Lajme Shqip Saturday, 02 November 2013 16:26

1. Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të mëdha. Ish-diktatori komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale të aktivitetit.
2. Një nga misteret e mëdha të Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më pas del si lider i komunistëve.
3. Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit, enigmë kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj tij për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.
4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfarë ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset në vendimmarrjen e Hoxhës, pse i prishi marrëdhëniet me Titon dhe çfarë synonte me refuzimin e planit Marshall?
5. Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete që Enver Hoxha i ka marrë në varr.
6. Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe me pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?
7. Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtete ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?
8. Ka pasur një plan të CIA-se për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur ndërkohë ishte krahu i djathte i Hoxhës.
9. Pse i prishi marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe më pas me Kadri Hazbiun. A ishte Ramiz Alia njeriu që po projektonte për të drejtuar vendin? Çfarë kishte biseduar me Hysni Kapon deri në vitin 1979?
10. Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja e fshehtë për një kohë të caktuar? /shekulli/

 
Lajme Shqip Thursday, 29 August 2013 15:37

Si hyri hyri ne lidhje ne mesin e viteve ’70, regjimi komunist i Enver Hoxhes, me mafian italiane dhe boset e trafikut nderkombetar te cigareve ne Zvicer. Detyrat qe iu ngarkuan Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut dhe si futeshin nga Jugosllavia, ne territorin e Shqiperise maunet kontrabande, qe perfundonin ne duart e mafias se Puljas, Sacra Corona Unita”

Punonjesi i sigurimit Qazim Myftiu, eshte tmerruar dhe ka kaluar nete te tera pa gjume dhe ka kaluar nete te tera pa gjume, kur ndihet ministri i Brendshem Kadri Hazbiu, i komunikoi ne vitin 1975, detyren e re. Ai drejtonte kondrabanden e cigareve ne Shqiperi, me “nje firme” zviceriane, per llogari te nje “firme italiane”. Edhe ai ndoshta nuk eshte ne gjendje te pershkruaje tani se c’ndjente te nesermen e saj dite, kur pasi la Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, hyri ne zyren e tij te re.

Atje fare prane godines se Muzeut te Sigurimit te Shtetit, perballe Hotel “Drinit” ne qender te Tiranes. Nje zyre gjysem bunker, vetem me nje tavoline e karrike, telefon dhe ku pak kohe me vone do te instalohej nje aparat faksi ne Shqiperi. Ky vend me nje siperfaqe me pak se 30 metra katrore, do te sherbente per 15 vjet, si pulti i komandantit per veprimtarine e ndaluar jo vetem nga propoganda komuniste, por edhe nga Kushtetuta e Republikes Popullore Socialiste e Shqiperise.

“Ishin ditet kur sapo ishin goditur grupet armiqesore ne ekonomi, nafte, kulture, mbrojtje dhe ministrine e Brendshme”,- pranon te rrefeje nje nga te paktet qe ka patur dijeni te plote rreth kondrabandes dhe qe edhe tani, kerkon te ruaje anonimatin. Ishte mesi i viteve ’70. Pas Jugosllavise dhe BRSS, Enver Hoxha pergatitej te prishte marredheniet edhe me Kinen e Mao Ce Dunit. Ne Kongresin e 7 te PPSH, udheheqesi komunist do te deklaronte moton e tij te preferuar, per ndertimin e socializmit “me forcat tona”. Ishin oret e proves se rende te mbijeteses ne veteizolim, e kur arka e shtetit shqiptar, kishte nisur te ndjente urine e shpejte per valute.

“Per kete duhej gjetur nje rrugezgjidhje e shpejte, qe te mund te kompesonte sadopak, milionat e ndihmave falas qe ishin marre deri atehere, nga vendet e kampit socialist”,- nis rrefimin e tij njeriu i cigarave. Nje zgjidhje qe njerezit qe drejtonin ideologjine, ekonomine dhe sigurine e regjimit komunist, nuk kane vonuar ta gjejne: Nje firme private zviceriane, me ndermjetesine e disa italianeve, kishte kerkuar lejimin e ardhjes se cigareve kontrabande nepermjet territorit te Jugosllavise duke perdorur Shqiperine, si nje vend per tranzitimin, magazinimin dhe me pas trafikimin e tyre drejt Italise.

Si shperblim, mafia i kishte ofruar nje fitim perrallor shtetit shqiptar, e cila nuk do te investonte asgje, pervec vullnetit te saj per te mbylur njerin sy per mallin kontrabande. Nga ana tjeter italianet vinin ne dispozicion skafet dhe njerezit e tyre, per imbarkimin e ngarkesave ilegale, nga brigjet shqiptare, ne ato italiane, duke ia lene te gjithe faturen e rrisqeve te cfaredolloji, organizatave mafioze.

Pas miratimit nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu u ngarkuan per te vene ne levizje kete skenar. Ministri i Brendshem Hazbiu, duhej te garantonte ndertimin e struktures se posacme per hyrjen ne lidhje direkte me mafian italiane dhe bosat zvicerane, per operacionet e ardhjes, mberritjes pa probleme te “mallit” brenda territorit shqiptar, magazinimit, transportimit dhe pervjelljes drejt ujerave nderkombetare.

Duke qene si ministria e Rendit kishte ne varesi funksionale ne ate kohe edhe Sigurimin e Shtetit, Hazbiu duhej te garantonte konspiracionin maksimal te operacioneve te ndaluara rreptesisht per ideologjine e nje vendi komunist si Shqiperia. Ndaj, njerezit, vendet, kodet e komunikimit dhe menyra e bashkepunimit me “partneret” duhet t’i nenshtroheshin rregullave te rrepta te sekretit shteteror.

Ndersa Kryeminnistri Mehmet Shehu, duhet te justifikonte “profesionalisht” futjen e miliona e milionave dollareve kontrabande ne llogarite transparente te buxhetit te shtetit dhe ne varesi te te ardhurave, te perllogariste fushat me prioritare ku ato duheshin investuar, ne menyre qe te rikuperohej mungesa e ndihmave falas nga Kina, pas prishjes se marreveshjes mes dy vendeve.

Nje operacion qe perbente ndoshta nje nga vendimet me heretike per “teorine dhe praktiken e socilizmit shkencor” te Shqiperise komuniste. Per te cilin kane patur djeni nje numer mjaft i vogel njerezish ne maje te piramides se shtetit dhe Sigurimit. Nje ceshtje qe u klasifikua si “teper sekret i nje rendesie te vecante”.

Vetem tani, nje cerek shekulli nga vendimi per te “ndertuar socializmit me forcat e veta” nepermjet hyrjes ne “kampin shumekombesh” te kondrabandes se cigareve, njeri prej protagonisteve te operacioneve ilegale me te erret te regjimit, pranon te rerfeje detajet e tyre. Detajet e pjeses shqiptare te operacioneve qe pershkojne dy kontinetet e lagura nga Oqeani Atlantik, te cilat fillojne e perfundojne ne Zvicer, brenda 24 oresh. E qe perseriten e perseriten cdo dite, prej shume vitesh, me te njejten persosmeri dhe rregull fatalisht te pagabueshem. Ne te cilat jane angazhuar mijera njerez ne gjysmen e Botes, te cilet kane ne dispozicion mjetet dhe metodat me moderne te komunikimin dhe transportit. Nje sistem i sofistikuar miliardash, qe vazhdon te funksionoje edhe sot e kesaj dite. Por, me nje ndryshim te vogel pas viteve ’90. Rruga e cigareve kontrabande drejt Italise, ka pesuar nje devijim te vogel: Skafet nuk nisen me nga brigjet shqiptare, por ato malazeze. /reporteri/