Lajme Shqip Monday, 16 December 2013 16:59

Pas shortit të Champions League u hodh edhe shorti I Uefa EuropaLeague. Kompeticioni I dytë më I rëndësishëm për klube në Europë, duke pare edhe skuadrat që bëjnë pjesë në të, dhuroi sfida që nuk duhen humbur kurrësesi dhe që premtojnë spektakël dhe gola. Ndeshjet e para do të luhenmë 13 mars, ndërsa ato të kthimit më 20.

Spikasin përballjet Swansea-Napoli, Dinamo Kiev-Valencia, ndërsa Juventus duhet të rikthehet sërish në Turqi por kësaj rradhe për tu ndeshur me turqit e Trabzonspor. Lazio i Canës dhe Berishës do të ketë përballë bullgarët e Ludogorets,

Shorti I çerekfinaleve do të hidhet më 21 mars, ndërsa ndeshjet do të luhenmë 2 dhe 4 prill. Shorti I gjysëmfinaleve do të hidhet më 11 prill, ndërsa ndeshjet do të luhen më 24 prill dhe 1 maj.

Finalja e madhe e Torinos do të luhet në “Juventus Stadium” më 14 maj.

Ja përballjet që dhuroi shorti:

Dnipro Dnipropetrovsk (Ukraina) – Tottenham Hotspur FC (ANG)
Real Betis (Spanja) – FC Rubin Kazan (RUS)
Swansea (Angli) – SSC Napoli (ITA)
Juventus (Italia) – Trabzonspor AS (TUR)
Maribor (Slovenia) – Sevilla FC (SPA)
Viktoria Plzen (Çek) – FC Shakhtar Donetsk (UKR)
Chornomorets Odesa (Ukraine) – Ol.Lyon (FRA)
Lazio (Italia) – PFC Ludogorets Razgrad (BULL)
Esbjerg (Danimarke) – ACF Fiorentina (ITA)
Ajax (Hollandë) – FC Salzburg (AUS)
Maccabi Tel Aviv (Izrael) – FC Basel 1893 (ZVI)
Porto (Portugali) – Eintracht Frankfurt (GJER)
Anzhi Makhachkala (Rusia) – KRC Genk (BEL)
Dinamo Kiev (Ukraina) – Valencia (SPA)
PAOK (Greqi) – Benfica (POR)
Slovan Liberec (Republika Çeke) – AZ Alkmaar (HOLL)

Hidhet dhe shorti per 1/16:

Fituesi Liberec/AZ – Fituesi Anzhi/Genk
Fituesi Lazio/Ludogorets – Fituesi Dinamo Kiev/Valencia
Fituesi Porto/E.Frankfurt – Fituesi Suonsi / Napoli
Fituesi Cernomorets/Lyon – Plzen/ Shaktar Donjeck
Fituesi Maribor/Sevilla – Fituesi Betis/Rubin Kazan
Fituesi Dnipro/Tottenham – Fituesi Paok/Benfika
Fituesi Makabi/Basel – Fituesi Ajax/Salcburg
Fituesi Juventus/Trabzonspor – Fituesi Esbjerg/Fiorentina /albeu/ 

 
Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 23:23

Ndeshjet e para për 1/32 e finaleve të Europa League kanë dhënë informacionet e para mbi ata që do të jenë skuadrat që do të kalojnë turin, por edhe kush janë pretendentët realë për të fituar këtë turne.

Bien në sy menjëherë fitoret e dy skuadrave të Mançester, të cilat kanë triumfuar në sfida aspak të lehta jashtë fushës së tyre. I pari ka qenë Mançester Junajtid që ka marrë një fitore të pastër 2-0 në Holandë përballë Ajaksit vendas, falë golave të Jang e Hernandez, duke siguruar kalimin në turin tjetër.

Një sukses jashtë fushës ka marrë edhe Mançester Siti, i cili ka fituar në “Do Dragao” përballë Portos, fituese në fuqi të turneut. Ndonëse Porto ka kaluar e para në avantazh me anë të Varelës, në pjesën e dytë ekipi anglez ka përmbysur gjithçka duke gjetur barazimin me një autogol të Pereiras e më pas duke realizuar fitoren falë Agueros.

Në ndeshjet e tjera, bien në sy suksesi 1-0 i Valencias në fushën e Stouk, por sidomos suksesi 3-1 i Atletiko Madrid në fushën e Lacios. Të dy skuadrat spanjolle janë ndër rivalët më të fortë të ekipeve angleze për fitoren e turneut për klube të dytë për nga rëndësia në Evropë. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

Lokomotiv M.-A. Bilbao        2-1

Ajaks-Mançester Junajtid     0-2

Salcburg-Metalist                   0-4

AZ Akmar-Anderleht             1-0

Lacio-Atletiko Madrid            1-3

Viktoria Plzen-Shalke             1-1

Legia Varshavë-Sporting        2-2

Porto-Mançester Siti               1-2

Stouk-Valencia                         0-1

Steaua Bukuresht-Tuente      0-1

Visła Krakovë-S. Liezh            1-1

Udineze-PAOK                         0-0

Trabzonspor-PSV                    1-2

Hanover-Bryzh                         2-1