Lajme Shqip Thursday, 09 January 2014 23:27

Ish-kryeministri Berisha duket se ka ndërruar mendje në lidhje me armët kimike duke mbështetur tashmë propozimin e amerikanëve. Edhe pse doli në protesta kundër demontimit në Shqipëri të armëve kimike, ish-kreu i qeverisë ka shfrytëzuar një incident mes analistëve në emisionin “Opinion” si rrugë indirekte për ta përmirësuar pozicionin e tij përballë SHBA-ve. Ai ka ndërhyrë papritur midis Fatos Lubonjës që shprehte qëndrimin kundër armëve kimike dhe Adri Nurellarit që ishte pro armëve kimike. Përmes një postimi në Facebook, Berisha lëshon akuza tepër të ashpra ndaj Lubonjës, ndërsa jep shenja “paqeje” ndaj amerikanëve duke u rreshtuar me Adri Nurellarin, dikur këshilltar i tij që do të shkëputej për të kaluar tashmë me PDIU-në. “Mbrëmë teleshikuesit që ndoqën “prapa perden” apo “pa maska”, të emisionit “Opinion” të TV Klan, panë një skenë unike, atë të shpërthimit të mllefit, urrejtjes së papërmbajtur të një analisti ndaj një analisti tjetër, pjesëmarrës në një debat. Ky shpërthim primitiv, që të kujtonte skenat filmike të egërsisë së persekutorëve mizorë të regjimeve diktatoriale në qelitë e burgjeve ndaj viktimave të tyre, nuk ishte qëndrimi i një të dehuri, as dhe i një të sëmuri psiqik apo një delinkuenti ordiner. Ky ishte shpërthimi i tritolit në shpirtin e një publicisti, shkrimtari, analisti të përnatshëm në ekranet e TV, Fatos Lubonjës, i cili në akses tërbimi primitiv ndaj kundërshtarit të tij (armik), veçse nuk po kafshonte telefonin me të cilin fliste, (mbasi nuk ishte në studio). Fatos Lubonja ka derdhur tonelata shpifje, trillime ordinere ndaj meje dhe kurrë nuk kam reaguar, nuk kam marrë mundimin të përgënjeshtroj sepse jam ndjerë dhe ndjehem i nderuar nga qëndrimet e tij dhe të ndonjë tjetri që me shpifjet, trillimet, sharjet e tyre bëjnë të kundërmojë urrejtje mjedisin ku flasin dhe faktojnë se çfarë përfaqësojnë. Në fund të fundit, ai dhe ndonjë si i llojit të tij, nuk janë sharës të paguar, por vajatorë të pushtetit të etërve të tyre. Ndaj dhe i ftoj të vazhdojnë edhe më shumë. Por shpërthimi i tij i mbrëmshëm në TV dëshmonte më mirë se çdo gjë tjetër para shqiptarëve se pinjollët e bllokut, pavarësisht nga peripecitë e jetës, janë skllevër të psikologjisë atërore të urrejtjes, përçmimit, persekutimit dhe frikës’, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

Debati

Lubonja-Nurellari Aktivist për armët kimike: Po, sot kemi pasur nëna me fëmijë dy vjeç aty.

Blendi Fevziu: Mua më ka dalë vajza vetë me tabela në dorë kundër armëve kimike.

I ftuari: A është Shqipëria tjetër kjo?

Andi Bushati: Është Shqipëria me rrogë shtetërore.

I ftuari: Po si, çfarë lidhje ka? I merrni fëmijët nga bankat e shkollës dhe na i nxirrni jashtë.

Aktivisti: Kush ti mori fëmijët ty, ore?! Jo re nuk t’i kemi marrë ne, kanë ardhur vetë. 16-vjeçarë që rrinin aty.

I ftuari:   Ju nuk e dini se çfarë po bëni, ore. Ikni para dyerve të Ambasadës Amerikane. Nuk dini se çfarë po kërkoni

Aktivisti: O zotëri, nuk je ti për të gjykuar këtu. Adri Nurellari’ Ai është operacion shumë i sigurtë. Të vërtetojmë aleancën dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me SHBA- të duke garantuar çdo lloj procesi, duke siguruar maksimumin e asistencës, përmirësimin e imazhit të Shqipërisë nga një vend konsumator, në një vend që prodhon siguri.

Aktivisti: Po çfarë sigurie, kush do të blejë produkte ore, kastravecin na e hoqën vetëm se ishte një pesticid.

Adri Nurellari: Tani mos përhap panik kot. Është çdo gjë e kontrolluar. Një operacioni SHBA-së ka shkuar pa kurrfarë dëmi.

Fatos Lubonja (me telefon): Po, pse i ka hequr mor plehrë.

Blendi Fevziu: Çfarë the Lubonja? Fatos Lubonja: Po pse i ka hequr, thuaji atij plehrës more?!

Blendi Fevziu: Lubonja të lutem…

Adri Nurellari: Thuaji të mbajë gojën se është edhe i moçëm edhe… të shplajë mirë gojën kur të flasë.

Blendi Fevziu: Ç’pate Lubonja?

Fatos Lubonja: Pse i ka hequr i them atij Adri Nurellarit, atij liberalit, pse i ka hequr Gjermania? Kur ishin të mira, atëherë pse t’i fusim ne në Shqipëri.

Adri Nurellari: Asnjë nuk tha që ishin të mira. Po ti shplaj gojën njëherë se s’të takon të flasësh ashtu, qoftë për moshë, qoftë për figurë publike. Kujdes për fjalët që flet.

Fatos Lubonja: Po si ka mundësi që flet ashtu, po si nuk keni turp .

Adri Nurellari: Po ti ke mentalitet marksist, nuk pranon.

Lubonja: Po si s’të vjen turp.

Nurellari: Ti nuk ke kurajo as me ballafaqim me argument.

Fatos Lubonja: Çfarë argument, ore Adri Nurellari: Po ç’është ky fjalor Fatos Lubonja: Po çfarë argumenti ore, ti nuk meriton argument.

Artur Zheji: Po qe puna për harbutllëk, kjo që po parashtron ti, unë e konsideroj shumë harbute.

Fatos Lubonja: Po çfarë harbut ore, a e kupton apo jo?!

Artur Zheji: Hajde këtu, lëre punën familjare dhe hajde këtu. Kjo është harbutëri.

Blendi Fevziu: Mos ra gjë ritmi aty te Kreshniku?

Fuga: Jo nuk ra ritmi, e vetmja gjë ishte që….

Edi Rama-Endri Fugës: Ore mos u merr me ritmin e tij, mirë ishte?

Endri Fuga: Mirë ishte, e vetmja gjë që ishte program financiar…

Rama për Fevziun: Le të nxjerrë çfarë të dojë ky. Se le pra ky…

Blendi Fevziu: Jo pra, program financiar sot pra, e lamë që do bëjmë emision tjetër. Fuge se nuk jam përgatitur për program, e lamë jo për program.

Fuga: Batuta ka pasur?!

Blendi Fevziu: Po batuta ka pasur.

Edi Rama: U bë vetëm batutë. Endri Fuga: Prandaj i thashë që kësaj radhe ka pasur më shumë batutë? Edi Rama: Më shumë se sa duhet?!

Desada Metaj: E po këta demokratët e shkretë që kanë ende besim. Shih çfarë thonë: Si është bërë, ma puth pak atë Fevziun.

Endri Fuga: Thonë në Facebook: Bravo të qoftë që qendrove, e mbyte…

Blendi Fevziu: Pu, pu, pu, dola në vend të Saliut unë, qafsha të gjithë…

Endri Fuga i sjell Edi Ramës sondazhet. LSI 5.5 pikë.

Blendi Fevziu: Ky është sondazh me vërtet apo online”

Endri Fuga: Nga sondazhi me telefon. Blendi Fevziu: Ja se i kam unë këtu. PS 36 %, LSI 5.5 % …., PD 37 %

Edi Rama: Sa është PS?

Blendi Fevziu: 36.

Edi Rama: 36 PS dhe 37 PD?! (shenjë habie) Blendi Fevziu: Nuk merr FRD dhe AK më shumë se 5 për qind, unë jam gati të lë emisionin nëse marrin nga një deputet/shekulli/

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=GO2SWKYtqos