Lajme Shqip Monday, 27 May 2013 17:14

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në konferencën e tij të parë për media ka konfirmuar se prej shtatorit të këtij viti PTK-ja do të menaxhohet nga blerësi i saj kompania gjermane “Axos Capital Gmbh”.

Ismajli ka deklaruar se privatizimi është përkrahur edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Konzorciumi i kryesuar nga kompania gjermane bleu PTK-në për një shumë prej 277 milionë eurosh duke ofruar më shumë se sa konkurrenti i saj M1 Group që ofroi  150 milionë euro.

Ismajli deklaroi se pas përfundimit të këtij procesi Qeveria e Kosovës do të angazhohet në projektin e ndërtimit të termocentralit të ri.

“Një nga prioritetet që mendojmë se duhet të koncentrohemi është projekti i tejzgjatur i TC Kosova e Re. Ne e kemi linjitin dhe pa dyshim që do të mundohemi në mënyrën më të mirë ta shfrytëzojmë në të mirën e vendit dhe popullit, por gjithnjë duke respektuar kërkesat që janë para neve edhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe komunitetit për energji”, deklaroi Ismajli.

 

 
Lajme Shqip Friday, 24 May 2013 13:18

Kompania private “Komtel”, ka fituar miliona tenderë në KEK dhe KOST dy ndërmarrje publike ku Fadil Ismajli ka qenë menaxher.

Ismajli tash ministër për Zhvillim Ekonomik ka qenë themelues i kompanisë private “Komtel”, raporton e përditshmja “Zëri”, në Prishtinë.

KEK dhe KOSTT i kanë dhënë kompanisë tenderë për veprimtari të ndryshme duke nisur prej furnizimit me kompjuter, mirëmbajtje të softuerëve si dhe furnizimit me njehsorë.

Gazeta raporton se tenderët të cilët janë dhënë në KEK sa ka qenë Ismajli në krye të saj janë hetuar edhe nga zyra e BE-së Kundërmashtrim OLAF e cila disa vite më parë kishte gjetur konflikt direkt interesi mes Ismajlit dhe kompanisë “Komtel”.