Lajme Shqip Saturday, 26 October 2013 14:22

21 January 2012 16:59
21 January 2012 09:47
20 January 2012 17:51
20 January 2012 10:55
19 January 2012 11:54
19 January 2012 09:59

Edhe pse kjo u përcoll me fitore në Copa del Rey dhe Superkupë të Spanjës, Barcelona do të jetë e vendosur të përfundojë serinë negative që ka bërë që ajo të fitojë vetëm një pikë nga tri përballjet e fundit kundër Realit në ligë.

Sot në mbrëmje, e gjithë Spanja, dhe jo vetëm, do të mbajë frymën për rreth 2 orë, për shkak të superndeshjes Barcelona-Real Madrid. 
Një “El Clasico” që, përveç 190 mijë tifozëve në “Camp Nou”, do të tërheqë vëmendjen e 400 milionë tifozëve të tjerë, që do ta ndjekin drejtpërdrejtë këtë ndeshje nga televizori, radio apo interneti.
Një ndeshje, e cila do të jetë derbi i parë për dy trajnerët, Martino dhe Ancelotti, dhe për dy blerjet e reja, Neymar dhe Bale.
Reali vjen në këtë përballje pas fitores me shumë vuajtje në “Bernabeu” ndaj Juventusit. Skuadra e Ancelottit ndodhet vetëm 3 pikë larg katalanasve në kampionat, por loja e tyre nuk është se po i kënaq tifozët madrilenë.
Tekniku italian po kërkon të ndryshojë mentalitetin e skuadrës, pas 3 viteve nën drejtimin e Mourinho-s dhe, sigurisht që, i duhet dhe pak kohë.
Nga ana tjetër, Barcelona vjen në “El Clasico” pas barazimit me Milanin në Champions. Edhe trajneri argjentinas i kalatanasve ka patur një rrugëtim të vështirë me skuadrën, pasi i është dashur të bëjë disa ndryshime në të.
Duke filluar nga viti 2009 e deri tani, përballja mes këtyre dy gjigantëve spanjollë do të shihej ndryshe, edhe si sfida Messi-Cristiano Ronaldo.
Këtë vit, si asnjëherë më parë, do të dalin në fushë disa lojtarë të tjerë, që ndoshta do të duan t’ua rrëmbejnë famën dy futbollistëve më të mirë në botë.
Barcelona do të mundohet të fitojë kundër rivalit të përhershëm Real Madrid në La Ligë, për herë të parë pas gati dy vjetësh të shtunën në ‘El Clasicon’ e parë këtë sezon. 
Gjiganti katalan fitoi për herë të fundit një përballje në ligë kundër Realit në dhjetor 2011, kur u rikthye nga disavantazhi dhe triumfoi 3:1 në kryeqytetin spanjoll. 
“El Clasico” e parë për këtë sezon do të transmetohet në Supersport, të shtunën, në orën 18:00./ina/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 21 January 2012 16:59

Zhoze Murinjo është i qetë përsa i përket çështjes “Pepe-Mesi”. Trajneri i Realit të Madridit, i ka dalë në mbrojtje futbollistit të tij duke deklaruar se i besonte plotësisht fjalëve që kishte thënë.

“Lojtari ka folur dhe kjo më mjafton. Nëse Pepe thotë publikisht që e ka bërë me dashje dhe ma konfirmon edhe mua, do të isha shqetësuar. Por ai ka thënë që nuk është me dashje dhe unë i besoj. Nëse ndonjë nga ju mendon se ai është gënjeshtar le ta thotë këtu”, ishin fjalët e Murinjos gjatë konferencës për shtyp.

Më tej, ai ka kujtuar ngjarjen e vitit të kaluar, incidentin mes Buskets dhe Marselo. “E kemi parë që sezonin e kaluar nuk u vunë në dyshim fjalët e lojtarit i cili u akuzua për fyerje raciste. Të gjithë i besuan kur ai e mohoi, përfshirë edhe UEFA. Prandaj nëse Pepe thotë që nuk e ka bërë me dashje…”, ishte komenti i Murinjos mbi këtë çështje. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 21 January 2012 09:47

21 January 2012 16:59
20 January 2012 17:51
20 January 2012 10:55
19 January 2012 11:54
19 January 2012 09:59

Karim Benzema, sulmuesi i Realit të Madridit  është i sigurt se skuadra e tij mund të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe të eliminojë Barcelonën në Kamp Nou.

Sipas tij, ndeshja u vendos vetëm nga goli i Pujol dhe nëse do të ishte evituar, Reali do të kishte dalë me një fitore nga Santiago Bernabeu.

“Mua më pëlqeu mënyra se si luajtëm në pjesën e parë. Gabimi i vetëm ishte që nuk u treguam të vëmendshëm të goditja standarte. Jua siguroj se po të mos kishin shënuar nuk do të na kishin vënë aq shumë në vështirësi”.

“Jemi të gjithë të trishtuar por kjo është Kupa, ka një ndeshje kthimi dhe do të tentojmë gjithçka në fushën e Barcelonës për t’u kualifikuar”.

Futbollisti ka treguar se të gjithë janë të bindur se mund të përmbysin ndeshjen dhe se mund të eliminojnë katalanasit. “E gjithë skuadra është e bindur, edhe pse e dimë se do të jetë shumë e komplikuar. Barça është një skuadër e fortë po as ne nuk jemi më pak. Kemi treguar disa herë se mund të luajmë ballë për ballë me ta. Na duhet vetëm të udhëtojmë drejt Kamp Nou me një ide të qartë: duhet të fitojmë”, përfundoi Benzema. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 17:51

Reali i Madridit duket se këtë radhë nuk do të tolerojë gjestet e mbrojtësit portugez Pepe, i cili ka dëmtuar rëndë imazhin e klubit gjatë Klasikes me Barcelonën.

Nuk ka mjaftuar kërkesa për falje e vetë futbollistit, i cili i ka kërkuar ndjesë publikisht Mesit për gjestin e shëmtuar. Nuk kanë mjaftuar as mbrojtja nga figura të njohura të Realit si ish-trajneri Shuster apo ish-presidenti Kalderon. Madrilenët kanë vendosur që t’i japin atij një dënim të brendshëm, meqenëse Federata Spanjolle nuk ka marrë në konsideratë pamjet filmike dhe nuk e ka pezulluar.

Vetë klubi madrilen ka vendosur që ta lërë pushim atë për 15 ditët e ardhshme, ndërsa e ka motivuar këtë si shkak të një dëmtimi që ka marrë në kofshë lojtari gjatë takimit të të mërkurës.

Si rrjedhojë, portugez nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Atletik Bilbao këtë fundjavë, për të evituar një reagim të mundshëm të publikut në “Santiago Bernabeu”. Në të njëjtën kohë, ai do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit të Kupës kundër Barcelonës, pasi do ta kishte shumë të vështirë të luante nën presionin e vërshëllimave të “Kamp Nou”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 10:55

Zinedin Zidan ka shpërthyer kundër të gjithë atyre që kanë kritikuar ashpër Zhoze Murinjon dhe lojtarët e Realit të Madridit pas humbjes në “El Clasico”. Ish-futbollisti francez, tashmë pjesëtar i stafit në klubin madrilen, ka treguar për gazetën spanjolle “AS” se kjo skuadër nuk e meritonte këtë sjellje nga ana e tifozëve dhe kritikëve.

“Më janë dukur shumë të padrejta kritikat pas ndeshjes me Barçën, ndaj trajnerit dhe lojtarëve tanë. Nuk e kuptoj pse kritikohet sistemi i zgjedhur nga Murinjo! Unë isha në “Santiago Bernabeu” dhe kur po fitonim 1-0 askush nuk po përmendte formacionin apo skemën. Pësuam një gol të evitueshëm nga një goditje këndi dhe aty ndryshoi loja. Është e padrejtë që pas ndeshjes të sulmohet sistemi i lojës. Sfidoj tani cilindo trajner në botë që të më tregojë cili është sistemi i duhur për të mundur Barcelonën”, u shpreh Zidan.

Sipas tij, loja e Realit nuk duhet kritikuar, pasi gjëja më e rëndësishme mbetet fitorja. “Vjen një moment kur gjëja më e bukur në këtë lojë është fitorja. Është e qartë që një klub si Reali duhet të fitojë duke luajtur bukur, por në një moment të tillë, përballë një rivali jashtëzakonisht të vështirë, duhet që të mendosh si të krijosh kushtet për të fituar. Mos harroni që luanim me tre sulmues në fushë, në mënyrë që të bënim gjëra sa më të mira edhe pse nuk arrijmë të krijojmë 50 mijë raste për shënim”.

“Nuk po sakrifikojmë asnjë lojtar, thjesht po bëjmë maksimumin për të qenë rezultativ. Një pasim i mirë i Benzema, një gjuajtje e fortë e Kristianos dhe gol! Jemi në avantazh! Forca e Realit të Madridit është edhe të dijë të luajë në kundërsulm, pse të heqim dorë nga kjo armë e fortë?”, ishte komenti i Zidan.

Francezi në fund ka ngulmuar të theksojë se Murinjo është trajneri i duhur për Realin. “Nuk dua që ai të largohet nga këtu. Si është e mundur që njerëzit kërkojnë largimin e tij? Mos jemi çmendur gjë? Jemi me fat që kemi trajner Murinjon i cili po revolucionarizon gjërat, që po ndërton një skuadër shumë të fortë. Shikoni statistikat e ekipit këtë sezon, janë të jashtëzakonshme dhe ai është arsyeja kryesore përse janë të tilla. Ai është një fitues i lindur”, përfundoi ish-ylli i Real Madrid dhe kombëtares franceze të futbollit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 17:29

21 January 2012 16:59
21 January 2012 09:47
20 January 2012 17:51
20 January 2012 10:55
19 January 2012 11:54
19 January 2012 09:59

Nëse madrilenët e kanë pranuar disi humbjen dhe janë thuajse të sigurtë për eliminimin nga çerekfinalet e Kupës së Mbretit, mesfushorët e Barcelonës, Andres Iniesta dhe Çesk Fabregas janë të sigurt se ekipit i duhet të luftojë deri në sekondën e fundit për të siguruar kualifikimin.

Andres Iniesta bën të qartë se ekipi duhet të vazhdojë të bëjë atë që di më mirë, të luajë vetëm për të fituar. “Ne mundohemi që të ruajmë një sjellje sa më pozitive, nuk dua të merrem me polemikat e ndeshjes. Murinjo? Secili e interpreton ndeshjen në mënyrën e tij. Ne kemi bërë të njëjtën gjë, qëndruam të qetë pas golit të pësuar dhe fituam. Është një hap para por kundër Madridit nuk je asnjëherë i sigurt”, tha mesfushori.

Shoku i tij i skuadrës, Fabregas, është i të njëjtit mendim. “Kemi bërë një ndeshje të jashtëzakonshme por luhen 180 minuta në total. Duhet të shënojmë edhe në Kamp Nou dhe do të bëjmë maksimumin për një gjë të tillë. Pasioni i Real Madrid është shumë i madh ndaj duhet të paraqitemi gjithmonë në maksimum”, deklaroi Fabregas. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 14:52

21 January 2012 16:59
21 January 2012 09:47
20 January 2012 17:51
20 January 2012 10:55
19 January 2012 11:54
19 January 2012 09:59

Tifozët e Realit të Madridit kërkojnë largimin e Zhoze Murinjos. Humbja në Klasiken e radhës ka irrituar pa masë tifozët të cilët shohin te zgjedhjet e teknikut portugez arsyen kryesore të disfatës ndaj katalanasve.

 

 

 

 

 

Ndonëse trajneri deklaroi pas ndeshjes se merrte mbi vete fajin për humbjen, kjo nuk i ka qetësuar tifozët, për të cilët nuk është justifikim fakti se skuadra është e përqendruar te fitimi i kampionatit ku kryeson e shkëputur. Çuditërisht, këtë qëndrim e ka publikuar një prej mediave që mbështet më fuqimisht Realin e Madridit, gazeta “Marca”.

Gazetarët kanë zhvilluar pas ndeshjes disa intervista me tifozë që largoheshin nga stadiumi dhe sipas tyre, shkaktari i vetëm i disfatës është Murinjo.

Në intervistat video që shfaqen në faqen online të gazetës, thuajse të gjithë sulmojnë teknikun. “Ky është një turp, Murinjo largohu”, “Faji është i trajnerit”, “Problemi nuk është Barcelona, është Reali i Madridit, mënyra si luan tani”, ishin disa prej frazave më të dëgjuara mes njerëzve që largoheshin të zhgënjyer nga stadiumi.

Ndërkohë, një tjetër gazetë mbështetëse e Realit, “AS”, ka vënë në dyshim taktikat e përzgjedhura, duke publikuar deklaratat e Benzema dhe Ramos të cilët pohonin se kishin vështirësi në përshtatjen me këto ndryshime të papritura. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 11:54

Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo, ka fajësuar veten për humbjen ndaj Barcelonës në Klasiken e çerekfinaleve të Kupës së Mbretit.

Përmbysja e Barcelonës në pjesën e dytë solli acarimin e tifozëve të Realit, të cilët vërshëllyen ekipin e tyre pas përfundimit të sfidës. Por Murinjo nuk i ka dhënë rëndësi kësaj ngjarje.

“Unë e kuptoj gjithmonë (atë që ndodh në turmë) por nuk i dëgjoj kurrë, para apo pas (ndeshjes)”, ishin fjalët e teknikut portugez.

“Përgjegjësia është e imja, sidomos kur ekipi im mundet. Fitorja ka shumë prindër, humbja ka vetëm një. Kam qenë për një kohë të gjatë në futboll dhe e kuptoj këtë. Ne festuam të gjithë bashkë për fitoren e Kupës së Mbretit, por unë jam babai i vetëm i humbjes”.

“Ronaldo? Sipas këndvështrimit tim, ai ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës për ekipin tonë. Sfida mbetet ende e hapur por është e vështirë, për të mos thënë shumë e vështirë”, deklaroi Murinjo pas përfundimit të takimit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 09:59

Klasikja mes Realit të Madridit dhe Barcelonës ka hapur edhe njëherë polemikat mbi mënyrën e lojës së madrilenëve në sfida të tilla, e sidomos atë të portugezit Pepe. Ky i fundit cilësohet si një nga futbollistët më jokorrektë dhe e ka treguar më së miri fillimisht duke stimuluar në mënyrë të dukshme ndaj një prekje të lehtë të Fabregas, e më pas duke shkelur dorën e Mesit që gjendej i shtrirë në tokë.

Kjo ngjarje ka sjellë reagimin jo vetëm të publikut madrilen që e ka përcjellë me vërshëllima zëvendësimin e tij por edhe të futbollistëve që po shihnin ndeshjen nga ekranet e televizorëve.

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi, një personazh i cili shpesh është dënuar për gjeste antisportive, ka komentuar menjëherë në Twitter atë që ka parë rreth incidentit në fjalë.

“Pepe. Çfarë idioti! Disa herë njerëzit nxehen kot”, ishte komenti i Runit që më pas është pasuar nga të tjerë. “Haha. Atë gol e meriton Pepe”, ishte komenti tjetër i sulmuesit pak sekonda pasi Mesi gjeti të lirë Abidal dhe ky i fundit shënoi golin e fitores.

Ndërkohë, edhe mesfushori anglez Xhek Uilshair e dënoi gjestin e portugezit. “Pepe, sa i lodhur!”, ishin fjalët e tij në Twitter.

Gjesti i madrilenit është dënuar edhe nga Zhoze Murinjo, i cili ka pranuar se mund të ketë sanksione për futbollistin, i cili këtë radhë kishte tejkaluar çdo normë. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 00:16

Vazhdon dominimi i Barcelonës në “El Clasico”. Këtë radhë katalanasit kanë fituar 2-1 në “Santiago Bernabeu” në sfidën e parë të çerekfinaleve të Kupës së Mbretit duke përmbysur disavantazhin falë një lojë më të mirë se ekipi vendas.

Gjërat filluan në mënyrën e duhur për Realin që gjen shpejt golin me anë të Kristiano Ronaldos, që në minutën e 11-të, falë edhe një pasigurie të portierit Pinto që sheh topin t’i kalojë mes këmbëve.

Megjithatë, katalanasit nuk dorëzohen dhe arrijnë të tregojnë lojën e tyre tipike me shumë pasime, duke vënë shpeshherë në vështirësi portierin Kazijas me anë të Sançez e Iniesta.

Nëse sulmuesit nuk shënojnë, për të zgjidhur problemet e Guardiolës mendon kapiteni Pujol, i cili vjen nga mbrojtja dhe pas një goditje dënimi në minutën e 48-të vendos barazpeshën në shifra me një zhytje me kokë.

Që nga ai moment, në fushë është vetëm Barcelona, e cila kërkon në çdo mënyrë të gjejë golin dhe e arrin atë falë një shpikje të Mesit. Argjentinasi sheh inkursionin në zonë të Abidal në minutën e 77-të dhe jep një top që mbrojtësi francez nuk mund ta gabojë duke e dërguar pas krahëve të Kazijas. 2-1 dhe përmbysje e realizuar në perfeksion.

Reali gjen mënyrën më të gabuar për të reaguar, me ndërhyrje të parregullta që nervozojnë lojën deri në vërshëllimën përfundimtare dhe nuk shmangin një tjetër humbje para publikut të tyre .

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të reagojnë dy skuadrat pas kësaj ndeshje të parë, jo vetëm në çerekfinalen e kthimit të javës tjetër, por edhe në kampionat ku Reali ka një diferencë prej 5 pikësh ndaj katalanasve. (LajmeShqip.com)