Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 16:11

Mesfushori ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim tek Barcelona, por gjigantët nga katalunija kanë refuzuar të dërgojnë një ofertë të kënaqshme për Arsenalin.

Wenger dëshiron të sjellë një fund për të dhe nuk dëshiron që polemikat e transferimit të zgjasin edhe aq shumë.
Wenger, gjithashtu konfirmoi se Fabregas, i cili ende nuk ka luajtur në ndeshjet para-sezonale të klubit, ka një dëmtim dhe ai nuk do të luajë në asnjë pjesë në Kupën e Emiratet këtë fundjavë.
“Fabregas nuk do të paraqitet në Kupën Emiratet. Mund ta kuptoj atë, por ne duam të jemi të sigurt për angazhimin e tij”, tha ai.
Wenger ka shpresa për të mbajtur Samr Nasrin, pavarësisht dështimit të francezit për të nënshkruar një kontratë të re, marrëveshja e tw cili i skadon në fund tësezonit të ardhshëm.
Nasri ka qenë i lidhur me Manchester City dhe Manchester United në javët e fundit, por bosi i Gunners shpreson se në fund do të angazhohet për të ardhmen e tij në klubin eLondrës veriore.
“Dëshira ime është që Nasri të mbetet,” shtoi ai. “Unë jam i bindur se ai do të qëndrojë në Arsenal.”