Lajme Shqip Monday, 14 October 2013 17:23

 

Këto janë pamjet shokuese që tregojnë se si emigrantët afrikanë rrezikojnë jetën e tyre për një të ardhme më të mirë në Europë.

 

Janë dhjetëra njerëz të paketuar në një skaf.

 

Pamjet janë publikuar nga marina ushtarake italiane, ndërkohë që agjencitë humanitare besojnë se rreth 20 mijë njerëz kanë humbur jetën gjatë dy dekadave të fundit në përpjekje për të kaluar Mesdheun në drejtim të Europës.

 

Në Maltë dhe në Itali kanë mbërritur vetëm brenda 9 muajve të parë të vitit 30 mijë emigrantë, në krahasim me 15 mijë emigrantë që mbërritën gjatë vitit 2012.

Shumica e tyre largohej nga lufta në Siri ose nga diktatura në Eritrea.

Malta i është ankuar Bashkimit Europian duke thënë se Mesdheu po kthehet në një varr të madh.