Lajme Shqip Friday, 31 May 2013 00:49

 

Në natën finale, të talent show-t  “The Voice of Italy”, sonte garuan katër këngëtarët e mbetur në skuadrat e Piero Pelu, Rafaela Carra, Noemi dhe Ricardo Cocciante, ku këngëtarja shkodrane, Elhaida Dani ishte e përzgjedhura e Cocciante-s.

Pas performancave të shkëlqyera  të këngëtarës shqiptare,  kjo e fundit bindi fuqishëm jurinë dhe publikun Italian.

Interpretimi i parë ishte  “I will always love you”, e cila përveç duartrokitjeve ka marrë edhe vlerësimin e juries, duke vazhduar me interpretimin e saj të dytë sëbahsku me trajnerin Riccardo Cocciante, që duhet theksuar se, për herë të parë ka kënduar në duet këngën e tij të famshme “Margherita”, aq shumë e dashur për publikun italian dhe më gjerë.

Një këngë që Cocciante e mbante në sirtarin e tij, me tekst të Roxanne Seeman, e titular ‘When love calls your name’ ishte interperetimi i saj i tretë. Me këtë interpretim vajza nga Shqipëria la me gojë hapur edhe vetë Coccianten, i cili u shpreh se e ruante si një gur të çmuar këtë këngë në sirtarin e tij, por që sot Elhaida e ktheu në një diamant.

Ishte Elhaida Dani që me sharmin dhe bukurinë prej femre shqiptare, arriti të shtrijë autoritetin qysh në rrethin e parë, ku ajo arriti që të rrëmbejë zemrat e të gjithëve, duke lënë të harruar konkurrentët tjerë finalistë Silvia Capason, Timothy Cavicchinin dhe Veronica De Simone.

 
Lajme Shqip Saturday, 06 October 2012 10:30

Tiranë – Fituesja e “Top Fest 9” si dhe e shumë çmimeve ndërkombëtare, këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, ka shënuar edhe një sukses të radhës. Kësaj herë, ka përfaqësuar Shqipërine në edicionin jubilar te 10-te të Festivalit të Pop Muzikës “Silver Yantra” që u mbajt në qytetin Veliko Tarnovo të Bullgarisë.

Konkurrimi ka zgjatur tre netë nga data 28 deri më 30 shtator 2012. Në natën e së dielës, në natën finale, në një atmosferë emocionuese, talenti i saj është shpërblyer me Çmimin e Madh “Grand Prix” që ajo me krenari e ka prezantuar në faqen e saj në facebook.

Ju kujtojme, vetëm pak kohë më parë, në Gusht të ketij viti, Elhaida fitoi çmimin e madh dhe tre çmime tjera ne Festivalin e Pop-it ne Rumani “Champions League”.

Natyrisht, jo vetëm ajo vetë, por dhe të gjithë shqiptarët krenohen me sukseset e saj në arenën ndërkombëtare, ku ajo po përfaqëson vendin e saj dhe talentin shqiptar. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 09:44

Shkodër – Këngëtarja shkodrane, Elhaida Dani, fitoi çmimin e parë për të rinj në festivalin “Sunçana Skalla” të zhvilluar në Hercegnov të Malit të Zi, ku  veç vendeve te Rajonit, merrnin pjesë këngëtarë nga Suedia, Spanja, Ukraina, Danimarka, Rusia, SHBA, etj.

Me këngën “Si Asnjëherë”, këngëtarja e talentuar që përfaqësoi Shqipërinë, në  natën e dytë të festivalit, është vlerësuar me 117 pikë nga juria, e cila përbehej nga muzikantë nga vende të ndryshme të Europës.

Kënga e interpretuar nga Elhaida Dani, “Si Asnjëhere”, me tekst të Pirro Çakos dhe muzikë e orkestracion të Adrian Hiles, ka patur sukses në një nga ngjarjet  muzikore që zhvillohen në Ballkan duke u renditur ndër këngët më të bukura dhe ndër zërat më melodioz të festivalit

Me këngen e saj, në natën finale, ajo arriti të grumbullojë 46 pikë nga 68 që kishte vendi i pare, duke u renditur përkrah këngëtarëve të njohur të rajonit dhe të Evropës. Ndërsa, dy këngëtaret, Eranda Libohova dhe Rovena Dilo, u renditën në vendin e 18-të dhe të 20-të, e para me këngen “Rroftë dashuria”, ndërsa e dyta me këngen “Rrëfimi”.

Çmimi në këtë festival, por edhe vendi i parë në “Star Akademi” në vitin 2009, premtojnë për një karrierë të suksesshme të këngëtares shkodrane Elhaida Dani, e cila gjithandej është vlerësuar dhe pëlqyer për intepretimet e saj dhe zërin melodioz që e karakterizon.