Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 08:40

Gjyqtari hungarez, Viktor Kasai, ka pranuar se ai duhej të kishte akorduar gol në favor të Ukrainës në ndeshjen e fundit në grup të kësaj përfaqësueseje kundër Anglisë dhe kërkoi falje për gabimin e tij.

“Pas ndeshjes ne pamë edhe një herë situatën dhe e vlerësuam atë. E kuptuam menjëherë që kishim bërë një gabim”, tha Kasai për faqen e internetit të Federatës Hungareze të Futbollit.

Të pesë gjyqtarët e ndeshjes u kritikuan pasi në mënyrë të pashpjegueshme, asnjë prej tyre nuk pa që topi kishte kaluar dukshëm vijën fatale pas gjuajtjes së Deviç, para se Xhon Terri ta largonte atë. Ky gol do të çonte në barazim ndeshjen dhe mund të rriste shanset e Ukrainës për t’u kualifikuar më tej në turne.

Gjyqtari, i cili është mes atyre që UEFA vendosi të mos mbante për fazën e eliminimit direkt të turneut, është shfajësuar për këtë situatë. “Puna jonë është mizore, pasi ne mund të japim 199 vendime të drejta, por një gabim i vetëm mund të jetë fatal. Jemi shumë të zhgënjyer për situatën, pasi prishi një turne ku ne treguam se jemi mes gjyqtarëve më të mirë në botë”. (LajmeShqip.com)

Grupi D

Francë-Angli                1-1

39’ Nasri / 30’ Leskot

Ukrainë-Suedi              2-1

55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç

Ukrainë-Francë            0-2

52’ Menez, 55’ Kabaje

Suedi-Angli                  2-3

49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek

Suedi-Francë                2-0

54’ Ibrahimoviç, 90’+1’ Larson

Angli-Ukrainë               1-0

48’ Runi

Renditja

Angli               7          5-3

Francë            4          3-3

Ukrainë         3          2-4

Suedi              3          5-5

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 12:30

Trajneri i Ukrainës, Oleg Bllohin, ka qenë shumë pranë përplasjes fizike një gazetar gjatë konferencës për shtyp pas humbjes me Anglinë, ndërsa ka ftuar përfaqësuesin e medias të dalë jashtë dhe ta zgjidhnin debatin përballë njëri-tjetrit.

I pyetur nga gazetari rreth gjendjes fizike të lojtarëve ukrainas në këtë ndeshje, ish-fituesi i “Topit të Artë” shpërtheu: “Respekto punën time! E zgjidhim një kundër një?! A do të dalim jashtë? Eja të bëjmë një ‘bisedë burrash’”, ishte ftesa e tij. Kur gazetari në fjalë u ngrit në këmbë, u desh ndërhyrja e një prej zëdhënësve të UEFA-s që të qetësohej situata, por Bllohin vazhdoi me shpërthimin e tij publik.

“Duhet të respektosh faktin që unë kam luajtur futboll. A ke luajtur futboll ti? Më respekto mua dhe punën time. Nuk lejoj askënd të kritikojë skuadrën. Nëse je burrë, eja ta zgjidhim një kundër një”.

Më pas, ia ka vazhduar duke kritikuar gjykimin që sipas tij ishte në favor të anglezëve, jo vetëm për “golin fantazmë”, por edhe për faullet ndaj futbollistëve të tij.

“Ka 5 gjyqtarë në fushë dhe topi kalon 50 centimetra vijën. Përse na duhen 5 gjyqtarë? Ata nuk panë as gjuajtjen me bërryl të Keroll, apo faullin nga mbrapa të Xhon Territ. Kolina na ka thënë se në çdo lëvizje me bërryl është karton i verdhë dhe çdo faull nga mbrapa është karton i verdhë. Por ku ishin ato në këtë ndeshje? Shkruani çfarë të doni, i keni parë edhe vete gjërat”, ishte shfryrja e tij. (LajmeShqip.com)

Grupi D

Francë-Angli                1-1

39’ Nasri / 30’ Leskot

Ukrainë-Suedi              2-1

55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç

Ukrainë-Francë            0-2

52’ Menez, 55’ Kabaje

Suedi-Angli                  2-3

49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek

Suedi-Francë                2-0

54’ Ibrahimoviç, 90’+1’ Larson

Angli-Ukrainë               1-0

48’ Runi

Renditja

Angli                7          5-3

Francë             4          3-3

Ukrainë          3          2-4

Suedi               3          5-5

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 09:20

Kapiteni i Ukrainës, Andri Shevçenko, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, ndërsa do të luajë me përfaqësuesen e tij vetëm një ndeshje lamtumire. Lojtari 35 vjeçar tregoi se ky ishte moment i duhur pasi Ukraina u eliminua nga Euro 2012.

“Me shumë mundësi kjo ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Ndoshta do të luaj edhe një ndeshje lamtumire”, tha futbollisti që kundër Anglisë veshi për herën e 111-të fanellën e ekipit kombëtar.

Ai ishte shumë i zhgënjyer pas përfundimit të takimit, pasi ukrainasit kishin humbur mundësinë për të hyrë mes 8 skuadrave më të mira në Evropë.

“Sigurisht që jemi të mërzitur, pasi organizonim turneun dhe pas ndeshjes së parë, ishim në një pozicion të shkëlqyer pasi fituam përballë Suedisë. Por kur në grup ke skuadra si Franca e Anglia gjithçka është e vështirë, megjithëse mendoj se kemi luajtur mirë”.

“Krijuam shumë raste për të shënuar dhe mendoj se një gol e shënuam. Ai ishte një gol, e njëjta gjë i ndodhi Anglisë në Botërorin 2010, ku një gol mund të ndryshonte ndeshjen. Lojën e kontrolluam ne por fitoi Anglia, ndaj duhet ‘i bëjmë atyre komplimente”, përfundoi Shevçenko. (LajmeShqip.com)

Grupi D

Francë-Angli                1-1

39’ Nasri / 30’ Leskot

Ukrainë-Suedi              2-1

55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç

Ukrainë-Francë            0-2

52’ Menez, 55’ Kabaje

Suedi-Angli                  2-3

49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek

Suedi-Francë                2-0

54’ Ibrahimoviç, 90’+1’ Larson

Angli-Ukrainë               1-0

48’ Runi

Renditja

Angli               7          5-3

Francë           4          3-3

Ukrainë         3          2-4

Suedi              3          5-5

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 22:38

Franca është kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2012 pavarësisht humbjes 2-0 përballë Suedisë që luante vetëm për prestigj. Skuadra e Blank ka komplikuar rrugëtimin e mëtejshëm pasi tani do të ketë përballë kampionët në fuqi të Spanjës. 

Suedezët treguan që në fillim se dëshironin të largoheshin nga turneu të paktën me një fitore ndërsa regjistruan rast pas rasti para portës franceze, fillimisht me Toivonen, që gjeti shtyllën, e më pas me Larson.

Vetëm Riberi e Benzema dukeshin në gjendje të vinin disi në vështirësi mbrojtjen suedeze, por si mesfushori, ashtu edhe sulmuesi, nuk kishin shënjestër për të çuar topin në kuadratin e portës së mbrojtur nga Isakson.

Në fillimin e pjesës së dytë, kur dukej se Franca po zgjohej, vjen goli i avantazhit të Suedisë, me autor Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi gjen rrjetën me një gjuajtje fluturimthi, duke treguar klasin e tij në atë që pa frikë mund të cilësohet goli më i bukur i Euro 2012.

Francezët provojnë të reagojnë, por pa shumë forcë dhe Suedia gjen edhe golin e dytë në kohën shtesë, kur Larson dërgon në rrjetë topin që ishte kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së Vilhelmson, për të  vulosur rezultatin final 2-0.

Tani Franca do të përballet me Spanjën, ndërsa Suedia largohet me kokën ulur nga Euro 2012 si skuadra e katërt në Grupin D, ndonëse në të tre ndeshjet e luajtura ka qenë ekipi më i mirë në fushën e lojës. (LajmeShqip.com)

Grupi D

Francë-Angli                1-1

39’ Nasri / 30’ Leskot

Ukrainë-Suedi              2-1

55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç

Ukrainë-Francë            0-2

52’ Menez, 55’ Kabaje

Suedi-Angli                  2-3

49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek

Suedi-Francë                2-0

54’ Ibrahimoviç, 90’+1’ Larson

Angli-Ukrainë               1-0

48’ Runi

Renditja

Angli              7          5-3

Francë           4          3-3

Ukrainë        3          2-4

Suedi             3          5-5

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali         20:45

22.06.2012

Gjermani-Greqi            20:45

23.06.2012

Spanjë-Francë               20:45

24.06.2012

Angli-Itali                       20:45

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 22:14

Uejn Runi ka konfirmuar parashikimet duke u kthyer në heroin e Anglisë në ndeshjen e tij të parë pas pezullimit, ndërsa skuadra e Hodgson fitoi 1-0 falë golit të sulmuesit në sfidën kundër Ukrainës për të kaluar në çerekfinale. 

Ukraina gëzoi më shumë mbajtje topi gjatë pjesës së parë, ndërsa kishte edhe dy raste të pastra, fillimisht me Gusev që gjuajti mbi traversë e më pas me Jarmolenko që detyroi Hart të bënte një grushtim spektakolar për të ruajtur portën. Ndërsa rasti i vetëm i Anglisë ishte për Runin, i cili nuk arriti të gjente kuadratit me kokë pas  një harkimi perfekt të Jang.

Por sulmuesi anglez shleu shpejt gabimin, kur vetëm pak minuta pas fillimit të pjesë së dytë devijoi në rrjetë një harkim të Xherard nga e djathta, të devijuar nga mbrojtësit ukrainas.

Pas lajmit se Franca ishte në disavantazh, Ukraina  hidhet në sulm me ngulm, por gjen përballë përveç mbrojtjes angleze, edhe vijërojtësin hungarez pas porte, i cili nuk akordon gol në favor të tyre pasi Terri largoi topin kur kishte kaluar vijën, pas gjuajtjes së Deviç.

Pavarësisht tentativave të njëpasnjëshme të ukrainasve, rezultati nuk ndryshon dhe Anglia merr një fitore që e ngjit në vendin e parë në Grupin D dhe i prenoton asaj një takim me Italinë në çerekfinalet e turneut. (LajmeShqip.com)

Grupi D

Francë-Angli                1-1

39’ Nasri / 30’ Leskot

Ukrainë-Suedi              2-1

55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç

Ukrainë-Francë            0-2

52’ Menez, 55’ Kabaje

Suedi-Angli                  2-3

49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek

Suedi-Francë                2-0

54’ Ibrahimoviç, 90’+1’ Larson

Angli-Ukrainë               1-0

48’ Runi

Renditja

Angli              7          5-3

Francë           4          3-3

Ukrainë        3          2-4

Suedi             3          5-5

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali         20:45

22.06.2012

Gjermani-Greqi            20:45

23.06.2012

Spanjë-Francë               20:45

24.06.2012

Angli-Itali                       20:45

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 14:10

Eshli Kol do të luajë sonte ndeshjen e tij të 21-të me përfaqësuesen angleze në një turne zyrtar, duke kaluar kësisoj rekordin që mbahej bashkërisht nga Devid Bekam dhe Peter Shilton. 

Por pakkush e kujton që kjo karrierë rekordesh me Anglinë ka filluar pikërisht në Shqipëri në vitin 2001. Atëherë, “tre luanët” që drejtoheshin nga Sven Goran Erikson u përballën me kuqezinjtë duke fituar 3-1 në një nga ndeshjet më të diskutuara të përfaqësueses tonë, për shkak të golit të rregullt që iu anulua Altin Rrakllit në minutat shtesë, kur rezultati ishte 1-2 për anglezët ndërsa goli i rregullt dhe ai i anuluar kuqezi erdhën pikërisht nga krahu ku aktivizohej për herë të parë Kol.

Mbrojtësi debutoi në një turne madhor gjatë Botërorit 2002, duke u aktivizua në 5 ndeshje, ku nuk luajti vetëm 15 minuta. Që nga ai moment, ai ka luajtur në çdo minutë të çdo takimi tjetër në turnetë pasardhës, përfshirë kohët shtesë, ndërsa ka qenë zgjedhje e parë për katër trajnerë të ndryshëm. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 12:30

Trajneri i Francës, Loran Blank, nuk e ka kapërdirë lehtë barazimin 1-1 me Anglinë dhe sa herë që shfaqet para shtypit nuk harron të lëshojë batuta në adresë të britanikëve.

Këtë radhë, ai ka bërë të qartë që do të preferonte që skuadra e tij të eliminohej duke luajtur mirë, sesa të kualifikohej me një lojë të mërzitshme si ajo e anglezëve.

“Anglezët thjesht pritën që ne t’i sulmonim. Por nuk ka asgjë më të keqe sesa të dështosh në arritjen e një objektivi duke mos luajtur futboll. Ndaj nëse kërkojmë rezultat kundër Suedisë, na duhet të luajmë futboll”.

“Para se të mendojmë për të shënuar gola dhe të rregullojmë golavarazhin tonë, fillimisht duhet të sigurohemi që do të dalim fitimtarë nga kjo sfidë. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të mos rrezikojmë, siç na ka ndodhur gjatë eliminatoreve”.

“Na ka pëlqyer të gjithëve se si fituam kundër Ukrainës javën e kaluar, por u ka thënë lojtarëve se na nevojitet një tjetër paraqitje e tillë ndaj Suedisë. Po luajmë kundër një skuadre që nuk mund të kualifikohet, por që dëshiron gjithsesi të fitojë. Kemi respekt për ta, pasi i kam parë ndeshjet dhe si kundër Ukrainës, ashtu edhe kundër Anglisë, ishin ekipi më i mirë në fushë”, ishte batuta e radhës e trajnerit francez. (LajmeShqip.com)

Grupi D

Francë-Angli                1-1

39’ Nasri / 30’ Leskot

Ukrainë-Suedi              2-1

55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç

Ukrainë-Francë            0-2

52’ Menez, 55’ Kabaje

Suedi-Angli                  2-3

49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek

Renditja

Francë             4          3-1

Angli                4          4-3

Ukrainë          3          2-3

Suedi               0          3-5

19.06.2012

Suedi-Francë                20:45

Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)

Kiev (Ukrainë)

Angli-Ukrainë               20:45

Gjyqtar: Viktor Kasai (Hungari)

Donetsk (Ukrainë)

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 10:45

Franca është padyshim favorite nga kompanitë e basteve për të fituar sfidën me Suedinë që mund t’i japë kreun e Grupit D dhe ta ndihmojë të evitojë një përplasje të rrezikshme me Spanjën në çerekfinalet e turneut.

Një fitore e ekipit të Loran Blank, nga “William Hill” kuotohet 1.57, përballë kuotës 6.5 të suksesit skandinav dhe 3.6 të barazimit mes dy ekipeve.

Në rezultate fikse, kuptohet që më të kuotuara janë fitoret e francezëve duke filluar nga 1-0 (7), 2-0 (7.5) dhe 2-1 (8.5). Meqë edhe barazimi kalon Francën, ai 1-1 ka kuotën 8, ndërsa fitorja 1-0 e Suedisë kuotohet 15.

Karim Benzema, në kërkim të golit të parë në Euro 2012, kuotohet 1.91 për të gjetur rrjetën në këtë ndeshje dhe 5 për të shënuar dy gola. Ndërsa Zlatan Ibrahimoviç është rreziku më i madh për portën franceze pasi një gol i tij kuotohet 3.75. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 10:25

Kombëtarja angleze e futbollit shihet si favorite përballë Ukrainës për të marrë fitoren që e afron me vendin e parë në grup dhe që i eviton një përballje me Spanjën në çerekfinale. Prania e Uejn Runit në fushën e lojës ka bërë që kompania “William Hill”, t’i vendosë koeficientin 2 suksesit të skuadrës së Hodgson përballë atij 3.75 të një prej organizatorëve të turneut që luajnë para tifozerisë së tyre.

Rezultatet e sakta flasin të gjitha në favor të Anglisë, ku sukseset 1-0 (7), 2-0 (9) dhe 2-1 (8.5) kanë koeficient më të ulët në favor të “tre luanëve”, ashtu si edhe barazimi 1-1 (7). Çdo rezultat tjetër i saktë ka minimalisht koeficientin 10 (barazimi 0-0).

Uejn Runi është lojtari më i shumëpritur i Euro 2012, pasi deri tani ka qenë i pezulluar. Me kthimin e tij në fushën e lojës, sulmuesi anglez bëhet lojtari më i favorizuar nga bastet për të shënuar një gol në këtë sfidë, me koeficientin 2.25, i ndjekur nga ai 2.75 i Endi Keroll.

Andri Shevçenko, ndonëse në dyshim deri në minutën e fundit për të luajtur në këtë sfidë për shkak dëmtimi, është lojtari që ka koeficientin më të ulët (3) mes ukrainasve për të gjetur rrugën e rrjetës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 18 June 2012 14:44

Uejn Runi është gati t’i japë fund disa viteve radhazi me zhgënjime në turnetë e rëndësishëm, për të udhëhequr Anglinë drejt suksesit në Euro 2012. Sulmuesi i “tre luanëve” i ka dhënë fund pezullimit të tij dhe ka premtuar shpagim për dy Botërorët e fundit ku ka qenë nën nivelin e tij të zakonshëm.

“Nuk kam qenë edhe aq mirë në turnetë ndërkombëtarë. Shpresoj që këtë radhë të bëj gjithçka mirë. Shpresoj të luaj dhe të shënoj pasi e ndjej që mund të jap më shumë në aktivitete ndërkombëtare. Jam gati për shansin tim”.

Sipas tij, Anglia do të shkojë “larg” në turne, pasi mendon se është një ekip me përbërje cilësore.

“Ne kemi skuadër të mirë dhe jemi më të organizuar se sa herët e mëparshme kur unë kam qenë në skuadër. Tani është e vështirë të na mundin. Nuk ka arsye pse të mos shkojmë larg në këtë turne dhe pse të mos kemi shansin tonë për ta fituar atë. Mendoj se jemi të mirë mjaftueshëm sa për ta fituar këtë aktivitet”, përfundoi sulmuesi që pritet të jetë titullar ndaj Ukrainës. (LajmeShqip.com)

Grupi D

Francë-Angli                1-1

39’ Nasri / 30’ Leskot

Ukrainë-Suedi              2-1

55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç

Ukrainë-Francë            0-2

52’ Menez, 55’ Kabaje

Suedi-Angli                  2-3

49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek

Renditja

Francë             4          3-1

Angli                4          4-3

Ukrainë          3          2-3

Suedi               0          3-5

19.06.2012

Suedi-Francë                20:45

Kiev (Ukrainë)

Angli-Ukrainë               20:45

Donetsk (Ukrainë)