Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 14:49

Aty ku do të luhet edhe finalja e kampionatin evropian ‘Euro 2012’, në stadiumin Olimpik të Kievit është prezantuar edhe zyrtarisht topi për Euro 2012, i quajtur ‘Tago 2012’.

Në prezencë të presidentit të kompanisë Adidas si dhe spanjollëve Angel Maria Villar, Vicente del Bosque si dhe lojtarit të përfaqësueses së Polonisë, Rafael Murawski është prezantuar edhe zyrtarisht ‘Tango 2012’.

Topi do të ketë shpejtësi më të madhe dhe duket se do të jetë shumë i vështirë për tu kontrolluar. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 14:44

Kampionati Evropian ‘Euro 2012’ i cili zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë do të hap ndeshja Poloni-Greqi. 

Tanimë janë ndarë 16 skuadrat finaliste për Euro 2012, 16 skuadra janë ndarë në katër grupe.

Grupi më i lehtë pritet të jetë Grupi ‘A’ ku bëjnë pjesë Polonia, Republika e Çekisë, Greqia dhe Rusia ndërsa grupi ‘B’ pritet të jetë i ‘ferrit’ e në të bëjnë pjesë Holanda, Danimarka, Portugalia dhe Gjermania.

Edhe grupi ‘C’ pritet të jetë i rrezikshëm pasi që në të bëjnë pjesë skuadra si Spanja, Republika e Irlandës, Kroacia dhe Italia ndërsa në grupin ‘D’ bëjnë pjesë Ukraina, Franca, Suedia dhe Anglia.

Grupet

Grupi A: Polonia, Republika Çeke, Greqia dhe Rusia

Grupi B: Holanda, Danimarka, Portugalia dhe Gjermania

Grupi C: Spanja, Republika e Irlandës, Kroacia dhe Italia

Grupi D: Ukraina, Franca, Suedia dhe Anglia

Nga çdo grup dy vendet e para ecin tutje, në grupin ‘A’ favoritë janë Republika e Çekisë dhe Rusia ndërsa në grupin ‘B’ Holanda dhe Gjermania.

Nga grupi ‘C’ favorit për t’iu bashkangjitur tetëshes së madhe janë Spanja dhe Italia ndërsa në grupin ‘D’ favorit janë Franca dhe Anglia.

Kampionati Evropian ‘Euro 2012’ do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë duke filluar nga data 8 qershor deri në 1 korrik 2012. (LajmeShqip.com)