Lajme Shqip Thursday, 24 April 2014 14:30

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë të paktën 142 persona kanë humbur jetën ngavirusi “Erbola” në Guine dhe Libi. Guinea është vendi më i prekur, pasi deri tani janë raportuar mbi 200 raste me “Ebola”, nga të cilët kanë humbur jetën 136 persona.

“Ebola” është një prej viruseve më vdekjeprurëse në botë, duke shkaktuar ethe hemorragjike, të cilat i marrin jetën 90% të personave të prekur.

Epidemia nisi në fillim të këtij viti në fshatrat në juglindje të Guinesë. Shifrat e bëra publike së fundmi, dhe kanë zbehur shpresat se epidemia është në rënie.

Të gjitha vendet e rajonit kanë shtuar kontrollet shëndetësore në aeroporte, ndërsa Gambia ka mbyllur plotësisht kufirin e saj tokësor me fqinjët e Guinesë.

Virusi “Erbola” përhapet menjëherë në gjak, mbyll sistemin imunitar dhe shkakton temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve, shpesh shoqërohet edhe me gjakderdhje. /albeu.com/