12
 
Lajme Shqip Friday, 11 January 2013 16:30

TIRANE – Bledar Sejko & Adrian Lulgjuraj, dyshja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2013 do të këndojë në gjuhën shqipe, në Malmö të Suedisë.

Fituesit në Festivalin e 51-të të Këngës, Beldar duo Sejko & Adrian Lulgjuraj kanë vendosur ta mbajnë këngën “Identitet” të pandryshuar nga versioni i dëgjuar në Festival.

Siç njofton, esctoday.com, portali i Festivalit Europian, gjatë një interviste në Radio, Sejko dhe Lulgjuraj janë shprehur: “Kënga jonë nuk mund të përcjellë të njëjtin mesazh në një gjuhë tjetër, sepse ajo është kompozuar duke menduar dhe kënduar në gjuhën shqipe. Për këtë arsye kemi vendosur ta mbajmë këngën tonë në gjuhën shqipe dhe jo ta përkthejmë atë në anglisht.”

Sipas Bledar Sejkos, autorit të këngës, tashmë ka nisur puna për përgatitjen dhe paraqitjen sa më dinjitoze të Shqipërisë në Eurovizion.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 July 2012 18:05

Tiranë – Rona Nishliu përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar “Netët e bardha të Shën Petersburgut”, ku garoi mes këngëtarëve nga 17 shtete dhe fitoi çmimin e dytë. 

Nishliu ka kënduar këngën “Suus”, me të cilën u vlerësua edhe si këngëtarja më e mirë e natës së parë, pasi ka marrë votat maksimale, 39 pike. Në natën e dytë Rona ka performuar këngën  ”Nutural Women”, nga Aretha Franklin, ndërsa në natën e fundit Rona performoi përseri me këngën ”Suus” me të cilin zuri vendin e dytë.

Këngëtarët e shteteve si, Peruja, Irlanda, Anglia, Spanja, Turqia, Rusia, Franca, Italia, etj garuan në 3 nete, nga 6 deri në 8 korrik. Çdo mbrëmje, një juri profesioniste ka vlerësuar çdo këngëtar pas performimit.

Përveç 17 përfaqësuesve në festival performuan edhe emrat e mëdhenj të muzikës boterores, si Joss Stone, Anastacia, Natalia Imbruglia, Mika, Michael Bolton, Simple Minds, Eros Ramazotti, etj. Çmimin ”Grand prix” të ketij festivali e fitoi këngetari italian Gianni Fiorellino.

Ky është suksesi i rradhës i këngëtares nga Kosova Rona Nishliu me këngën “Suus” pas performancës së saj të suksesshme në Eurovizion. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 31 May 2012 19:43

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot pasdite këngëtaren Rona Nishliu, të cilës i shprehu urimet më të thella për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Evropiane – Eurovision 2012.

“Me interpretimin tuaj të veçantë dhe shumë profesional, me emocionet prej një artisteje të vërtetë, treguat cilësi kulmore, duke u vlerësuar lartë prej publikut evropian dhe prej profesionistëve evropianë të muzikës”, u shpreh kryeministri Thaçi. “Suksesi juaj në skenën impozante të Eurovisionit është dëshmia më e mirë që të rinjtë e Kosovës kanë vlera dhe potencial të madh në të gjitha fushat, posaçërisht në kulturë, art, shkencë dhe sport. Ju me performancën tuaj muzikore përfaqësuat në mënyrën më të mirë të mundshme, Evropianët e rinj, prezantuat vlerat evropiane të shtetit demokratik të Kosovës” , i tha kryeministri Thaçi gjatë takimit këngëtares Nishliu.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe po punon fuqishëm që në një periudhë të afërt të rinjtë tanë të kenë mundësi të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në gara të ndryshme anë e kënd botës”,  tha kryeministri kosovar. Këngëtarja kosovare, Rona Nishliu, falënderoi kryeministrin Thaçi për mbështetjen e treguar dhe u shpreh e inkurajuar nga përkushtimi dhe vizioni i qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar angazhimet në krijimin e mundësive që edhe artistët kosovarë në mënyrë zyrtare të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Në një mbrëmje gala është të organizuar për nder të këngëtares kosovare, e cila arriti në vendin e pestë në festivalin e Eurovisionit si përfaqësuese e Shqipërisë. Përveç miqëve e kolegëve të saj, Rona Nishliu është pritur me duartrokitje edhe nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Me përfaqësimin dinjitoz të Ronës, në Eurovizion SHqiëpria vitin e ardhëshm, do të jetë e kualifikuar direkt në natën finale e këtij festivali. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 May 2012 15:47

Baku – Ministria për Siguri Kombëtare në Azerbajxhan tha se disa komplote terroriste, duke përfshirë edhe njërin në prag të Eurovizionit, janë shkatërruar nga shërbimet sekrete të vendit.

Zyrtarët thanë se sulmet ishin planifikuar nga grupi që udhëhiqte Vugar Padarov. Ky i fundit, muajin e kaluar, është cilësuar nga zyrtarët azerbajxhanas si militant i dyshuar islamik, që ka lidhje edhe me Al Kaidën.

Po sipas burimeve zyrtare, ai është vrarë në një përleshje me operatorët e sigurimit, ndërsa 40 anëtarë të tjerë të grupit të dyshuar terrorist janë arrestuar në një bastisje brenda Azerbajxhanit.

Autoritetet thonë se grupi i Padarovit ka planifikuar sulme kundër presidentit Ilham Alijev dhe Sallës së Kristaltë në Baku, ku, ditë më parë, është mbajtur Festivali Evropian i Këngës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 27 May 2012 21:17

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, uron këngëtaren kosovare Rona Nishliu për përfaqësimin dinjitoz dhe të suksesshëm të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar në festivalin e këngës evropiane “Eurovision”, bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit kosovar.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim shpreh urimet më të mira për suksesin e këngëtares kosovare, Rona Nishliu, e cila i përfaqësoi në mënyrë dinjitoze vlerat e Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Evropiane ‘Eurovision'”, thuhet në urim.

Tiranë – Kryeministri Berisha ka uruar këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipin shqiptar për suksesin e arritur në Festivalin Evropian të këngës – Eurovizion 2012, beri te ditur Zyra e Shtypit e Kryeministrise.

Kryeministri Berisha i telefenoi menjëherë pas përfundimit të festivalit, këngetares Rona Nishliu dhe i përcolli asaj urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer si dhe për përfaqesimin dhe interpretimin dinjitoz.

Kryeministri Berisha iu shpreh asaj se për shqiptarët, por jo vetem për ata, ajo ishte zëri absolut i Festivalit dhe se i kishte përfaqësuar ata në mënyrën më të mrekullueshme.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 27 May 2012 10:30

Rona Nishliu regjistroi rezultatin më të mirë në historinë e pjesëmarrjeve shqiptare në “Eurovision”, pasi me këngën e saj “Suus” u rendit e pesta në festivalin që bashkon fituesit kombëtarë të çdo shteti evropian.

26-vjeçarja nga Mitrovica ndezi sallën me zërin e saj magjik, duke fituar duartrokitje të pandërprera gjatë të gjithë interpretimit.

Në nëntë edicione të “Eurovision”, Shqipëria nuk kishte mundur kurrë të renditej midis pesë më të mirëve.

Anjeza Shahini, e cila mbante rezultatin më të mirë deri përpara mbrëmjes të së shtunës, u rendit e gjashta, në edicionin e parë në të cilin vendi ynë mori pjesë, në vitin 2004.

Fituesja e “Eurovisionit” të zhvilluar në Baku, Azerbajxhan, u shpall ndërkohë këngëtarja Loreen, nga Suedia, e sfiduar vetëm nga grupi i gjysheve ruse, që surprizoi të gjithë duke u renditur në vendin e dytë me një këngë folklorike.

Përpara Shqipërisë u rendit edhe Serbia me Azerbajxhanin.

Në këtë edicion të “Eurovisionit”, pikët për çdo këngë u akorduan të ndara në 50% nga votat e publikut dhe 50% vendimi i jurisë së përzgjedhur në çdo vendit.

Kënga “Suus” grumbulloi në total 146 pikë, të ardhura nga:

Votuan Shqipërinë me 12 pikë – Maqedonia, Italia, Zvicra, San Marino
10 pikë – Belgjikë, Greqi, Mali i Zi
8 pikë – Austri, Hungari
6 pikë – Gjermani, Bosnje-Hercegovinë, Finlandë
5 pikë – Kroaci, Danimarkë, Turqi
4 pikë – Bullgari, Qipro
3 pikë – Gjeorgji, Slloveni
1 pikë – Serbi, Letoni, Maltë, Rumani, Suedi.

 
Lajme Shqip Saturday, 26 May 2012 18:00

Tiranë, 00:13 (27 maj) – Nga 26 vendet e ndryshme, me 146 vota, Shqipëria ka fituar vendin e pestë. Eurovizion 2013 do të mbahet në Suedi.

URIME SHQIPËRI! URIME RONA! URIME KOSOVE! URIME PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!

URIME SUEDI! – Kënga fituese (SUEDIA) me Euphoria:

Kënga e Rona Nishliu (SHQIPËRIA) me Suus:

******************************

Baku- Njëzetegjashtë finalistë do të ngjiten në skenën e Bakusë – në mesin e tyre edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja kosovare Rona Nishliu, si dhe përfaqësuesja e Maqedonisë, Kaliopi, pastaj të Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Moldavisë, Ukrainës, Rusisë e të tjerë.

Qeveria autoritare në Azerbajxhan është munduar që për garën e këngës të prezantohet si vend modern dhe i begattë dhe ka shpenzuar miliona dollarë për renovime në kryeqytet.
Por, aktivistët, në anën tjetër, kanë organizuar një sërë protestash antiqeveritare për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar kundër shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.

Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë dhe organizatën Amnesty International, vazhdimisht e radhisin poshtë Azerbajxhanin sa i përket respektimit të të drejtave civile. Ato citojnë kufizime në lirinë e shprehjes dhe të tubimit, arrestime për shkak të kundërshtimeve të qeverisë dhe tortura që ushtron policia. Xhon Dalluizën, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore pranë organizatës Amnesty Interantional, thotë se shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut kanë vazhduar deri në fillimin e Eurovizionit.

“Amnesty International, për kohë të gjatë, ka ngritur zërin për shkelje serioze të të drejtave humane në Azerbajxhan. Shtypja e lirisë së shprehjes, disidentëve, organizatave joqeveritare, gazetarëve kritikë dhe kujtdo që kritikon presidentin Ilham Alijev, ka vazhduar deri në garën e Eurovizionit”, thotë Dalluizën.

Qeveria ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të tilla, duke thënë se grupet për të drejta duan të dëmtojnë imazhin e Azerbajxhanit. Gara vjetore e këngës zakonisht ndiqet nga një audiencë televizive prej më shumë se 100 milionë shikuesish në mbarë botën. (Lajmeshqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 24 May 2012 15:30

Rona Nishliu si Aretha Franklin. Mediat e huaja kanë nisur të flasin që dje për fenomenin Rona Nishliu.

“Nga Ballkani vjen një vajzë e re, shumë premtuese, këngëtarja e rrymës pop Rona Nishliu, e lindur në vitin 1986. Kënga e saj titullohet “Suus”, titull në latinisht, tekstin në gjuhën shqipe. Rona përfaqëson Shqipërinë, pavarësisht se është nga Kosova. Këngëtarja e parë kosovare që shkel në Eurovision. Për energjinë që përcolli, ajo është një Chaka Khan ose më mirë një Aretha Franklin e dytë që janë mbretëreshat e “Queen of Funk” dhe “Queen of Soul”. Kjo është një mega perandore që vjen nga Shqipëria”, shkruan Corriere.

Vlerësimet për Ronën nuk kanë të mbaruar. Pak minuta pas debutimit në skenën e Eurovision, këngëtarja mori direkt stafetën për në finale së bashku me 9 vende të tjera.

Kënga mban firmën e kompozitorit Florent Boshnjaku, ndërsa teksti është shkruar nga vetë këngëtarja. Në një intervistë dhënë pak ditë më parë për uebsajtin e Eurosong, “Esctoday.com”, Nishliu tha se ‘Suus’ ka prekur njerëzit me ndjenja, shpirtin njerëzor dhe kjo është dhimbje. “Kur njerëzit ndjejnë dhe e kuptojnë dhimbjen e njëri-tjetrit, atëherë ata kuptojnë se kanë nevojë për mbështetje në ato momente trishtimi dhe dobësie”.

 
Lajme Shqip Thursday, 24 May 2012 13:30

Pas paraqitjes në Eurovision, duket se kënga e Rona Nishliut, “Suus”, ka bërë bujë të madhe. Interpretimi i një japonez 15 vjeçar,me banim në Finlandë e dëshmon këtë fakt. Siç vihet re edhe nga videoja, ai e këndon me pasion këngën e Ronës dhe në gjuhën shqipe, ku megjithëse shqiptimi s’është më i miri, por është shumë simpatik.

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 May 2012 21:27

Azerbajxhan – Këngëtarja kosovare Rona Nishliu që prezantoi Shqipërinë sonte në Eurovizion, tha në një intervistë për RTK para festivalit se këngën ia dedikonte tragjedisë së Himarës. 

“Në rradhë të parë dua të shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave. Një tragjedi që na ka goditur të gjithëve, madje jashtëzakonisht shumë edhe mua sonte më vështirëson këtë përgjegjësi që kam”. “Jemi të ndikuar dhe të prekur nga ajo që ka ndodhur – tha Rona në linjë telefonike nga Azerbajxhani – Bashkarisht këtë performancë do ja dedikojmë situatës”.

Ndërsa pas performancës së saj, Rona ka shpërthyer në lot dhe e emocionuar ka dalë me nxitim nga skena e Eurovizionit. Performanca e saj duket se është pëlqyer shumë nga spektatorët që e kanë shoqëruar dy tre herë atë me duartrokitje. Këto të fundit kanë qenë shumë më të forma në përfundim të këngës. Më poshtë mund të ndiqni videon. Suus (LajmeShqip.com)

12