Lajme Shqip Saturday, 21 January 2012 00:07

Prishtinë – Organizata “Konsumatori” ka kërkuar nga institucionet që ta largojë nga tregu këtë produkt që e shet kompania e deputetit të AAK-së, Ramiz Kelmendit. Nëse këtë nuk e bëjnë insituticionet atëherë sipas kësaj organizate do të dilet në protesta për ta kërkuar largimin e këtij produkti.

“Duam të njoftojmë konsumatorët kosovarë në lidhje me zbulimet shqetësuese në lidhje me brendin “Plazma Keks” të prodhuar nga kompania serbe “Bambi” dhe të importuar në Kosovë nga “Elkos Group “, thuhet në njoftim për media të kësaj organizate.

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar në shtator 2011 se ELKOS po e shkelë shtetin dhe kufijtë e Kosovës, duke importuar në Kosovë si distributor për Shqipëri dhe për UNMIK/Kosovo. Deputeti Kosovar Ramiz Kelmendi nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur, kishte raportuar portali, duke i sjellur ekstraktet e regjistrimit të kompanisë ELKOS në Serbi. Edhe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për bllokimin e mellrave serbe, ato kanë vazhduar të shiten nga ELKOS, duke e shfrytëzuar Shqipërinë si shtetin eksportuar për në Kosovë. Raportimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Kjo organizatë bazohet në analizat laboratorike që i janë bërë këtij produkti në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Maqedoni. Aty i kishte derguar mostrat vete kjo organizatë.

“Produkti “Plazma Keks”, prodhim i kompanisë serbe “Bambi”, është i dyshimitë, i papërshtatshëm dhe si i tillë është edhe i rrëzikshëm për konsumatorin kosovar meqenëse rrezikon shëndetin e dij duke deklaruar rrejshëm përbërësit dhe duke shkelur kështu dispozitat ligjore që përcaktojnë qartë se deklaracioni i produktit duhet të jetë i saktë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Këtë e ka vërtetuar edhe organizata “Konsumatori”, e cila ka konstatuar se “veprimi i kompanisë Elkos Group që figuron si distributor për UNMIK/Kosovo është totalisht i papranueshëm”.

“Ne mendojmë që kjo është një shkelje serioze e dinjitetit shtetëror dhe të dinjitetit të konsumatorit kosovar. Përderisa kemi produkte tjera serbe në treg, të cilat qartë e kanë të shënuar “Importues për Kosovë; Emri i kompanisë”, “Elkos Group” si duket me vullnet e vetëdije të plotë zgjedh të përdorë emërtimin “UNMIK / Kosovo” dhe titullin “distributor” i cili lë të nënkuptohet se malli nuk po u importuaka por po u distribuuaka brenda vendit dhe rrjedhimisht nuk ka nevojë të shënohen fjalët “eksportues” apo “importues”?”‘thuhet në reagimin e organizatës Konsumatori.

Rezultatet e plota të analizës së bërë mund ti lexoni në vijim: Veç deklarimeve të rrejshme në ambalazhin e këtij produkti sipas kësaj organizate nuk saktësohen as llojet e emulgatorëve që përmban kur dihet disa lloje të kësaj materie mund të jenë fatalë për disa konsumatorë dhe se mund të shkaktojnë alergji me pasoja të paparashikueshme.

Përbërja                  IKSHPM                  Deklarimi në paketim
Ujë                              5,00%                       –
Proteina                     13,50%                     11,90%
Yndyrë                       11,90%                     12,00%
Saharozë                    15,10                         20,00%
Vitamin C                  26,4 mg /100gr       12,20%
Vitamin B1                1 mg /100gr             0,90%
Vitamin B6                2,7 mg /100gr          2,00%
Vitamin E                  1,5 mg /100gr          2,00 mg /100gr
Nikotin amid            17 mg /100gr            95,80mg /100gr
Kalcium                     30 mg /100gr           106,0 mg /100gr
Hekur                        2,5 mg/100gr            3,30 mg /100gr

Kjo organizatë ka shprehur shqetësim edhe për përdorimin e sojës në prodhim të “Plazma Keks”. “Globalisht ka dyshime të arsyeshme se soja, përkundër disa vetive të mira është e dyshuar për prishjen e balansit hormonal (te gjinija femrore), për shkaktimin e akneve në fytyrë dhe ndërlikime tjera shëndetësore. Për këto arsye në shumë shtete ndalohet përdorimi i sojës, ndërsa soja ‘GjM’ ndalohet edhe për ushqim të kafshëve”, theksohet në reagimin e kësaj organizate.

Kompania Elkos Group në vend të tërheqjës së këtij produkti nga tregu vazhdimisht ka mbështetur me aktivitete të pandalura të marketingut dhe lojëra shpërblyese në funksion të rritjes së volumeve të shitjeve.

Organizata Konsumatori ka kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës , Agjencioni i Ushqimit dhe Inspektoratet e Kosovës që të heqin nga tregu këtë produkt.

“Përderisa Qeveria dhe institucionet tjera nuk ndërmarrin asnjë veprim konkret për të mbrojtur konsumatorin në këtë aspekt, atëherë është e qartë se konsumatori do të vetëmbrohet duke shfrytëzuar institucionin themelor demokratik të protestës dhe çdo institucion tjetër demokratik me synim ndalimin e plotë të mallrave të rrezikshme, aplikimin e plotë të ligjeve që ofrojnë mbrojtje e siguri për konsumatorin dhe arritjen e reciprocitetit të plotë ekonomik e tregtar me Serbinë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 15:07

Prishtinë – Deputeti kosovar Ramiz Kelmendi nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur. Kompania e tij Elkos Group i shet produktet serbe nëpër territorin që ai e njeh si UNMIK/KOSOVO. Në rrjetin e shitjes, Elkos Trade Center (ETC), pjesë e Elkos Group, shiten produktet e koncernit “Bambi” nga Beogradi dhe të “Unijapak” nga Nishi, të cilat për territorin e UNMIK/KOSOVO i përfaqëson kompania e Kelmendit.

Koncerni Bambi, që drejtohet nga Miroslav Miletiq dhe Unijapak, pronë e Milojka Maniq, kanë për distributorë të autorizuar kompaninë Elkos Group edhe për territorin e Republikës së Shqipërisë. Në ETC, edhe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për bllokimin e mallrave serbe shiten prodhimet e UNIJAPAK dhe të koncernit Bamb. Në paketimet e tyre figuron se distributor për Shqipëri dhe për UNMIK/KOSOVO është kompania Elkos.

Përveç Elkos është edhe kompania Gllareva, e cila shet produkte serbe në ETC. Kompania Gllareva figuron të jetë përfaqësues i Swislion Group nga Beogradi për Shqipëri dhe UNMIK/KOSOVO.

Të dyja kompanitë kosovare kanë vepruar njëjtë, duke u bërë përfaqësues të firmave serbe për Shqipëri dhe nga këtu t’i fusin në tregun e Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave serbe. Në ETC produktet e këtyre kompanive serbe janë nxjerrë në shitje në fund të gushtit, një muaj pas urdhrit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallrave serbe. Këtë vendim nuk e kishte përfillur kompania e deputetit Kelmendi, e cila nga Ministria e Punëve të Brendshme kishte marrë besimin për t’i furnizuar serbët e pjesës veriore të Kosovës gjatë kohës së zbatimit të masave të reciprocitetit.

Pronari i kompanisë që mori besimin qeverisë, edhe përkundër mosnjohjës së shtetësisë dhe shpërfilljës së vendimit qeveritar për mos bashkëpunim me firmat serbe, në faqën zyrtare të ELKOS GROUP ka shënuar se përiudha e luftës gjatë viteve 1998-99 e kishte dërmuar biznesin e tij.

Kompania e tij,  sipas shënimeve të biznesmenit kosovar, e kishte marrë veten pas luftës dhe iu ishte drejtuar shteteve perëndimore, me të cilat kishte lidhur kontrata për t’i përfaqësuar në Kosovë. Por, shënimet e Qendrës për Regjistrimin e Bizneseve në Serbi japin një tregim tjetër për historikun e kompanisë kosovare Elkos.

Në prill të vitit 2008, gjatë kohës së luftës, kompania Elkos del se ishte regjistruar në Ministrinë serbe të Tregtisë. Më datën 25 prill të vitit 1998 kompania Elkos shënohet se është themeluar zyrtarisht në institucionet e Republikës së Serbisë dhe kishte për adresë rrugën “Edvarda Griga”, në Beograd, si dhe përkufizohet si firmë, aktivitet shërbyes-tregtar. Pasi krijoi një qëndrueshmëri, krijoji rrjetet e marketeve në pjesën më të madhe të Kosovës, disa vite më vonë, më 2006, përkatësisht më 15 prill të këtij, viti u nxor në likudim kompania Elkos në Beograd.

Këto data nuk përmenden në shënimet zyrtare të firmës së Kelmendit. Elkos u themelua në vitin 1990, si pikë e vogël tregtimi prej jo më shumë se 70 metrash katrorë. Që nga ajo kohë e deri në 1998, Elkos pati një rritje të vazhdueshme dhe hapi degët e saj në qytete të ndryshme të Kosovës (degët kryesore në Prishtinë) dhe në Mal të Zi.

“Lufta gjatë viteve 1998-99 pati një efekt shaktërrues për kompaninë tonë. Ndërtesat, makineritë dhe malli që dispononuam u shkatërruan plotësisht. Megjithatë, Elkos nuk e humbi shpresën. Aktivitetin e filloi sërish nga një ndërtesë prej 300 metrash katrorë, duke ngritur përsëri kapacitetet. Në vitin 2000, vëmendja e Elkos iu drejtua perëndimit dhe u nënshkruan kontratat e para me prodhues europianë për të drejtat e shpërndarjes së mallrave në Kosovë”, shënohet në historikun e kësaj firme në Kosovë, faktikisht, portali, me fktet që posedon, e demanton këtë pohim.

Por, firmat serbe nuk përmenden askund në rrëfimin zyrtar të kompanisë së deputetit të Kosovës. “Elkos është kompani private. Ritmet e rritjes deri në vitin 2005 ishin aq të mëdha, saqë nuk maten me përqindje, por me shumëfisha. Gjatë viteve të fundit, për shkak të pozicionit të gjithanshëm në treg, ritmet e rritjes janë përsëri të larta, duke u luhatur midis 15 për qind dhe 20 për qind”, vazhdon rrëfimi zyrtar për firmën Elkos.

Por, firma e tij përmendet diku tjetër. Në shënimet oficiele të kompanisë “Unijapak”. Aty shkruhet se përfaqësues për Kosovë është firma e Kelmendit, por këtë nuk ia lejojnë edhe në paketimet e produkteve, ku shkruan se e mbulon territorin e UNMIK/KOSOVO.

Koncerni Bambi nga Beogradi e mban fshehtë bashkëpunimin me Kelmendin dhe nuk e përmend fare, duke shkruar se ka vetëm dilerë për Mal të Zi, Bosnjë e Herzegovinë, Maqedoni e Slloveni.

Portali LajmeShqip.com, gjithashtu, mëson se kompania Elkos, pas aksionit të ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në veri të Kosovës, ka shënuar rekordin e importit të kësaj kompanie nga Serbia në Kosovë dhe njëherit rritjen më të madhe të kompanisë. (LajmeShqip.com)