Lajme Shqip Friday, 02 August 2013 14:14

Prishtinë – Ethet Hemorragjike të shkaktuara nga pickimi i rriqrave ka marrë jetën e nëntë sivjet në Kosovë. Viktima më e re është një 58 vjeçar nga Dragobili i Malishevës, i cili ndërroi jetë pas mesnatës në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Lajmin për vdekjen e 58 vjeçarit e ka konfirmuar për Kosovapress, infektologu Salih Ahmeti, i cili ka thënë se i njëjti është hospitalizuar në Klinikën Infektive të dielën, raporton KosovaPress. 
“Viktima është një 58 vjeçar nga Dragobili i Komunës së Malishevës, i cili ka qenë i hospitalizuar nga dita e diel dhe që sot pas mesnatës ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK-së”, ka pohuar ai.
Infektologu Ahmeti, bënë të ditur se të infektuar nga pickimi i rriqrave në këtë klinikë janë edhe 4 persona të tjerë, porse momentalisht nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 
Lajme Shqip Friday, 26 July 2013 12:37

Prishtinë – Është publikuar harta e parë e përhapjes së llojeve të ndryshme të rriqrave në Kosovë dhe zonat më të rrezikuara nga ta. Në bazë të një hulumtimi të bërë nga ekspertë të veterinarisë, del se rriqrat në komunën e Malishevës dhe Suharekës janë vektor i përhapjes se virusit të Etheve Hemorragjike Krime – Kongo.
Rezultat e tij pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në përcaktimin e masave konkrete për parandalimin e përhapjes së shkaktarit të sëmundjes si dhe mbrojtjen e fermerëve, si më të rrezikuar nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Një analizë e mirëfilltë për shkaktarin e etheve hemorragjike – Krime Kongo, duket se nuk është bërë asnjëherë, deri sivjet, në komunat që janë më të rrezikuara. Kjo u ka kushtuar edhe me jetë qytetarëve. Ndërkohë, një hulumtim një vjeçar në komunat e Kosovës, i bërë nga Dr.sc. Kurtesh Sherifi, profesor i Parazitologjisë me Sëmundje Invazive dhe Ligjshmëri Veterinare, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, tregon përhapjen e llojeve të rriqravedhe shkaktarin kryesor të etheve hemorragjike.
Ai thotë për portalin “Ferma Ime”, se në vitin 2012 – 2013, në tetë komuna të Kosovës, janë grumbulluar mbi 1000 mostra të rriqrave. “Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi bërë një analizë duke mbledhur mostra në tetë komuna dhe në njerëz që janë pickuar nga rriqrat. Në Malishevë kemi marrë 242 mostra, Klinë 208 mostra, Suharekë 161 mostra, Gjilan 92 mostra, Prishtinë 127 mostra, Podujevë 77 mostra dhe në Kaçanik – Hani i Elezit 108 mostra. Po ashtu edhe nga pacientët e pickuar janë marrë 25 mostra të rriqrave, janë futur në ngrirje të thellë në minus 80 °C, dhe janë analizuar në laborator për identifikimin e tyre në gjini dhe lloje”, tha Sherifi.
Pas analizave dhe hulumtimeve që janë bërë, del se përhapja e llojit Hyalomma marginatum, që njihet si vektor potencial i transmetimit të virusit të Etheve Hemorragjike Krime – Kongo, është i përhapur në dy komuna të Kosovës. 
Profesor Sherifi, thotë se identifikimi i tyre është bërë me anë të stereomikroskopit binokular dhe janë evidentuar këto rezultate.

“Në komunën e Malishevës janë analizuar 242 mostra ku 238 ose 98% ishin Hyalomma marginatum, 3 ose 1% Ixodes ricinus dhe 1 ose 0.5% Rhipicephalus spp. Në Komunën e Klinës janë analizuar 208 mostra ku 159 ose 76.4 % ishin Hyalomma marginatum, 48 ose 23% ishin Ixodes ricinus dhe 1 ose 0.6% Rhipicephalus spp. Në Komunën e Suharekës janë analizuar 161 mostra ku 158 ose 98% ishin Hyalomma marginatum, dhe 3 ose 2% Ixodes ricinus”, thekson raporti.

“Në Gjilan, nga 92 mostra të analizuara rezultuan 59 ose 64% me Hyalomma marginatum, 30 ose 33% Ixodes ricinus dhe 3 ose 3% me Ripicephalus spp. Në komunën e Prishtinës janë analizuar 127 mostra, nga të cilat 113 ose 89% rezultuan Ripicephalus spp. dhe 14 ose 11% Dermacentor spp. Në komunën e Podujevës, nga 77 mostra të analizuara rezultuan 57 ose 74% Ixodes ricinus, 18 ose 23% Dermacentor spp. dhe 2 ose 3% Ripicephalus spp. Në komunën e Kaçanikut, nga 86 mostra të analizuara rezultuan 83 ose 97% Ixodes recinus dhe 3 ose 3% Ripicephalus spp. Në komunën e Hanit të Elezit nga 22 mostratë analizuara rezultuan 3 ose 14% Hyalomma marginatum, 10 ose 45% Ixodesricinus dhe 9 ose 41% Ripicephalus spp’”, thotë raporti për përfshirjen erriqrave në Kosovë.
Pos nëpër komuna, pjesë e hulumtimit kanë qenë edhe personat e hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që po ashtu vinin nga komuna të ndryshme. Nga 25 pacient të pickuar me rriqra u evidentuan këto rezultate: 24 ose 96% ishin Ixodes ricinus dhe 1 ose 4% Ripicephalus spp.

Prof. Kurtesh Sherifi shpjegon se deri në fund të vitit këto mostra të rriqravedo të analizohen për detektim të ARN-së së virusit të Etheve Hemorragjike Krime – Kongo me anë të analizave molekular-biologjike (RT-PCR).
Si pjesë e hulumtimit autori ka propozuar këto rekomandime: “Dezinsektim të kafshëve shtëpiake në rajonet endemike, në periudhën prill-maj (me preparatin me te mire ne treg: psh DELTAMETHRIN). Të gjithë pronarët e kafshëve dhe ata që i therrin ato, duhet të kenë kujdes në kontakt me gjakun e tyre. Përdorimi i repellenteve ose akaricideve (preparate kundër rriqrave) nga personat e rrezikuar psh me “DEET – Dietyltoluamid“.

Vepron deri në 4 ore nga thumbimi i rriqrës pas lyerjes në lëkurën e zbuluar te njeriu. Përkrahje me hulumtime shkencore nga institucionet tona lidhur me epidemiologjinë e kësaj sëmundjeje, si në kafshë, rriqra dhe njerëz”.

Në klinikën infektive të QKUK-së, ndodhen të shtrirë tre paciente të pickuar nga rriqrat. Dr. Sali Ahmeti, infektolog, thotë se rastet janë konfirmuar edhe virologjikisht ku në mostrat e gjakut që janë marrë nga pacientët është gjetur gjenomi i virusit. “Prej tyre njëri është në gjendje më të rëndë shëndetësorë ndërsa dy të tjerët janë gjendje të qëndrueshme dhe stabile dhe aktualisht nuk iu kanoset ndonjë rrezik që t`ju keqësohet gjendja”.

Gjatë këtij viti nga ethet hemorragjike në Kosovë kanë vdekur 6 persona.

 

 
Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 14:02

Prishtinë – Ka ndërruar jetë edhe pacienti i gjashtë që po trajtohej nga ethet hemorragjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Viktima e radhës është një foshnje një javësh e cila ishte e infektuar, derisa nëna vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Këtë e ka konfirmuar shefi i repartit të infektologjisë, Sali Ahmeti.

“Për fat të keq vdekur foshnja një javësh që ishte infektuar nga ethet hemorragjike, ka ndërruar jetë, derisa nëna e saj vazhdon të jetë në gjendje të rend shëndetësore gjithashtu e infektuar”, thotë Ahmeti, transmeton Express.

Sipas tij, pacientët e tjerë që po trajtohen janë në gjendje stabile dhe se gjatë ditës se djeshme është ka rënë numri i pacienteve të kanë kërkuar ndihmë.

Ky është rasti i gjashtë këtë vit që kanë vdekur si pasojë e pickimit nga rriqrat. /Telegrafi/

 
Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 13:25

Prishtinë – Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur edhe një pacient nga ethet hemorragjike. Viktima është mashkull 31 vjeçar nga Komuna e Malishevës. Kjo njëherit shënon edhe vdekjen e katërt për këtë sezon.

Lajmin është konfirmuar për Express nga shefi i repartit të infektologjisë në QKUK Sali Ahmeti. “Sot në orën 10:00 mjekët e kanë konstatuar vdekjen e njërit nga tre pacientët që kanë qenë në gjendje të rëndë deri më sot. Viktima është nga Komuna e Malishevës”, ka thënë Ahmeti .

Derisa sipas tij edhe dy pacientët e tjerë, njëri prej tyre fëmijë janë rëndë.

“Të shtrirë i kemi edhe 11 pacientë të tjerë me ethe hemorragjike, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Sot e kemi pranuar një nga komuna e Klinës, derisa po presim që të në vinë edhe dy të tjerë nga e njëjta komuna për të cilët dyshohen se janë infektuar”, tha ai.

 
Lajme Shqip Wednesday, 19 June 2013 14:46

Shefi i repartit të infektivës në QKUK ka konfirmuar se tre veta kanë vdekur prej se ka nisur sezoni i pickimit të rriqrave.

Dy janë nga komuna e Malishevës ndërsa një nga komuna e Mitrovicës.

“Aktualisht kemi 12 raste të pacientëve tek të cilët kemi gjet virusin në gjak. 11 janë nga Malisheva dhe një nga Rahoveci, tre prej tyre njëri fëmijë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha Ahmeti për Express.

Prej fillimit të sezoni kjo klinikë ka pranuar gjithsej 389 raste të personave që janë pickuar nga rriqrat ku  54 prej tyre janë shtruar për trajtim në infective.