Lajme Shqip Sunday, 04 December 2011 15:20

Pragë – Kryeministri i Çekisë Petar Neças beson se eurozona për shkak të krizës  debitore aktuale nuk do të shkatërrohet. “Jam i bindur se nuk do të vijë deri te ai skenar i krizës dhe në nivel të eurozonës nuk do të lejohet ajo të ndodhë”, deklaroi Neças. Kriza debitore e cila së pari e preku Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë, filloi t’i rrezikojë edhe Italinë dhe Francën. Ministri çek i Financave, Miroslav Kalousek në lidhje me të deklaroi se përderisa euroja bie, Çekinë e pret luftë për mbijetesë. 

Ai deklaroi se nuk e dëshiron falimentimin e euros, por sipas tij ajo nuk është “aspak joreale” dhe do të ketë ndikim fatal në shetin social. Kryeministri Neças konsideron se frikësimi ka mundësi ta përkeqësojë situatën. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me lajme të tilla alarmante dhe mos të frikësojmë me ndonjë apokalipsë”, konsideron Neças. Ai konsideron se me rritjen e tatimeve indirekte do të zgjidhet edhe problemi përderisa vjen deri te rënia e të ardhurave shtetërore. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 27 November 2011 09:54

Franca dhe Gjermania po zhvillojnë negociata sekrete për një marrëveshje të re për stabilitetin e euros. Kështu raporton e përditshmja gjermane “Bild”, sipas së cilës dy vendet kërkojnë të arrijnë sa më shpejt këtë marrëveshje, mundësisht brenda janarit 2012. Duke cituar burime diplomatike, gazeta raporton se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicola Sarkozi po marrin në konsideratë që pakti i ri i stabilitetet të miratohet fillimisht si marrëveshje mes shteteve. Model për këtë do të jetë marrëveshja Shengen për heqjen e kontrolleve kufitare në BE. Planet do të prezantohen në samitin e ardhshëm të BE-së në 8 dhe 9 dhjetor në Bruksel megjithëse ende nuk janë konfirmuar në detaje. Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha vetëm se Berlini dhe Parisi duan të paraqesin “përfytyrime të përbashkëta” në diskutimet para samitit të 8 dhe 9 dhjetorit. Merkel dhe Sarkozy në takimin e tyre të fundit në Strazburg, deklaruan se do të prezantojnë para samitit propozime konkrete, për një ndryshim të marrëveshjeve të BE-së.