Lajme Shqip Wednesday, 10 April 2013 20:19

Daniel Godelli është shpallur Kampion Evrope në peshëngritje në stilin e shtytjes për peshën 69 kilogram, duke treguar se është ndër sportistët më të talentuar në këtë disiplinë.

Peshëngritësi nga Peqini arriti të ngrinte 180 kilogram në shtytje, duke realizuar një provë prej 4 kilogram më të mirë se rivali i tij më i afërt. Ndërkohë, në shkëputje ai nuk arriti të shfaqej në të njëjtat nivele, duke realizuar vetëm ngritjen e peshës prej 145 kilogram që i dha medaljen e bronztë në këtë disiplinë si dhe në dygarësh.

Këto ishin medaljet e para në këtë aktivitet për peshëngritësit shqiptarë, të cilët këtë radhë kanë pasur edhe një mbështetje të madhe nga tifozeria shqiptare, pasi aktiviteti prestigjioz po zhvillohen në pallatin  sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. (LajmeShqip.com)