12
 
Lajme Shqip Friday, 25 May 2012 13:00

Londër – Këngëtari britanik Elton John është shtruar me urgjencë në një spital në Los Anxhelos për shkak të një infeksioni të rëndë në rrugët e frymëmarrjes.

Kështu citohet në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit.

John, 65 vjeç është sëmurur gjatë fundjavës, teksa ndodhej atje për një performancë në Las Vegas.

Si rezultat i sëmundjes ai ka anuluar tre shfaqje të planifikuara për në Las Vegas.

 
Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 15:22

Festivali që ishte projektuar dhe planifikuar të drejtohej prej Elton John, është anuluar.

Nuk bëhet fjalë për një fesitval të zakonshëm, por për një festival muzikor të homoseksualëve, i propozuar nga këngëtari Sir Elton John. Pritej që ky event muzikor i pagëzuar me titullin “Pride House” (shtëpia e krenarisë) të mbahej në Londër gjatë Lojërave Olimpike, por që tashmë ka mbetur thjesht dhe vetëm një projekt.

Qëllimi i këtij eventi ishte për sensibilizimin ndaj homofobisë në fushën e sportit, mirëpo për mbështetësit financiar ky aktivitet nuk i është dukur fitimprurës. Organizatorët e këtij festviali kanë deklaruar se kjo ide nuk do të sillte asnjë përfitim të majmë, ndaj edhe në momentin e fundit janë tërhequr.

Sakaq, nga artistët që kishin konfirmuar pjesëmarrjen nuk ka ende asnjë deklaratë por mediat citojnë burime anonime dhe thonë se Elton John, ka reaguar ashpër kur ka mësuar për anulimin e këtij festivali, ndonëse publikisht nuk ka bërë asnjë deklaratë.

 
Lajme Shqip Saturday, 28 April 2012 09:30

Elton John është një hajdut jo i mirë tekstesh, pretendon kompozitori dhe fotoreporteri Hobbs i cili akuzon këngëtarin për këngën hit “Nikita”.

Njeriu mbrapa akuzave Gye Hobbs ka paraqitur një padi në gjykatën federale të Illinois-it. Ai pretendon se ka shkruar një këngë të quajtur “Natasha” në vitin 1982 bazuar në historinë e tij me një kamariere në një anije ruse dhe tre vite më vonë  Elton John kopjoi idenë e tij.

Sipas procesit të së drejtës së autorit Guy mori këngën dhe qarkulloi tekstin në kompani të shumta botuese duke përfshirë Big Pit, e cila boton vetëm këngët e Elton John, por ai asnjëherë nuk mori përgjigje.

Në vitin 1985 Elton John publikoi këngën “Nikita” e cila flet  për një roje kufitare gjermane, femër. Hobbs nuk specifikon saktësisht se cili tekst është “kopjuar”. Tani gati 30 vite më vonë Guy ka paditur për shkelje të së drejtës së autorit duke kërkuar dëmshpërblim të pacaktuar.

Guy thotë se ai ka vonuar në padi sepse ai jeton në Afrikë qysh prej vitit 1984 dhe se lajmet atje ecin ngadalë.

 
Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 15:30

Këngëtari i mirënjohur, Elton John pohon se ka marrë aq shumë kokainë gjatë jetës së tij, aq sa i duket një mrekulli që edhe ai nuk ka pasur të njëjtin fund me kolegen e tij këngëtare Whitney Houston.

“Nëse nuk do të kisha hequr dorë nga varësia ndaj drogës në vitin 1990, me siguri që do të kisha pasur të njëjtin fat me të, – thotë këngëtari. – Është një mrekulli që jam ende gjallë, sepse kam marrë po aq drogë sa ajo”, – ka vijuar ai.

Pohimi i Elton John vjen vetëm 6 javë pasi Whitney u gjet e pajetë në një dhomë në hotelin ‘Beverly Hills’, në moshën 48-vjeçare. Përgjigjet e analizave toksike mbi shkakun e vdekjes së saj zbuluan javën e shkuar se ajo kishte sasi të mëdha kokaine në trupin e saj dhe se kishte qenë një përdoruese e rregullt e kësaj droge.

Elton John, i cili i ka shprehur prej kohësh prirjet e tij homoseksuale dhe është martuar me David Furnish në vitin 2005, ka qenë gjithmonë i hapur përsa i përket problemeve të tij me drogën dhe alkoolin. Ai dhe bashkëshorti i tij kanë adoptuar një djalë të vogël, që tashmë është 1 vjeç dhe zërat flasin për një tjetër fëmijë të adoptuar nga ana e tyre.

“Nuk do të isha njeriu që jam sot nëse nuk do të isha shkëputur në kohë nga droga, – ka rrëfyer këngëtari i madh, – nuk do të kisha Davidin, nuk do të kisha fëmijën tim, nuk do të kisha asgjë.”

 
Lajme Shqip Saturday, 01 October 2011 13:38

Bashkëshorti i këngëtarit legjendar, David Furnish ka rrëfyer se ata janë të angazhuar për të zgjedhur aktorin e duhur që do të interpretojë  rolin e Sir Elton John në filmin e tij. Filmi “Rocketman” do të trajtojë jetën e tij, gjithçka rreth stilit unik të jetës së tij.

Ndërkohë që thashethemet konfirmojnë aktorin skocez James McAvoy për të drejtuar rolin e Sir Elton John, ne po ju paraqesim edhe emrat e kandidatëve të tjerë pretendent: David Cross, Paul Sheer, Mike Myers dhe Ewan McGregor.

Për të marrë një përgjigje të sigurtë të kandidatit fitues, duhet të presim deri në një konfirmim zyrtar. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Sunday, 11 September 2011 18:24

Nuk besojmë se do të keni vështirësi për të kuptuar se për kë bëhet fjalë… Justin Bieber dhe Elton John!

Ngjashmëritë e tyre janë të pabesueshme; duken si babë e bir!

Syze njësoj, flokë njësoj, buzëqeshje njësoj… Po ku ndryshojnë?! (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 15:35

Ky mund të quhet plotësisht një pushim për prindërit gay.

Dje, Elton John dhe partneri i tij David Furnish kanë zbarkuar në San Tropez të Francës, së bashku me djalin e tyre 7-muajsh Zachary.

Por ata nuk ishin vetëm. Ata ishin të shoqëruar edhe nga një tjetër çift i famshëm gay, aktorët amerikan Patrick Harris dhe David Burtka. Edhe këta në shoqërinë e dy fëmijëve të tyre binjak Gideon Scott dhe Grace Harper, të cilët janë 9-muajsh.

Çiftet duket se ja kanë kaluar shumë mirë bashkë, sidomos teksa shihnin fëmijët e tyre të qeshnin me njëri-tjetrin. Ylli i popit john dhe partneri i tij Furnish, prej kohësh kishin shprehur dëshirën për t’u takuar me çiftin amerikan. Si prindër të përkushtuar, ata kanë tërhequr simpatinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit. Madje pë rmomentin aktori Harris ka hequr dorë nga karriera për t’ju përkushtuar më shumë fëmijëve të tij në këtë periudhë.

Një pushim ideal për ta: 4 baballarë homoseksualë, 3 fëmijë dhe… asnjë nënë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 19:57

Marrёdhёnia e tyre ka qenё mё e keqpёrfolura nё median e showbizit prej kaq vitesh.

George Michael dhe Elton John kanё qenё shokё pёr kokё qё prej vitit 1980, deri sa shoqёria e tyre mori njё rrjedhё tjetёr, atёhere kur George u bё plotёsisht i varur ndaj mahrjuanёs.

Elton John shpesh i kishte ofruar ndihmёn e tij, por lidhja e tyre arriti deri nё atё pikё sa Michael me gjithё urrejtje i tha nё publik: “Ti qepe gojёn dhe shiko mё mirё jetёn tёnde!”. Gjatё viteve tё dekadencёs sё tij, ku George sa herё shfaqej nё publik, dukej sikur nuk jetonte nё kёtё botё, ai ka nxjerr vrer nga goja sa herё qё i pёrmendnin Sir Elton John-in.

Por, sot qё Michael ka hequr dorё nga vartёsit narkotik, ёshtё pajtuar sёrish me mikun e tij tё vjetёr. Ata janё bёrё shumё social me njёri-tjetrin dhe po rimarrin tempon e shoqёrisё sё tyre tё hershme.

George Michael, i cili tё djelёn festoi 48-vjetorin e tij, deklaroi se do tё mbaj njё koncert nё nёntor nё Londёr, ku gjithё tё ardhurat do tё shkojnё si kontribut pёr fondacionin e Elton John-it nё ndihmё tё tё sёmurёve me AIDS.

Kёtё rilidhje tё shoqёrisё sё tyre e ka konfirmuar edhe vetё Jonh, 64-vjeçar, i cili e quajti Michael njё mik tё mirё.

John ndёr tё tjera ka thёnё: “George ka qёnё njё mbёshtetёs themelor qё nё fillimet e Fondacionit. Pёr vite tё tёra e kam vlerёsuar shumё mbёshtetjen qё i ka dhёnё kёtij fondacioni, dhe jo vetёm atё… Ai ka qёnё dhe ёshtё njё mik i mirё. Gjesti qё ai po bёn ёshtё shumё bujar dhe unё e falenderoj nga zemra. Ai ёshtё njё talent mahnitёs dhe kjo ёshtё njё dhuratё fantastike qё po u bёnë njerёzve tё prekur nga HIV-i”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 14:37

Muzikanti Elton John dhe partneri i tij David Furnish u bёnё prindёr me djalin e tyre Zachary i cili lindi pёr Krishtlindje, nga njё inseminim artificial me njё ‘nёnё’ donatore.

Ky ёshtё çifti i parё gay qё kandidohet pёr çmimin britanik dhe janё shprehur se ndjehen shumё tё magjepsur nga lajmi i emёrimit tё tyre.

Nё listёn e tё emёruarёve pёrfshihen edhe kandidatё tё tjerё si futbollistёt Wayne Rooney dhe David Beckham, kёngёtari Gary Barlow i grupit Take That, prezantuesi televiziv Jonathan Ross dhe sёrish Peter Andre i cili ishte fituesi i vitit tё kaluar.

Sipas organizatorёve “The Premier Inn Celebrity Dad oh the Year” ka pёr qёllim shpёrblimin e baballarёve qё janё figura tё famshme publike tё cilёt i kanё lёnё pёrshtypje edhe kombit nga balancimi i jetёs intensive prej vip-i ndaj detyrave si prindёr.

Elton John 63 vjeçar ka folur pёr djalin e tij Zachary 5 muajsh tё cilin dёshiron ta rrisё pa qёnё i ndikuar nga fama e tij.

“Unё e vlerёsoj shumё fёmijёrinё time dhe duam t’i japim Zhach-ut sa mё shumё tё jetё e mundur tё njёjtёn gjё. Tё njёjtёn fёmijёri simbas stilit tё vjetёr. E di qё kjo do tё jetё e vёshtirё me jetёn qё unё bёj, por ne do tё luftojmё qё ai tё ketё njё jetё normale dhe me vlera reale. Ne nuk synojmё ta llastojmё, por t’i dhurojmё argёtim, kohё tё lumtur pafajёsie, dashuri, liri dhe qёndrueshmёri.”

 
Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 06:37

Gjyshja qё nuk ka njohur ende nipin e saj…

Sheila Farebrother ёshtё mamaja e Elton John e cila ka 3 vite qё nuk ka mё asnjё kontakt me djalin e saj. Ajo ka rrёfyer se pёrpara tri vitesh pati njё grindje me tё, mbas sё cilёs Elton e largoi nga jeta e tij njё herё e pёrgjithmonё. Shkaku i kёtij zemёrimi ka qёnё ofendimi qё Znj. Sheila i ka bёrё partnerit tё tij David Furnish. Detaje tё mёtejshme ajo nuk ka dashur nё mёnyrё kategorike qё tё tregonte, madje as ta zinte fare me gojё!

Nё fakt, nё njё farё mёnyre ёshtё i kuptueshёm reagimi i Elton Johnit i cili historikisht ka hasur pengesa nga nёna e tij pёr jetёn e tij private. Pavarёsisht se Elton John ёshtё njё shembull i mirё i tё gjithё homoseksualёve, i cili jo vetёm qё ka gjetur dashurinё e tij tё vёrtetё, por ka ndёrtuar me tё edhe njё familje tё shёndetshme; por gjithё kёto gjёra janё tё vёshtira pёr t’u kuptuar nga nёna e tij 86 vjeçare.

Kur djali i tij Zachary ka lindur, Sheila nuk ia kishte idenё. Lajmin e ka marrё vesh mё vonё nёpёrmjet gazetave. Ajo ёshtё e vetmja ndёr gjyshёrit qё nuk e kanё gёzuar kёnaqёsinё e tё paturit njё nip. Elton John nuk ja ka lejuar. Ndёrsa gjyshёrit e Zach nga David kanё qёnё tё pranishёm menjёherё mbas lindjes sё tij.

Zachary ёshtё tashmё 5 muajsh. A do t’ja japё mundёsinё Elton John, nёnёs sё tij Sheila, tё njohё nipin e saj tё cilin ajo mezi pret ta pёrkёdhelё?

12