12
 
Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 08:10

Eva Longoria dhe Eduardo Cruz “shkelmuan” të gjithë spekulimet për një krizë midis tyre, duke u shfaqur më të dashuruar se kurrë në plazhet e Monte Karlos dhe Spanjës, ku po kalojnë disa ditë pushimesh.

Më parë gjatë muajit, vëllai i Penelope Cruz u pa në shoqërinë e një biondeje të paidentifikuar në një plazh, duke i dhënë shkas spekulimeve për një krizë apo ndarje me aktoren e “Desperate Housewifes”.

Megjithatë, 37 vjeçarja dhe i dashuri i saj 11 vjet më i ri dukeshin të kënaqur dhe jashtëzakonisht të tërhequr fizikisht midis tyre, ndërsa shkëmbyen përkëdhelje të shumta në sytë e fotografëve që i ndiqnin.

Pas qëndrimit 2-ditor në Monte Karlo, aktualisht Longoria dhe Cruz janë zhvendosur në plazhet e Malagës.

Prej më shumë se një viti bashkë, çifti u njoh në një festë të organizuar nga Penelope, pak pasi Eva kishte mbyllur martesën e saj të shkurtër me basketbollistin Tony Parker.

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 12:29

Parfumet e njerëzve të njohur po bëhen gjithmonë e më tepër të njohur. Këtë herë është radha e Eva Langoria-s që të kënaqë fansat e saj me një parfum të veçantë.

EVAmour është një parfum me erë joshëse dhe romantike, i prodhuar nga Annie Buzantian dhe ka aromën tipike të frutave dhe luleve.

Eva shprehet: “Kur e ndjeva erën e parfumit për herë të parë, unë rashë menjëherë në dashuri me të. Me të vërtetë reflekton atë çfarë unë përfaqësoj. Është tepër joshës. Shishja e parfumit që është ngjyrë e kuqe, po ashtu përfaqëson pushtetin dhe dashurinë e femrës.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 09 March 2012 15:31

Los Angelos – Pas një viti romancë me Eduardo Cruz, dhjetë vjet më të ri se veten e saj, bukuroshja e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara” duket se i ka dhënë fund gjithçkaje.

Në fotografi Longoria e fotografuar sot.

Sipas të përjavshmes “US Weekly”, Eduardo Cruz është kthyer sërish në Spanjë duke u ndarë përfundimisht nga bukuroshja amerikane.

Vetëm muajin e kaluar çifti është parë duke festuar një vjetorin e tyre të dashuruar si asnjëherë më parë, ndërsa sot hapet lajmi se tashmë ata janë ndarë.

Sipas burimit thuhet se ndarja e tyre ka qenë tepër miqësore pasi Eva Longoria, 36-vjeçare, ka dashur që tashmë t’i përkushtohet karrierës dhe finalizimit të serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 14:15

Los Angeles – Eva Longoria vetëm shtëpiake e dëshpëruar që nuk është!
Aktorja e famshme Eva Longoria, dje ka qenë duke shoqëruar shoqen e saj Victoria Beckham në stadium për të asistuar në ndeshjen e radhës të Davidit me LA Galaxy kundër New York Red Bulls.

Teksa Victoria shpesh herë dukej e përqendruar në lojën e burrit të saj, Eva Longoria as që ka mundur t’ i hedhë vështrimin lojës në fushë. Bukuroshja e vogël Harper Seven Beckham i kishte tërhequr plotësisht vëmendjen, aq sa në një moment ajo refuzoi t’ia jepte vajzën nënës  së saj.

Longoria e ka përfaqësuar mrekullisht rolin e një nëne adoptuese. Vogëlushja 4 mujore jo vetëm që rrinte më së miri me të, por luante me duar dhe buzëqeshte herë pas here me të.
Bukuroshja Longoria e intervistuar pak kohë më parë, është shprehur se fëmijët i dashuron shumë dhe se ndihet keq që nuk e ka gjetur ende partnerin për ta bërë atë një nënë të lumtur. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 05 October 2011 13:58

Ajo është Gabrielle Solis, dhe jo Eva që keni parë gjithnjë!

Personazhi i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”, i luajtur nga e mrekullueshmja Eva Longoria, i është dashur të tregojë aftësitë e saja si kubiste për episodin e ardhshëm të këtij seriali.

Pas 38 ditësh pa bërë seks, Gaby përpiqet që të argëtojë veten dhe joshur bukuroshin e saj Carlos duke mësuar se si të kërcejë lap-dance.

Por pavarësisht ndihmës së klubit të striptistëve, Longoria nuk ja del me sukses deri në fund dhe rrëzohet në dysheme me kokë poshtë. Për këtë arsye, duke patur parasysh shfaqjen katastrofike mbi tub, ajo u zëvëndësua nga një striptist profesional.

Eva Longoria ka marrp disa ditë pushime mbas këtij incidenti që i ndodhi gjatë xhirimeve. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Sunday, 02 October 2011 08:29

Ajo mund të jetë vërtetë një ndër aktoret televizive më të paguara, por kjo nuk do të thotë që Eva Longoria të jetë edhe ylli i ekranit të vogël për stilin e veshjes.

 

Aktorja seksi e serialit televiziv “Shtëpiake të Dëshpëruara”, prej së cilës fiton 13 milion dollarë në vit, është shfaqur gjatë fundjavës me një fustan me pupla, që pavarësisht emrit të mirë të stilistes Alberta Ferretti, Longoria është dukur tepër qesharake.

 

Megjithëse opinionet kanë qënë të ndryshme, ka patur edhe nga ata gazetarë që e kanë përshkruar si “Eva me pupla”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 18:23

Las Vegas – Bukuroshja Eva Longoria vuri në provë aftësitë e saj të gatimit, si një shtëpiake jo e dëshpëruar, në një restorant popullor italian, të shtunën në mbrëmje.

Ajo dukej e mrekullueshme teksa përgatiste një llazanjë gjigande tek restoranti “Buca di Beppo”. Megjithëse e kishte mbuluar veshjen e saj elegante me një përparëse gatimi, aktorja dukej sërish e mrekullueshme.

Megjithëse kjo aventurë gatimi në Las Vegas përfundoi mjaft mirë, aventura e saj e mëpërparshme nuk përfundoi dhe aq mirë. Ashtu siç ju kemi njoftuar edhe më parë, Eva Longoria u detyrua të mbyllte klubin e saj të natës për shkak të problemeve financiare që pati ai lokal.

Por pavarësisht këtyre, të paktën dashuria për të po ecën për mrekulli. Eva Longoria është duke frekuentuar vëllain e Penelope Cruzit, Eduardon, që prej 9 muajsh dhe statusi i romancës së tyre po duket gjithnjë e më shumë më i thellë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 12:08

Filmi i ardhshёm i aktores Eva Longoria quhet “Without men” (“Pa burra”).

Ajo do tё jetё nё rolin e njё gruaje qё jeton nё njё fshat maerikano-latin, i cili ka mbetur pa burra. Pasi burrat janë detyruar t’i bashkoheshin njё grupi guerrilas revolucionar, gratё janё tё detyruara tё luajnё rolin e burrave. Kjo gjё i shtyu ato edhe nё gjёrat qё ato dijnё tё bёjnё mё mirё: dashuri.

Kёshtu, Longoria shfaqet nё skena dashurie me partneren e filmit, Kate del Castillo.

Drejtuesja e filmit, Gabriela Tagliavini, ёshtё shprehur pёr Fox News se: “Ishte pak e vёshtirё pёr tё dyja vajzat tё luanin kёtё pjesё, pasi tё dyja nuk kanё tendenca tё tilla, dhe nervozizmin gjatё xhirimeve e kanё kaluar me tё qeshura. Mbase kjo bёri qё edhe skena tё dilte mё mirё. Nuk ka asgjё tё ngjarё me porno, pasi veprimet e tyre janё tё gjitha shumё sensuale.”

Ngjarja bёhet akoma mё interesante kur nё fshatin e tyre shkon njё gazetar amerikan, qё kishte dёgjuar pёr historinё e çuditshme tё kёtij vendi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 16:49

Kёto janё ditё dёshpёrimi pёr aktoren e famshme tё serialit “Shtёpiake tё dёshpёruara”, Eva Longoria.

Klubi i natёs, qё Longoria hapi nё dhjetor, nё Las Vegas, ёshtё mbyllur pasi kishte shkuar nё 5.7 milion dollarё difiçit. Ky klub ndodhet ngjitur me restorantin e saj, Beso Steakhouse. Ndryshe nga klubi i natёs, restoranti ka dalё fitimprurёs, ndёrsa klubi, aspak!

Klubi ka dalё sёrish nё kёrkim tё njё pronari tё ri, por kёsaj here ёshtё e sigurtё qё ajo nuk do të jetё Longoria.

Nё fotografi shfaqet Longoria qё festonte 36-vjetorin e lindjes, nё klubin e saj nё Las Vegas. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 11:32

Vazhdojnё pushimet e çmёndura tё Evёs me tё dashurin e saj Edoardo Cruz.

Ata duken tё lidhur si asnjёherё mё parё, tё çmendur dhe tё shfrenuar, aq sa tё shkojnё pёr tё kapur trenin nё 30 sekondat e fundit (kёshtu ka ndodhur dje nё Malaga).

Por mё tё çmёndur ato janё parё gjatё netёve londineze, nёpёr klube pёrnatё, tё qeshur dhe paksa tё pirё. Madje Longoria ka bёrё poza edhe nёpёr taksitё e Londrёs, tё cilat nuk ka nguruar t’i postojё vetё nё Twitter.

Nё fotografi shfaqen ‘zogjtё’ duke dalё nga klubi, tё cilёt kanё 10 vjet diferencё me njёri-tjetrin. Dhe duke i gjykuar nga buzёqeshja… vetёm shtёpiake e dёshpёruar qё nuk duket Longoria! (LajmeShqip.com)

12