Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 08:40

Kapiteni i Italisë, Xhanluixhi Bufon, ka premtuar se një ditë kombëtarja e tij do t’i kthejë borxhin Spanjës që luajti ndershëm duke mos bërë kompromis me Kroacinë.

“Isha i qetë, i bindur se Spanja do të bënte detyrën e saj, ashtu siç ndodhi. Tani ata kanë një bonus me ne. Sigurisht që duhet t’i falënderojmë, ashtu siç bëmë me holandezët katër vite më parë kur mundën Rumaninë edhe pse nuk u nevojitej një fitore”, deklaroi portieri i Italisë.

Ndërkohë, mesfushori Markizio ka zbuluar një episod mjaft kurioz të minutave të fundit, në lidhje me ndeshjen Spanjë-Kroaci. “Në goditjen e fundit nga këndi pashë Bufon të dilte nga zona e tij dhe mendova mos rezultati kishte shkuar 1-1. Nga fusha nuk arrinim të kuptonim mirë rezultatin e ndeshjes tjetër. Rezultatin e vërtetë e morëm vesh vetëm kër përfundoi takimi ynë dhe mundëm të festonim lirshëm”, shpjegoi mesfushori.

Shoku i tij i repartit, De Rosi, ka konfirmuar ankthin e minutave të fundit. “Dy minutat e fundit kanë qenë shumë të vuajtura. Nuk arrija të kuptoja nga fusha gjestet që bëheshin në pankinën tonë, thjesht kuptova që do na duhej një gol i tretë për të siguruar kualifikimin. Për fat të mirë shkoi gjithçka në rregull, por duhet ta pranoj se na u ngri gjaku”, tregoi futbollisti italian. (LajmeShqip.com)

Grupi C

Spanjë-Itali                   1-1

63’ Fabregas / 61’ Di Natale

Irlandë-Kroaci              1-3

19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç

Itali-Kroaci                   1-1

39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç

Spanjë-Irlandë              4-0

4’, 70’ Torres, 49’ Silva,  83’ Fabregas

Kroaci-Spanjë              0-1

88’ Navas

Itali-Irlandë                   2-0

35’ Kasano, 90’ Baloteli

Renditja

Spanjë              7          6-1

Itali                   5          4-2

Kroaci              4          4-3

Irlandë              0          1-9

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali         20:45

22.06.2012

Gjermani-Greqi            20:45

23.06.2012

Spanjë-2D                       20:45

24.06.2012

1D-Itali                             20:45

 
Lajme Shqip Monday, 18 June 2012 22:43

Spanja dhe Kroacia kanë mbajtur fjalën, duke mos bërë një akord që në fund ka dalë vetëm në favor të spanjollëve. Kampionët në fuqi të Evropës dhe Botës kanë fituar 1-0 përballë ballkanasve për të kaluar në çerekfinale si skuadra e parë në Grupin C, por pa treguar ndonjë lojë cilësore, vetëm shumë mbajtje topi. 

Del Boske konfirmoi Torres në sulm, duke lënë përsëri Fabregas në stolin e rezervave, si me Irlandën, ndërsa Biliç vendosi çuditërisht të linte në stol Jelaviç e Perisiç, për të bazuar lojën te një mesfushë e ngjeshur.

Taktika e kroatëve funksionoi pasi Spanja ka mbajtje topi mbi 75% po nuk arrin të krijojë raste të rrezikshme dhe limitohet me gjuajtjet nga jashtë. Në minutën e 26-të, spanjollët falen nga gjyqtari Stark, i cili nuk akordon një 11-metërsh në favor të kroatëve pas ndërhyrjes së parregullt të Ramos ndaj Manxhukiç, ndërsa pjesa e parë mbyllet pa raste për t’u shënuar.

Lajmet se Italia kishte gjetur golin bëri që Kroacia të shihte më shumë nga sulmi dhe Rakitiç kishte mundësinë e artë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh por gjuajtja me kokë pas krosimit të Modriç përfundon në duart e Kazijas. Pavarësisht ndryshimeve nga të dy palët, asnjë nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës që i duhej për të siguruar kualifikimin dhe për të eliminuar kundërshtarin duke çuar ndeshjen drejt një fundi dramatik.

Në minutat e fundit ndodh gjithçka, ku fillimisht Stark nuk sheh një tjetër penallti në favor të kroatëve në minutën e 86-të, e dy minuta më pas është Navas që gjen golin me një aksion perfekt të dyshes katalanase Fabregas-Iniesta.

1-0 për Spanjën nxjerr jashtë Kroacinë, e cila hidhet në dëshpërim në kërkim të golit që do t’i çonte në çerekfinale (me barazim 1-1 merrej parasysh golavarazhi i grupit), por Spanja nuk toleron dhe dënon skuadrën e Biliç të kthehet në shtëpi. (LajmeShqip.com)

Grupi C

Spanjë-Itali                   1-1

63’ Fabregas / 61’ Di Natale

Irlandë-Kroaci              1-3

19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç

Itali-Kroaci                   1-1

39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç

Spanjë-Irlandë              4-0

4’, 70’ Torres, 49’ Silva,  83’ Fabregas

Kroaci-Spanjë              0-1

88’ Navas

Itali-Irlandë                   2-0

35’ Kasano, 90’ Baloteli

Renditja

Spanjë              7          6-1

Itali                   5          4-2

Kroaci              4          4-3

Irlandë              0          1-9

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali         20:45

22.06.2012

Gjermani-Greqi            20:45

23.06.2012

Spanjë-2D                       20:45

24.06.2012

1D-Itali                             20:45

 
Lajme Shqip Monday, 18 June 2012 22:19

Italia ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e Euro 2012 falë fitores 2-0 ndaj Irlandës që e ngjit në vendin e dytë në Grupin C. Suksesi italian, i kombinuar me mungesën e një akordi mes Spanjës dhe Kroacisë për barazim, ka mjaftuar këtë radhë për të shuar përkohësisht polemikat, por jo për të bindur tifozët pasi ekipi ka qenë ende shumë larg nivelit të pritur. 

Përballë Irlandës që luante vetëm për nder, Italia nuk ka treguar shumë, edhe pse kishte ndryshuar skemën dhe emrat në fushë. Abate e Balzareti janë dy krahët mbrojtjes për të kërkuar thellësinë, ndërsa kthimi i Barzaljit në formacion shtyn De Rosin në mesfushë. Në sulm, Baloteli përfundon në stol, duke i lënë vendin Di Natales.

Por Italia nuk arrin të dhurojë emocione edhe përballë një formacioni që duket se nuk ka çfarë të ofrojë. Fatmirësisht për skuadrën e Prandelit, dhurata vjen nga portieri Given, të cilit i rrëshqet topi nga duart në minutën e 35-të dhe i fal një goditje këndi Italisë. Si për çudit, shtatshkurtri Kasano arrin të fitojë duelin në ajër me gjigandët irlandezë dhe të kalojë në avantazh Italinë.

Të kaltrit gabojnë duke mos mbyllur ndeshjen e me kalimin e minutave, Irlanda bëhet më e rrezikshme me goditjet standarde. Fatmirësisht, Baloteli i futur si zëvendësues gjen golin e dytë me një gjuajtje gërshërë spektakolare në minutën e 90-të, duke vulosur rezultatin e ndeshjes.

Ndërsa kualifikimi vjen nga stadiumi tjetër, ku Spanja i reziston sulmeve të Kroacisë dhe me një fitore 1-0 i jep të drejtën italianëve t’i gëzohen çerekfinaleve. (LajmeShqip.com)

Grupi C

Spanjë-Itali                   1-1

63’ Fabregas / 61’ Di Natale

Irlandë-Kroaci              1-3

19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç

Itali-Kroaci                   1-1

39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç

Spanjë-Irlandë              4-0

4’, 70’ Torres, 49’ Silva,  83’ Fabregas

Kroaci-Spanjë              0-1

88’ Navas

Itali-Irlandë                   2-0

35’ Kasano, 90’ Baloteli

Renditja

Spanjë              7          6-1

Itali                   5          4-2

Kroaci              4          4-3

Irlandë              0          1-9

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali         20:45

22.06.2012

Gjermani-Greqi            20:45

23.06.2012

Spanjë-2D                       20:45

24.06.2012

1D-Itali                             20:45

 
Lajme Shqip Monday, 18 June 2012 16:24

Fernando Torres mendon se të gjithë ata që aludojnë për fiksim rezultati në ndeshjen e fundit në grup të Spanjës përballë Kroacisë, tregojnë mungesë respekti ndaj kësaj përfaqësueseje. Një barazim 2-2 apo me më shumë gola, siguron kualifikimin e këtyre dy ekipeve në çerekfinale, ndërsa eliminon Italinë, një prej skuadrave të mundshme rivale për titullin në këtë edicion.

“Të flasësh për fiksim rezultati në këtë ndeshje është mungesë respekti si ndaj Spanjës, ashtu edhe ndaj Kroacisë. Ne e dimë se cilat janë pikat e forta të Kroacisë, por jemi të kujdesshëm dhe i respektojmë. Mund t’ju kujtoj atë që i ndodhi Rusisë, pasi me një gol je jashtë”.

“Mendoj se ndeshja e Rusisë ishte një thirrje alarmi për të gjitha skuadrat për t’u kujtuar se duhet fituar edhe ndeshja e fundit. Edhe me 6 pikë mund të dalësh nga turneu, ndaj duhet të jesh i kujdesshëm, sidomos ndaj kundërshtarëve si Kroacia”.

“Vetëm fakti që përmendemi për fiksim rezultati do të thotë që të gjithë vihemi në dyshim. Ne na duhet të fitojmë. Asnjëra palë nuk mendon për një pakt. Të flasësh në këtë mënyrë nuk është futboll”, deklaroi sulmuesi i Spanjës. (LajmeShqip.com)

Grupi C

Spanjë-Itali                   1-1

63’ Fabregas / 61’ Di Natale

Irlandë-Kroaci              1-3

19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç

Itali-Kroaci                   1-1

39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç

Spanjë-Irlandë              4-0

4’, 70’ Torres, 49’ Silva,  83’ Fabregas

Renditja

Spanjë             4          5-1

Kroaci             4          4-2

Itali                   2          2-2

Irlandë            0          1-7

18.06.2012

Kroaci-Spanjë              20:45

Gjyqtar: Volfgang Stark (Gjermani)

Gdansk (Poloni)

Itali-Irlandë                   20:45

Gjyqtar: Çuneit Çakir (Turqi)

Poznan (Poloni)

 
Lajme Shqip Monday, 18 June 2012 11:18

Spanja është favorite e padiskutueshme për të fituar kundër Kroacisë në përballjen e sotme, ndërsa koeficienti i suksesit të saj është 1.53, ndaj atij 10 të ekipit ballkanas.

Në një ndeshje që pritet të ketë më shumë se tre gola, çuditërisht rezultati i saktë më i kuotuar është ai 2-2 që ka një koeficient vetëm 5. Kuptohet që ky koeficient i ulët i është vënë kësaj ndeshje për shkak se ky rezultat është ai që nxjerr jashtë loje Italinë dhe kalon dy skuadrat në çerekfinalet e turneut.

Barazimi tjetër 1-1 është rezultati i radhës më i kutouar (7), ndërsa pas tij vijnë vetëm fitore të Spanjës 2-0 (7.5), 1-0 dhe 2-1 (8), 3-0 (11), 3-2 (12) apo 4-0 (17), ku kjo e fundit kuotohet njëlloj me një sukses 1-0 të Kroacisë.

Mund të duket e çuditshme, por janë plot 8 futbollistë të Spanjës të cilët kanë koeficiente të përafërta për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë ndeshje. Torres dhe Lorente kanë koeficientin 1.73 për të shënuar, të ndjekur nga Negredo (2), Pedro dhe Mata (2.2), Silva, Iniesta dhe Fabregas (2.25). Në radhët e kroatëve, koeficienti 3 u është vënë sulmuesit Jelaviç dhe mesfushorit Manxhukiç. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 18 June 2012 10:57

Kompania “William Hill” duket tejet e bindur për një fitore të Italisë përballë Irlandës, aq sa për herë të parë, kuotat për suksesin e një skuadre në Euro 2012 zbresin poshtë 1.3. Suksesi i italianëve ka koeficientin 1.28, përballë atij 11 të ekipit të drejtuar nga Xhovani Trapatoni.

Në një sfidë ku Italia luan për gjithçka e Irlanda vetëm për prestigj, pritet të shënohen 3 apo më shumë gola, ku kuptohet që rezultatet e sakta janë të gjithë në favor të italianëve.

Fitoret 1-0 (7), 2-0 (7), 3-0 (9) dhe 2-1 (10) në favor të Italisë shihen si rezultatet më të mundshme të kësaj sfide. Ndërkohë, barazimi 1-1 është 9.5, ndërsa një fitore 2-1 e Irlandës kuotohet 23, që është edhe koeficienti më i ulët për këtë skuadër.

Mario Baloteli është lojtari që kuotohet më shumë për të shënuar në këtë ndeshje, me koeficientin 1.91, ndërsa ndiqet nga Kasano (2), Di Natale (2.2), Xhovinko (2.75) dhe Borini (2.75). Robi Kin me koeficientin 5 është lojtari më i mundshëm për të shënuar nga radhët e skuadrës irlandeze. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 17 June 2012 16:02

Sulmuesi i Kroacisë, Nikica Jelaviç, është i sigurt se përfaqësuesja e tij do të dalë me tri pikët nga sfida përballë Spanjës dhe se do të eliminojë kampionët në fuqi nga turneu.

“Nuk kemi luajtur asnjëherë kundër Spanjës por i kemi parë në TV, është njëlloj si Barcelona. Duhet të jemi të kujdesshëm se na pret një ndeshje e vështirë. Kemi një skuadër të mirë dhe pres një rezultat po aq të mirë. Nuk luhet asnjëherë për barazim, ai nuk na mjafton. Por nëse ndahemi barazim shpresoj që të kalojmë në turin tjetër. 2-2, 1-1, 3-3… nuk më shqetësojnë, ai është problemi i italianëve”, deklaroi lojtari i Evertonit.

Një nga partnerët e tij në sulm, braziliani i natyralizuar Eduardo, mendon se pika më e dobët e spanjollëve vazhdon të jetë reparti i mbrojtjes.

“Ata kanë qejf të luajnë të avancuar në qendër, por shpesh e kanë të vështirë të kthehen duke lënë hapësira në prapavijë. Trajneri thotë se kjo është mundësia që kemi për t’i zënë në befasi, bashkë me kundërsulmet e shpejta. Skuadra më të forta se ne nuk i luajnë hapur Spanjës, ndaj as ne nuk kemi pse ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Eduardo, i cili ka luajtur si zëvendësues në të dy ndeshjet e deritanishme në Euro 2012. (LajmeShqip.com)

Grupi C

Spanjë-Itali                   1-1

63’ Fabregas / 61’ Di Natale

Irlandë-Kroaci              1-3

19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç

Itali-Kroaci                   1-1

39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç

Spanjë-Irlandë              4-0

4’, 70’ Torres, 49’ Silva,  83’ Fabregas

Renditja

Spanjë           4          5-1

Kroaci           4          4-2

Itali                 2          2-2

Irlandë          0          1-7

18.06.2012

Kroaci-Spanjë              20:45

Gjyqtar: Volfgang Stark (Gjermani)

Gdansk (Poloni)

Itali-Irlandë                   20:45

Gjyqtar: Çuneit Çakir (Turqi)

Poznan (Poloni)

 
Lajme Shqip Sunday, 17 June 2012 12:30

Karlo Ançeloti mendon se Italia do të arrijë të kalojë në çerekfinalet e Euro 2012, por i duhet të gjejë një golashënues nëse kërkon të ngjitet në nivelin e pretendentëve të tjerë. Tekniku aktual i PSZH, dy herë fitues i Ligës së Kampioneve me Milanin, shpjegoi për “L’Equipe” se sipas tij, skuadra e Prandelit kishte interpretuar gabim pjësën e dytë të ndeshjes kundër Kroacisë.

“Gjatë pjesës së parë, Italia luajti mirë dhe ishte shumë solide. Por në pjesën e dytë ata ndryshuan krejtësisht filozofinë e lojës së tyre. Ata ishin më mbrojtës në përpjekjet për të ruajtur avantazhin. Sipas meje, kjo nuk ishte një ide e mirë. Problemi i Italisë ishte të shënonte dhe ata aktualisht nuk kanë një golashënues të mirëfilltë. Baloteli dhe Kasano nuk po shënojnë sa duhet”.

Sipas tij, as Franca nuk është në nivelin që kërkohet për të synuar fitoren në Euro 2012. “Nuk e mendoj këtë kombëtare si favorite. Spanja vazhdon të jetë pretendente kryesore pasi është skuadra më e balancuar. Edhe Gjermania është shumë e fortë. Mendoj se Franca do të arrijë në çerekfinale dhe shpresoj që edhe Italia ta ndjekë”, tregoi trajneri.

Ai më pas zbuloi edhe emrat e futbollistëve që i kishin bërë përshtypje gjatë këtij turneu. “Sulmuesi polak Levandovski është shumë i mirë dhe shumë i shpejtë. E di që kishte një sezon shumë të mirë me Borusia Dortmund, por në disa raste është e vështirë ta përsëritësh formën në një Evropian. Më pëlqen gjithashtu edhe kroati Manxhukiç, i cili është një lojtar shumë fizik dhe efektiv në lojën në ajër”, deklaroi Ançeloti. (LajmeShqip.com)

Grupi C

Spanjë-Itali                   1-1

63’ Fabregas / 61’ Di Natale

Irlandë-Kroaci              1-3

19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç

Itali-Kroaci                   1-1

39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç

Spanjë-Irlandë              4-0

4’, 70’ Torres, 49’ Silva,  83’ Fabregas

Renditja

Spanjë             4          5-1

Kroaci             4          4-2

Itali                  2          2-2

Irlandë           0          1-7

18.06.2012

Kroaci-Spanjë              20:45

Gjyqtar: Volfgang Stark (Gjermani)

Gdansk (Poloni)

Itali-Irlandë                   20:45

Gjyqtar: Çuneit Çakir (Turqi)

Poznan (Poloni)

 
Lajme Shqip Saturday, 16 June 2012 14:10

Trajneri i Kroacisë, Slaven Biliç, ka pritur me pakënaqësi të gjitha komentet kundër përfaqësueses që ai drejton, pasi i duket e padrejtë që të dalë para shtypit për të “justifikuar” një barazim me Italinë.

Ai e ka quajtur të çuditshëm faktin se shtypi kritikon paraqitjet e skuadrës që kryeson grupin me 4 pikë dhe ka shanse reale të kualifikohet në çerekfinalet e Euro 2012.

“Ne duhet të jemi të lumtur me situatën! Kemi katër pikë dhe nuk jemi të kënaqur, si është e mundur kjo?! Italia luan më mirë tani sesa në vitin 2006 në Gjermani”, ishin fjalët e tij ndaj një gazetari që e ka cilësuar të pakënaqshëm barazimin.

“Italianët janë një prej favoritëve të turneut. Ata kanë dy sulmues të nivelit botëror, Kasano dhe Baloteli. Legjendari Arrigo Saki ka thënë se Italia ka një prej mesfushave më të mira në botë dhe ne na bëri shumë përshtypje. Italia nuk është shumë më e dobët se Spanja”, ishin argumentet e tij para gazetarëve.

“Jemi në një situatë më të favorshme pasi nuk do të doja të isha në vend të Italisë. Ata duhet të mposhtin Irlandën, e cila nuk është një skuadër e keqe dhe do të bëjë maksimumin për të mos shkuar në shtëpi me zero pikë. I njoh ata mirë, e di që do të bëjnë maksimumin për të mos humbur”.

“Ndaj Spanjës është e sigurt që do të mbajmë më pak topin se kundërshtarët. Do të jetë një përballje e vështirë dhe shpresoj që të kemi pak fat që të ndalim mënyrën e lojës së skuadrës së Del Boskes”, përfundoi Biliç. (LajmeShqip.com)

Grupi C

Spanjë-Itali                   1-1

63’ Fabregas / 61’ Di Natale

Irlandë-Kroaci              1-3

19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç

Itali-Kroaci                   1-1

39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç

Spanjë-Irlandë              4-0

4’, 70’ Torres, 49’ Silva,  83’ Fabregas

Renditja

Spanjë            4          5-1

Kroaci            4          4-2

Itali                 2          2-2

Irlandë          0          1-7

18.06.2012

Kroaci-Spanjë              20:45

Gjyqtar: Volfgang Stark (Gjermani)

Gdansk (Poloni)

Itali-Irlandë                  20:45

Gjyqtar: Çuneit Çakir (Turqi)

Poznan (Poloni)

 
Lajme Shqip Saturday, 16 June 2012 08:02

Situata e komplikuar e Italisë ka filluar të shqetësojë Çezare Prandelin, por jo për marrëveshjet e mundshme mes skuadrave që mund të eliminojnë italianët, por për gjetjen e vazhdimësisë në lojën e kësaj skuadre që në dy ndeshjet e para ia është dorëzuar shpesh kundërshtarit.

“Trapatoni nuk do të na bëjë ndonjë nder, ashtu siç është e drejtë të jetë. Pres që Irlanda kundër nesh të luajë për të fituar. Nëse mendojmë për marrëveshjet mes kundërshtarëve, atëherë do të thotë që jemi ne që kemi probleme. Spanja ka bërë tiparin e saj dallues imazhin, lojën dhe spektaklin. Ajo është një skuadër ndryshe nga të gjitha të tjerat dhe jam i bindur se do ta mundë Kroacinë”.

Më pas ai ka folur për skuadrën që ka në dispozicion, duke konfirmuar se skema nuk do të ndryshojë, por do të ndryshojnë protagonistët në fushë, ky më zhgënjyesi është Mario Baloteli.

“Nuk do të ndryshojmë skemën 3-5-2, janë lojtarët që e kanë kërkuar vetë. Tani do të shohim gjendjen e lojtarëve sepse mund të bëj 3-4 ndryshime pasi duhet në fushë një skuadër e freskët. Kemi tre ditë kohë për të përmirësuar ato gjëra të mira që dimë të bëjmë”.

“Balotelin nuk po e braktisim, pasi po të ishte ashtu do e lija në pankinë për ndeshjen me Kroacinë. Për 15 minuta të pjesës së dytë më iku zëri duke i kërkuar të mbante topin apo të kërkonte thellësinë, ai ka potencial të madh por duhet të rritet. Ka tre ditë kohë për të na treguar një reagim të madh”, ishin fjalët e trajnerit që la të kuptohet se për momentin, sulmuesi i Mançester Sitit është një prej titullarëve që do t’i japë lamtumirën formacionit. (LajmeShqip.com)

Grupi C

Spanjë-Itali                   1-1

63’ Fabregas / 61’ Di Natale

Irlandë-Kroaci              1-3

19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç

Itali-Kroaci                   1-1

39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç

Spanjë-Irlandë              4-0

4’, 70’ Torres, 49’ Silva,  83’ Fabregas

Renditja

Spanjë            4          5-1

Kroaci            4          4-2

Itali                 2          2-2

Irlandë          0          1-7

18.06.2012

Kroaci-Spanjë            20:45

Gdansk (Poloni)

Itali-Irlandë                20:45

Poznan (Poloni)