Lajme Shqip Saturday, 28 September 2013 15:04

Ankara- Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka ndaluar fjalimin e tij para simpatizantëve, derisa ka përfunduar thirrja e ezanit (ritualit para faljes për myslimanët).

Erdogan ka pritur për më shumë se 2 minuta derisa ezani ka përfunduar derisa dëgjohej në një xhami aty afër ku po mbahej tubimi i kryeministrit turk me simpatizantët e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Erdogan bën një gjest të tillë, qoftë fetar apo kombëtar.

Janë të njohura veprimet e tij në takime ndërkombëtare me liderë botëror, ku ai disa herë është ulur për të marrë nga toka flamurin e Turqisë, në mënyrë që të mos shkelë në të. 

 

Video: http://www.youtube.com/watch?v=r0pboLbPB8Y#t=14

 
Lajme Shqip Wednesday, 18 September 2013 18:21

Ankara – Organizata terroriste turke “Ergenkon”, është zbuluar në çastet e fundit se kishte planifikuar një atentat ndaj kryeministrit të Rexhep Tajip Erdogan, me qëllim vrasjen e tij.
Grupi “Ergenkon” kishte plan t’i bënte atentat kryeministrit Erdogan gjatë vizitës që do të zhvillonte në Rejnhalli. Por, sipas një dëshmitari të organizatës, plani i menduar nga 15 persona, ka dështuar në momentet e fundit. Kryeministri turk, vizitoi Rejhallin, në provincën Hatay, që t’i shprehte ngushëllime familjeve të viktimave, të humbur gjatë një shpërthimi nga forcat siriane. Pas kësaj vizite në sipërfaqe dolën pretendimet për atentat ndaj Erdoganit. Një prej pjesëtarëve të ekipit terrorist, me pseudonimin “Lodos” ka rrëfyer, se edhe ai kishte qenë pjesë e planit të përbërë nga 15 persona, që po i përgatisnin atentat kryeministrit turk, njoftojnë mediet turke.

Sipas “Lodos”, kanë qenë mosmarrëveshjet midis pjesëtarëve të ekipit ato që pamundësuan realizimin e planit për vrasjen e Erdoganit. Dëshmitari ka deklaruar se ekipi i tij është ende aktiv dhe pret momentin e përshtatshëm për ta realizuar qëllimin. Edhe në muajin maj të vitit 2011 në momentet e fundit ishte penguar një atentat ndaj kryeministrit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Në atë kohë, Erdogan, ishte duke shkuar në mitingun e qytetit Trabzon, kur u sulmua nga një turmë njerëzish. Por fatmirësisht Erdogan nuk pësoi asgjë, pasi forcat e sigurisë vepruan në kohë. Nga ky incident mbeti i plagosur një nga pjesëtarët e sigurisë së kryeministrit, i cili ra nga autobusi dhe përfundoi nën rrota./epoka e re/

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 September 2013 15:47

Ankara – Një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë. Ajo, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediet turke dhe transmeton gazeta austriake Tiroler Tageszeitung.
Në mesin e karikaturave të “inkriminuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës “Don Quichotte”.
Ekspozita qe hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim.
Botuesi i kësaj reviste Erdogan Karayel i cili jetin në Gjermani ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i pa marrë me mend, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, gazetat turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk. /albinfo/
Tre persona janë akuzuar zyrtarisht për rastin e revistës Kosovo 2.0, njofton misioni evropian për sundim të ligjit.

 
Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 11:26

Ankara – Gjatë një deklarate për rrjetin televiziv turk NTV, ku u shpreh se një ndërhyrje e kufizuar në Siri nuk do të ishte e mjaftueshme, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi se në rastin e Sirisë duhej një ndërhyrje si ajo e Kosovës.

“Duhet të bëhet një ndërhyrje si ajo e Kosovës. Një ndërhyrje një ose dyditore do të ishte e pamjaftueshme. Qëllimi kryesor duhet të jetë detyrimi i regjimit për braktisjen e pushtetit”, theksoi Erdogan.

Ndërkohë,  presidenti Francez Fransua Hollande deklaron se vendi i tij mund të marrë pjesë në cdo aksion ushtarak mbi Sirinë, edhe pa praninë e Britanisë së Madhe./BW/

 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 12:41

Ankara – Edhe kryeministrat përloten. Kjo gjë i ka ndodhur edhe kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan pasi ka dëgjuar letrën e një babai egjiptian, i cili humbi vajzën e tij 17 vjeçare.
Letra ishte shkruar nga Mohamed Al-Beltag, një nga drejtuesit e Vëllazërisë Myslimane, i cili ndër të tjera fliste për Esmanë vajzën e tij, që kishte vdekur.

 

Video:  http://www.youtube.com/watch?v=HydJykfo3sk

 
Lajme Shqip Thursday, 08 August 2013 13:34

Tiranë – Vizita e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama në Turqi, vazhdon të ngacmojë mediat në Tiranë.
Kështu, e përditshmja Shqip shkruan se përfshirja e Turqisë në rrethin e afërt të partneritetit të Shqipërisë nga qeveria e re socialiste që pritet të marrë pushtetin në shtator nuk është e rastësishme.
Turqia është një vend, i cili në ndryshim nga një pjesë e mirë e vendeve të Eurozonës, jo vetëm nuk pësoi recesion ekonomik, por ka arritur të shënojë rritje të konsiderueshme ekonomike.
Kjo sigurisht është përkthyer në një rritje të investimeve turke nga viti në vit në Shqipëri, madje dyfishim i tyre në vetëm katër vite.
Nëse i referohesh shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, shihet qartë se vetëm gjatë katër viteve 2007-2011, Turqia ka pothuajse dyfishuar investimet në Shqipëri, nga 154 milionë euro që ka pasur në 2007-n në 282 milionë euro në vitin 2011, shkruan Tema. 
Por pavarësisht premisave të Turqisë si një fuqie e re ekonomike në rritje, jo vetëm investimet e saj, por dhe importet në Shqipëri mbeten të ulëta krahasuar me fqinjët dhe partnerët tradicionalë të Shqipërisë, si Italia dhe Greqia.
Referuar të dhënave zyrtare në Bankës së Shqipërisë të publikuara deri në vitin 2011, Turqia rezulton të përfaqësojë rreth 9.3 për qind të investimeve në Shqipëri.
Kurse ish- ministri i Jashtëm, Paskal Milo, në një intervistë për gazetën Panorama thotë se Rama do e ngrejë Turqinë në nivel partneri strategjik.
“Në të vërtetë, në traditën e politikës së jashtme shqiptare të mbi 20 viteve të fundit, partnerë strategjikë tanët janë konsideruar SHBA, Italia dhe Greqia, si dy fqinje të drejtpërdrejta të Shqipërisë. Ndërkohë që Turqia, si një vend i madh dhe me një histori marrëdhëniesh me Shqipërinë, nuk është konsideruar zyrtarisht si një partner strategjik, por marrëdhëniet kanë qenë të tilla dhe në praktikë ajo gjithnjë është konsideruar si partner. Zoti Rama, me këtë vizitë dhe me këto deklarata, premton ta ngrejë edhe zyrtarisht në nivelin e partnerit strategjik. Nuk duhet të harrojmë që Turqia, sikurse dhe Greqia e Italia, janë vende anëtare të NATOsë ku Shqipëria ndan me ta të gjitha partneritetet strategjike të kësaj aleance. Pra, vizita e zotit Rama, veçanërisht në Turqi, e dha qartë këtë mesazh partneriteti strategjik të një vendi që përveç të tjerave, është pra dhe aleat strategjik në NATO,” thekson Milo.

 

 
Lajme Shqip Sunday, 04 August 2013 13:57

Ankara- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Stamboll ku u takua me Kryeministrin turk Erdogan. Tema kryesore e bisedës ishte bashkëpunimi reciprok mes dy vendeve, sidomos në fushën e shëndetësisë, energjisë, turizmit dhe infrastrukturës.

Bashkëpunimi në NATO ishte një tjetër temë e rëndësishme e bisedës mes dy Kryeministrave që marrëdhënien mes dy vendeve e konsideruan strategjike.

Në një prononcim të bërë menjëherë pas takimit, Rama u shpreh se Turqia mbet një partner strategjik i Shqipërisë me të cilën qeveria e tij do nisë një bashkëpunim intensiv të panjohur më parë.

“Takimi me kryeministrin Erdogan ishte vazhdimi i një bisede të filluar për të vendosur së bashku piketat e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë që do të jetë një bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë. E për këtë arsye ne ngritëm paraprakisht një grup pune, ndërsa sot erdhëm me disa nga ministrat që ishin dhe pjesëtarë të grupit të punës për të çuar përpara idetë dhe për të hedhur draftin më elementar të një projekti të përbashkët bashkëpunimi dhe zhvillimi. Ne e konsiderojmë Turqinë një partner strategjik dhe ne kemi vlerësuar se ky partneritet ka një potencial të jashtëzakonshëm e të pashfrytëzuar dhe jemi të bindur se në katër vitet e ardhshme do bëjmë të mundura gjëra të cilat fatkeqësisht në të shkuarën nuk janë bërë dot të mundura”, shprehet ai, raporton Ballkan Web.

Në këtë vizitë, Kryeministri Rama shoqërohej nga anëtarët e kabinetit të ardhshëm Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Saimir Tahiri dhe Edmond Haxhinasto.

 
Lajme Shqip Saturday, 20 July 2013 15:15

Ankara- Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Perëndimin dhe kombet arabe për “standarde të dyfishta” pasi nuk dënuan përmbysjen e presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi.

Turqia doli të jetë një prej kritikëve më të mëdhenj ndërkombëtar, në atë që e ka quajtur si “grusht shteti të papranueshëm”, pasi ushtria përmbysi presidentin e zgjedhur Morsi, më 3 korrik.

Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur shqetësimin e tyre për rrëzimin e Morsit dhe kanë bërë thirrje për rikthimin e shpejt të demokracisë.

“Shtetet të cilat përqafojnë dhe iu bënë për demokracinë, nuk duhet të sillen me standarde të dyfishta kundrejt ngjarjeve të tilla, dhe duhet të thonë se kur diçka është e gabuar, se ajo është e gabuar”, Erdogan iu tha ambasadorëve perëndimorë dhe atyre arabë.

As Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian nuk e kanë quajtur përmbysjen e Morsit si grusht shteti, pasi kjo gjë do të çonte automatikisht në imponim të sanksioneve kundër Egjiptit.

 

 

 
Lajme Shqip Sunday, 07 July 2013 18:28

Ankara – Ndërsa Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan u përball me protesta masive në qytetet anembanë vendit, njerëzit në disa vende të Ballkanit dolën të tregojnë mbështetjen e tyre për kryeministrin. 
Në një takim pro-qeveritar të organizuar nga Partia për Drejtësi e Zhvillim (AKP) në pushtet, Erdoan falënderoi mbështetësit ndërkombëtarë të tij për solidaritetin e tyre. 
“E dëgjoftë Sarajeva britmën tuaj,” i tha Erdogani një turme mbështetësish në Stamboll, sipas një transkriptimi në faqen në internet të AKP-së. “Të bërtitni kaq fort sa atyre që komplotojnë kundër Turqisë nga zyrat, studiot e kompjuterët e tyre t’u dridhen këmbët.” 
Erdogani vazhdoi: “A është Shkupi, Maqedonia këtu? A janë Gostivari, Prizreni e Prishtina këtu? A është Bosnjë dhe Hercegovina, Sarajeva këtu? U dërgoj përshëndetje nga Stambolli atyre që kanë dalë në rrugë për ne në të gjitha anët e botës, vëllezërve të mi që nuk i kanë kursyer lutjet për ne.”
Nuk ka mungesë të admiruesve të Erdogan në Ballkan. Për të tjerë, megjithatë, reagimi i ashpër i qeverisë turke ndaj demonstruesve u kujtonte atyre të kaluarën autoritare të rajonit. 
Fjalimi i Erdgoanit e intensiteti i reagimeve tregoi lidhjet në rritje midis Turqisë e Ballkanit pas një dekade shtrirjeje agresive nga AKP, thanë analistë e shtetas. 
“BiH ka marrëdhënie historike me Turqinë. Jemi të lidhur me ura miqësie për shekuj. Falënderoj [kryeministrin] e Turqisë për theksimin e këtij fakti edhe një herë,” tha për SETimesbanori i Sarajevevës Osman Sejdinoviç, 39 vjeç. 
Nga pikëpamja e Erdoganit, thirrja ndaj Ballkanit ishte një mënyrë për të kundërshtuar kritikën e politikës së jashtme të partisë së tij, shtoi Ajzenhamer.
“Duke u përqendruar në popullaritetin e tij në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë e Sarajevë, Erdogan dërgoi një mesazh ndaj gjithë kundërshtarëve të tij se me gjithë problemin sirian, partia e tij, me siguri ka forcuar pozitën e Turqisë në rajon,” tha ai për SETimes.
Por shtetas në Ballkan ishin larg nga të qenit unanimë në lavdërimin e Erdoganit. Ditë pas një takimi pro-Erdogan në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, një grup organizoi një demonstratë në Universitetin Politeknik të Tiranës për të treguar solidaritetin me demonstruesit turq. Në të ishin rreth 20 vetë. 
Maja Petrovi, 32 vjeçe, një arkitekte nga Beogradi, sheh gjurmë të ish-autokratit serb Sllobodan Milosheviç në shtypjen nga policia të demonstruesve në Sheshin Taksim të Stambollit. 
“Kishim një gjendje shumë të ngjashme gjatë viteve 1990 kur Milosheviç na sulmoi me gaz lotsjellës, ujë me presion e shkopij,” tha ajo për SETimes. 
Trazira në qytetet turke nisi më 31 maj kur policia bastisi një kamp proteste kundër planeve të qeverisë për të ri-zhvilluar një nga hapësirat e fundit të gjelbra në qendër të Stambollit. Demonstratat, që më pas u bënë një tribunë e ndjeshme për pakënaqësi më të përgjithshme ndaj AKP-së, u përhapën në gjithë vendin. Planet e ri-zhvillimit u prishën më pas, por protestat vazhdojnë në forma më të vogla. 
Së paku shtatë vetë u vranë në trazirën, me gati 8,000 vetë që morën plagë. Erdogan ka kundërshtuar kritikën nga grupet e të drejtave të njeriut se policia u përgjigjej në mënyrë të shpërpjesëtuar. Në vend të kësaj, ai ka lavdëruar policinë për “heroizmin” e tyre. Erdogan e zyrtarë të tjerë të AKP-së kanë hedhur poshtë demonstratat si një komplot i thurur nga provokatorë e degë të mediave të huaja. /Zhurnal/LSH/

 
Lajme Shqip Sunday, 23 June 2013 10:17

Ankara – Ankaraja ka përmbyllur një javë jo edhe aq të qetë. Megjithëse protestuesit që prej fillimit të javës që po lëmë pas, zgjodhën një mënyrë të re të të protestuarit, megjithatë situata në Turqi nuk ka kaluar pa incidente.
Nëpër rrugë, njerëzit kanë qëndruar duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit, ka thënë se protesta të tilla, “rrjedhin nga një qendër” dhe se prapa tyre qëndron dikush që po tenton të prishë imazhin e fuqishëm të disa shteteve, si vetë shtetin e tij, por edhe Brazilin së fundmi.
“Ata kanë vendosur një hije të keqe për Turqinë, duke i dhënë një hije të zezë Turqisë si fuqi ndërkombëtare. Tani ata po luajnë lojën e njëjtë edhe në Brazil. Loja është e njëjtë, simbolet janë të njëjta, thirrjet janë të njëjta, Twitter dhe Facebook po përdoren në mënyrë të njëjtë dhe mediat ndërkombëtare po reagojnë njëjtë; I gjithë ky organizim ka qendrën e njëjtë”, ka thënë Erdogan, raporton Euronews.