Lajme Shqip Wednesday, 19 October 2011 16:16

Ajo është një aktore, një filantropiste dhe një legjendë e Hollivudit, e njohur si gruaja më e bukur në botë.

Elizabeth Taylor vdiq në moshën 79 vjeçare për shkak të infarktit në zemër më 23 mars.
Ajo ka lënë një trashëgimi të shumëngjyrshme, ashtu si edhe rolet e saj në ekranin e televizionit. Për amerikanët, ajo është diçka më e madhe se sa vetë jeta. Ajo personifikon familjen Mbretërore amerikane.

Elizabeth Rosemond Taylor lindi në Hampstead të Londrës më 27 shkurt 1932, nga martesa e tregtarit Francis Taylor dhe aktores së teatrit Sara Taylor. Bukuria e saj unike frymëzoi nënën e saj që ta fuste në biznesin e spektaklit dhe që në moshën 3 vjeçare Elizabeth ndiqte mësime baleti.

“Unë nuk mund të vishja asnjëherë këpucë me takë; kam patur shumë kufizime e vogël!” ka shkruar ajo në librin e kujtimeve të 1988-ës. “Jeta ime ka qenë super e planifikuar dhe super e disiplinuar.”

Taylor u paraqit për herë të parë në filmin “There’s One Born Every Minute” të vitit 1942, kur ajo ishte vetëm 9 vjeçare. MGM vuri re aftësitë e saj dhe sytë e saj unik, dhe i kërkoi të nënshkruante kontratë për filmin “Lassie Come Home” në vitin 1943. (LajmeShqip.com)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 21:31

Dje është shpallur hapja e ankandit e bizhuterive të ikonës së Hollivudit, Elizabeth Taylor.

Ky ankand dyditor do të hapë dyert për vizitorët në dhjetor dhe pritet që vlerësimi i tyre të arrijë deri në 22.6 milion euro. k[y ankand do të paraprihet nga një turne tre mujor nëpër gjithë botën, i cili do të prezantojë të gjitha relikat e aktores që vdiq në mars në moshën 79 vjeçare.

Një koleksion prej 269 diamante, perla, rubi, unaza, varëse dhe një diademë priten që të shiten në këtë ankand të aktores që pati një histori të gjatë dhe të komplikuar me Richard Burton, me të cilin u martua dhe u divorcua dy herë. Pa dyshim që ky do të jetë koleksioni më i madh privat i grumbulluar ndonjëherë në një vënd të përbashkët. Mbrëmja gala e 13 dhe 14 dhjetorit do të kryesohet nga unaza me diamantin e bardhë 33.19 karatsh, një dhuratë nga Burton në vitin 1968 pasi ai e kishte blerë atë më parë në një ankand për 213 mijë euro.

Është e qartë që koleksioni i saj është i rrallë si për nga cilësia, po ashtu edhe nga historia. Ajo ka koleksionuar pjesëzat më të mira të periudhave më të mira. Midis këtyre ‘pjesëzave’ ndodhet një perlë e shekullit të XIV e njohur me emrin La Peregrina, e gdhëndur në formë dardhe me një vlerë prej 55 karatësh. Në fillim i përkiste mbretëreshës së Anglisë, Mary I-rë dhe më vonë i kaloi mbretëreshave spanjolle Margarita dhe Isabela.

Në këtë koleksion blerësit mund të gjejnë edhe dy setet e diamantëve të grumbulluara nga dy martesat me Burtonin. Këto koleksione pritet të vlerësohen me 4.5 mijë euro, deri në 6.7 mijë euro. Ndërsa nga Mike Todd, një ndër shtatë burrat e Taylorit, do të jetë një diamant antik diademë, të cilën aktorja e ka veshur në Academy Awards të 1957, që pritet të vlerësohet nga 45 mijë deri në 67 mijë euro.

Një pjesë e të ardhurave nga ky ankand do të shkojnë për fondacionin që aktorja pati themeluar në vitin 1991, “The Elizabeth Taylor AIDS Foundation”.  (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 06:53

Jeta e saj ishte plot me drama, mё shumё se sa edhe e ndonjё filmi hollivudian. Vetёm njё muaj pas vdekjes sё saj del njё listё me tё fshehta dramatike rreth saj.

Aktorja e famshme e cila vdiq nё moshёn 79 vjeçare ёshtё  martuar tetё herё dhe ka patur katёr fёmijё. Por a ishin kёto tё vetmit fёmijё tё saj?

Sipas John Cohan, njё i mirёbesuar i saj, ajo ka patur njё fёmijё jashtёligjor. Pёr kёtё ajo i ka kёrkuar atij tё mos flas deri sa ajo tё ketё vdekur.

“Ajo mё tregoi njё sekret qё e kishte pёrndjekur prej vitesh”, u shpreh ai. “Elizabeth Taylor ka patur edhe njё vajzё qё e ka quajtur Norah. E ka ndihmuar gjatё financiarisht deri sa njё ditё kjo vajzё e cila jeton nё Irlandё, nuk ka dashur asgjё dhe asnjё kontakt me tё. Por Taylor duke qёnё se kishte qёnё me tre meshkuj, nuk ishte e sigurtё se kush mund tё kishte qёnё babai i vajzёs”, konfirmon Cohan.

Pasuria e saj do tё ndahet ndёrmjet katёr fёmijёve tё saj legjitim. Tё ardhurat nga shitjet e parfumit tё saj do tё vazhdojnё tё shkojnё si donacione pёr fushatat qё ajo ndiqte.

Ndёrsa bashkёshorti i saj i tetё dhe i fundit, Larry Fortensky, do tё pёrfitojё 500 mijё paund nga testamenti i saj, tё cilin do e shfrytёzojё pёr tё blerё njё shtёpi tё re.

Nёse e gjithё kjo histori e kёsaj vajze joligjore e Taylor ёshtё e vёrtetё, a thua ajo do tё bёhet publike tani mbas vdekjes sё saj? (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 14:02

Londër, 3 Prill 2011 – Elizabeth Taylor në moshën 24 vjeçare ka pozuar nudo.

Fotografia është bërë nga Roddy McDowall, një aktor dhe mik i ngushtë i Liz Taylor.

Roddie i kishte premtuar për ta portretizuar atë në një mënyrë artistike dhe Liz kishte pranuar. Por kur aktorja u fejua me Mike Todd, burrin e saj të tretë, fotoja iu bë dhuratë atij.

Çifti u martua në 1956, por martesa zgjati shumë pak pasi Toddi vdiq 13 muaj pas dasmës në një aksident ajror. Vejusha e re ia dha foton asistentit të saj, Penny Taylor i cili ia shiti atë në vitin 1980 koleksionistit Jim Shaudis.

Fotoja është  mbajtur sekret për mbi 30 vjet, deri më sot. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 07:49

Elizabeth Taylor do të mbahet mend gjithmonë për rolin e saj të Kleopatrës, por ashtu si Perandoresha e Egjiptit, edhe aktorja e Hollivudit kishte një pasuri faraonike.

Një javë nga vdekja e 78 vjeçares, “Daily Mail” informoi se ajo ka lënë pas rreth një miliardë dollarë, duke u renditur midis 14 femrave të vetme në botë që kanë arritur të grumbullojnë një pasuri të tillë vetëm falë punës së tyre.

Fituesja e çmimit “Oscar” u bë e famshme për bizhuteritë tepër të shtrenjta e të dukshme që mbante dhe ajo vlerësohej të kishte një pasuri prej 150 milion dollarësh në pasuri deri në vitin 2002.

Taylor u pagua katër milion dollarë, të cilat me kursin e tanishëm janë 47 milion dollarë, për të luajtur rolin kryesor në filmin “Cleopatra”, pas të cilit formoi edhe një prej linjave më të suksesshme në botë të parfumeve.

Besohet se kompania e saj kozmetike ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në grumbullimin e pasurisë faraonike të këngëtares, e cila ka edhe 150 milion dolarë të investuara në prona të paluajtshme në Los Anxhelos. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 10:19

Elizabeth Taylor sekretin ia pati besuar gazetarit Kevin Sessums nё vitin 1997.

Ёshtё njё rrёfim i trishtё i cili duhej tё priste deri sa ajo tё largohej nga kjo botё.

Bёhet fjalё pёr aktorin e famshёm James Dean, shokun dhe kolegun e saj nё filmin “Giant”, nё vitin 1956. Dean vdiq nё moshёn 24 vjeçare, nё njё aksident njё vit pёrpara nominimit tё tij me Oscar pёr performancёn nё kёtё film.

Taylor rrёfen se James Dean i mbetur jetim nga e ёma nё moshёn 11 vjeçare, ёshtё ngacmuar seksualisht nga shёrbyesja/edukatorja e tij. Dhe kjo gjё ka zgjatur gjatё aq sa aktorin e pёrndiqte ‘hija’ e saj.

Ky ka qёnё njё nga rrёfimet qё vet Dean ja ka besuar Taylor-it nё njё ndёr netёt e shumta tё pagjumta gjatё xhirimit tё filmit, qё ato i kalonin duke biseduar me njёri-tjetrin. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 09:35

Tё dashurit e Elizabeth Taylor mblidhen pёr t’i dhёnё lamtumirёn e fundit.

24 Mars 2011 – TMZ ka postuar nё ekran çertifikatёn e vdekjes tё legjendёs qё u nda nga jeta nё moshёn 79 vjeçare ditёn e mёrkurё, e cila u varros nё “Lёndinёn Forest” nё Glendale tё Kalifornisё, nё tё njёjtin vend pushimi si miku i saj i ngushtё Michael Jackson dhe shumё legjendarё tё tjerё hollivudian.

Lajmet e mёpёrparme na sygjeronin se Taylor do tё varrosej nё njё dhomё tё nёndheshme sё bashku me prindёrit e saj nё Westwood Village, varrezat e Memorial Park.

TMZ njofton gjithashtu se një shërbim privat funeral u mbajt në Forest Lawn për pasditen e sё enjtes.

Pas një sëmundje të gjatë, fituesja e  dy çmimeve Oskar, vdiq në Cedars-Sinai Medical Center të mërkurën e javёs sё kaluar, mё 23 Mars.

 
Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 18:10

SHBA – Ylli i kinemasë botërore Elizabeth Taylor është shuar sot në moshën 79-vjeçare. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e problemeve serioze me shëndetin. Gjatë viteve të fundit ajo vuante nga probleme kardiake. Sё fundmi ajo u kurua dhe nga një kancer në lëkurë dhe dy pneumoni.

Vdekja e aktores së njohur cilësohet si një prej humbjeve më të mëdha të Hollivudit.

CCN, USA Today, BBC dhe mjaft agjensi prestigjioze shkruajnë se lajmi i vdekjes është konfirmuar nga personeli i spitalit ku ajo kurohej prej kohësh në Los Angelos.

Sally Morrison, publiçisti i Taylor tha se në momentin e ndarjes nga jeta, pranë saj kanë qenë fëmijët  Michael Wilding, Wilding Christopher, Todd Liza, dhe Maria Burton.

Komentet e para të agjensive ndërkombëtare e cilёsojnë largimin e Taylor si mbylljen e një epoke në historinë e kinematografisë botërore. Karriera e saj prej 50 filmash dhe e njё mbёshtetёseje e madhe e luftёs kundra HIV/AIDS ka pёrfunduar.

“Ёshtё shuar ikona e Amerikёs, gjigandi hollivudian, akoma mё shumё kemi humbur njё qёnie njerёzore tё pakrahasueshme”, ёshtё shprehur kёngёtari Elton John. (LajmeShqip.com)