Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 11:14

Prishtinë – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulirike Lunaçek tha se është optimiste se Kosova, në shtator do të fitojë udhërrëfyresin e vizave.

Në përfundim të vizitës në Kosovë, Lunaçek e fajësoi Beogradin për shtyrjen e dialogut në Bruksel, duke thënë se ky hap është i papranueshëm për një shtet që kërkon statusin e kandidatit. Ndërkaq, lidhur me çështjen e imunitetit, Lunaçek theksoi se dorëheqja është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemit.

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 19:57

Prishtinë – Rundi i ri i bisedimeve, mes Prishtinës e Beogradit, që duhej të fillonte nesër në Bruksel, është shtyrë për muajin shtator. Sipas ndërmjetësit të BE-së në bisedime, Robert Kuper, palët në bisedime nuk ishin të gatshme për marrëveshje në takimin e nesërm.

“Kemi marrë vendim që të anulojmë takimin e nesërm të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe për të i kam informuar të dyja palët. Kemi qenë shumë afër nënshkrimit të disa marrëveshjeve, por është e qartë se ato nesër nuk do të arriheshin, kështu që bisedimet janë shtyrë deri në shtator”, ka deklaruar Kuper përmes një komunikate për media.

Ai ka theksuar se të dyja palët duhet të vazhdojnë të mendojnë, dhe ka thënë se shpreson që në shtator të arrihen në mënyrën më të mirë këto marrëveshje.