12
 
Lajme Shqip Sunday, 30 September 2012 15:37

Tiranë – Dokumentari i shumëpërfolur i aktores Eliza Dushku do të prezantohet në Tiranë në kuadër të “Tirana Art Day’s”, një organizim i Bashkisë së Kryeqytetit, në datat 4, 5 dhe 6 tetor. Organizatorët premtojnë 3 ditë të mbushura me aktivitete kulturore dhe artistike, gjatë të cilave priten të vijnë edhe mjaft nga personalitetet e njohura shqiptare në botë. 

Në një prej këtyre ditëve do të shfaqet edhe premiera e filmit, ku Eliza Dushku dhe aktori nga Tetova, Blerim Destani udhëtojnë dhe prezantojnë Shqipërinë dhe traditat tona në një rrugëtim të gjatë, që do të shfaqet në 1 orë e gjysmë dokumentar.

Vetë Eliza do të vijë enkas për këtë rast në Tiranë me të dashurin e saj, ish-basketbollistin Rik Foks.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 June 2012 16:56

Ajo mban një tatuazh të flamurit kombëtar shqiptar në kurrizin e saj, ndërsa ai lokalit të tij i vuri emrin e vendit të tij, prej nga kishte emigruar prej  dy dekadash. Në pamje të parë, aktorja hollivudiane Eliza Dushku dhe pronari i një lokali Leo Keka, duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët. Por ata e kanë një të përbashkët: që të dy me krenari e kanë përqafuar trashëgiminë e tyre shqiptare.

Të shtunën të dy do të bashkohen në lokalin e Leos, të quajtur Alba, ku Leo po organizon mbrëmjen e quajtur “Një mbrëmje nën yjet shqiptare”. Me këtë festë që do të organizohet në lokalin e tij, ata ftojnë të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me para për dokumentarin që Eliza Dushku po përgatit për Shqipërinë.

Sipas Kickstarter, Elizës i duhen edhe 60 mijë dollarë për të përfunduar punimet e të gjitha filmimeve që ajo bëri në Shqipëri përpara një viti.

Një vendalie e Watertown-it, Dushku që është mjaft e njohur për rolin e saj në serialin “Buffy the Vampire Slayer”, falë origjinës së babait të saj, vjet ka marrë edhe kombësinë e dytë, atë shqiptare.

Në dokumentarin që Eliza është duke përgatitur, ka për qëllim të fokusojë kamerat në kulturën, bukurinë dhe pasuritë e Shqipërisë.

“Jam mahnitur gjatë udhëtimit në Shqipëri dhe gjithçkaje që më ka dëshmuar për krenarinë e vendit, qytetit të origjinës sime, Korçës, si dhe marrja e shtetësisë shqiptare”, është shprehur Eliza në intervistë për website-n Kickstarter.

Këtij projekti i janë bashkuar i dashuri i saj Rick Fox, fotografi Fadil Berisha dhe vëllai i saj Nate Dushku. Por tashmë këtij projekti i është bashkëngjitur edhe një shqiptar tjetër i Amerikës, i cili këtë herë nuk do të presë më në lokalin e tij politikanë të famshëm, por VIP-a dhe këdo tjetër që dëshiron të marrë pjesë për të ndihmuar Elizën në përfundimin e projektit të saj.

“Menjëherë si mora telefonatën e Elizës, pranova pa mëdyshje. Shqipëria është një vend aq i bukur dhe kjo është një mënyrë e mrekullueshme për t’ua bërë njerëzve të ditur,” është shprehur pronari i lokalit Alba, Leo Keka.

Festa do të organizohet këtë të shtunë nga ora 7 deri në 10 të mbrëmjes, ku do të ketë një bar të hapur, i cili do të shërbejë ushqime nga tradita shqiptare. Te interesuarit për të marrë pjesë në këtë mbrëmje, mund të kontaktojnë në adresën: germainemurphy@albaquincy.com. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Lajme Shqip Saturday, 09 June 2012 00:54

“E dashur Shqipëri!

Unë kam qenë gjithnjë kurioze dhe e hipnotizuar nga misteret e tua.

Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi migruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja.

Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përsenë…”

Kështu nis dokumentari me titull “E dashur Shqipëri”, që Eliza jonë ka përgatitur për Shqipërinë, një dokumentar që do t’i fusë ethet turizmit në vazhdim.

Një përmbledhje e shkurtër e udhëtimit të saj të gjatë që do t’i shtojë kuriozitetin vizitorëve të shumtë. Një video që vetëm deri një orë pas postimit që ajo bëri në profilin e saj në Facebook, fitoi me mijëra vizitorë.

Me anën e këtij klipi prezantues Eliza i fton që të gjithë që të kontribuojnë në perfundimin e këtij projekti të nisur për Shqipërinë, për të cilin kërkohet të sigurohen së paku 60,000 USD. Faqen e projektit për përfundimin e dokumentarit “E dashur Shqipëri” mund ta vizitoni në këtë link.

Një mesazh i mrekullueshëm, një Elizë që merr pasaportën shqiptare në sy të të gjithë atyre që mund të mos kenë dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë.

Nga sot Eliza është një ambasadore e vërtetë e Shqipërisë në mbarë botën.

Eliza, faleminderit!
LajmeShqip.com

 
Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 12:00

Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, ka kërkuar nga fansat që të mos i dërgojnë dhurata për ditëlindjen e saj, por t’i dhurojnë para për bamirësi.

Ylli i filmit “Bring it On” më 30 dhjetor mbush plot 31 vjet dhe dëshiron të grumbullojë sa më shumë para për organizatën e Ugandës, “Tharce-Gulu”, e cila ndihmon viktimat e luftës.

Ndërkaq, si shpërblim për fansat donatorë, Dushku i ofron njërit prej tyre shansin që të fitojë një bisedë ballë për ballë dhe të xhirojë me aktoren.

“Është sërish periudha më e bukur e vitit… Ditëlindja ime po afron, në datën 30 dhjetor, dhe unë do të jem sërish 18 vjeçe…! Në rregull, mbase jo tamam, por sidoqoftë ende e kam një dëshirë për ditëlindje. Në vend të dhuratave ju kërkoj të gjithë ju miqve të mi zemërgjerë, që të merrni pjesë me dhurimet për “Tharce-GULU”, organizatën tonë të dashur në Ugandën Veriore, e cila ofron mjekim të traumave dhe mjekim psikik për ish-fëmijët ushtarë dhe viktimat e luftës”, ka shkruar Dushku.

Vitin e kaluar, Dushku grumbulloi rreth 30.000 dollarë për bamirësi në ditëlindjen e saj të 30-të.

 
Lajme Shqip Thursday, 27 October 2011 23:40

Aktorja shqiptaro-amerikane Eliza Dushku, së bashku më një prej këngëtarëve më të suksesshëm të viteve të fundit, Justin Timberlake, dhe aktorin tjetër amerikan, James Marsden, mori pjesë në një lojë televizive të quajtur “Çmimi është i volitshëm”, mjaft i famshëm në Los Angles.

Gjatë këtij episodi, Eliza nuk harroi të flasë për Shqipërinë, vendin e të parëve të saj, si dhe t’i tregojë audiencës tatuazhin e famshëm që ajo e realizoi në vizitën e saj të parë në Shqipëri, tatuazhin e shqiponjës dy krenare, simbolit kombëtar të shqiptarëve.

Ajo madje u dha një leksion dy miqve Timberlake dhe Marsden, duke u treguar se ku ndodhet Shqipëria. (Panorama)

 
Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 14:30

Prishtinë – Eliza Dushku e ka “ndezë” Prishtinën të shtunën mbrëma. Pas ardhjes së saj në Kosovë, gjatë pasdites, Eliza ka shfrytëzuar në maksimum jetën e natës në kryeqytetin kosovar. Portali LajmeShqip.com sjellë ekskluzivisht një varg fotografish në të cilat pasqyrohet krejt ajo çka ka të shtunën mbrëma ka bërë Eliza Dushku në klubin e natës “Duplex“, në kryeqytetin kosovar.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Eliza ka arritur në klub afër orës 01:00, pas mesnate së bashku me të dashurin e saj, Rick Fox, fotografin Fadil Berisha, aktorin Blerim Destani dhe disa të tjerë. Një orë pa ardhur aktorja shqiptare me famë botërore, në Duplex kanë qenë duke e pritur, përpos një numër i madh i njerëzve të cilët kanë paguar nga 5 euro për të hyrë brenda, edhe shumë këngëtarë e fytyra publike.


Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell
(c) 2011 Portali LajmeShqip.com


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Ndër të parat që kanë arritur, kanë qenë këngëtaret Vesa Luma, Altuna Sejdiu, Ryva Kajtazi dhe manikenja Agnesa Vuthaj. Edhe boksieri kosovar Luan Krasniqi ka qenë aty.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Sapo ka hyrë në klub, nën përcjelljen e madhe të sigurisë, Eliza është pritur shumë mirë nga publiku. Edhe këngëtaret Luma dhe Kajtazi menjëherë i janë gjuajtur në qafë Elizës, për ta përqafuar dhe për të bërë fotografi.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Mirëseardhje në Duplex i ka uruar prezantuesi Labinot Gashi, që edhe e ka ftuar Elizën për të thënë diçka. Megjithatë, krejt çka ka thënë Eliza, kanë qenë fjalët: “Mirëmbrëma Prishtinë… Gëzuar!“.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Më pas ajo ka kërcyer nën ritmet e këngës “Proud To Be Albanian“. Aty ka qenë edhe krijuesi i kësaj kënge, producenti dhe anëtari i grupit “Etno Engjujt”.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

“Ti e ke bërë këtë këngë… Bravo jam shumë krenare…”, kanë qenë fjalët e Elizës drejtuar Gencit.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Në këtë party, ku Eliza së bashku me të dashurin dhe shumë shoqëri kanë kërcyer pa ndalur deri në orën 02:30 kanë qenë edhe personalitete dhe fytyra të ndryshme publike. Njëri nga ta ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell.
Gjatë natës Eliza Dushku ka kërcyer nën tingujt e këngëve të ndryshme të huaja ,si “Give me everything” apo “Sexybeat”. Megjithatë ajo dukej sikur po kënaqej me këngët shqiptare. “Ti po don” e Vesa Lumës, “Vibe” e Tunës e shumë të tjera, kanë qenë në play-listën e këngëve të lëshuara të shtunën mbrëma ekskluzivisht për Elizën.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Teksa ka bërë një xhiro rreth e qark klubit, ku është fotografuar me shumë fansa, këngëtarja ka zbuluar edhe këngëtarin dhe këngët e preferuara nga Kosova. Kënga “U bo vonë” dhe “Ti je ma e mira” të reperit Capital, T janë këngët që Eliza i pëlqen më së shumti. Capital T, së bashku me Elizën në skenë, kanë kërcyer dhe kënduar këto këngë. Capital T i ka kënduar edhe live Elizës.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Në fund, artistja ka dalë nga klubi “Duplex”, së bashku me të dashurin e saj, në drejtim të Hotel Victory, aty ku edhe kanë qëndruar.

“Të dua Prishtinë… je shumë e mirë…”, kanë qenë fjalët e saj në dalje.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Me gjithë adrenalinën e lartë në këtë party, Eliza dhe Rick nuk janë puthur ndonjëherë, përpos që janë prekur. Në vazhdim, portali LajmeShqip.com, i sjellë fotografitë më interesante të mbrëmjes në Prishtinë, me yllin shqiptar të Hollivudit, Eliza Dushkun. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 15:39

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha dha një pritje për aktoren e mirënjohur të Hollivudit, me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, e cila po viziton vendin tonë për realizimin e një dokumentari që do të promovojë në botë Shqipërinë.

Sipas njoftimit për shtyp nga Kryeministria, gjatë kësaj pritje z. Berisha i dorëzoi Eliza Dushkut pasaportën biometrike shqiptare dhe kartën e identitetit, pas kërkesës së saj për t’u pajisur me shtetësinë dhe dokumentet shqiptare të identifikimit. Aktorja Dushku u shpreh se ndjehej krenare që tashmë zotëronte dhe pasaportën shqiptare.

Më pas, biseda vazhdoi e ngrohtë rreth Shqipërisë, bukuritë e së cilës tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë të huaj, zhvillimit të vendit dhe veçanërisht, turizmit. Dushku e njohu Kryeministrin me vizitat që ajo kishte zhvilluar në disa qytete të vendit, nga jugu në veri dhe impresionet e saj gjatë këtij udhëtimi, të cilin ajo e cilësoi mbresëlënës dhe që i mundësoi të njihej me natyrën, historinë, traditat, artin dhe kulturën shqiptare.

Kryeministri Berisha vlerësoi faktin që aktorja e mirënjohur ishte pjesë e projektit për realizimin e dokumentarit që promovon Shqipërinë turistike, historinë, traditat dhe potencialet e saj. Sipas tij, kjo iniciativë do të jetë një kontribut i çmuar për bërjen të njohur edhe më gjerë të bukurive të Shqipërisë dhe promovimin e turizmit shqiptar, e cila këtë vit është shpallur nga Lonely Planet si një ndër destinacionet kryesore turistike të botës.

“Shqipëria, tha kryeministri, me peisazhin e saj unik, ku ndërthuren malet me detin dhe liqenet, po bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turistët e huaj, që edhe këtë vit kanë vizituar në një numër shumë të lartë Shqipërinë. Ne kemi bërë investime të mëdha për të mbështetur zhvillimin e turizmit në infrastrukturën rrugore, sikundër po ndërtojmë impiante të fuqishme për pastrimin e ujërave, kemi ndërmarrë nisma fiskale për përjashtimin nga taksat për një periudhë disavjeçare për ata që investojnë në zonat turistike malore dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që bukuritë shqiptare të bëhen gjithnjë e më të prekshme për këdo”, theksoi kreu i qeverisë.

 
Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 15:36

Aktorja e madhe hollivudiane Eliza Dushku, me origjinë shqiptare nga babai i saj, prej një jave ka qënë për një vizitë në Shqipëri. Gjatë këtij udhëtimi, ajo është dekoruar “Qytetare Nderi e Tiranës” dhe “Ambasadore e Turizmit në Shqipëri”, titull i cili i është dhënë nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

 

Turi i saj turistik në Shqipëri ka nisur nga Tirana dhe ka vazhduar me Durrësin, Beratin, Korçën, Vlorën dhe Krujën. Pikërisht në ndalesën e saj këtë fundjavë në Krujë, ajo ka marr sërish një tjetër titull, “Qytetare Nderi e Korçës”, dhe kjo me të drejtë pasi babai i saj është nga Korça. Eliza në mesnatën e mbrëmshme ka qënë e pranishme në ambjentet e “Birra Korçës”, në praninë edhe të të fejuarit të saj, ku ka shprehur pëlqimin maksimal për pijen tradicionale të ‘Qytetit të Serenatave’. Në nder të aktores, kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Pelishi, e ka nderuar atë me titullin “Qytetare Nderi”.

Kur është ftuar në skenën e kësaj feste, Dushku nuk ka nguruar të kërcejë valle popullore shqiptare.

“Gjyshërit e mi kanë qenë shqiptarë, babai im është nga Korça dhe unë jam nga Korça. Ju falënderoj për vlerësimin që më bëni dhe e përgëzoj këtë festë”, ka thënë Eliza.

Eliza e cila ka marrë me vete një ekip kameramanësh nga Amerika, me mbështetjen e fotografit të njohur Fadil Berisha, aktorit Blerim Destani dhe sopranos Inva Mula, ajo do të përgatisë një dokumentar turistik promovues për Shqipërinë.

Dhe akoma pa përfunduar dokumentarin mbi Shqipërinë, promovimi i saj për kulturën shqiptare ka nisur menjëherë. Dje ajo ka postuar në faqen e saj zyrtare në FaceBook këngën “U bo vonë” nga Capital T, duke i ftuar 123.174 fansat e saj të dëgjojnë këtë këngë.

“Ky artisti kosovar “Capital T” është fantastik! Jam takuar me të sonte dhe ai performoi këtë këngë drejtpërdrejtë. Ai më duket si Jay-Z shqiptar! Dëgjoheni dhe e do e dashuroni këtë këngë, më besoni! Kërceni me të gjatë gjithë kohës! Kujdes, se do ju fiksohet në kokë për ditë të tëra!”, ka thënë Eliza.

Këtë javë pritet që Eliza të vizitojë Kosovën… Dhe kështu me rradhë trojet shqiptare po vizitohen nga një shqiptare e Amerikës, që po tregon interesin dhe respektin më të madh për vendin e origjinës së saj.  (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 15:13

Tetovë – Aktorja e njohur e Hollivudit, Eliza Dushku, së bashku me të dashurin e saj, fitues i trefishtë me ekipin e Los Anxhelos-Lakers të ligës profesionale amerikane në basketboll, NBA, Rik Foks dhe fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha, kanë vizituar dje Xhaminë e Larme dhe kompleksin Arabati Baba Teqe në Tetovë.

Dushku, e cila ka prejardhje shqiptare nga rrethi i Korçës, për herë të parë është për vizitë në Maqedoni dhe në Kosovë, përderisa në Shqipëri ka qenë tre herë. Pas vizitës së  njërës nga përmendoret më të rëndësishme kulturore-historike, nga periudha e osmanlinjve në Tetovë, Xhamia e Larme, ajo e shprehu kënaqësinë e saj nga mundësia që të jetë në Maqedoni, për të cilën ka ditur se është vendi i disa shqiptarëve të mëdhenj, siç janë Nënë Tereza, komandanti ushtarak Leka i Madh, e tjerë.

“Shumë më vlenë mundësia që t’i vizitoj Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, së bashku me kolegun tim Blerim Destani, i cili e ka prejardhjen nga Tetova, dhe gjithashtu është i njohur si aktor i Hollivudit. Vizitën do ta shfrytëzojmë për të incizuar një dokumentar, dedikuar trashëgimisë kulturore në këto hapësira dhe më vjen mirë që këtë do ta ndaj me miqtë e mi në Amerikë. Njerëzit kudo që ishim, ishin shumë të hapur dhe të miqësuar. Përderisa na jepet rasti që së bashku me Blerimin të incizojmë një film të ardhshëm në këto hapësira të Ballkanit, kjo për mua do të jetë realizim i ëndrrave”, ka thënë Dushku.

Ajo në ditët paraprake arriti në Shqipëri ku u shpall për qytetare nderi dhe ambasadore e kulturës nga qyteti i Tiranës. Pas vizitës në Tetovës, ajo po qëndron edhe në Kosovë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 13:55

Tiranë – Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, priti të martën aktoren e mirënjohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku, e cila prej disa ditësh po zhvillon një vizitë në vendin tonë për promovimin e turizmit shqiptar.

Të pranishëm në takim ishin gjithashtu, fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.

Presidenti vlerësoi lart veprimtarinë artistike të Eliza Dushkut, si një ndër aktoret e reja të spikatura të kinematografisë botërore.

Në këtë kontekst, Topi vuri në dukje se vizita e Dushkut në Shqipëri është pjesë e atij mesazhi pozitiv që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët si një popull vital, me tradita të hershme e kulturë të lashtë, me dëshirën dhe përkushtimin për të ecur përpara me vendosmëri e dinjitet.

“Ju jeni tashmë imazhi i mirë i shqiptarëve që punoni për Shqipërinë”, iu drejtua Presidenti të pranishmëve në këtë takim.

“Janë pikërisht këto arsye që me t’u informuar për kërkesën e Dushkut për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut”, u shpreh Bamir Topi.

Në vijim, Presidenti i Republikës i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit, e cila nga ana e saj shprehu falënderim dhe mirënjohje për pritjen nga Presidenti Topi dhe në mënyrë të veçantë nënvizoi kënaqësinë e veçantë për këtë nderim nga ana e Kryetarit të Shtetit Shqiptar.

12