Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 13:36

Nuk mbaron me kaq, pasi në këtë javë në Premier League janë dy derbi, ai në mes të Tottenham H. – Manchester City dhe tjetri midis dy gjigantëve, Manchester United vs. Arsenal.

Tottenham beson se do ta marrë veten pas humbjes së thellë që i shkaktoi Manchester United në ndeshjen e dytë të sezonit, ndërsa City e ka filluar në mënyrën më të mirë dhe shpreson që viktima e tyre e radhës do të jenë spursat.

Në anën tjetër, një Manchester United në superformë, e pret Arsenalin, që nuk e filloi mirë, por me sa duket e ka marr veten pasi u kualifikua në fazën e grupeve në Champions League, ku e mposhti Udinesen në të dyja ndeshjet.

Portali LajmeShqip.com në vijim sjell të gjitha ndeshjet që do të zhvillohet në këtë fundjavë në Premier League:

27 gusht 2011

13:05 Aston Villa – Wolverhampton W. 
13:30 Wigan Athletic – Queens Park R. 
16:00 Blackburn R. – Everton 
16:00 Chelsea – Norwich C. 
16:00 Swansea C. – Sunderland 
18:30 Liverpool – Bolton W.

28 gusht 2011

14:00 Newcastle U. – Fulham 
14:30 Tottenham H. – Manchester C.  
16:00 West Bromwich A. – Stoke C. 
17:00 Manchester U. – Arsenal. (LajmeShqip.com)