Lajme Shqip Wednesday, 02 April 2014 11:37

Një cift bashkëshortësh kanë humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët. Dhimitër dhe Sanie Sinani janë nxjerrë të karbonizuar nga banesa e tyre në katin e dytë në komunën Shushicë rreth 10 kilometra larg Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet që vatra e zjarrit të ketë qenë në kuzhinën e banesës. Mësohet se çifti i bashkëshortëve janë përpjekur për ta shuar vetë zjarrin dhe për shkak të kontaktit të madh me flakët, trupat e pajetë të tyre janë nxjerrë të karbonizuar nga banesa.