Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 18:59

Prishtinë- Për ta listuar Kosovën si vend të pavarur në kuadër të rrjetit më të madh social në botë, “Facebook” janë angazhuar disa prej liderëve kryesor të Kosovës, por edhe zyrtarë të lartë amerikan.

Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi janë takuar disa herë më drejtor marketingu të kësaj kompanie, ndërsa një ndihmesë e madhe është dhënë edhe nga dërgimi i letrave nga anëtari i Komitetit për Politikë të Jashtme të kongresit amerikan, Eliot Engel.

Përpos kësaj, edhe shumë njerëz individualisht kanë punuar për ta arritur këtë njohje nga rrjeti social në të cilin janë të hapura më shumë se 1.5 miliard profile./Zëri/ 

 
Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 22:57

 

Një haker, i cili kishte gjetur “një vrimë” tek Facebook, ishte injoruar dy herë nga administratorët e rrjetit më të madh në botë. Por ai u mor seriozisht pasi postoi në timeline-in e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.

Khalil Shreateh, eksperti i sistemit informativ nga Palestina, kishte bërë të ditur se kishte gjetur “rrugën” për të postuar në murin e cilitdo përdorues të Facebook pavarësisht se kjo gjë ishte e bllokuar nga përdoruesi.

Për të provuar këtë, ai hyri në murin e shokut të klasës së Zuckerberg-ut, Sarah Goodin dhe u dërgojë administratorëve foto si dëshmi. Por vetëm pasi postoi diçka në profilin e Zuckerberg, palestinezi tërhoqi vëmendje. Një inxhinier i kompanisë i ktheu atij përgjigje duke i kërkuar më shumë informacion se si e ka bërë këtë gjë por injoroi kërkesën e tij për pagim. Jo vetëm kaq, por Facebook përkohësisht i mbylli llogarinë në rrjetin social për shkelje të kushteve të shërbimit

Facebook ka një “program bujar” me të cilin paguan njerëz që raportojnë probleme të sigurisë pa i shituar apo përdorur në tregun e zi. Palestinesi pak orë më pas i ka kërkuar falje themeluesit të Facebook duke thënë se ka hyrë në profilin e tij në përpjekje për të marrë pagesë për zbulimin. Gjithsesi ai nuk pritet të marrë ndonjë shpërblim për zbulim për shkak se, nuk duhet të kishte provuar zbulimin duke shkelur termat e përdorimit. (Shekulli Online)

 

 
Lajme Shqip Monday, 04 February 2013 15:39

TIRANË – Rrjeti i njohur social Facebook mbush sot 9 vjet nga krijimi  i tij.  Facebook është themeluar më 4 shkurt 2004 nga një student i Universitetit Harvard, Mark Zuckenberg. Në fillimet e tij rrjeti social Facebook u krijua për një përdorim të brendshëm të studentëve të Harvardit, të cilët nëpërmjet këtij rrjeti mund të komunikonin dhe të shkëmbenin informacione të ndryshme.


Më vonë këtij rrjeti social, i’u shtuan dhe studentë të tjerë jashtë Universitetit të Harvardit dhe gradualisht u bënë të shumtë përdoruesit e tij. Në ditët e sotme Facebook është faqja web më e klikuar në botë dhe njëkohësisht paraqet edhe burimin më të madh e të pafund të informacionit.


Tashmë mund të themi se asnjë moment i jetës sonë nuk mund të kalojë pa u postuar në Facebook. Por shpesh herë përdorimi i këtij rrjeti rrit dhe suksesin e evenimenteve të çfarëdo lloji  si përshembull  grumbullimet e ndryshme, koncertet, ekspozitat, premierat e  filmave, të cilat i publikojmë, por dhe i shtojmë pjesëmarrjen përmes opsionit të Eventeve.


Aktualisht facebook përdoret nga mbi një miliard përdorues aktivë në të gjithë botën dhe paraqitet si një burim i pafund i të dhënave. Facebook tashmë i vjen në ndihmë dhe botës mediatike, pasi përmes tij mund të përcillen më shpejt të gjitha ngjarjet si brenda dhe jashtë vendit.Kohët e fundit Facebook është bërë një element i rëndësishëm i politikës, pasi liderë të njohur politikë në mbarë botën, shfrytëzojnë popullaritetin e këtij rrjeti social për të komunikuar me zgjedhësit e tyre.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 16:21

SHBA – Rrjeti social “Facebook” mbrëmë ka shënuar arritjen e shifrës prej 1 milard anëtarëve, duke zgjëruar misionin e tij për ta krijuar një botë më sociale, përderisa investitorët janë duke shikuar mundësitë se si tërë këtë popullaritet të këtij rrjeti, ta shndrrojnë në para.

Themeluesi dhe njëkohësisht shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, duke u treguar modest për këtë arritje, tha se më shumë se një e shtata e popullësisë së planetit janë banorë virtual të këtij rrjeti.

“T’ju ndihmosh 1 miliard njerëzve që të lidhen njëri me tjetrin është fantastike dhe për këtë gjë jam shumë krenar”, ka thënë ai.

Facebook-u gjithashtu lëshoi videon e parë promocionale të këtij rrjeti, në nder të këtij momenti të quajtur historik. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 20 July 2012 15:49

Nju-Xhersi – Facebook na ka bërë të gjithëve të ritakojmë virtualisht njerëz, të cilët mund të kishim vite pa i parë.

Por në SHBA, Facebook ka arritur që të lidhë nënën me vajzën, të cilat nuk shiheshin me njëra-tjetrën, prej gati gjysmë shekulli.

Stephania Phillips, përdori rrjetin social për të rënë në gjurmët e nënës së saj Joan Wehrmeyer, të cilën e kishte prekur për herë të fundit kur ishte një bebe në vitet 60-të.(Vajza nuk mbante mend asgje nga kontakti me nënëen e saj për shkak se kur u ndanë ajo ishte shumë e vogel).

Përmes Facebook, Stephania e gjeti nënën e saj dhe të dyja u takuan në një lokal për të parë nga afër njëra-tjetrën.

Zonja Wehrmeyer, e cila mbiemrin e vajzërisë e kishte Courchene, ishte vetëm 17 vjeç kur u martua me Richard Botwin, babanë e vajzës. Pak kohë më vonë lindi Stephanie, por problemet me familjen e bashkëshortit të saj u bën shkak që ajo të largohej dhe t’ia linte vajzën atyre.

Stephanie qëndroi me babanë e saj në New Jersey, ndërsa nëna, e cila tani është 67 vjeç, udhëtoi në jug të Floridas dhe u rimartua. Ajo tani ka një fëmijë të lindur natyralisht dhe një të adoptuar.Aktualisht ajo jeton në Coral Springs.

Stephania, 48 vjeç, e cila jeton në Pennsylvania e përshkruan takimin me nënën e saj, si një ëndërr që u bë realitet.

“Ndërsa rritesha nuk u lejova kurrë që të bëja pyetje rreth nënës sime. Ishte thuajse një tabu”, tregon ajo.

Stephania e kërkoi nënën e saj për vite të tëra, por kishte dështuar. Ajo arriti të gjente mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, dhe ky ishte çelësi për ta gjetur në Facebook. Fatmirësisht nëna përdorte këtë mbiemër në profilin e saj dhe kështu u krye lidhja nënë e bijë pas shumë vitesh. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 10:27

Daniel Eve, njё djalё nga Anglia ishte njё fёmijё i adoptuar prej mё shumё se 20 vitesh, por falё FaceBookut ai hyri nё kontakt me nёnёn e tij biologjike.

Sot ai ёshtё 22-vjeç dhe thotё: “Gjithmonё kam menduar qё FaceBook ishte njё mёnyrё e mirё pёr tё gjetur shoqёrinё e vjetёr tё shkollёs dhe tё argёtoheshe. Por, ai mё bashkoi mua me njё njeri qё unё mendoja se e kisha humbur pёrgjithnjё – nёnёn time biologjike.”

Megjithёse Daniel e dinte qё ishte fёmijё i adoptuar, ai gjithmonё mendonte qё mund ta gjente njё ditё familjen e tij tё vёrtetё. Gjatё njё vizite tё tij nё spital pёr shkak tё njё plage tё vogёl, nё mёnyrё mjaft tё rastёsishme ai ka rёnё nё kontakt me infermieren qё kishte asistuar nё lindjen e tij.

“Ajo mё njohu nga mbiemri im i adoptimit. Nё kohёn e lindjes time ajo kishte qenё praktikante dhe kur mua mё kanё birёsuar ajo mё ka fiksuar pasi kishte qenё birёsimi i parё qё kishte asistuar”, ka thёnё Daniel. “Ajo mё tregoi qё mamaja ime kishte dashur tё mё mbante, por kushtet e saja nё moshёn 18-vjeçare ishin tё papёrshtatshme pёr t’u kujdesur siç duhet pёr mua.”

Infermierja i pati treguar Danielit spitalin ku kishte lindur dhe ka mjaftuar kjo qё ai tё kёrkojё tё dhёnat e tjera tё çertifikatёs sё tij tё parё. Nёpёrmjet asaj çertifikate ai mori tё gjitha tё dhёnat mbi personin qё e kishte sjellё nё jetё. Kёtё emёr ai e kёrkoi nё FaceBook dhe nёn kёtё emёr rezultoi vetёm njё person.

“Pa e menduar fare se çfarё do t’i thoja, klikova mbi profilin e saj dhe i shkruajta njё mesazh. Mё kujtohet qё i shkruajta diçka tё tillё: “Mё vjen keq pёr mёnyrёn se si po ju komunikoj, por unё mendoj se ju jeni nёna ime. Po pyesja veten nёse tё kujtohem unё, apo jo?”. Dhe pas tre ditёsh mora njё mesazh prej saj. Kur lexova fjalёt ”Djali im i shtrenjtё” fillova tё qaj.”

Nёna e tij 40-vjeçare Kathryn Gaunt, tashmё e martuar dhe me tre fёmijё kishte ёndёrruar qё tё takonte njё ditё foshnjёn e saj tё braktisur. Ata u takuan menjёherё ditёn e nesёrme, pas mesazhit. Daniel u prezantua me familjen e tij dhe vёllain e tij Adam 24-vjeçar.

Nёna e tij Kathryn ka thёnё: “Daniel dhe Adam ngjasojnё shumё me njёri-tjetrin. Falё FaceBookut unё gjeta sёrish vogёlushin tim.” (LajmeShqip.com)