amnistia” i Bujar Alimanit, premierë në Tiranë në maj të këtij viti, është shfaqur për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe ka fituar disa çmime. Komedia “Ballkan Pazar” i regjisorit Edmond Budina pas premierës së tij të parë në Festivalin e 15-të të Filmit në Sofje, u shfaq edhe në Tiranë, ndërkohë që në janar të këtij viti u shfaq edhe premiera e filmit “Maya” të Pluton Vasit.

Premiera e fundit në Shqipëri është ajo e filmit “Falja e gjakut” nga Joshua Martson, që pas suksesit në Festivalin e Filmit në Berlin, vazhdon të shfaqet në kryeqytet.


Që prej vitit 1996 katër filma shqiptarë kanë aplikuar për “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”, por asnjëri nuk është nominuar për “Oscar”.

 

Në vitin 1996 Shqipëria u prezantua me “Kolonel Bunker” të Kujtim Çashkut, në vitin 2002 ishte “Slogans” i Gjergj Xhuvanit, në vitin 2008 ishte filmi “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Eno e Pirro Milkanit, në 2009 konkuroi “Gjallë” i Artan Minarollit dhe një vit më parë konkuroi “Lindje-Perëndim-Lindje” i Gjergj Xhuvanit.

 
Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 14:03

Tiranë – Filmi shqiptar “Falja e gjakut” i shpërblyer në Berlinale 2011, merr pjesë në një tjetër ngjarje të rëndësishme kinematografike. Nga data 8-19 qershor, në Sidney të Australisë do të zhvillohet edicioni i radhës i “Sidney Film Festival”.

Mes 12 filmave konkurrues në garën zyrtare, është edhe ai shqiptaro-amerikan “Falja e Gjakut”, me regji të Joshua Marstron dhe skenar të Andamion Muratajt dhe Joshua Marston. Filmi, i cili ka në qendër problemin e gjakmarrjes, vjen përmes interpretimit të një grupi aktorësh të rinj e të përzgjedhur në një audicion masiv të zhvilluar në Shkodër. Në film mes tjerëve luajnë edhe Sindi Laçej, Tristan Halilaj etj.

Në festivalin e Sidneyt do të jetë një garë e fortë, ku konkurrojnë filma nga vende të ndryshme të botës si Irani, Spanja, Rusia, Japonia, Greqia etj., fitues të çmimeve ndërkombëtare. Ndër konkurrentët është edhe filmi fitues i festivalit të Kanës, “The tree of life”, me regji dhe skenar te Terrene Malick, ku interpreton aktori Brad Pitt.

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 06:14

Tiranë – Në fund të muajit shtator të këtij viti një komision i posaçëm, që do të ngrihet nga shoqatat e kineastëve dhe që do të miratohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të përzgjedhë filmin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Çmimet Oskar, në kategorinë e “Filmit më të Mirë në Gjuhë të Huaj”.

Filmat që do të kandidojnë për të marrë pjesë në këtë event duhet të plotësojnë disa kritere.

Filmi duhet të jetë shfaqur jo më parë se 1 tetori 2010 dhe jo më pas se 30 shtatori 2011, për jo më pak se një javë rresht. Aplikuesi nga shteti që kërkon të kandidojë, duhet të përfaqësohet në shumicë rolet kryesore të filmit, të përfaqësohet në të paktën 2 nga kategoritë, producent, regjisor, skenarist si dhe duhet të përfaqësohet në shumicë në: kamera, montazh, drejtim artistik, kostumografi, kompozitor, miksim zëri.

Filmat shqiptar të prodhuar brënda afatit të lejuar për konkurim janë “Maja” i Pluton Vasit dhe “Ballkan Bazaar” i Edmond Budinës, që janë shfaqur në kinematë shqiptarë, ndërkohë që dy filma të tjerë pritet të dalin në verë, “Out of touch” i Andi Delianës dhe “Pharmakon” i Joni Shanajt. Filmi “Amnistia” i Bujar Alimanit pritet të shfaqet në Shqipëri pas premierës botërore të tij në Berlin.

Premirë janë shfaqur edhe filmat “Shqiptari” i Johannes Naber dhe “Falja e Gjakut” i Joshua Marston, për të cilët Kryetari i QKK-së, Artan Minarolli, është shprehur se përfaqësimi i Shqipërisë nga një regjisor i huaj është jashtë çdo hamendësimi, por është komisioni për filmin shqiptar në Oscar ai që do të vendosë.

Ndërkohë që skenaristi i filmit “Falja e Gjakut”, fitues i “Ariut të Argjëndë” për skenarin më të mirë, Andamion Murataj, është shprehur se do ta bëjë zyrtare kërkesën pranë QKK-së.

“Filmi ynë mund të konkurrojë në shumë kategori, që nga aktorët, skenari, regjia si edhe filmi më i mirë, por kategoria ku ka më shumë shanse të vazhdojë konkurrimin, është “Best Foreign Language Film”. Siç e thotë dhe titulli, bëhet fjalë për një film në gjuhë të huaj dhe filmi ynë, pa dyshim është në gjuhë të huaj dhe 100% shqip. Pra, pak rëndësi ka regjisori, e rëndësishme është gjuha”, ka thënë Murataj.

Që nga viti 1996 filmi shqiptar ka aplikuar disa herë në Akademinë e Filmit Oskar, pro asnjëri prej tyre nuk është përzgjedhurpër t’u nominuar për një Oscar. Në vitin 1996 aplikoi “Kolonel Bunker” i Kujtim Çashkut, në 2002 “Slogans” i Gjergj Xhuvanit, në 2008 “Trishtimi i zonjës Shnajder” i Eno Milkanit & Piro Milkanit, 2009 “Gjallë!” i Artan Minarollit dhe 2010 “Lindje-Perëndim-Lindje” nga Gjergj Xhuvani.

12