12
 
Lajme Shqip Wednesday, 25 June 2014 13:08

Nuk do të ketë qeveri të ardhshme pa Partinë Demokratike të Kosovës, shprehet nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, përkundër se thotë që janë duke pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. Këto komente, Enver Hoxhaj, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë në largim, i bëri në RTK.

Për Shqipërinë marrja e statusit të vendit të kandidatit për anëtarësi në Bashkimin Evropian, sipas diplomatit Hoxhaj, pas tranzicionit demokratik një dekadësh, kjo është ngjarja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë, dhe me këtëka ndodhë “rikthim i plot në civilizimin evropian”.

Ai pret që Shqipëria në një periudhë prej dy vitesh të mund të hapë edhe negociatat për anëtarësim dhe thotë se “mund të ndodhë sipas dinamikës në një periudhë dhjetë vjeçare të jetë anëtare e BE”.

Sipas tij, 5 vende të reja janë në procedurë për ta njohur Kosovën, tri të Bashkimit Evropian si Greqia, Rumania e Sllovakia Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pret se do ta njohin këtyre muajve Kosovën dhe dy vende të Afrikës veçse kanë marrë vendimin pë r njohje të Kosovës në qeveritë e tyre.

Spanja, sipas tij për arsye të brendshme nuk arrinë ta njohë Kosovën, por presin ndikim edhe tek Qiproja përmes Greqisë, pas njohjes nga kjo e fundit. Deri në vitin 2020, ministri Hoxhaj beson se Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në agjencionet e saj.

“Kur ne të anëtarësohemi në OKB, dhe në një periudhe pesë vjeçare një gjë e tillë është e mundur, nga një studim të ekspertëve më të mirë dhe partnerëve strategjik”, shprehet ai.

 
Lajme Shqip Friday, 07 March 2014 16:55

Kosova dhe Serbia duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Dhe nëse kjo gjë nuk do të ndodhë, atëherë mund të ketë zhvillime të paparashikuara.

 
Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj, në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle, i cili ndodhet aktualisht në Gjermani, ku të premten e 7 marsit do të zhvillojë një takim me ministrin e jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.
 
Gjatë kësaj interviste, ministri i jashtëm kosovar u shpreh se Kosova ka dëshmuar si mund të zgjidhen problemet me fqinjët me dialog dhe marrëveshje. Ai kujtoi edhe marrëveshjen e nënshkruar në muajin prill të vitit 2013-të me Serbinë, duke shtuar se për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy shteteve, duhet të bëhen edhe disa hapa.
 
Hoxhaj renditi edhe 5 pika të rëndësishme të hapave që duhet të bëhen: 1- të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të realizohen. 2- të gjitha institucionet paralele serbe duhet të shuhen. 3- serbët duhet të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës. 4-Serbia nuk duhet të pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB. 5- njohja reciproke, sepse pa këtë njohje nuk mund të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
 
Ai shprehu edhe angazhimin e tij që këta hapa të bëhen në 4-5 vitet e ardhshme.

 
Lajme Shqip Friday, 03 January 2014 12:21

Prishtinë- Rryma të ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta bartin në jetën tonë publike, ta bartin në diskursin tonë publik, ta bartin si një mënyrë tjetër jetese, më një diskurs tjetër mund të paraqesin rrezik për shtetin e Kosovës. Kështu ka thënë në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Ai kërkon nga Ministria e Brendshme, ministri të tjera, agjenci të ndryshme që të jenë më të vëmendshëm.“Këtë se çfarë unë po e them para jush e kam ngritur edhe në takime të caktuara edhe në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj në kuptimin e historisë, gjeografisë, në kuptimin e kulturës janë evropianë.

“Dhe agjenda jonë evropiane është rikthim në Evropë. Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin”, ka thënë ministri gjatë intervistës, ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave, emigracionin ilegal dhe raportin e Dick Martit. 

 
Lajme Shqip Thursday, 05 September 2013 19:01

Prishtinë – Forumi i Të  Rinjve Muslimanë  ka reaguar ndaj fjalës së  ministrit të  Jashtëm të  Kosovës, Enver Hoxhaj mbajtur me rastin e 1700 vjetorit të  Ediktit të  Milanos, ku ministri ka deklaruar se “Konstantini i Madh dhe Edikti i Milanos janë  të  rë ndë sishme pë r kujtesë n historike të  Kosovë s”.

 

Forumi i cili ë shtë i i afërt me Lëvizjen Islame Bashkohu, vec tjerash e cilëson ministrin Hoxhaj si “laik-katolik”

 

Më  poshtë është deklarata e plotë  e FRM-së .

 

Deklaratë për media nga Forumi i Te Rinjve Muslimanë

 

Kostandini i madh është simbol i Serbisë, z. Enver Hoxhaj!

Forumi i të Rinjve Muslimanë ka parë sesi ministri laik-katolik i qeverisë Thaqi, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në simpoziumin katolik që Ipeshkvia e Kosovës ka organizuar me Institutin e Historisë, Institutin Albanologjik, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin e Arkeologjisë në Prishtinë për të festuar rastin e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos, vit kur perandori fondamentalist romak Konstandini i Madh, i imponoi fenë kristjane Perandorisë Romake dhe të parëve të popullit tonë. Në këtë ceremoni mesjetare fetare e cila u udhëhoq nga delegati Apostolik i Vatikanit për Kosovën, Juliusz Janusz, për turpin e Republikës sonë u përzienë edhe institucionet laike të Kosovës dhe ministri Enver Hoxhaj. Ministri Hoxhaj i cili ka larguar me dhunë gratë kosovare muslimane nga shkollat nën pretendimin se shteti i Kosovës është laik, në simpoziumin në fjalë e ka shfaqur veten si një katolik ekstremist. Ministri laik-katolik Hoxhaj ka thënë ndër të tjera se “trashëgimia historike e Konstatinit të Madh dhe e Edikti të Milanos janë të rëndësishme për kujtesën historike të Kosovës dhe për identitetin evropian të saj.”… Ai ka deklaruar po ashtu se gjeografia “e Konstatinit të Madh që ishte Dardania antike. Ne frymëzohemi nga fakti i vendlindjes së tij, Dardanisë antike, por krenohemi që gjeografia që e ka përcaktuar Kosovën në qendër të Ballkanit dhe Evropës, e bën Kosovën vend evropian”.

 

Po ashtu ka thënë se: “Gjuha e tij, ishtë gjuha latine. Është një fakt i pamohueshëm historik që në Kosovë deri në shekullin e 18 është shkruar në dy gjuhë, është shkruar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën latine. Ne sot krenohemi me alfabetin latin që e përdorim historikisht në këto troje për disa mijëra vjet, dhe i cili alfabet flet për orientimin tonë evropian”.

Dhe“Edikti i Milanos 1700 vjet më parë e shpalli krishterimin fe të barabartë, por të gjithë ne në këtë sallë dhe dihet botërisht që krishterimi është përhapur përpara se të bëhet fe zyrtare në trojet ilire dhe në territorin e Kosovës. Katedralja në mes të Prishtinës është dëshmi e lashtësisë së krishterimit në Kosovë, është dëshmi e fuqisë së tij”.

Për sa më sipër, FRM i përgjigjet si vijon ministrit ekstremist katolik Enver Hoxhaj.

1. Kostandini i madh dhe historia e tij e shtypjes së feve të tjera në favor të Krishtërimit nuk i përket Kosovës. Kostandini ishte një okupator romak, sikur Millosheviqi dhe ne populli i Kosovës nuk kemi lidhje me atë.

2. Gjuha e gjyshërve tanë dhe e gjyshit të z. Enver Hoxhaj është shkruar me gërma arabe, ndërsa të krishterët e Kosovës kanë shkruar me gërma cirilike. Në Kosovë gjuhën shqipe me gërma latine e sollën okupatorët nazi-fashistë italo-gjermanë me në krye kuislingun fashist Ernest Koliqi. Ishin fashistët e Italisë ata që ia ndërruan alfabetin popullit të Kosovës duke i sjellë alfabetin latin të Kostandinit dhe Italisë Fashiste.

3. Krishtërimi në Kosovë, apo Dardaninë e lashtë është përhapur me dhunën shtetërore romake e cila nisi nga Kostandini i Madh, vazhdoi me perandorin Theodhos, me Stefan Dushanin dhe u finalizua më okupimin e Kosovës nga Serbia e Krishterë në vitin 1912.

4. Katedralja Katolike që qeveria Thaqi i ndërtoi me hile popullit të Kosovës në mes të Prishtinës nuk është dëshmi e lashtësisë së Krishtërimit Katolik në vendin tonë, por është dëshmi e dhunës dhe intrigës moderne që Kisha Katolike dhe Opus Dei po bën me popullin e Kosovës të cilin kërkon ta Katolicizojë me dhunë. Katedralja Katolike në qendër të Prishtinës e cila u ndërtua pak vite më parë, duke rrënuar me dinakëri një shkollë publike shqiptare është dëshmi e shkatërrimit të shekullarizmit në vendin tonë nga Vatikani dhe mashat e tij!

5. I kujtojmë ministrit laik-katolik Enver Hoxhaj se përpara ardhjes së Islamit dhe shqiptarizmës në Kosovë, vendi ynë i ka përkuar besimit Ortodoks. Kostandini i Madh ishte pararendës i Ortodoksisë. Pas Ortodoksisë në Kosovë erdhi Islami dhe ne u bëmë muslimanë siç jemi sot e 600 vjet dhe kështu do të jemi deri në Ditë të Kiametit, në dashtë Allahu i madhëruar!

Në fund duam ti kujtojmë ministrit Enver Hoxhaj që Kostandini i Madh nuk është simbol i Kosovës dhe as i 98% muslimanëve të saj. Kostandini është simbol i herezisë së Krishtërimit Trinitar Greko-Roman i cili shkon kundër mësimeve të Jezu Krishtit. Ai është simbol i dhunës Kristjane ndaj feve të tjera dhe i shirkut ndaj Allahut, Zotit të Botëve. Krishtërimi i Kostandinit të madh është ai që e bëri Jezu Krishtin, profetin e Allahut – bir të Tij dhe deklaroi që Zoti është tre – kur Ai është Një! Kostandin pushtuesi është simbol i okupacionit serb të Sllobodan Millosheviçit i cili e shikonte Kosovën si djep të Krishtërimit.

Për sa më lartë, FRM i thotë ministrit Enver Hoxhaj që të ketë turp për deklaratat që ka dhënë në simpoziumin katolik! Deklaratat e tij janë një grusht fytyrës ndaj tolerancës fetare në Kosovë dhe ndarjes së shtetit nga kisha. Ato janë një fyerje ndaj teuhidit të Kuranit i cili dënon Trinitarizmin Greko-Romak të Kostandinit të Madh. Ministri Hoxhaj i cili ka hequr me dhunë nga shkollat motrat tona me shami – në emër të laicizmit të shtetit – në simpoziumin Katolik në fjalë e ka hequr maskën e tij dhe ka treguar që nuk është një laik, por një fanatik katolik.

Për sa më sipër, ne i kërkojmë publikisht ministrit Enver Hoxhaj që të japi dorëheqjen pasi ai ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. I kujtojmë z. ministër që simbol i Kosovës nuk është Kostandin Heretiku i i Madh, por është sulltan Murati e sulltan Mehmet Fatihu që e çliruan Kosovën nga tradita e Kostandinit të Madh dhe nga idhujtaria e Trinitarisë dhe sollën Teuhidin e Kuranit. Heroj e simbole të Kosovës janë edhe Adem Jashari, Azem Galica, Isa Boletini, dhe të gjithë herojtë islamik të popullit të Kosovës të cilët luftuan dhe u flijuan për ta ruajtur Kosovën e lirë nga pasardhësit e Kostandinit të Madh dhe diktatorët e Krishtërimit! Z. ministër! Të të vijë turp për ato që kë deklaruar! Ti ke shkelur Kushtetutën – me anë të të cilës po dhunon motrat tona shqiptare! Jip dorëheqje pasi me deklaratat e tua ke fyer traditën dhe fenë e 98% të popullit të Kosovës dhe je rreshtuar me pasardhësit e Sllobodan Millosheviqit, Stefan Dushanit dhe Kostandinit! Ke mëkatuar para Allahut, shtetit dhe kombit! Prandaj pendohu dhe ik!

 

Kryesia e FRM-së

 

 
Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 10:48

Prishtinë – Ministria e Punëve të Jashtme po e kërkon me ngulm fundin e UNMIK-ut.

Ministri Enver Hoxhaj ka thënë në një prononcim për gazetën Tribuna se prezenca e UNMIK-ut dhe Rezoluta 1244 janë duke e rënduar procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Gazeta ka raportuar një ditë më parë se institucionet e Kosovës po i druhen pamundësisë së ndryshimit të Rezolutës 1244 dhe përfundimit të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke bërë kështu që vendi të mbetet në një protektorat të vazhdueshëm edhe pas më shumë së pesë vjet prej shpalljes së pavarësisë.

 
Lajme Shqip Monday, 12 August 2013 15:55

 

Prishtinë – (E plotësuar) Diplomati Urtak Hamiti, i cili ditë më parë ishte arrestuar nga policia kroate në gjendje të dehur, ka raportuar ka raportuar me shkrim dhe gojë gjatë ditës në Komisionin Funksional për grada dhe disiplinë, nuk është dhënë asnjë detaj rreth raportimit të tij. Artan Behrami, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, ka deklaruar se raporti i Hamitit nuk është për publikun dhe se gjithçka duhet të pritet deri sa të dalin rekomandimet e komisionit, transmeton KTV. Ai tha se komisioni do të shqyrtojë deklaratat e tij, ndërsa ditët në vijim do të vijnë edhe deklaratat policore nga Kroacia. Sipas tij, pas 20 ditësh do të dihet se çka do të ndodhë me Hamitin- do të vazhdojë edhe më tutje të punojë në diplomacinë e Kosovës, apo do të largohet nga ky shërbim.  Ndërkohë duke iu kundërpërgjigjur kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ditë më parë kërkoi sqarime shtesë nga Ministria e Jashtme rreth këtij rasti, Behrami tha se çdo reagim politik mund t’i bëjë dëm procesit. Ministria e Jashtme ka thënë se kjo mund të mos jetë hera e fundit që diplomati Hamiti do të gjendet para këtij komisioni. Nëse komisioni për grada dhe disiplinë e sheh të nevojshme do ta ftojë prapë Hamitin, por edhe përfaqësues të tjerë të cilët mund të dinë më shumë apo edhe mund ta kenë parë rastin. Zëvendësambasadori i Kosovës në Kroaci, Urtak Hamiti, qe arrestuar në gjendje të dehur nga policia kroate ditë më parë në Zagreb. Urtak Hamiti tashmë gjendet në Kosovë dhe një vendim i ministrit për të do të vijë vetëm pas rekomandimeve që do të dalin nga komisioni për grada dhe disiplinë i Ministrisë së Jashtme.

 

 

Dipomati “pijanec” përgjigjet sot para komisionit 

 

Urtak Hamiti zv/ambasador i Kosovës në Kroaci pritet që sot të raportojë para një komisioni të Ministrisë së Punëve të Jashtme për skandalin që bëri para disa ditësh.

KTV-ja raportoi se marrja në pyetje e Hamitit nuk do të jetë e hapur për media.

Sipas zëdhënësit të MPJ-së komisioni përbëhet nga sekretari dhe drejtori i përgjithshëm i MPJ-së, një përfaqësues nga Presidenca, e një nga Qeveria, si dhe nga dy ambasadorë.

Hamiti u arrestua në fillim të gushtit dhe më pas ishte liruar pasi që në gjendje të dehur kishte shkaktuar rrëmujë në komunikacion.

Ai kishte terrorizuar njerëzit në rrugët e Zagrebit me sjellje të pakontrolluara me veturën e tij zyrtare. Dëshmitarët thanë për mediat kroate se ai goditi disa vetura që ndodheshin në parking, dhe ata e ndaluan dhe e mbajtën derisa erdhi policia për ta arrestuar.

Urtak Hamiti që është djali i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Sabri Hamitit është suspenduar nga pozita e tij në Zagreb për shkak të këtij skandali.

Komisioni i ngritur nga ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj do të analizojë rrethana që pasuan sjelljet e diplomatit kosovar.

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 August 2013 13:20

 

Prishtinë – Kosova do të jetë gjithmonë shtet laik ka deklaruar ministri i jashtëm Enver Hoxhaj në hapje të programit veror, “Feja dhe politika e Jashtme”.

Sipas kryediplomatit kosovar, Republika e Kosovës ka tri shtylla, demokracinë, multi-etnicitetin dhe sekularizmin.

Programi veror me këtë temë është bashkë organizuar në mes të MPJ-së së Kosovës dhe Fondacionit i cili do të zgjasë deri më 17 gusht.

Sipas një njoftimi të MPJ-së së Kosovës, “programi mirëpret 26 pjesëmarrës nga 15 shtete, duke përfshirë edhe vendet e largëta si Maroku, Kina dhe Ukraina. Ekspertë të njohur do të ligjërojnë në kuadër të një programi të larmishëm që mbulon tema si feja në kontekstin e rindërtimit post-konfliktuoz dhe rolin e fesë, kulturës dhe identitetit në Ballkan.”

Ministri kosovar ka sqaruar para pjesëmarrësve të këtij programi se “shekullor rreth Kosovës nuk ka qenë asnjëherë konflikt në baza religjioze, porse etnia dhe identiteti kanë qenë determinuesit e tij”./REL/Lajmeshqip/

 

 
Lajme Shqip Saturday, 03 August 2013 14:53

Prishtinë – Ministria e jashtme e Kosovës, përmes një note proteste të pranuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, është informuar se diplomati Urtak Hamiti, ministër-këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci., njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, pas kësaj ankese, ka vendosur tërheqjen e menjëhershme të diplomatit Hamiti nga misioni në Kroaci, dhe kthimin e tij në Prishtinë.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka iniciuar krijimin e një komisioni në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili do të shqyrtojë në tërësi rastin.

MPJ i ka shprehur keqardhje autoriteteve të Republikës së Kroacisë, pas ankesës për sjelljen jo dinjitoze të diplomatit të saj në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 14:38

Lubjanë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot në Lubjanë një takim me delegatin Apostolik të Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, i cili është Nunci Apostolik për Slloveni.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka informuar Nuncin Apostolik  për progresin në Kosovë, me theks të veçantë për rëndësinë e vendimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, si kornizë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratat e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen tradicionale që ka dhënë Selia e Shenjtë.
Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj, përsëriti kërkesën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Kosovës.
Ai po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e shumanshëm të bashkëpunimit tradicional me Selinë e Shenjtë.
Delegati Apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke premtuar mbështetjen e fuqishme të Selisë së Shenjtë për Kosovën. 

 
Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 12:45

Prishtinë- (E plotësuar) Kreu i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, e ka vlerësuar si të papërgjegjshëm mosparaqitjen e ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj në mbledhjen e këtij komisioni, ku ai ishte ftuar të raportonte.

 “Si është e mundur që Hoxhaj të premten pasdite nuk ka qenë i njoftuar për udhëtimin që do ta ketë të hënën. Udhëtimet zyrtare janë të planifikuara dhe nuk dalin papritur. Edhe nëse ndodh, raportimi në Komision parimisht ka prioritet”, ka theksuar Kurti.

Sipas Kurtit, duket që ministri Hoxhaj nuk dëshiron të vijë për të raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme, sidomos jo para ratifikimit të marrëveshjes Thaçi-Daçiq dhe sidomos jo për çështjen e dorëheqjes së Lulzim Peci dhe qëndrimet e mëpastajme të MPJ-së për këtë çështje.

 

Hoxhaj i shmanget takimit në Komision

 

Prishtinë – Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj nuk do të marrë pjesë sot në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, ku është thirrur nga kryetari i këtij komisioni, Albin Kurti për të raportuar, lidhur me Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, planit të zbatimit për këtë marrëveshje, dhe për dorëheqjen e Shefit të Misionit të posaçëm të Kosovës në Beograd, Lulëzim Pecit.

“Ministri nuk do të merr pjesë sepse do të udhëtoj për Bruksel”, ka thënë për “Epokën e re” një burim brenda kabinetit të ministrit Hoxhaj.

Takim është paraparë që të mbahet në ora 12:00.

Ditë më parë Ministria e jashtme kishte lëshuar një reagim të ashpër rreth dorëheqjes së Zyrtarit Ndërlidhës të Kosovës në Serbi, Lulzim Peci.

Reagimi i MPJ’së më shumë është një letër akuzuese për diplomatin kosovar.

MPJ, me gjuhë pak më të matur, thotë në fakt të njëjtat gjëra që tha një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës për Express – atë se Peci ka takuar zyrtarë të shërbimit inteligjent të Serbisë,

Krejt këto akuza MPJ ia adresim Pecit, pasi ky i fundit ofroi dorëheqjen e tij me arsyetimin se ka mospajtime me Kryeministrin Hashim Thaçi rreth politikës së jashtme të Kosovës në raport me Serbinë.

“Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Pecit drejtuar Presidentes Jahjaga.

Ai ka treguar se Kryeministri Thaçi i ka telefonuar pas një deklarate të dhënë për mediat në Beograd se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njeh pavarësinë e vendit tonë”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes së Pecit.

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi ka thënë se ende mendon se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të raporteve me palën serbe.

“Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Ai ka falënderuar Presidenten Jahjaga dhe ish-Presidentin Fatmir Sejdiu për mundësinë që ia kanë dhënë për të shërbyer në misionet diplomatike e Kosovës.

“Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës” ka thënë Peci në letrën drejtuar Presidentes Jahjaga.

12