Lajme Shqip Tuesday, 28 January 2014 12:12

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka publikuar listën me emra të zyrtarëve të qeverisë Berisha që kanë përfituar kredi të buta, në të cilën ndodhet edhe ish-ministri Spiro Ksera, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së tij. Në listë ndodhen edhe drejtues të lartë të kësaj ministrie, por edhe të disa ministrive të tjera.

Në lidhje me këto shkelje dje ka reaguar edhe ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e cila ka raportuar në komisionin e Ekonomisë në Kuvend. Sipas saj, janë 145 zyrtarë që kanë përfituar kredi të buta dosjet e të cilëve janë me shkelje.

Me një shënim në profilin e tij në Façebook, Braçe ka deklaruar se, “dosja e skandalit të kredive të lira për zyrtarët duhet të shkojë në prokurori!”. Reagimi ka ardhur pas publikimit të lajmit se, nga shumiça e kredive të buta për strehim ishin përfituar nga zyrtarët dhe jo nga qytetarët në nevojë.
 
Sipas Braçes, “qeveria e Berishës i ndau paratë për zyrtarët që e zotëronin një shtëpi. Por, qeveria e Berishës i ndau këto para edhe për dy kredi në një familje”. “Qeveria e Berishës ndau kredi edhe për shtëpi të dyta apo shtëpi pushimi, kredi edhe për zyrtarë të cilëve ju paguante qera banimi”, tha Braçe.
 
Ai theksoi se, “i trajtuar me kredi lehtësuese ishte edhe ish-ministri Spiro Ksera, ndërsa u dha kredi edhe për Drejtorin e Kabinetit të Kserës, Kleves Bitro. “Kredia lehtësuese për Kserën dhe Bitron ishte nga 5 milion lekё”, shpjegoi Braçe.
 
JA LISTA E ZYRTAREVE TE TRAJTUAR ME KREDI TE BUTE:
Z. F A N, Sekretar i Pёrgjithshёm i Ministrisë sё Drejtёsisё, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur me datёn 26.9.2011.

Z. I S K, trajtuar nga Kёshilli i Ministrave, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur me datёn 28.7.2011.

Z. Kleves Simon Bitro, Drejtor Kabineti i Ministrit tё Punёs, Çёshjteve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur me datёn 28.9.2010.

Znj. K T C, Drejtor i Agjencisё sё Prokurimit Publik, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur me datёn 5.9.2010.

Z. A V Ç, Drejtor Kabineti i Ministrit tё Drejtёsisё, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur me datёn 12.7.2011.

Znj. E M V, Kёshilltare e Ministrit tё Bujqёsisё, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur me datёn 12.6.2011.

Znj. V L V, Kryeinspektore e KLD, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur me datёn 26.7.2011.
 
5/1. Nё 3 raste kreditё e dhёna nga Kuvendi i Shqipёrisё dhe nё 1 rast nga MTKRS, ato rezultojnë jashtё kritereve, pasi kategoria e pёrfituesit pёrgjegjёs sektori, nuk pёrfshihet nё cilёsimet e pikës nr. 1, tё VKM nr. 600/2007, i ndryshuar. Në tabelën e mëposhtme paraqiten shkresat e Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Kuvendit tё Shqipёrisё Marlind Myftiu, ku evidentohen këta pёrfitues:
 
Nr.976/1, date 28.7.2010 Pergjegj sektori K V F 5 milion leke,
 
Nr.3209/1 date 30.12.2010 Pergjegj sektori E E T 5 milion leke,
 
Nr.1671/1 date 20.7.2011 Pergjegj sektori A R N 2.5 milion leke,
 
Burimi: EKB 2013
 
Nga MTKRS ështё trajtuar pёrfituesi J F P, nё shumёn 5 milionё lekё sipas kontratёs me BKT tё datёs 24.5.2011, pozicioni “pёrgjegjёs sektori”, dёshmuar nga vёrtetimi i depozituar nё dosjen respektive tё kredimarrёsit, pranё EKB.
 
5/2. Nga ana e Keshillit Drejtues te EKB për periudhën 2003-2012, janë trajtuar me kredi për strehim me afat 25 vjet me interes 0% dhe 4 %, disa zyrtare.
 
Kështu, z. F R K ka pёrfituar dy kredi me pёrqindje tё ulёt interesi, një nga Enti Kombёtar i Banesave dhe një nga Banka Kombёtare Tregtare.

Për kredinë e marrё nga EKB, disponohen vendimi i Kёshillit Drejtues nr. 18, datё 30.09.2009, nёnshkruar nga Kryetari i kёtij Kёshilli z.Orhan Sakiqi dhe kontrata e kredisё, datё 27.1.2010 pёr blerje banese, nё vlerёn 5 milionё lekё. Deri në fund të vitit 2012, nga shuma e kësaj kredie janё shlyer vetëm 349,507 lekё.

Ndërsa, për kredinë e marrё nga BKT nёpёrmjet Kёshillit tё Ministrave, me kontratёn nr. 1248 rep dhe nr.663 kol, datё 10.6.2011, nё shumёn 5 milionё lekё, nё dosjen e kredimarrёsit nё EKB, nuk ka asnjё dokument qё t’i bashkёlidhet kёsaj kontrate, pёrveç kontratёs sё bankёs dhe planpagesave të kredisё.
 
5.3 Nё listёn e pёrgjithshme tё 145 pёrfituesve tё kёsaj kredie, nё numrin 22, rezulton se ёshtё trajtuar me kredi lehtёsuese nga shteti nё shumёn 5 milionё lekё, ish-Ministri i MPÇSSHB, Spiro Ksera, sipas kontratёs sё lidhur me BKT me datё 04.11.2010, nё Dhomёn e Noterёve Tiranё, me nr. 3638 rep dhe nr. 1155 kol.

Nё Aneksin e Elementeve Specifike tё Kredisё, shprehimisht thuhet se: “Kredia e miratuar nga autoritetet pёrkatёse tё bankёs do tё pёrdoret si mё poshtё: Shuma e kredisё prej 5 milionё lekё, do tё pёrdoret pёr likujdimin e vlerёs sё mbetur tё çmimit tё blerjes sё apartamentit dhe shuma e disbursuar do tё transferohet nga llogaria e kredisё nё favor tё shitёsit tё objektit tё kredituar, shoqёrisё “Daniela” shpk me transfertё bankare nёpёrmjet BKT-sё.”

Nga ana tjetёr, pёr periudhёn 1.1.201131.12.2012 , në raportin përfundimtar tё auditimit tё KLSH, të ushtruar nё bazё tё Programit të Auditimit nr. 1240/1, datë 23.11.2012, i ndryshuar, pasqyrohet se ish-Ministri ka pёrfituar mbulim tё shpenzimeve tё qirasё së banesës nga shteti dhe trajtim me dietё ditore nё masёn 3 mijё lekё.

Pagesa kёto referuar VKM nr. 158, datë 25.4.2002 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 404, datë 24.10.1991 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e personaliteteve të larta shtetёrore” me ndryshimet përkatëse si dhe caktimin e dietës ditore të Ministrave, Zëvendësministrave dhe personave të tjerë të barazuar me ta”, ku në pikën nr.1 përcaktohet: “Ministrat dhe personat e tjerë të barazuar me ta, të cilët nuk e kanë vendbanimin pranë qendrës së punës, përfitojnë dietë ditore në masën 3,000 lekë në ditë, por jo më shumë se 50% të pagës mujore, ndërsa shpenzimet e fjetjes u paguhen në bazë të faturave përkatëse”.
 
Prej vitit 2009 deri nё fund tё vitit 2012, ka vijuar pagesa e dietës ditore për Ministrin në masën 3,000 lekë dhe shpenzimet e fjetjes sipas njё kontrate qiraje me 600 euro/muaj, të cilat për 24 muaj janë përllogaritur nё shumёn 14,400 euro.

Krahas vlerёs sё qirasё mujore prej 600 euro nё muaj, duke filluar nga data 4 nёntor 2010 dhe nё vazhdim, ish-Ministri z. Ksera ka pёrfituar kredinё e disbursuar dhe trajtimin me dietёn respektive 3,000 lekё nё ditё.
 
5.4 Nga verifikimi i dosjesve tё kredive pёr zyrtarёt B F K nga Ministria e Drejtёsisё dhe z. A V D trajtuar nga Kёshilli i Ministrave, rezulton se nё bazё tё pikёs 9.5 tё Kontratave tё kredisё të lidhur me BKT, kredimarrёsit janё dorёzanёs tё njёri-tjetrit dhe kanё blerё tё njёtёn banesё me sipёrfaqe 107.24 m2, nё Zonёn A tё Vilave nё vilёn nr.9, Ap.2, (tipi 2+1), i ndodhur nё Gjirin e Lalzit, Durrёs, qё po ndёrtohet nga Shoqёria “Lura” shpk, nё bazё tё lejes sё ndёrtimit tё miratuar me vendimin e KRRT Qarku Durrёs nr.10, datё 19.10.2001 nё emёr tё palёs blerёse z.A D dhe znj.B K, sipas kontratёs sё sipёrmarrjes me nr. 2765 rep, nr.1299 kol, datё 26.7.2010 (hartuar nga noterre A.Mallkuçi).

Konkretisht:
Z. A V D, trajtuar me kredi sipas kontratёs sё kredisё bankare tё lidhur me datёn 20.08.2010, (data e fillimit tё kredisё 24.8.2010) nё shumёn 5 milionё lekё me 4% interes. Kontrata ёshtё lidhur nё Dhomёn e Noterёve Tiranё Nr. 2527 Rep dhe nr. 854 kol. Pёr z.A D janё regjistruar nё kontratё si dorёzanёs zj.B K, z.F K, zj.F K. Nё Aneksin e Elementeve Specifike tё Kredisё, shprehimisht thuhet se “kredia e miratuar nga autoritetet pёrkatёse tё bankёs do tё pёrdoret si mё poshtё: ”Shuma e kredisё prej 5 milionё lekё, do tё pёrdoret pёr likujdimin e vlerёs sё mbetur tё çmimit tё apartamentit dhe shuma e disburduar do tё transferohet nga llogaria e kredisё nё favor tё shitёsit tё objektit tё kredituar, shoqёrisё “Lura” shpk me transfertё bankare nёpёrmjet BKT-sё.”

Zj.B F K trajtuar me kredi sipas kontratёs sё kredisё bankare tё lidhur me datёn 20.08.2010, (data e fillimit tё kredisё 24.8.2010) nё shumёn 5 milionё lekё me 4% interes. Kontrata ёshtё lidhur nё Dhomёn e Noterёve Tiranё Nr. 2528 Rep dhe nr. 855 kol. Pёr zj.B K janё regjistruar nё kontratё si dorёzanёs, z.F K, zj.F K dhe z.A D. Nё Aneksin e Elementeve Specifike tё Kredisё, shprehimisht thuhet se “kredia e miratuar nga autoritetet pёrkatёse tё bankёs do tё pёrdoret si mё poshtё: ”Shuma e kredisё prej 5 milionё lekё, do tё pёrdoret pёr likujdimin e vlerёs sё mbёtur tё çmimit tё apartamentit dhe shuma e disburduar do tё transferohet nga llogaria e kredisё nё favor tё shitёsit tё objektit tё kredituar, shoqёrisё “Lura” shpk me transfertё bankare nёpёrmjet BKT-sё.” .
 
Nё dosjen e kredisё sё znj.B K, gjendet fotokopje e deklaratёs noteriale e datёs 21.7.2010, ku nё pikёn nr.1 ajo deklaron se “jam e martuar, me 2 fёmijё tё moshave 8 dhe 2 vjeç, dhe nuk kam person tjetёr nё ngarkim”.

Nё dosjen e kredisё sё z.A D nuk ka asnjё dokument tjetёr pёrveç kontratёs origjinale me BKT dhe kredia ёshtё pёrdorur pёr blerje banese nё Durrёs.
Pёr sa sipёr ёshtё vepruar nё kundёrshtim me:

a) Pikёn nr. 2 tё VKM nr. 600/2007, i ndryshuar, ku thuhet:
“Të gjitha subjekteve të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës apo të funksionit shtetëror, të sipërpërmendur, kur kanë nevojë për strehim a sipërfaqe banimi shtesë, u lind e drejta të kërkojnë trajtim, me kredi, me kushte lehtësuese, nga shteti, për blerje banese apo sipërfaqe shtesë banimi, në vendin e ushtrimit të detyrës, që, në kuptim të këtij vendimi nënkupton territorin e rrethit, ku ndodhet selia administrative e organit, ku subjekti kryen funksionin a ushtron detyrën”

b) Pikёn nr.21/3 tё udhёzimit tё MPPT dhe MF nr. 6257/2008, i ndryshuar, ku thuhet:
“Banka akordon kredinë për subjektin që ka përfituar sipas VKM nr.600/2007, i ndryshuar, vetëm për blerje banese nё qytetin ku subjekti ushtron veprimtarinë për të cilën ka përfituar të drejtën e subvencionimit”.
 
5.5. Nё 3 raste kredimarrёsit kanё marrё kredi lehtёsuese, pёr tё shlyer njё kredi tregtare tё marrё mё parё, mbi bazёn e tё cilës ata kanё blerё banesё.
1. Z.A Y S, Kёshilltar i Ministrit nё MTKRS, trajtuar me kredi sipas kontratёs sё lidhur me datёn 11.04.2011,me nr. 811 rep. dhe nr. 405 kol. nё shumёn 5 milionё lekё me 4% interes. Nё Aneksin e Elementeve Specifike tё Kredisё, thuhet se: ”Shuma e kredisё prej 5 milionё lekё, do tё pёrdoret pёr likujdimin e kredisё ekzistuese qё klienti ka marrё pranё BKT dega “A.Frashёri” pёr blerje shtёpie”.

2. Z.P Xh P, Drejtor Drejtorie nё Ministrinё e Drejtёsisё, trajtuar me kredi sipas kontratёs sё lidhur me datёn 09.08.2011, nё shumёn 5 milionё lekё me 4% interes.Nё Aneksin e Elementeve Specifike tё Kredisё, thuhet se: Shuma e kredisё prej 5 milionё lekё, do tё pёrdoret pёr likujdimin e kredisё ekzistuese qё klienti ka marrё pranё BKT.
 
5.6. Kredia pёr z.Rexhep Osman Polisi, lidhur nё datёn 19 shkurt 2013, nё vlerёn 5 milionё lekё, ёshtё pёrfshirё nё listёn e familjeve tё funksionarёve tё dёrguar nga ana e MTKRS me shkresёn nr. 6295 prot, datё 25.08.2010 tё nёnshkruar nga ish-Sekretari i Pёrgjithshёm z.Bashkim Shehu, dhe ripёrcjellё me nr. 1094/1 datё 15.02.2013 nga ish-Sekretari i Pёrgjithshёm Murat Mehmeti. Nё numrin rendor 4 tё kёsaj liste, ёshtё shёnuar emri i z. Rexhep Polisi me 3 anёtarё, pozicioni sipas pikёs nr.1 tё VKM nr. 600/2007 –personalitet dhe vlera maksimale e kredisё qё pёrfiton: deri nё 5 milionё lekё me interes 4%. Nё dokumentacionin e paraqitur nё dosje bёjnё pjesё çertifikata familjare, deklarata personale dhe e bashkёshortes se nuk ka pronёsi dhe detyrime si dhe vёrtetimit tё Drejtorisё Rajonale tё Tatime Taksave Tiranё tё datёs 08.02.20013. Gjithashtu, nё dosje ndodhet dhe vёrtetimi i datёs 08.02.2013 lёshuar nga Gazeta “Rilindja Demokratike”, qё konfirmon se “Z.Rexhep Polisi punon gazetar nё gazetёn “RD” qё nga viti 1998 me kontratё pune dhe me pagё mujore 65 mijё lekё”. Nuk ka asnjё dokument qё e vlerёson z.Polisi personalitet tё njё fushe, mbi çfarё kriteresh ёshtё etiketuar si i tillё ky pёrfitues etj.
 
5.7. Nё 1 (një) rast ёshtё trajtuar me kredi pёr zgjerim shtetasi Ç S D, nga listat e Ministrisё sё Arsimit dhe Shkencёs, me datё 7.7.2011, mirёpo nga 2.5 milionё lekё qё i takon nё bazё tё pikёs nr.10 tё VKM nr. 600,2007, ёshtё trajtuar me 5 milionё lekё, nё kundёrshtim me kёrkesat e kёtij vendimi. Po kёshtu, znj.L M (nr. 75 nё listёn me 145 pёrfitues) ёshtё trajtuar nga Kuvendi me kredi me datёn 15.6.2011, nё shumёn 5 milionё lekё si drejtore e pёrgjithshme, ndërkohë që znj.Mlloja ka deklaruar se ka njё banesё por “sipas VKM nr. 600 jam e pastrehё”. Nё fakt nuk ka asnjё lloj dokumentacioni pёr tё gjykuar nёse duhej trajtuar me kredi pёr banesё apo pёr zgjerim.
 
5.8. Për rastin e z. O E B, trajtuar nga Kёshilli i Ministriave (nr. 46 nё listёn e EKB me 145 kredimarrёs) konstatohet se:

-Nё dosjen e dorёzuar pranё EKB ndodhet vetёm kontrata e kredisё bankare lidhur më datё 12.02.2011, (data e fillimit tё kredisё 17.2.2011) nё shumёn 5 milionё lekё me 4% interes. Kjo kontratë ёshtё lidhur nё Dhomёn e Noterёve Durrёs nr. 753 Rep dhe nr. 241/3 kol. dhe pёr z. Bylykbashi ёshtё regjistruar si dorёzanёs znj. V F.
Nё pikёn 9.1, tё nenit 9 tё kёsaj kontrate, ёshtё referuar se: “Kredimarrёsi dhe dorёzanёsi kundrejtё kredisё sё dhёnё nga banka, sigurojnё kёtё tё fundit me anё tё garancisё pёrfaqёsuar nga barra mbi depozitёn bankare:

9.1.1 “Depozitё Bankare me titullar z.O B nё shumёn totale 40.000 (dyzetёmijё) euro, nё Degёn/Agjencinё Shkolla e Baletit, e cila do tё barrёsohet nё favor tё BKT, Agjencia Shkolla e Baletit”.

-Bazuar nё Aneksin e Elementeve Specifike tё Kredisё, shprehimisht thuhet se “kredia e miratuar nga autoritetet pёrkatёse tё bankёs do tё pёrdoret si mё poshtё: ”Shuma e kredisё prej 5 milionё lekё, do tё pёrdoret pёr likujdimin e vlerёs sё mbetur tё çmimit tё apartamentit dhe shuma e disburduar do tё kalojё nga llogaria e kredisё nё favor tё shitёsit tё objektit tё kredituar, Shoqёrisё “2S” shpk me transfertё bankare nёpёrmjet BKT-sё. Pas marrjes sё titullit tё pronёsisё pёr apartamenin objekt kredie (aparatmenti 72 m2) kati i parё i banimit, pjesa e objektit godinё banimi dhe shёrbimi me 5 kate mbi tokё dhe 1 kat nёn tokё podrum, Lagjia Nr. 4, Rruga “Skёnderbej” Durrёs, ndёrtuar nga Shoqёria“2S” shpk me leje ndёrtimi e miratuar me Vendimin e KRRT nr.02, datё 31.03.2009 Bashkia Durrёs, z. O B duhet ta paraqesё kёtё dokument pranё BKT Dega Shkolla e Baletit”.
 
Pёr sa sipёr ёshtё vepruar nё kundёrshtim me:

a) Pikёn nr. 2 tё VKM nr. 600,2007, i ndryshuar, ku përcaktohet:
“Të gjitha subjekteve të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës apo të funksionit shtetëror, të sipërpërmendur, kur kanë nevojë për strehim a sipërfaqe banimi shtesë, u lind e drejta të kërkojnë trajtim, me kredi, me kushte lehtësuese, nga shteti, për blerje banese apo sipërfaqe shtesë banimi, në vendin e ushtrimit të detyrës, që, në kuptim të këtij vendimi nënkupton territorin e rrethit, ku ndodhet selia administrative e organit, ku subjekti kryen funksionin a ushtron detyrën”

b) Pikёn nr. 6/ç tё vendimit, ku pёrcaktohet se:
“nuk kanë në pronësi të tyre apo bashkëshortit/tes pasuri të luajtshme, mjete motorike për qarkullim në tokë/det/ajër, likuiditete, tituj pronësie, përfshi edhe të drejta reale pasurore, me vlerë më të madhe se vlera e shumës maksimale për kreditim”.

c) Pikёn nr.21/3 tё udhёzimit tё MPPT dhe MF nr. 6257/2008, i ndryshuar:
“Banka akordon kredinë për subjektin që ka përfituar sipas VKM nr.600, datë 12.09.2007 vetëm për blerje banese në qytetin ku subjekti ushtron veprimtarinë për të cilën ka përfituar të drejtën e subvencionimit”.
 
5.9. Nё 1 (një) rast ёshtё trajtuar me kredi lehtёsuese pёr banim shtetesja E Z H, nga listat e Ministrisё sё Punёve tё Jashtme, me datё 06.12,2011 nё shumёn 5 milionё lekё. Nё dosjen e kredisё, dokumentet dhe vёrtetimet janё fotokopje tё panoterizuara, ndonёse ato i janё pёrcjellё EKB-sё nga Sekretari i Pёrgjithshёm i kёsaj Ministrie me nr. 9691 prot, datё 09.09.2011. Madje, dokumentet janё tё palexueshme dhe vёrtetimet nga Dega e Tatim Taksave Tiranë dhe ZRPP pёr znj.E H dhe bashkёshortin G G, janё tё vitit 2008./Shqiptarja/

 

 
Lajme Shqip Thursday, 19 September 2013 12:29

Tiranë- Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka akuzuar qeverinë në ikje për bastisje të zyrave të shtetit.

“Bastisja ka ndodhur nga Kuvendi, Kryeministria e deri në çdo  ministri. Kanë marrë gjithçka. Nga pikturat në mure, suvenire të ndryshëm, vendosur në ambiente të posaçme të po këtyre zyrave, kompjuterë dhe hard disk-e të kompjuterëve që janë zëvendësuar me të tjerë, që nuk kanë as edhe një program të vetëm të instaluar.

Madje një ministër kish lyer zyrën vende- vende dy ditë para se të largohej prej andej, me qëllim qe të mos dukeshin gjurmët e pikturave të marra nga muret!”,shkruan Braçe në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, ministrat e qeverisë së ikur kanë dhënë arsye tërësisht banale për një fenomen të tillë.

“Arsyeja që kanë dhënë është tërësisht banale: I kemi pasur dhurata personale, por që i kemi mbajtur në zyrat publike të shtetit”.

Braçe shkruan se: “Kjo bastisje është vjedhja e fundit. Asnjë zyrtar i shtetit nuk merr dhurata personale për zyrën e shtetit. Secili prej tyre i merr ato për shkak të funksionit që ka. Askush nuk ka deklaruar deri më sot dhuratat e marra gjatë e për shkak të detyrës. Askund nuk ekziston ndonjë regjistër për dhuratat e mara nga zyrtarët e shtetit gjatë e për shkak të detyrës”.

Braçe shton se “kjo bastisje nuk duhet falur”./tema/

 
Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 11:09

Tiranë- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas publikimit të dokumenteve nga ana e gazetës TemA, të cilat vërtetojnë së vjehrri i presidentit Bujar Nishani, është trashëgimtar i ligjshëm i një pjese prone tek PD. Braçe shprehet se Nishani tashmë është kapur mat dhe duhet të hetohet penalisht, pasi ka shkaktuar një shkelje skandaloze të ligjit.
“Një president i kapur mat. Të gjitha provat që akuzojnë Presidentin e Republikës:
Ja që ka pronë;
Ja që e kanë pjesëtarë të familjes së tij;
Ja që është në territorin e zyrave të PD-së
Të gjithë ata që nga PD kanë folur për këtë çështje, kanë thënë: Godina e PD është pronë e vjetër e ish-pronarëve dhe ajo do ju kthehet atyre. Pikërisht për këtë arsye Shtëpia Qendrore e Ushtrisë duhet të strehonte PD-në.
Pra, selia aktuale e PD duhet të boshatisej dhe PD duhej të strehohej në një seli të re. Pikërisht për këtë arsye, Presidenti i Republikës lejoi Qeverinë të vendoste në mënyrë të paligjshme. Presidenti i Republikës vendosi një javë më pas të “plotësonte letrat” për të bërë “të ligjshëm” vendimin e Qeverisë.
Ky është një skandal shumë i madh. Është i zbardhur, por duhet të hetohet penalisht”, shprehet deputeti socialist.