Lajme Shqip Friday, 06 September 2013 14:40

Kairo- Qeveria egjiptiane ka vendosur që ta shpërbëjë Vëllazërinë Myslimane të regjistruar si organizatë jo qeveritare, gazeta shtetërore Al Akhbar ka raportuar të premten, duke shtuar se vendimi do të bëhet i ditur javën e ardhshme.

“Vendimi i ministrit në fakt është marrë, por ai do të bëhet publik në fillim të javës që vjen në një konferencë me gazetarë”, Al Akhbar e citon Hany Mahanan, zëdhënës i Ministrisë për Solidaritet Social.

Vendimi, siç transmeton rel, ka të bëjë me OJQ-në që ishte regjistruar formalisht nga Vëllazëria në mars si përgjigje ndaj një procesi që thotë se lëvizja nuk ka status ligjor.

Vëllazëria është krijuar në vitin 1928 ndërsa formalisht është shpërbërë nga udhëheqësit ushtarak egjiptian në vitin 1954. /koha/

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 15:07

Kajro – “Shenja Rabia”, apo ngritja e katër gishtërinjve është bërë simbol i masakrës në Misr (Egjipt), dhe i sheshit Rabia el-Adevije.

Në shenjë solidarizimit me viktimat e masakrës në Egjipt, njëherit edhe me kërkesat e protestuesve të anti-grusht-shtetit, edhe nëpër rrjetet sociale dhjetëra qindar përdorues kanë vendosur këtë foto në profilet e tyre.

“Rabaa” që në arabisht ka kuptimin “katër” është bërë shenjë e grushtit të shtetit kundër protestave në Egjipt. Vetëm disa orë përpara masakrës së më 14 gusht, protestuesit anti-grusht-shtetit i tregonin botës kërkesat e tyre duke ngritur katër gishta, shkruajne mediat.

Sheshi Rabaa el-Adevije, tashmë i njohur për shkak të rezistencës së qindra e mijëra protestuesve anti-grushtit të shtetit, ka dëshmuar një nga masakrat më të rënda të viteve të fundit.

“Shenja Rabia”, apo ngritja e katër gishtërinjve është bërë simbol i masakrës në Misr (Egjipt), dhe i sheshit Rabia el-Adevije. Gjithashtu simbolizon rezistencën e përkrahësve të Presidentit Morsi në Egjipt.

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 11:00

Kajro – (E plotësuar) Islamistët në Egjipt, kanë planifikuar për sot, pas lutjeve të së premtes, protesta të reja në Kajro. Në anën tjetër, ushtria egjiptiane është pozicionuar me forcat e saj rreth objekteve të rëndësishme. E, bashkësia ndërkombëtare i bën thirrje të gjitha palëve në Egjipt të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Mediat ndërkombëtare vlerësojnë se Egjipti është në prag të luftës civile, dhe paralajmërohet se konflikti i përgjakshëm në vend mund të zgjas me vite. 

 

Shtohet frika për rritjen e dhunës në Egjipt 

 

Vëllazëria Myslimane ju ka bërë thirrje përkrahësve të saj që të dalin në rrugë, duke rritur kështu frikën për më shumë dhunë në Egjipt.

Thirrja e kësaj partie për “Të Premtën e Zemërimit” u bë pasi autoritetet e rritën numrin e viktimave të përleshjeve të dy ditëve më parë në më shumë se 620 të vrarë, kryesisht civilë.

Në frontin diplomatik, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ju ka kërkuar egjiptianëve që të shfaqin “përmbajtje maksimale” dhe të përvetësojnë “ri-pajtimin kombëtar” pasi ushtria e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammed Morsi.

Deklarata është bërë publike pas një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të enjtën.

Presidenca e përkohshme e Egjiptit, në të njejtën kohë e ka publikuar një deklaratë duke i hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare të shtypjes së protestave islamike nga forcat e rendit, edhe atë që u bë nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Deklarata thotë se kritikat janë bërë duke mos u mbështetur në fakte dhe ato mund të inkurajojnë aktivitete të “grupeve të armatosura të dhunshme”.

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 August 2013 19:41

Kajro – Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eskalimin e dhunës në Egjipt.

Asistenti special i presidentit amerikan, Josh Earnest në një deklarim para mediave ka thënë se SHBA-të e dënojnë përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Egjipt.

“SHBA-të e dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Egjipt. Ne ju shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që kanë humbur pjesëtarët e tyre dhe ata që janë lënduar. Ne rregullisht ju kemi bërë thirrje ushtrisë egjiptiane dhe forcave të sigurisë që të përmbahen, ndërsa qeveria të respektojë të drejtat universale të qytetarëve, njejtë siç ju kemi kërkuar protestuesve që të demonstrojnë paqësisht. Dhuna vetëm sa do e bëjë më të vështirë për Egjiptin që të ec para drejt një stabiliteti afatgjatë dhe demokracisë. Kjo situatë shkon në kundërshtim me premtimet e qeverisë së përkohshme për ripajtim”, është shprehur Earnest.

Josh Earnest gjithashtu ka thënë se SHBA-të e kundërshtojnë rikthimin e gjendjës së jashtëzakonshme.

El Baradei jep dorëheqje

Zëvendës presidenti egjiptian, laureati i çmimit Nobel, Mohamed ElBaradei, ka dhënë dorëheqje përmes një letre që ja ka dërguar presidentit të përkohshëm të Egjiptit.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP e cila raporton se e ka parë letrën, shkruan se dorëheqja është bërë pasi shumë njerëz u vranë gjatë përpjekjeve të forcave të rendit që të shpërndajnë protestat e përkrahësve të liderit islamik, Muhammad Morsi që u hoq nga pushteti prej ushtrisë më 3 korrik.

“Është bërë shumë e vështirë që të vazhdohet mbajtja e përgjegjësisë për vendime me të cilat unë nuk pajtohem dhe për pasojat e së cilës kam frikë”, ka shkruar në letrën e dorëheqjës, ElBaradei.

Ai ka thënë se ndërgjegja e tij është trazuar për shkak të humbjes së jetërave të njerëzve “sidomos pasi unë kam besuar se këto humbje ka qenë e mundur të evitohen”.

“Fatkeqësisht ata që përfitojnë nga ajo që ndodhi sot janë ata që bëjnë thirrje për dhunë dhe terrori, grupet ekstremiste”, ka thënë ai.

Numri i viktimave në Egjipt arrinë në 149

Katër pjesëtarë të policisë egjiptiane janë vrarë me armë zjarri nga përkrahësit e presidentit të hequr nga pushteti, Muhammad Morsi, në një zonë periferike të Kajros, njofton televizioni shtetëror egjiptian.

Në incidente të ndara në të gjithë vendin, disa stacione policore dhe ndërtesa qeveritare janë sulmuar pasi forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit islamik që kërkojnë rikthimin e Morsit në pozitën e presidentit.

Ndërkaq, ministria e shëndetësisë së Egjiptit ka thënë se numri i të vrarë gjatë përleshjeve të sotme në të gjithë vendin ka arritur në 149./REL/ 

 
Lajme Shqip Friday, 12 July 2013 15:03

Kajro –Kryeministri i përkohshëm i Egjiptit lajmëroi sot se brenda tri ditëve do të emëroj anëtarët e kabinetit të tij, ndërsa ka shumë gjasa që javën e ardhshme të japin betimin.

Liberali Hazem el-Beblawi, që shërbeu edhe si ministër i financave, është emëruar si kryeministër i përkohshëm pasi ushtria përmbysi nga pushtetit presidentin e zgjedhur të Egjiptit Mohamed Morsi më 3 korrik.

Qeveria e përkohshme pritet të drejtoj shtetin sipas një udhërrëfyesi që ka hartuar ushtria për të rivendosur sundimin civil.

Në ndërkohë, kundërshtarët dhe përkrahësit e Morsi po protestojnë në Kajro dhe qytete tjera të Egjiptit.

Protestat rivale kanë ngjall frikën se ato mund të eskalojnë në dhunë.

 
Lajme Shqip Friday, 12 July 2013 13:15

Kajro – Kryeministri i përkohshëm i Egjiptit lajmëroi sot se brenda tri ditëve do të emëroj anëtarët e kabinetit të tij, ndërsa ka shumë gjasa që javën e ardhshme të japin betimin.

Liberali Hazem el-Beblawi, që shërbeu edhe si ministër i financave, është emëruar si kryeministër i përkohshëm pasi ushtria përmbysi nga pushtetit presidentin e zgjedhur të Egjiptit Mohamed Morsi më 3 korrik.

Qeveria e përkohshme pritet të drejtoj shtetin sipas një udhërrëfyesi që ka hartuar ushtria për të rivendosur sundimin civil.

Në ndërkohë, kundërshtarët dhe përkrahësit e Morsi po protestojnë në Kajro dhe qytete tjera të Egjiptit.

Protestat rivale kanë ngjall frikën se ato mund të eskalojnë në dhunë.

 
Lajme Shqip Monday, 08 July 2013 12:19

Kajro -Ministria e Shëndetësisë në Egjipt ka bërë të ditur se së paku 40 njerëz kanë humbur jetën, pasi një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.

Protestuesit pro-Morsit kanë fajësuar ushtrinë për sulmin e sotëm.

Ushtria ka thënë se “terroristët e armatosur” kanë hapur zjarr ndaj turmës, e cila ka qëndruar jashtë objektit të Gardës Republikane, ku besohet se është duke u mbajtur Morsi.

Agjencia DPA raporton se ushtria ka arrestuar 200 persona të armatosur, të cilët kanë bërë përpjekje të sulmojnë objektin.

Sulmi ndodh pesë ditë pasi ushtria ka përmbysur Morsin për shkak të pakënaqësive masive me politikat e tij islamike.

 
Lajme Shqip Saturday, 06 July 2013 16:19

Kajro – Së paku 29 vetë raportohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, nga vala e dhunës, e cila e ka përfshirë Egjiptin, pas përmbysjes së presidentit të mbështetur nga islamistët, Mohamed Morsi.

Televizioni shtetëtor ka raportuar se nga përleshjet ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të Morsit, që kishin shpërthyer në kryeqytetin Kajro, janë vrarë së paku 17 vetë.

Më vonë zyrtarët thanë se 12 njerëz ishin vrarë në qytetin Aleksandria, poashtu, nga përleshjet ndërmjet dy palëve.

Kjo valë e dhunës u shkaktua pasi dhjetëra mijëra mbështetës të partisë Vëllazëria Myslimane ishin mbledhur gjatë ditës së djeshme për të kërkuar rikthimin e Morsit në presidencë.

Raportohet se dhuna është zbutur në kryeqytetin Kajro, pasi në rrugë ka dalur ushtria.

Nga ana tjetër, ministria e brendshme e Egjiptit ka njoftuar se njëri nga liderët kryesorë të Vëllazërisë Myslimane, Khairat el-Shater, është arrestuar me akuza se e ka nxitur dhunën.

 
Lajme Shqip Friday, 05 July 2013 09:33

Kajro – Ushtria e Egjiptit është zotuar se do të garantojë të drejtën e protestës, por ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë veprim i cili do të kërcënojë sigurinë kombëtare.

Deklarata e saj është postuar në rrjetin sociala Facebook, në prag të protestës që kanë lajmëruar grupet islamiste për ditën e sotme pas faljes së xhumasë, kundër përmbysjes së Mohamed Morsi nga posti i presidentit të shtetit.

Para kësaj deklarate, ushtria ka paraburgosur liderët e Vëllezërisë Myslimane, që mbështet Morsi.

Ky krah politik e ka quajtur grushtet përmbysjen e Mohamed Morsi, i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur demokratik i Egjiptit.

Ushtria është zotuar se nuk do të ndërmerr “asnjë veprim të jashtëzakonshëm autokratik kundër cilitdo grupacion politik”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat ndihmojnë Egjiptin me 1.5 bilion dollarë në vit, në ndihma ushtarake dhe civile, ka thirr për kthimin “e shpejt dhe të përgjegjshëm” të një qeverie të zgjedhur demokratike, dhe që autoritetet të përmbahen nga çfarëdo arresti “arbitrar”.

 
Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 14:06

Tiranë – Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë këshillon qytetarët shqiptarë që të shmangin përkohësisht udhëtimet në Egjipt, pasi situata e sigurisë është përkeqësuar ndjeshëm, pas grushtit të shtetit dhe rrëzimit të Presidentit Morsi. 

Në këto kushte, Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje edhe qytetarëve që ndodhen në këtë vend për arsye të ndryshme, që të evitojnë qendrat e manifestimeve dhe konflikteve. 
Po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme, ju sugjeron qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë ose ndodhen në Egjipt, që të qëndrojnë gjithnjë të informuar për gjendjen e sigurisë, të komunikojnë në çdo kohë me shërbimin konsullor të Ambasadës së Shqipërisë në Kajro si dhe me Drejtorinë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.