Lajme Shqip Friday, 25 May 2012 12:24

Një ekspert i çmontimit të bombave ka mbikëqyrur një shpërthim të kontrolluar të një pakoje të dyshimtë në vijën e bokseve të Çmimit të Madh të Monako në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një kuti e bardhë plastike u gjet jashtë zonës së mediave në këtë pjesë të pistës së garës që zhvillohet të dielën. Fillimisht policia lokale mbylli këtë zonë rreth orës 22:00 të të enjtes në darkë, duke detyruar gazetarët e pranishëm të largoheshin nga një derë dytësore.

Më pas zona u izolua plotësisht për të lejuar ekspertin e çmontimit të bombave të kontrollonte këtë kuti të cilën ai më pas e deklaroi të dyshimtë dhe kërkoi shpërthimin e kontrolluar të saj.

Të gjithë personat u larguan rreth 100 metra nga zona ku më pas u bë shpërthimi i kësaj pakoje.

Ky është viti i dytë radhazi që në Çmimin e Madh të Monako në Formula 1 ka alarm për bombë dhe skuadrat xheniere detyrohen të bëjnë shpërthime të kontrolluara të pakove të dyshimta. (LajmeShqip.com)