Lajme Shqip Tuesday, 24 June 2014 10:30

Sot, 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian pritet që të japin vendimin për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama, ashtu si të gjithë shqiptarët është në pritje të një vendimi pozitiv.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Rama  e lidh vendimin e sotëm me atë çka u nis në dhjetor të vitit 1990 nga studentët “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”:

“Dhjetor’90 në fillim rrugën për Shqipërinë si gjithë Europa në qytetin Studenti. Sot në pritje të statusit kandidat…”, shkruan Rama, duke postuar edhe një foto që i përket studentëve të dhjetorit.

 
Lajme Shqip Sunday, 22 June 2014 15:15

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij në Skrapar. Kreu i qeverisë është ndalur ditën e sotme në urën e Kasabashit e cila është ndërtuar në shekullin e 17. 

Lidhur me zhvillimin e zonës kryeministri Rama deklaroi se prurjet turistike dhe ekonomia do të rriten. “Në fund të vizitës në SK ,Ura e Kasabashit shek17. Me planet tona prurja turistike e zonës dhe ekonomia do rriten fort.”- shkruan Rama në twitter.

 
Lajme Shqip Monday, 16 June 2014 13:42

Kështu shkruan në Facebook ish kryeministri Berisha:

 

Agresiviteti brutal ndaj Adi Krastes deshmi e dizekuilibrit psiqik te Edi Rames

Te dashur miq, mediat e shkruara informojne se ne nje darke qe shtroi ministrja Kumbaro mbremjen e dates 14/5/2014 per ditelindjen e violinistit te njohur Tedi Papavrami, Edi Rama, i cili se bashku me zonjen e tij shkoi me vonese, sapo ka hyre ka shperthyer me nje ulerime te pakontrolluar kunder Adi Krastes, i ftuar dhe ai se bashku me bashkeshorten ne kete darke.

Te pranishmit pohojne se ne kete darke Rama, duke hungerire me sa fuqi kishte, i eshte drejtuar Krastes: “po ti tradhetar cfare do ketu?” (Ai ka quajtur tradhti nje koment te Krastes per mafien e mediave te denoncuar nga une ne Parlament). Me pas, Rama, jashte çdo kontrolli, ka vazhduar te shaje me fjalet me te pista e sharjet me te ndyra gazetarin e njohur duke shokuar te gjithe te pranishmit. Ne te vertete Krasta fillimisht eshte permbajtur por pastaj i eshte pergjigjur Rames, thuhet me te njejtin fjalor.

Une per ceshtje etike nuk do te rendis ne kete status listen e ketyre fjaleve dhe sharjeve. Per shkak te nderhyrjeve te tyre per te qetesuar situaten Rama nuk ka kursyer sharjet me te ulta per ministren Kumbaro dhe zonjen e ministrit Veliaj. Kjo ndodhi ne prani te burrave te tyre, te cilet u tromaksen nga sharjet e Rames, padi nuk kishin menduar kurre se ndokush mund te etiketonte ne ate menyre bashkeshortet e tyre. Por megjithekete ata heshten duke trishtuar zonjat e tyre, te cilat e kuptuan se ishin martuar jo me burra por me dy cungje apo dy eunuk oborri.

Te pranishmit ne darke i pohojne te gjitha keto. Por ata jane ndare vetem sa u perket gjuajtjes me thika, pirunj dhe pjata. Disa pohojne se kunder njeri- tjetrit Rama dhe Krasta gjuajten thika, pirunj, pjata. Madje thone se ishte Krasta qe gjuajti i pari. Kurse te pranishem te tjere nuk pohojne se palet kane gjuajtur njeri-tjetrin me thika dhe pirunj. Pothuajse te gjitha keto pohohen ne lajmet e Agon Channel. Por ky televizion ne lajmet e tij thekson se nuk ka patur gjuajtje me mjete te forta apo perleshje fizike ne darke. Ketij i thone kryeminister!!!!!!!!! Gjykojeni vete!! sb

 

 
Lajme Shqip Sunday, 15 June 2014 11:19

Kryeministri Edi Rama pritet që të përcjellë një komunikim shumë të rëndëesishëm gjatë mesditës së sotme, nga qyteti i Durrësit, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, mbrëmjen e djeshme.

“Nesër ne 12:30 nga Durrësi një komunikim me shumë rëndësi për të gjithë ju – live tv”, shkruan Rama në facebook.

 
Lajme Shqip Saturday, 14 June 2014 14:24

Në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, kreu i qeverisë Edi Rama, dhe stafi i kryeministrisë u janë bashkuar nismës “Dhuro gjak, shpëto jetë”, ku gjithsecili prej tyre dhuroi gjak.

Rama apeloi që të gjithë qytetarët duhet të dhurojnë gjak, duke e vlerësuar si një detyrim të të gjithëve, në ndihmë të njerëzve në nevojë.

“Në këtë holl të kryeministrisë, ne do ta çelim këtë traditë nga sot, dhe çdo vit do ta bëjmë traditë dhurimin e gjakut. Sepse, në fund të fundit, kjo kryeministri, boll ia ka bërë gjakun ujë popullit dhe është koha tani që të japë gjak nga këtu dhe jo më të derdhë gjak”, u shpreh kryeministri.

“Duke qenë një dhurues gjaku i hershëm, një traditë që ne e ndërtuam në Bashkinë e Tiranës për shumë vite, besoj shumë se ky është një detyrim i të gjithëve. Të gjithë duhet ta dinë se jo vetëm nuk ka asnjë problem, por përkundrazi, bën mirë. Pra, jo vetëm bëjmë mirë, por edhe na bën mirë”, tha Rama.

Sipas tij, dhurimi i gjakut do të kthehet në traditë të përvitshme për institucionin e kryeministrisë. Gjaku i dhuruar do të shkojë në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

 
Lajme Shqip Friday, 13 June 2014 13:00

Edi Rama gjatë ditës së sotme ka inauguruar zyrën e punës të hapur në qytetin e Korçës, dikur ky ambient ka qenë sallë e lojërave të fatit. Gjatë fjalës së tij ai tha se, në 4 muajt e parë të vitit janë afishuar 5 mijë vende pune dhe qeveria ka 3-fishuar fondet e nxitjes së punësimit. Sipas Ramës, qeveria po vendos një gur themeli për punësimin.

Ndërkohë, të pranishëm në këtë event kanë qenë zëvendëskryeministri Niko Peleshi, dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. 

Sipas Veliaj, kjo është zyra e shtatë e punës që hapet në vend. “Në Korçë kthyem simbolikisht një kazino në zyrë pune”,-tha ministri Veliaj. Sipas tij, INSTAT konfirmoi më shumë se 32 mijë vetë të punësuar. 

Nga ana tjetër, Niko Peleshi theksoi se ky është projekti i parë i modernizimit të shërbimeve publike. “Zyra e punës plotëson standardet evropiane”,-tha Peleshi.

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 March 2014 13:33

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të hyjë në bisedime me Ramën me një paketë kërkesash, por edhe Kryeministri Rama nuk do të kufizohet vetëm me konsensusin për reformën territoriale. Sipas burimeve nga PS-ja, projektligjet që mazhoranca ka në dorë për miratim, do t’i nënshtrohen testit të konsensusit mes dy partive. Mësohet se, Basha ka kërkuar që takimi të ketë format në kuadrin e marrjes së statusit në mënyrë që të fitojë, jo vetëm garanci më të mëdha për realizmin e marrëveshjes që do të arrihet, por edhe të japë mesazhin te mbështetësit e vet se PD-ja është, siç shprehet ai, në “misionin e saj hyjnor”, për integrimin e vendit në BE. 

Formati i integrimit, që kërkon PDja, nënkupton që Rama dhe Basha do t’i vënë vulën e konsensusit përmbajtjes së rezolutës së përbashkët që do të arrihet mes dy palëve në kuadër të Komitetit të Parlamentit Evropian të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE. Përgatitja e dokumentit të takimit po bëhet nga deputeti Taulant Balla i PS-së dhe Aldo Bumçi nga PD-ja. Përfaqësuesi i PD-së e ka ngritur stekën tek 8 kërkesat të cilat i hodhi edhe në tavolinën e Strasburgut. Para dhjetë ditësh PD-ja refuzoi të miratonte me konsensus rezolutën e Komitetit të Parlamentit Europian për Stabilizim Asociim BE-Shqipëri, të përgatitur nga bashkëkryetari Eduard Kukan, pikërisht sepse mazhoranca nuk miratoi pikat e  propozuara nga opozita. 

Negociatat 

Qeveria bashkë me konsensusin për reformën territoriale, ka shpallur tashmë tërheqjen nga ligji për Autoritetin e Medieve Audovizuale dhe ka shtyrë projektligjin për ndryshimet e statusit të nëpunësit. Deputetët e PD-së në Strasburg shprehën kundërshtim dhe bllokuan futjen e çështjes së reformës territoriale në axhendën e diskutimeve. Por, kjo reformë ka qenë objekt i dy letrave që Rama dhe Basha shkëmbyen me njëri tjetrin. Ndërkaq, burime pranë PS-së pohojnë se, gjatë ditës së djeshme ka pasur komunikime mes negociatorëve Balla dhe Bumçi. Burime pranë PS-së, pohojnë refuzimin e PS-së për pikën 1 të propozuar nga PD-ja në Strasburg, ku pretendohet për blerje votash në zgjedhjet e Korçës. PS-ja nuk ka pranuar të përfshihet në rezolutë kjo pikë me arsyetimin se rezultati nuk është prekur dhe vlerësimin e ka bërë tashmë KQZ-ja. 

Diskutimet më të mprehta janë për pikat 2 dhe 3, ku PD-ja kërkon, sipas saj, ruajtjen e pavarësisë së institucioneve të pavarura, por edhe rikthimin në krye të tyre të drejtuesve të shkarkuar. PS-ja pranon në parim pikën 2 me një formulim të ri, pa përmendur emra konkretë. Sidomos për pikën 3, sipas burimeve, PS-ja është shprehur kategorikisht kundër. PS-ja nuk do të pranojë rikthimin e Zana Xhukës në krye të ILDKP-së. Kërkesa e opozitës për  plotësimin e vendeve në KQZ ka gjetur aprovim dhe ka gjasa të mos ndryshojë si formulim. Opozita ka gjetur konsensus te opozita edhe për miratimin e dekreteve për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë me një formulim tjetër. Mes negociatorëve nuk është gjetur konsensus për kërkesën e hetimit të “kopjimit të mundshëm” të të dhënave digjitale te Tatimet. Ndërkaq, PS-ja nuk e pranon pikën e propozuar për Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, sepse e quan të tejkaluar këtë çështje pasi për këtë ka vendosur Gjykata Kushtetuese dhe qeveria do të zbatojë vendimin e Kushtetueses që i heq disa kompetenca këtij inspektorati. 

Strasburgu

 Pas arritjes së marrëveshjes nga palët e deputetëve në Tiranë, bashkëkryetari Taulant Balla do të informojë për këtë eurodeputetin Kukan që kryeson Komitetin BE-Shqipëri. Teksti më pas iu dërgohet anëtarëve të tjerë të delegacionit të Parlamentit Europian dhe me miratimin e tyre, dokumenti i bëhet i ditur parlamentit që ta përfshijë në axhendë.

 Miratimi nga parlamenti Evropian, sipas shpjegimit të zotit Kukan, mund të bëhet me procedurën administrative të shpërndarjes së tekstit të shkruar. Miratimi i rezolutës me konsensusin e të dy partive do të jetë një plus përpara mbledhjes së Komisionit Evropian në qershor 2014, kur do të diskutohet Shqipëria për statusin e kandidatit për në BE.   

Propozimet e pd-së që marrin “Po” ose “Jo”  

Opozita shpreh keqardhje për skemën e blerjes së votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në Korçë dhe bëjmë thirrje për një hetim të plotë dhe të shpejtë lidhur me këtë çështje… (Nuk pranohet nga PS) 2. I referohemi deklaratës në tetor 2013 për të ruajtur pavarësinë e institucioneve kryesore, të tilla si INSTAT, AMA-s, ILDKP-së etj; Dënon shkarkimin e paligjshëm të znj. Ines Nurja, drejtore e INSTAT-it, si dhe vë në dukje vendimin e gjykatës që anulon shkarkimin e saj dhe i kërkon qeverisë ta rivendosë atë në zyrë; (Nuk pranohet paragrafi i dytë për Ines Nurjen) 3. Opozita shpreh keqardhje për shkarkimin e paligjshëm të kreut të ILDKP-së. Bëjmë thirrje për hapa të menjëhershëm për përmirësimin e situatës në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. 

(Nuk pranohet nga PS) 4. Kërkojmë që të tërhiqet amendamenti i mbështetur nga maxhoranca për të shkarkuar këshillin e AMA-s dhe rithemelimin e saj, si dhe i bën thirrje maxhorancës të plotësojë vendet   lira në këshillin e AMA-s pa u vonuar. (Pranohet pjesërisht) 5. Opozita i bën thirrje mazhorancës për të plotësuar vendet e lira në KQZ në përputhje me ligjin, për të ruajtur dhe nxitur integritetin e saj për të funksionuar normalisht. (Pranohet nga PS) 6. Thirrje parlamentit për të zhbllokuar emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. (PS kërkon riformulim) 7. Opozita ndihet e alarmuar nga përdorimi i INUK-ut për të shkatërruar pronat e ligjshme të qytetarëve dhe të BEsë në kundërshtim me ligjin dhe vendimet e gjykatës, dhe i bën thirrje qeverisë të ndalojë menjëherë praktika të tilla dhe të sigurojë dëmshpërblimin e duhur për palët e dëmtuara. (Nuk pranohet nga PS) 8. Opozita shpreh keqardhje për incidentin në lidhje me shkeljen e paligjshme dhe kopjimin e dyshuar të të dhënave digjitale të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dhe bën thirrje për një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës të kësaj çështjeje. 

 
Lajme Shqip Friday, 31 January 2014 12:55

Mazhoranca e re do të ndryshojë ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror, ndërsa paralajmërohet edhe një reformë e thellë në këtë institucion. 

Pas akuzave të ministrit të Brendshëm , Saimri Tahiri, se SHISH nuk i jep informacione Policisë së Shtetit , ka ardhur edhe deklarata e kryeministrit Edi Rama në seancën e djeshme plenare.

 Sipas kreut të qeverisë, lufta ndaj krimit dhe veçanërisht pas ngjarjeve të fundit ku ka pasur disa atentate me tritol, kërkon edhe një reformë ligjore në shërbimet inteligjente, ndërsa u shpreh se përveç ngritjes së byrosë kombëtare të hetimit, do të ketë edhe një reforme ligjore e organizative edhe në shërbimet inteligjente. 

“Janë kapur 15 për qind më shumë kriminelë brenda vendit dhe 110 për qind më shumë nga të kërkuarit ndërkombëtarisht. Janë kapur 35 për qind më shumë në fushën e drogës, 59 për qind më shumë autorë trafiqesh dhe mbi 70 për qind më shumë për korrupsion.

 Ne kemi trashëguar policinë me moshën më të lartë në Evropë dhe me nivelin më të ulët arsimor, ndaj e kemi të vështirë. Sot ndjehet se keni përkeqësim të ndjeshëm sidomos në fytyrë. Aktet terrorizuese të goditjes me tritol janë për të kuptuar se reagimi i shtetit duhet të jetë shumë më kompleks se thjesht reagimi i policisë së shtetit.

 Siç thotë kryebashkiaku i Nju Jorkut, R. Xhuliani, ka të bëjë me kohën që i duhet rendit ligjor të organizohet siç është i organizuar krimi. Së shpejti në Kuvend do të shqyrtojmë reformën ligjore për rendin publik dhe do të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit”, vijoi Kryeministri.

 Gjatë debatit në seancë plenare, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e deritanishme të Policisë së Shtetit, ndërsa ka akuzuar opozitën se po bën politikë me krimin.

 “Aq keq e luani pjesën e të përvuajturit për mëmëdhenë sa duket sikur tërë natën e kaloni natën duke pritur plagë tritoli dhe të dilni me vrap të akuzoni jo krimin, po policinë. Që ju se keni me krimin, po policinë, këtë luftën tuaj të dëshpëruar këtë e tregon mirë dhe fakti se ju si bëni kurrë thirrje policisë për të zbardhë ngjarjet, por nxitoni t’i kërkoni Ministrit të Brendshëm dorëheqjen”, tha ai. 

Ndërsa për opozitën, qeveria ka dështuar në garantimin e sigurisë publike në  vend, duke e cilësuar atë sinonim të tritolit. Duke folur për mbi 60 minuta në parlament, deputeti demokrat Sali Berisha u shpreh se kriminaliteti është shtuar që pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë.

 “Me ardhjen në pushtet me premtimet anti-globaliste fjala e vetme që u zhduk nga fjalori është punësimi. Rikujtoni të gjitha retorikat boshe të piktorit dështak që i mbushet mendja se në Shqipëri sak ekonomist sesa ai.

 Duke mbjellë vrer e zi flet për tmerr dhe ferr në këtë vend, duke përshkruar Shqipërinë me atë realitet që ka në mendjen e tij dhe kurrë realitetin që ekziston. Ka shkatërruar dhe po shkatërron pa mëshirë me dhjetëra vende pune. Keni hedhur në erë shtetin ligjor duke shkelur rregullat e tij. 

Ky është një mekanizëm i zi që është Shqipëria në kaos, Shqipëria nën thundrën e krimit, Shqipëria e vrasjeve me maska dhe trafiqe. Çfarë bëtë me ardhjen tuaj në pushtet, për të mbyllur dosjet e kartelave shkarkuat policinë kriminale dhe sollët një mjerim që është ulur këmbëkryq në çdo rrugë”, tha Berisha. 

Përplasja Berisha-Tahiri 

Ministri i Brendshëm ,Saimir Tahiri, i kërkoi ish-kryeministrit Sali Berisha që të shpjegojë vendosjen e tritolit në shtyllën e tensionit të lartë në muajin dhjetor. “Mallkuar qoftë dita kur harrove emrin e baxhanakut tënd, nuk dije ku ishte Gërdeci. Mallkuar qoftë dita kur bodigardi i djalit tënd qëlloi me armë një kamerier se nuk i ndërroi tavllën

 Ta dini mirë se deri ditën e fundit të detyrës sime askush nga ju që guxon të nxis kriminalitetin në këtë vend do e pësojë paq. S’ke guxim të shohësh në sy. Nuk ke folur ishte pikënisja, tritoli te shtylla e tensionit të lartë. Ki kurajon të dalësh këtu e të flasësh për atë.

 Janë akte të pastra terroriste. Sot ata që nxisin dhe frymëzojnë krimin në këtë vend ,ndoshta edhe nën emrin tënd dje ishin në zyrat e pushtetit. Ky shtet e ka hedhur një herë e mirë lidhjen e pushtetit me krimin, dhe lidhjen me qeverinë dhe në familjen tënde. 

Deri në atë ditë bëni durim dhe lini policinë të punojë. Bekuar qoftë dita kur do e kuptosh që të ka ardhur fund”, deklaroi Tahiri. Ndërsa ish-kryeministri akuzoi ministrin Tahiri se mban kriminelë për truproje dhe se e ka kthyer Tiranën në lavatriçen e krimit..   

Topalli: Rama të japë llogari për Frrokun  

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli kërkoi shpjegime nga kryeparlamentirari Ilir Meta dhe nga kryeministri Edi Rama për denoncimin e bëre nga gazeta belge për deputetin Mark Frroku. “Para disa ditësh në gazete belge fliste për një emër që është deputet këtu në sallën e Kuvendit që akuzohej për vepra të renda penale, trafiqeve etj, unë nuk di cili do jetë vendimi, por një njeri që është ulur në këtë sallë disa vite nuk mund të rrijë pa i thënë kryeministrit: Fol e shpjego. 

Ku do shkojë vendi nëse të gjithë do të heshtin, nëse gazetat e huaja hapen me të tille emra e probleme, nëse është i pafalshëm pse nuk i del zot  kryeministri”, tha Topalli.

 Mediat ne Belgjike shkruajnë se deputeti i Partisë Kristian Demokrate Shqiptare ne Parlament, Mark Frroku është dënuar me 10 vjet burg ne vitin 2010 për vrasjen e një shqiptari dhe se muajin e ardhshëm duhet te rigjykohet. 

Sipas mediave belge, Frroku është dënuar për vrasje në bashkëpunim të shqiptarit Aleksandër Kurti, i vrarë me thikë në 5 mars të vitit 1999. Sipas belges “Sudinfo”,”vrasja e Kurtit lidhet me botën e prostitucionit ku veprojnë disa rrjete imigrantësh shqiptarë në Bruksel.

 Por, deputeti Frroku e cilësoi lajmin si të nxitur politikisht, duke garantuar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë në asnjë vend të botës. /shekulli/

 

 
Lajme Shqip Monday, 27 January 2014 16:00

Tiranë – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot dyshen Rama-Meta për ndërhyrje nëserverin e tatimeve. Duke folur në mbledhjen e gurpit parlamentar të PD-së, Bashaka kerkuar pergjigje për qellimin e ketij akti quajtur prej tij si banditesk.

“Do te diskutojme mbi pasojat qe paraqet jashte ligjit mbajtja e te dhenave te serverit dhe venien para pergjegjesise se autoreve. Grupi i PD-se do te depozitoje ne Kuvend kerkesen per ngritjen e nje komisioni hetimor per shkeljen e legjislacionit per transferimet e paligjshme ne policine e shtetit dhe efektin qe kjo ka per jeten dhe sigurine e jetes se qytetareve. Shteti vdes kur sulmohet dhe bastitset nga vete qeveritaret, ose te ashtu quajtur qeveritare, sepse nuk quhen ata qe dergojne keshilltaret dhe lakejte e tyre per te kopjuar te dhenat”- thaBasha.

Sipas tij, te dhenat e kane vendin vetem ne ate server, pasi kudo tjeter perbejne agresion per sipermarrjen dhe cdo tatim pagues shqiptar. /albeu/

 
Lajme Shqip Monday, 06 January 2014 19:53

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi njoftoi të hënën se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë do të mbahet më 11 Janar 2014 në PrizrenAi bëri të ditur se në mbledhjen e parë do të marrin disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe atë në fushën e integrimit evropian.

“Poashtu, do të vendosim modalitetet për themelimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës! Bashkëpunimi mes nesh tani e tutje do të jetë edhe më i strukturuar. Synojmë një qasje të përbashkët dhe strategjike për interesat tona vitale. Fillimi i një rrugëtimi të ri!”, shprehet Thaçi.