Lajme Shqip Sunday, 23 March 2014 15:50

Një avion ushtarak sirian është qëlluar dhe rrëzuar pranë kufirit më Turqinë. Agjencia e lajmeve BBC njoftoi se avioni ushtarak është rrëzuar shumë pranë kufirit dhe se vetë kryeministri Taip Erdogan ka marë përsipër goditjen e avionit sirian. 

“Avioni dhunoi hapësirën ajrore të Turqisë”, tha Edrogan. 
Kryeministri turk përgëzoi forcat ushtarake për këtë mision. 
Incidenti ndodhi në zonën e njohur ku rebelët sirianë dhe forcat e qeverisë luftojnë për të pasur nën kontroll pion kufitare. 

Ndërkaq qindra civilë kanë kaluar kufirin sirian drejt Turqisë me qëllim që ti shpëtojnë konfliktit 3-vjecar që po shkatërron vendin. 
Më shumë se 100 mijë persona janë vrarë që prej nisjes së konfliktit sirian. 
Sipas OKB, 6.5 milionë sirianë janë përfshirë nga lufta civile, ku 2.5 milionë janë larguar si refugjatë nga vendi. 

Mikpritësi më i madh i refugjatëve është Libani, më pas Jordania dhe i treti Turqia.

 
Lajme Shqip Saturday, 18 January 2014 21:21

Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan deklaroi të premten se nuk do e toleronte korrupsionin as në familjen e tij. Ai është shprehur se nuk do njihte fëmijët e tij nëse ndonjë prej tyre do të ishte përfshirë në korrupsion.

“Ne duhet të llogarisim veten para se të merremi në llogari(në Ditën e Gjykimit). 

Më lejoni të jem i qartë, në qoftë se njëri nga fëmijët e mi do të ishte përfshirë në korrupsion, unë nuk do e njihja”, ka thënë Erdogan në aktivitetin e zhvilluar me rastin 100- vjetorit të shkollave të larta të njohura si Imam Hatip. 
Pak ditë më parë autoritetet turke pushuan nga detyra disa prokurorë të lartë si dhe kryeprokurorin e Stambollit. Që nga koha kur Prokuroria e Stambollit ka nisur një operacion të gjerë antikorrupsion në rrethin e ngushtë të kryeministrit Erdogan, qeveria ka filluar spastrimin masiv në radhët e policisë dhe gjyqësorit, shkruan ballkanweb. 
Për kryeministrin turk, i cili i ka shpallur luftë të hapur ish-aleatit të tij Fetullah Gylen, i cili drejton një vëllazëri të fuqishme fetare të kudondodhur në këto dy korporata profesionale, ky operacion i gjerë është “një operacion i ndyrë” kundër qeverisë së tij.

 
Lajme Shqip Thursday, 09 January 2014 15:21

Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan ka nisur një sulm të hapur mbi lëvizjen Gylen, e ndërsa duket se nuk është aspak i gatshëm të marrë përgjegjësi politike për korrupsionin brenda qeverisë së tij.

Përveç kritikave verbale,Erdogan ka nisur nisma ligjore për të dëmtuar veprimtarinë e Lëvizjes, duke u munduar të ngushtojë fushëveprimin e tyre, raporton bashkëpunëtori i Portalit Albeu nga Ankaraja.

Në të njëjtën kohë, qeveria e kryeministrit turk ka shkarkuar nga detyra dhe dërguar në pozicione më të ulta dhe pasive mbi 2000 drejtues policie, aq sa këto lëvizje në polici janë bërë objekt humori në rrjetet sociale pasi ka raste që një drejtori policie, brenda 2 javëve i është ndryshuar vendi i punës 4-5 herë, shkruan albeu.

Hakmarrja e Erdogan nuk është kufizuar vetëm në polici. Prokuroria gjithashtu është trondtiur nga ndryshime pozicionesh të imponuara nga qeveria. Dhjetëra prokuror janë ndryshuar gjatë ditëve të fundit ndërsa vala e shkarkimeve ka vazhduar edhe në televizionin shtetëror, dhe në drejtoritë më të rëndësishme të ministrisë së brendshme, të drejtësisë dhe asaj të financave.

Të shkarkuarit, akuzohen nga Erdogan se janë mbështetës të Lëvizjes Gylen. Erdogani dhe pasuesit e tij flasin për struktura paralele në aparatin e shtetit që synojnë të përmbysin qeverinë dhe për t’i shkatërruar këto struktura nevojiten shkarkime masive.

Kritikat në drejtim të kryeministrit Erdogan sa vjen e shtohen nga brenda dhe jashtë ndërsa BE vazhdimisht i ka tërhequr vëmendjen qeverisë turke që të lërë të lirë Prokurorinë të bëj detyrën si e pavaruar dhe të luftojë korrupsionin.

Mediat turke gjithashtu nënvizojnë faktin se në dy muajt e fundit, asnjë zyrtar nga shtetet e BE-se nuk ka vizituar Turqinë e as kryeministri turk nuk ka bërë ndonjë vizitë në njërin nga këto shtete, që spjegohet me krizën e thellë në marrëdhëniet Turqi-BE.

Pavarësisht kritikave, Erdogan në dukje duket i pashqetësuar dhe vazhdon me hakmarrjen ndaj administratës ndërsa një sondazh i publikuar disa ditë më parë në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen pas 3 muajsh, ka bërë të ditur për ulje të mbështetjes së Erdogan nga 51% në 39% ndërsa një sondazh tjetër i publikuar sot nga kompania SONAR me pyetjen “nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare sot”, ka treguar një rënie në 42%, që është popullariteti më i ulët i partisë së Erdogan në 11 vjet qeverisje. /albeu.com/

 
Lajme Shqip Sunday, 29 December 2013 14:45

Protestat kanë vazhduar në sheshin Taksim të Stambollit, e ndërsa përleshje mes protestuesve dhe policisë nuk kanë munguar, njofton Time-al.

Vala e protestave e shtrirë edhe në qytete të tjera duket se ka vënë në pozita të vështira kryeministrin turk Rexhep tayip Erdogan. 

Protestuesit kërkojnë largimin e Erdoganit pas shpërthimit të një skandali korrupsioni ku fëmijët e tre ministrave, atij të Brendshëm, atij të Ekonomisë dhe atij të Mjedisit ishin mes shumë personave të arrestuar.

Policia turke po heton mbi një transfertë të dyshimtë parash për në Iran dhe për mitmarrje për projektet e ndërtimit, skandal ky që ka shkaktuar rënien e lirës kundrejt dollarit.

Por me gjithë valën e fundit të zemërimit Erdogan mbetet sfidues.  Ai thotë se nuk do të tërhiqet pavarësisht akuzave për korrupsion që detyruan tre ministra të dorëhiqen më herët gjatë javës. Erdogan bëri thirrje për të luftuar ndaj asaj që shihet si sfida më e madhe për qeverinë e tij në 11 vite detyrë.

Ai e cilësoi hetimin për korrupsion si një  fushatë të pistë.  ”Ata që e quajnë hetim për korrupsion janë të korruptuar vetë”, tha kryeministri turk Rexhep tayip Erdogan.

 
Lajme Shqip Friday, 20 December 2013 15:32

Ankara- Kryeministri turk, Recep Tayp Erdogan edhe njëherë me radhë ka tundur opinionin publik me deklaratat e tij.

Kësaj radhe, deklaratat e kryeministrit turk kanë të bëjnë me “Ëndrrën e re të Perandorisë Osmane” ku Erdogan ka thënë se territoret ballkanike i përkasin Turqisë.

“E jona është Thessaloniki mirëpo në të njëjtën kohë është edhe Komotini dhe Xanthi. Poashtu është edhe Kardzhali në Bullgari, Shkupi në Maqedoni dhe Prishtina e Sarajeva në Kosovë e Bosnje”, raportohet të ketë thënë, Erdogan. /Zëri/

 
Lajme Shqip Tuesday, 03 December 2013 15:51

Ankara- Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shkaktuar një stuhi politike në Turqi me thirrjen e tij për të ndaluarkonviktet e përbashkëta messtudenteve dhe studentëve.

Kryeministri tha se kjo ishte përgjigja e tij për shqetësimet e prindërve.

Sipas Erdogan, banimi i përbashkët mes vajzave dhe djemve universitarë është i papranueshëm dhe tha se qeveria do të mbyllë konvikte të tilla në 75% të universiteteve shtetërore, raporton albeu.

Kritikët e kanë akuzuar Erdogan për ndërhyrje në jetën private.

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 18:08

Ankara- Një propozim i Kryeminsitrit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan për të ndaluar bashkëjetesën e studenteve femra dhe meshkuj në objekte të përbashkëta ka nxitur reagime të shumta në Turqi.

Sipas mediave turke, bastisja e apartamenteve të femrave ka nxitur reagime edhe në praninë e tij.

Propozimi i Erdoganit është të mbahen larg njëri-tjetrit meshkuj dhe femrat e pamartuara.

“Askush nuk e di se çka po ndodhë në këto ambiente, të gjitha llojet e aktiviteteve të dyshimta mund të ndodhin. Pastaj prindërit ankohen dhe pyesin ku ishte shteti. Si parti demokratike dhe konservatore ne duhet të intervenojmë”, ka thënë Erdogan.

Sipas mediave turke, policia ka bastisur një apartament studentësh apra disa ditësh.

Policia ka pyetur se a jetojnë femra dhe meshkujt bashkë aty, porn ë vend të kësaj në xhepat e tyre ka gjetur nga 32 euro, shkruan zëri.

Deklarata e Erdoganit ka nxitur debat nëse shteti duhet të lejoj që të ndërhyj në jerën private.

 
Lajme Shqip Sunday, 27 October 2013 12:53

Tiranë -Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, në një intervistë për gazetën Panorama, vlerëson Italinë dhe Greqinë si partnere strategjike në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Sipas saj, deklaratat e bëra në Prizren nga kryeministri turk Erdogan, kanë të bëjnë me raportet e shtetit të Kosovës me Turqinë, dhe jo me Shqipërinë. Duke folur për qeverinë e re, Dade u sugjeron ministrave të rinj që të kenë në stafet e tyre këshillimore ekspertë me përvojë, ndërsa shton se roli i deputetëve të maxhorancës në Kuvend do të jetë monitorues dhe mbikëqyrës ndaj qeverisë. 

Që pas ardhjes në pushtet të së majtës, kemi disa pozicione të reja në politikën e jashtme, si partneriteti strategjik me Turqinë, por dhe një dimension i ri në marrëdhëniet me Greqinë dhe Italinë. Kemi teprime apo eufori në çështjet e politikës e jashtme të Shqipërisë?

Dade: k dua të flas për terminologjinë, sepse terminologjia në politikën e jashtme lë hapësira për interpretime të ndryshme. Dua t’i referohem asaj çka PS ka shprehur në programin e saj themeltar, elektoral e qeverisës, që partnerët strategjikë, duke iu referuar fqinjëve tanë, janë Italia dhe Greqia dhe në një rrafsh më të gjerë përcaktohet se me Turqinë Shqipëria do të ketë marrëdhënie strategjike. Nisur nga kjo, nuk ka asgjë të keqe nëse ne do të intensifikojmë përpjekjet tona lidhur me diplomacinë ekonomike dhe duke shfrytëzuar çdo hapësirë që investimet e huaja, përfshirë dhe ato turke, jo vetëm të jenë të pranishme në vend, por edhe të konsolidohen mbi bazën e interesit e përfitimit të ndërsjellë. 

Si e vlerësoni prezencën e investimeve turke në Shqipëri?

Dade: soj se dhe në momentin që flasim ka mjaft prezencë të kapitalit turk edhe në sektorin strategjik në Shqipëri. Do të ishte e udhës që ne të bënim një analizë të thellë, gjë që u takon, sigurisht, strukturave qeverisëse, sa efektive kanë qenë këto investime jo vetëm ato turke, por dhe investimet e tjera. Dy ditë më parë ishim në një takim me një grup monitorues të ministrive të jashtme të Suedisë, të Letonisë dhe të Spanjës, të cilët bënë një vizitë në vendin tonë për të monitoruar investimet përmes “Cooperazione italiana”. Sigurisht, një grup deputetësh kanë njohuri dhe kanë ndjekur në vazhdimësi edhe marrëveshjet në këtë kuadër, dhanë vlerësimet e tyre për ecurinë e këtyre investimeve. Do të kisha dëshirë që e njëjta gjë të ndodhte dhe me investimet e tjera në Shqipëri, në mënyrë që qeveria dhe Parlamenti të jene të mirinformuar për efektivitetin e investimeve të huaja në Shqipëri si dhe respektimit të termave të kontratave.

Në ç’nivele gjenden sot dy partnerët e vjetër strategjikë të Shqipërisë? 

Dade:  është partnerja kryesore në volumin e shkëmbimeve tregtare me vendet e BE; në Greqi, me gjithë problematikën e krizës ekonomike, emigrantët shqiptarë vazhdojnë të punojnë e jetojnë atje duke u integruar në shoqërinë greke. Përparësi e politikës së jashtme të shtetit shqiptar është integrimi i plotë në BE, dhe dy vendet fqinje, Italia dhe Greqia, janë anëtare të BE-së e na kanë mbështetur në axhendën tonë europiane si dhe për anëtarësimin në NATO, ku nuk ka munguar edhe mbështetja e Turqisë, si aktor i rëndësishëm i NATO-s. Por do të punojmë pa reshtur e do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetjen e Italisë e Greqisë për të përmbushur anëtarësimin e plotë të vendit në BE.

Si i vlerësoni deklaratat e kyeministrit turk Erdogan se Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë?

Dade:  M këtë deklaratë të Kryeministrit Erdogan në Kosovë, që ka të bëjë me kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe Turqi-Kosovë, të cilat përcaktohen nga vetë shtetet respektive, komentet tona do ishin të tepërta. Kosova, si një shtet i pavarur, ka artikulimin e saj në përparësitë e saj në politikën e jashtme, si integrimi në strukturat euroatlantike. Sigurisht, kam ndjekur një numër analistësh për këtë çështje, por praktikisht kjo ka të bëjë me shtetin e Kosovës, dhe jo me Shqipërinë. Unë si kryetare e Komisionit Parlamentar për Politiken e Jashtme, që kam ndjekur dinamikën e zhvillimeve rajonale dhe posaçërisht dhe për Kosovën, do të kisha dëshirë që Kosova të vazhdojë me ritme më të shpejta drejt angazhimeve të saj për integrimin në BE dhe në strukturat euroatlantike. Ishte një lajm i mirë për gjithë shqiptarët që Komisioni Europian ka propozuar që Kosova të nisë negociatat për MSA-në dhe sigurisht kursi i këtij shteti është drejt BE-së. 

Mendoni se krijohet ngërç për Shqipërinë nga deklarata e zotit Erdogan, ku ka përfshirë shtetet me popullsi myslimane në Ballkan, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën si vende që do të ecin të gjitha bashkë drejt BE-së, kur ne jemi shumë pranë BE-së? 

Dade: Hercegovina, por dhe Kosova, edhe nga vetë përfaqësuesit e tyre konsiderohen shtete multietnike. Integrimi në BE nuk ka të bëjë me strukturën fetare të popullatës, nëse një popullatë e caktuar i përket kristianizmit apo myslimanizmit. Integrimi në BE lidhet vetëm me përmbushjen e standardeve në rastet kur shtetet janë përcaktuar e punojnë për këtë integrim. Presidenti i KE, Barroso, ripërsëriti këto ditë se Ballkani duhet të integrohet i tëri në BE. Përsa i përket Shqipërisë, që është një vend i shkëlqyer sa i përket tolerancës fetare, vonesat për statusin e vendit kandidat janë krijuar prej papërgjegjshmërisë e paaftësisë qeverisëse, e jo për shkaqe të tjera që do t’i vinin për shtat asaj kategorie që arsyet do i kërkonin diku gjetkë. Unë nuk do të dëshiroja që feja të ndërhynte me përmbushjen e standardeve të secilit vend në integrimin në BE, apo dhe në strukturat e tjera euroatlantike. Unë shpesh i referohem të ndjerit Arbër Xhaferri, i cili u ka bërë një trajtesë edhe shkencore tentativave për të barazuar fenë me kombin, të cilat do të ishin të gabuara në mënyrë të veçantë në rajonin e Ballkanit, i cili tashmë ka lënë pas dekadën e luftërave të përgjakura mbi baza fetare dhe etnike dhe është përcaktuar qartë në kursin drejt proceseve integruese rajonale e euroatlantike.

 
Lajme Shqip Sunday, 27 October 2013 10:25

Bekim Myftareviqi, ish përkthyesi zyrtar i kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdoganit, ka deklaruar se fjalia sipas të cilës “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”, është përkthyer gabimisht. Sipas tij, po të kishte atë kuptim, fjalia do të duhej të kishte këtë rend fjalësh: “ Kosovo Turk topragidir ili yurdu” të cilën nuk e ka. Kuptimi i fjalëve të Erdogan, sipas Myftareviqit është: “ që të ndihemi në mënyrë të ndërsjellë, në shtëpinë e njëri- tjetrit, si në shtëpinë tonë.”

 

Por, ky përkthim i gabueshëm u dha rast të gjithë armiqve të të gjitha ngjyrave, që të shfryjnë urrejtjen e vet ndaj mikut të madh të shqiptarëve. Myftareviqi e ka thënë këtë për portalin sandzakhaber.net. Deklarata e Erdogan ka nxitur mjaftë reagime në Kosovë, Serbi por edhe në Shqipëri.

 
Lajme Shqip Saturday, 26 October 2013 14:29

Beograd- Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka ngrirë pjesëmarrjen në takimet trelaterale ndërmjet Serbisë, Bonjës dhe Hercegovinës dhe Turqisë dhe pret kërkim falje nga Turqia për fjalimin e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan në Prizren, të cilin, presidenca serbe, e quan skandal.

“Me të marr funksionin e presidentit, trashëgova marrëdhënie të mira me Turqinë, të cilat i kishte vendosur paraardhësi, ishpresidenti i Serbisë. U angazhova që marrëdhëniet të shndërrohen në miqësi të sinqertë të dy popujve. Gjatë gjithë i kohës kam tërhequr vërejtjen presidentit të Turqisë se nuk është në rregull që zyrtarët turq kërkojnë nga shtetet tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të presidencës serbe.

Presidenti serb pretendon që kryeministri i Turqisë me fjalimin e tij në Prizren, në mënyrë të ashpër, ka shembur marrëdhëniet e mira miqësore, të ndërtuar deri më tani, pasi ai nuk ka respektuar sovranitetin e Serbisë, duke i bërë një revidim historisë, transmeton RTK.

“Pres që në Turqi të fitojë arsyeja dhe që Turqia t’i kërkojë falje Serbisë për shkak të agresionit pa armë. Deri atëherë, si president i Serbisë, ngrijë pjesëmarrjen time në takimet trelaterale të Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Turqisë, pasi ai nuk është takim i vendeve luftënxitëse, por shteteve demokratike, në të cilat arsyeja shtetërore udhëheq kah paqja në Ballkan”, ka përfunduar presidenti serb.