Lajme Shqip Friday, 16 March 2012 17:09

Atletik Bilbao, skuadra që eliminoi Mançester Junajtid në Europa League, do të ketë një tjetër përplasje të vështirë në çerekfinalet e këtij turneu, duke u vënë përballë gjermanëve të Shalkes, një prej skuadrave pretendente për trofeun.

Ndërkohë, Sporting i Lisbonës, që eliminoi skuadrën tjetër angleze, Mançester Sitin, do të luajë me ekipin ukrainas Metalist Karkiv. Bilbao dhe Sporting mund të vihen përballë njëri-tjetrit në gjysmëfinale, sipas shortit të paracaktuar që tani.

Dy ekipe të tjera spanjolle mund të shkojnë drejt gjysmëfinaleve pasi janë të favorizuara nga shorti. Atletiko Madrid do të luajë përballë gjermanëve të Hanover, ndërsa fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit tjetër, AZ Alkmar-Valencia. (LajmeShqip.com)

Çerekfinalet

29 mars – 5 prill

AZ Alkmar-Valencia

Shalke-Atletik Bilbao

Sporting Lisbona-Metalist Karkiv

Atletiko Madrid-Hanover

Gjysmëfinalet

19 prill-26 prill

Atletiko Madrid/Hanover-AZ Alkmar/Valencia

Sporting Lisbona/Metalist Karkiv-Shalke/Atletik Bilbao