Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 20:16

Eliminimi i Arsenalit dhe barazimi i Çelsit nuk kanë qenë surprizat e vetme të raundit të pestë të Kupës FA, pasi edhe Totenhemi është detyruar që të ripërtëritë ndeshjen e tij në javën e ardhshme.

Skuadra e drejtuar nga Herri Redknap është ndalur në barazim pa gola nga ekipi i kategorisë së tretë angleze, Stivëneixh, që ishte shumë pranë mrekullisë duke krijuar raste për shënim si në pjesën  parë, ashtu edhe në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ndërkohë, Liverpuli ka patur një ndeshje të lehtë përballë Brajton & Hove duke fituar 6-1 në këtë sfidë ku ekipi i kategorisë së dytë angleze ka shënuar 3 autogola.

Në ndeshjen tjetër, Stouk ka mundur lehtësisht Krouli Taun me rezultatin 2-0, duke siguruar kualifikimin mes 8 skuadrave më të mira.

Në darkë është hedhur edhe shorti për turin e ardhshëm, ku ekipeve më të mira u ka buzëqeshur fati pasi do të luajnë ndeshjet në fushën e tyre. (LajmeShqip.com)

Shorti i çerekfinaleve

Liverpul-Stouk

Çelsi/Birmingem-Leisester

Stivëneixh/Totenhem-Bolton

Everton-Sandërlend

 
Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 20:42

Arsenali ka mbyllur një javë shumë të vështirë me eliminimin në Kupën FA, që do të thotë se për “topçinjtë” ky do të jetë sezoni i 7-të radhazi pa një trofe.

Vetëm 3 ditë pas humbjes 4-0 me Milanin, eliminimi në turneun kombëtar i erdhi nga Sandërlend, ekip të cilin skuadra e drejtuar nga Venger e kishte mundur një javë më parë në kampionat, falë golit në kohën shtesë të Tierri Henri.

Por këtë radhë mrekullia nuk është përsëritur dhe goli i Kieran Riçardson dhe autogoli i Oksleid-Çambërlein, vulosën fatin e Arsenalit që është në krizë rezultatesh dhe ka zhgënjyer pritshmërinë e tifozëve.

Në ndeshjet e tjera të kupës FA, Leisester ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Noruiç, duke siguruar pjesëmarrjen në raundin e 5-të falë golave të Lexher dhe Naxhent.

Evertoni e kishte shumë të thjeshtë përballë Blekpul, duke fituar me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar  të Drente dhe Strakualursi, ndërsa me të njëjtat shifra fitoi edhe Bolton përball Milluoll, ku rrugën e rrjetës e gjetën Miaçi dhe Ngog. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 16:04

Një gol i Daniel Stërrixh ka shpëtuar Çelsin duke e mbajtur ende në Kupën FA, ndërsa Birmingemi ndali skuadrën e drejtuar nga Andre Vijas-Boas në një barazim 1-1 në “Stemford Brixh”.

Fillimi i ndeshjes ishte shkatërrimtar për londinezët të cilët pësuan gol që në minutat e para kur Devid Mërfi kaloi në avantazh skuadrën mike.

Nga kjo situatë, përfituan tifozët e Birmingem të cilët nuk reshtën së talluri Andre Vijas-Boas me këngën “Do të shkarkojnë nga puna në mëngjes”.

Aktivizimi në pjesën e dytë i Didier Drogba dhe Fernando Torres, e bëri disi më kërkuese skuadrën e Çelsit, ndërsa Stërrixh shënoi golin e barazimit.

Edhe pse londinezët iu afruan disa herë golit të fitores, ata nuk e gjetën atë e si rrjedhojë do të jenë të detyruar të kërkojnë kualifikimin në përsëritjen e takimit që do të luhet në “St. Endrius”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 12:55

Robin Van Persi vazhdon të jetë i pandalshëm duke gjetur rrugën e rrjetës në çdo turne me fanellën e Arsenalit. Falë dy golave të tij, ekipi kaloi në fazën tjetër të Kupës FA.

“Ishte fitore shumë e rëndësishme”, tha Van Persie për ESPN. “Në ishim në disavantazh të 2 golave, dhe është gjithmonë e përkryer kur arrin të kthehesh në lojë. Gjashtë minuta në pjesën e dytë ndryshuan ndeshjen”.

“Ne japim shumë për ekipin, punojmë shumë në të gjitha mënyrat dhe ne duhet të angazhohemi edhe më shumë e të jemi konkurrent”, u shpreh ai.

Van Persie tha se ekipi ende beson se mund të fitojë trofe në këtë sezon, pavarësisht renditjes jo të mirë në kampionat.

“Kupa FA është një mundësi tjetër, sepse ne jemi ende në Ligën e Kampionëve,” tha ai. “Ne kemi punuar shumë. Presim me padurim raundin e ardhshëm”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 29 January 2012 20:00

Arsenali ka arritur t’i mbijetojë turit të katërt të Kupës FA duke mundur 3-2 Aston Vilën në një ndeshje emocionuese. “Topçinjtë” kanë zhvilluar një pjesë të parë mjaft të mirë por çuditërisht e kanë parë veten në disavantazh të dy golave në pushimin e ndeshjes pasi Aston Vila gjeti rrugën e rrjetës me anë të Djun dhe Bent. Megjithatë, në fillimin e pjesës së dytë, brenda 15 minutave, Arsenali përmbys gjithçka duke shënuar dy herë me 11-metërsh me Van Persin dhe një herë me Uollkot i cili shënon një gol fatlum por mëse të vlefshëm për të ndihmuar skuadrën e tij të ecë përpara në këtë turne.

Ndërkohë, Federata Angleze ka hedhur shortin e turneut për raundin e pestë, duke përcaktuar çiftet. Duhet theksuar se janë ende 3 skuadra të papërcaktuara, pasi ndeshjet Blekpul-Shefield, Sandërlend-Midëllsbrou dhe Milluoll-Sauthempton do të riluhen për shkak se takimet e para kanë përfunduar në barazim. (LajmeShqip.com)

Kupa FA

Raundi i 5-të

Ndeshjet luhen me 18/19.02.2012

Liverpul-Brajton

Everton-Blekpul ose Shefield

Çelsi-Birmingem

Krouli-Stok

Stivëneixh-Totenhem

Noruiç-Leisester

Sandërlend ose Midëllsbrou-Arsenal

Milluoll ose Sauthempton-Bolton

 
Lajme Shqip Saturday, 28 January 2012 19:25

Një gol në minutat e fundit i Dirk Kajt ka ndihmuar Liverpulin të eliminojë brenda katër ditësh nga një aktivitet kombëtar skuadrën e dytë të qytetit të Mançesterit. Këtë radhë viktime e “Reds” ka qenë Mançester Junajtid që falë humbjes 2-1 është larguar nga Kupa FA. Ager kaloi në avantazh Liverpulin por baraspesha u vendos nga Ji-Sung Park pa u mbyllur pjesa e parë. Vendimtar do të ishte goli i Kajt vetëm 2 minuta para përfundimit të ndeshjes, pasi i dha mundësinë Liverpulit të mbetej mes 16 ekipeve më të mira. 

Ndërkohë, Çelsi ka fituar 1-0 në fushën e QPR në një takim mjaft të tensionuar për shkak të akuzave për fyerje raciste të Xhon Terri ndaj Anton Ferdinand. Si rrjedhojë, Federata Angleze ka lejuar që takimi të fillojë pa shtrëngimin e zakonshëm të duarve mes palëve, për të shmangur ndonjë pamje të pakëndshme. Londinezëve u ka mjaftuar një gol me 11-metërsh i Mata për ta kaluar raundin, por ky moment do të shkaktojë polemika të tjera pas vendimi për dhënien e penalltisë ishte shumë i dyshimtë.

Në ndeshjet e tjera, bie në sy suksesi i Kroulit që eliminoi skuadrën e Hull falë fitores 1-0 që i siguron pjesëmarrjen në turin e pestë të aktivitetit për të dytin vit radhazi. Stivëneixh mundi Nots Kaunti 1-0 për të siguruar për herë të parë në historinë e këtij klubi pjesëmarrjen në raundin e pestë. (LajmeShqip.com)

KUPA FA

Rezultatet

28.01.2012

QPR-Çelsi                         0-1

Liverpul-M. Junajtid      2-1

Blekpul-Shefild                1-1

Bolton-Suonsi                  2-1

Derbi-Stok                       0-2

Hall-Krouli                        0-1

Leisester-Suindon           2-0

Milluoll-Sauthempton     1-1

Sh. Junajtid-Birmingem  0-4

Stivëneixh-Nots Kaunti   1-0

Uest Bromuiç-Noruiç      1-2

Braiton-Njukasëll            1-0

 
Lajme Shqip Saturday, 07 January 2012 21:12

Surpriza më e madhe e raundit të tretë të Kupës së Federatës në Angli ishte eliminimi i Uigan nga Suindon, një skuadër e kategorisë së tretë. Ndonëse ekipi i Premier League kaloi i pari në avantazh, vendasit që drejtohen nga Paolo Di Kanio përmbysën gjithçka duke kaluar në turin e katërt të turneut.

Ndërkohë, bien në sy barazimet e shumta të skuadrave të mëdha. Sipas rregullores së aktivitetit më të vjetër futbollistik në botë, në rast barazimi, ndeshja riluhet nga e para në fushën kundërshtare dhe vetëm atëherë mund të hyjnë në fuqi kohët shtesë dhe 11-metërshat.

Meqenëse shorti është i lirë, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti janë vënë përballë njëra-tjetrës në një sfidë që ka entuziazmuar turneun që në fazat e para të tij. (LajmeShqip.com)

 

Kupa FA

Raundi i tretë

 06.01.2012

Liverpul-Oldham                         5-1

 07.01.2012

Birmingem-Ulvërhempton         0-0

Dag&Red-Milluall                         0-0

M’sbrou-Shrusbëri                      1-0

N. Forest-Leiçester                     0-0

Krouli-Bristol                                1-0

Donkaster-N. Kaunti                   0-2

Totenhem-Çeltenhem                 3-0

Milton-QPR                                  1-1

Hall-Ipsuiç                                    3-1

Koventri-Sauthempton              1-2

Brajton-Reksham                        1-1

Fullhem-Çarlton                         4-0

Noruiç-Bërnli                              4-1

Derbi-Kristal Palas                    1-0

Flitud-Bllekpul                           1-5

Suindon-Uigan                           2-1

Barnsli-Suonsi                           2-4

Maklesfild-Bolton                     2-2

Njukasëll-Bllekbërn                  2-1

Everton-Tamuorth                   2-0

Sh. Junajtid-Salisbëri                3-1

Gillingem-Stok                           1-3

Uotford-Bradford                     4-2

Uest Brom-Kardif                    4-2

Riding-Stivëneixh                    0-1      

Bristol-Aston Vila                   1-3

08.01.2012

Man. Siti-Man. Junajtid

Shefilld-Uest Hem

Çelsi-Portsmuth

Peterborou-Sandërlend

09.01.2012

Arsenal-Lids