Lajme Shqip Friday, 29 June 2012 08:02

Euro 2012 deri tani i ka kushtuar shtrenjtë trajnerëve të ndryshëm që i kanë dhënë lamtumirën  kombëtareve që drejtonin. Mes tyre ka qenë edhe Dik Advokat, që do të kthehet në Holandë pas një periudhe aspak të suksesshme me Rusinë.

Në vend të tij, drejtuesit e futbollit rus, po mendojnë të afrojnë italianin Fabio Kapelo, të nxitur nga dëshira e kompanisë “Gazprom”, e cila garanton të paguajë rrogën e lartë të teknikut italian.

Pas pak ditësh, në Federatën Ruse do të behet zgjedhja e presidentit të ri, por nëpërmjet një menaxheri të lartë të “Gazprom”, e me sa duket me iniciativën e vetë Vladimir Putin, po kërkohet një trajner tjetër i njohur në arenën ndërkombëtare.

Duke parë lidhjet e “Gazprom” me Zenit Shën Petersburg, u mendua fillimisht se ky kandidat do të ishte Luçiano Spaleti, të cilit mund t’i propozohej që të bënte punë të dyfishtë.

Por më pas është kaluar te Kapelo, i cili ka eksperiencë ndërkombëtare dhe di si të menaxhojë një kombëtare, pasi për rreth 4 vite ka qenë në drejtimin e Anglisë. (LajmeShqip.com)

Rusi-Republika Çeke    4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Poloni-Rusi                   1-1

57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev

Greqi-Rusi                    1-0

45’+2’ Karagunis

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 June 2012 09:20

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Sergei Fursenko ka dhënë dorëheqjen, si pasojë e rezultateve të dobëta të kombëtares së këtij vendi në Euro 2012. Por vendimi i tij ka qenë disi i dyshimte, pasi ai është marrë menjëherë pas një takimi që ai ka patur me Presidentin rus, Vladimir Putin.

“Do të dëshiroja t’i kërkoja falje tifozëve tanë për këtë rezultat. Kam marrë vendimin e vështirë që të jap dorëheqjen”, ishin fjalët e Fursenkos, sipas asaj që raportohet nga Kremlini.

Fursenko, i cili është edhe anëtar i bordit ekzekutiv të UEFA-s, u caktua në postin e presidentit të Federatës Ruse të Futbollit në shkurtin e vitit 2010, pasi për 4 vite kishte qenë president i Zenit Shën Petersburg. Ai ishte personi përgjegjës për emërimin e Dik Advokat në stolin e skuadrës, duke injoruar një rinovim të mundshëm të Gus Hidink.

Por presidenti i nderit i Federatës Ruse, Viaçeslav Koloskov, ka hedhur dyshime mbi dëshirën e Fursenko për t’u larguar nga drejtimi i këtij institucioni, duke lënë të kuptohet se kjo ka qenë iniciativa e Putin.

“Kam një ndjesi se ka gjëra të tjera pas dorëheqjes së tij. Vetëm 3-4 ditë më parë, Fursenko deklaroi se po kërkonte për trajnerin e ri, që do të thotë se nuk kishte plane të largohej. Diçka ka ndodhur që e bëri të ndryshonte mendje”. (LajmeShqip.com)

Grupi A

Rusi-Republika Çeke    4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Poloni-Rusi                   1-1

57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev

Greqi-Rusi                    1-0

45’+2’ Karagunis

 
Lajme Shqip Monday, 18 June 2012 17:37

Përfaqësuesja greke, surpriza e deritanishme e Euro 2012, ka kaluar më shumë kohë gjatë të dielës duke u marrë me rezultatet e zgjedhjeve në vendlindje, sesa duke u përgatitur për çerekfinalet kundër Gjermanisë.

Por futbollistët kanë bërë të qartë se ndeshja kundër shtetit më të fortë të Eurozonës nuk do të kthehet në një çështje politike.

“Kjo ndeshje nuk do të ketë asnjë impakt mbi atë që ndodh në ekonomi apo politike. Po flasim për futboll, për sport”, deklaroi mesfushori Gianos Maniatis. “Ajo që ka rëndësi për ne është t’i japim pak kënaqësi grekëve, t’i bëjmë të festojnë pak pas gjithë asaj që po ndodh”.

Pasi Gjermania kërkoi masa më të rrepta ekonomike ndaj Greqisë, situata mes dy vendeve është tensionuar ndjeshëm dhe kjo mund të ketë pasoja edhe në këtë ndeshje futbolli.

“Ata (gjermanët) kanë në mendjen e tyre sikur e gjitha situata është rreth politikës”, tha zëdhënësi për shtyp i kombëtares greke, Panos Korkodilos. “Nuk është kështu, ky është thjesht futboll. Ai është karakteri i tyre, jo i yni”, tha ai.

Situata është ndezur edhe më shumë kur mediat gjermane publikuan lajmin se një nga zyrtarët e Federatës Gjermane, pas fitores me Danimarkën, kishte ftuar kancelaren Anglea Merkel në ndeshjen çerekfinale “që t’u dhembte më shumë”. (LajmeShqip.com)

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali         20:45

22.06.2012

Gjermani-Greqi            20:45

23.06.2012

1C-2D                               20:45

24.06.2012

1D-2C                               20:45

 
Lajme Shqip Monday, 18 June 2012 09:20

Andrei Arshavin po përballet me kërkesat për largimin e tij nga kombëtarja ruse pasi ai ka patur një zënkë me një tifoz pas eliminimit nga Euro 2012. Sipas mediave ruse, përballja mes tij dhe tifozit në hollin e hotelit ka qenë mjaft e tensionuar.

“Fakti që nuk përmbushëm pritshmërinë nuk është problemi ynë, është i juaji”, mësohet të ketë thënë mes të tjerave 31 vjeçari, fjalë të cilat janë kritikuar ashpër nga presidenti i nderit i Federatës Ruse, Viaçeslav Koloskov.

“Këto nuk janë fjalë të denja për një kapiten. Arshavin nuk ka qenë asnjëherë në pozita për të udhëtuar në të gjithë vendin për të ndjekur skuadrën me shpenzimet e tij. E gjithë skuadra duhet të përkulet para tifozëve. Mendoj se një kapiten i tillë nuk duhet të jetë në skuadër”.

Personi me të cilin Arshavin ka debatuar, me sa duket ishte një parlamentar rus, por Arshavin nuk është ndalur as para “ngjyrimit politik” duke injoruar statusin e tifozit. “Kur të jem në Duma (Parlamenti rus), do t’ju paraqes një raport para jush. Ne humbëm pasi nuk shënuam ndërsa Greqia po. Asgjë nuk ndryshon nga këto diskutime”, ishin fjalët e tij.

Pas këtyre deklaratave, një ish-zëdhënës për shtyp i Federatës Ruse ka kërkuar dorëheqjen e presidentit aktual të këtij institucioni, Sergei Fursenko, si dhe që Arshavin t’i hiqej përjetësisht e drejta të luante për ekipin kombëtar. (LajmeShqip.com)

Grupi A

Poloni-Greqi                 1-1

17’ Levandovski / 51’ Salpingidis

Rusi-Republika Çeke    4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Greqi-Republikë Çeke  1-2

53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar

Poloni-Rusi                   1-1

57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev

Greqi-Rusi                    1-0

45’+2’ Karagunis

Republika Çeke-Poloni 1-0

73’ Jiraçek

Renditja

R. Çeke           6          4-5

Greqi               4          3-3

Rusi                 4          5-3

Poloni             2          2-3

 
Lajme Shqip Sunday, 17 June 2012 14:10

Kapiteni i Polonisë, Jakub Blazhçzikovski, ka fajësuar keqorganizimin e Federatës Polake të Futbollit për eliminimin nga Euro 2012, duke sqaruar se ekipi nuk e kishte mendjen te ndeshja me Çekinë deri pak orë para fillimit të saj.

Sipas tij, shkak është bërë pamundësia e lojtarëve për të siguruar bileta të kësaj ndeshje për familjarët e tyre, duke bërë përgjegjës direkt presidentin e Federatës, Grzegorz Lato.

“Është e rëndë të ankohesh tani se mund të duket si shfryrje inati. Por si kapiten unë duhet të jem përgjegjës për ekipin dhe si funksionon ai. Duhet të trajtoj tema të ndryshme. Nuk mund ta pranoj që para çdo ndeshje ne duhet t’i lutemi presidentit të Federatës t’i jap bileta familjarëve tanë. Çdokush po merr bileta, vetëm familjarët tanë kanë këto probleme”, tha Blazhçzikovski, duke lënë të shtangur gazetarët që nuk e pritnin një sulm të tillë.

“Kjo hoqi përqendrimin tonë nga fusha e lojës. Para çdo ndeshje, situata ishte e njëjtë. Ia thashë këtë presidentit pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes. Nuk kam frikë nga përgjegjësitë. Presidenti thotë që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me skuadrën por unë nuk e kam parë një gjë të tillë. Sa herë që ne kishim një diskutim, z. Lato nuk ka mbajtur asnjëherë fjalën e tij”.

Blazhçzikovski pranoi se vetëm biletat nuk ishin fajtore për eliminimin e Polonisë, por pranoi se kjo kishte ndikuar psikologjikisht para ndeshjes te e gjithë skuadra.

“Kjo çështje nuk ka lidhje direkte me eliminimin tonë, nëse luajtëm mirë apo keq. Familjet tona janë shumë të rëndësishme për ne dhe nuk e dinim nëse do të vinin në ndeshje apo jo. Deri në orët e vona para ndeshjes mu desh të merresha me gjëra të tilla”, përfundoi kapiteni 26 vjeçar i Polonisë. (LajmeShqip.com)

Grupi A

Poloni-Greqi                    1-1

17’ Levandovski / 51’ Salpingidis

Rusi-Republika Çeke    4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Greqi-Republikë Çeke   1-2

53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar

Poloni-Rusi                          1-1

57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev

Greqi-Rusi                             1-0

45’+2’ Karagunis

Republika Çeke-Poloni     1-0

73’ Jiraçek

Renditja

R. Çeke          6          4-5

Greqi              4          3-3

Rusi                4          5-3

Poloni            2          2-3

 
Lajme Shqip Sunday, 17 June 2012 10:01

Trajneri i Rusisë, Dik Advokat, ka reaguar ashpër ndaj kritikave për lojën e ekipit të tij që nuk mbërriti të kualifikohej në çerekfinalet e Euro 2012 ndonëse ishte favorit për të fituar grupin dhe për të vazhduar më tej në këtë turne. Tekniku holandez, i cili kishte deklaruar që para aktivitetit se do të largohej nga stoli i përfaqësueses ruse me mbarimin e turneut, nuk ka pranuar të kritikohen lojtarët e tij.

“Mendoj se luajtëm mirë. Ne dolëm në sulm ndërsa skuadra tjetër vetëm mbrohej. Ndaj mos thoni se nuk luajtëm mirë në këtë ndeshje. Është e vërtetë që pësuam një gol dhe nuk arritëm të konkretizonim rastet tona. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë duhet ta pranoj që ishte shumë e vështirë të luhej kundër një skuadre si Greqia. Nuk është se nuk luajtëm mirë. Nëse e thoni në gjë të tillë, do të thotë se nuk e keni parë mirë këtë ndeshje”.

I pyetur se si do të kujtohej për dy vitet e tij në drejtimin e Rusisë, ai u përgjigj se nuk i interesonte komenti i të tjerëve.

“Të them të drejtën nuk më intereson shumë se çfarë thonë të tjerët për mua. Ne ishim të pamposhtur në 16 ndeshje radhazi dhe ky rezultat ishte thjesht fatkeq. Duhej të kishim fituar ne por kjo nuk ndodhi. Ata kryesuan pas pjesës së parë dhe duhet ta pranojmë se janë mjeshtër në atë lojë që arritën të bënin në pjesën e dytë. Ne thjesht na mungoi saktësia para porte. Nuk shënuam dhe është e vështirë të thuash pse. Luajtëm me 2 dhe pastaj 3 sulmues para, por thjesht asgjë nuk funksionoi”, ka treguar Advokat, i cili vetëm pak ditë më parë kishte deklaruar se skuadra e tij ishte më e mira e Euro 2012. (LajmeShqip.com)

Grupi A

Poloni-Greqi                    1-1

17’ Levandovski / 51’ Salpingidis

Rusi-Republika Çeke     4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Greqi-Republikë Çeke  1-2

53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar

Poloni-Rusi                       1-1

57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev

Greqi-Rusi                          1-0

45’+2’ Karagunis

Republika Çeke-Poloni   1-0

73’ Jiraçek

Renditja

R. Çeke           6          4-5

Greqi                4          3-3

Rusi                  4          5-3

Poloni               2          2-3

 
Lajme Shqip Sunday, 17 June 2012 08:40

Heroi i fitores 1-0 të Greqisë nda Rusisë, mesfushori Giorgos Karagunis, ka cilësuar kualifikimin e kombëtares së tij në çerekfinalet e Euro 2012 të njëjtë me fitoren e titullit Kampion Evrope në vitin 2004.

“Saga e sotme është diçka e krahasueshme me atë që ndodhi në Portugali. Ne jemi një skuadër e re që arriti të kualifikohej duke luftuar kundër çdo gjëje. Nuk jam i vetmi që e përjetoj në mënyrë të tillë, mund të them se kemi kaluar pengesa jashtëzakonisht të mëdha”, tha futbollisti i cili ka qenë një nga heronjtë e përfaqësueses që tronditi futbollin evropian 8 vite më parë duke fituar titullin kontinental jashtë çdo parashikimi.

Sipas tij, këtë radhë kombëtarja greke kishte patur kundër edhe gjykimin tendencioz që i kishte penalizuar dukshëm në takimet e mëparshme. “Të gjithë e kanë parë atë që ka ndodhur që në ndeshjen e parë. Skuadra jonë tani do të kishte patur 7 pikë. Në përgjithësi, të gjitha vendimet e gjyqtarëve kanë qenë kundër nesh”, tha mesfushori i cili regjistroi ndeshjen e tij të 120-të me përfaqësuesen, por nuk do të marrë pjesë në çerekfinale pasi mori kartonin e tij të dytë të verdhë në turne. (LajmeShqip.com)

Grupi A

Poloni-Greqi                       1-1

17’ Levandovski / 51’ Salpingidis

Rusi-Republika Çeke      4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Greqi-Republikë Çeke    1-2

53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar

Poloni-Rusi                          1-1

57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev

Greqi-Rusi                            1-0

45’+2’ Karagunis

Republika Çeke-Poloni  1-0

73’ Jiraçek

Renditja

R. Çeke           6          4-5

Greqi               4          3-3

Rusi                 4          5-3

Poloni             2          2-3

Çerekfinalet

21.06.2012

Republika Çeke-2B      20:45

22.06.2012

1B-Greqi                           20:45

23.06.2012

1C-2D                                20:45

24.06.2012

1D-2C                                20:45

 
Lajme Shqip Sunday, 17 June 2012 08:02

Franciszek Smuda i ka dhënë një tjetër goditje Polonisë duke dhënë dorëheqjen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së humbur përballë Republikës Çeke që dekretoi edhe eliminimin nga Euro 2012 të kombëtares së vendit organizator.

“Ky është fundi i aventurës time. Kontrata përfundon me Euro 2012. Për këto 2 vite e gjysmë kemi ndërtuar një skuadër te e cila mund të besojmë në të ardhmen. Nuk ishim perfekt, nuk ishim aq të mirë sa e kishim imagjinuar, por futbolli është edhe kështu”, ishin fjalë e trajnerit polak.

Më pas ai nuk ka qëndruar pa kritikuar futbollistët që sipas tij e kishin përballuar me mendjemadhësi këtë ndeshje duke qenë të sigurt se do ta fitonin këtë sfidë pa e luajtur atë.

“Do na duhet të kapërdijmë këtë ilaç të hidhur këtë herë. Mendoj se me shumë mundësi ne shfaqëm vetëbesim të tepruar se do ta fitonim ndeshjen me Republikën Çeke. Ne bëmë çfarë kishim mundësi, por gabuam shumë pasime në pjesën e dytë dhe na u desh të punonim shumë për të fituar përsëri topin”, ishte shpjegimi i tij për këtë humbje që tronditi Poloninë. (LajmeShqip.com)

Grupi A

Poloni-Greqi                    1-1

17’ Levandovski / 51’ Salpingidis

Rusi-Republika Çeke     4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Greqi-Republikë Çeke  1-2

53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar

Poloni-Rusi                       1-1

57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev

Greqi-Rusi                          1-0

45’+2’ Karagunis

Republika Çeke-Poloni   1-0

73’ Jiraçek

Renditja

R. Çeke           6          4-5

Greqi                4          3-3

Rusi                  4          5-3

Poloni               2          2-3

 
Lajme Shqip Saturday, 16 June 2012 22:26

Nëse një javë më parë dikush do të kishte thënë se Çekia do të merrte vendin e parë në Grupin A, as vetë lojtarët çekë nuk do ta kishin besuar, pas asaj humbje turpëruese 4-1 përballë Rusisë. Por pas fitores 2-1 me Greqinë, ka ardhur një tjetër më e rëndësishme 1-0 kundër Polonisë që ka çuar këtë skuadër në çerekfinale si kryesuese e Grupit A. 

Në një ndeshje ku fituesi kishte të sigurt vendin në çerekfinale, polakët ishin favoritë, po nuk luajtën si të tillë. Ndonëse të mbështetur fuqimisht nga një tifozeri e zjarrtë, ata dhanë shumë pak nga vlerat e tyre në pjesën e parë, ndërsa në të dytën i leshuan krejtësisht kontrollin e lojës ekipit çek.

Portieri i vendasve Titon bëri dy herë mrekullinë ndaj Shivok dhe Baros, por nuk mundi të bënte asgjë ndaj gjuajtjes së Jiraçek në minutën e 73-të, që i dha avantazhin Republikës Çeke.

Më pas, çekët u mbyllën në mbrojtje dhe morën këtë fitore të rëndësishme, edhe pse në sekondat e fundit të shtesës mund t’i kishin dhënë lamtumirën çerekfinaleve po të mos ishte për Kadlec që largoi me kokë gjuajtjen e Blazhçzikovskit, që kishte mposhtur portierin Çeh.

Në çerekfinale, kombëtarja çeke do të përballet me ekipin e dytë të dalë nga Grupi B. (LajmeShqip.com)

Grupi A

Poloni-Greqi                       1-1

17’ Levandovski / 51’ Salpingidis

Rusi-Republika Çeke      4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Greqi-Republikë Çeke    1-2

53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar

Poloni-Rusi                          1-1

57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev

Greqi-Rusi                            1-0

45’+2’ Karagunis

Republika Çeke-Poloni  1-0

73’ Jiraçek

Renditja

R. Çeke           6          4-5

Greqi               4          3-3

Rusi                 4          5-3

Poloni             2          2-3

Çerekfinalet

21.06.2012

Republika Çeke-2B      20:45

22.06.2012

1B-Greqi                           20:45

23.06.2012

1C-2D                                20:45

24.06.2012

1D-2C                                20:45

 
Lajme Shqip Saturday, 16 June 2012 22:07

Greqia ka bërë një nga çuditë e saj të zakonshme historike, duke mundur Rusinë 1-0 dhe falë fitores së Çekisë përballë Polonisë, duke eliminuar Rusinë nga Euro 2012. Rezultati bëhet edhe më i pabesueshëm nga fakti se grekët cilësoheshin si një prej skuadrave më të dobëta të turnet, ndërsa rusët gjatë ditëve të fundit kishin marrë etiketën e pretendentëve. 

Ndeshja ka qenë thuajse e mërzitshme në pjesën e parë, me Greqinë që përpiqet të ndalojë çdo sulm të ekipit kundërshtar pa thumbuar, duke u përpjekur të largohet me nder nga ky turne. Ndaj goli i Karagunis në minutat shtesë të pjesës së parë vjen surprizë si për rusët, ashtu edhe për vetë grekët, të cilët e kuptojnë se kanë në dorë një shans të artë për të vazhduar më tej.

Në pjesën e dytë, Rusia hidhet me të gjitha forcat në kërkim të golit të barazimit, po trysnia e momentit dhe nervozizmi bëjnë të vetën, pasi ekipi i Advokat humb raste të njëpasnjëshme në minutat e fundit, duke i dhënë mundësinë Greqisë të festojë këtë kualifikim të papritur.

Grekët dhe rusët e përfunduan grupin në kuotën e 4 pikëve, por diferencën e bëri pikërisht kjo fitore në ndeshjen direkte, që i jep mundësinë ballkanasve të vazhdojnë si e dyta në Grupin A dhe të bëhen gati për t’u takuar me fituesen e Grupit B në çerekfinale. (LajmeShqip.com)

Grupi A

Poloni-Greqi                       1-1

17’ Levandovski / 51’ Salpingidis

Rusi-Republika Çeke      4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Greqi-Republikë Çeke    1-2

53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar

Poloni-Rusi                          1-1

57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev

Greqi-Rusi                            1-0

45’+2’ Karagunis

Republika Çeke-Poloni  1-0

73’ Jiraçek

Renditja

R. Çeke           6          4-5

Greqi               4          3-3

Rusi                 4          5-3

Poloni             2          2-3

Çerekfinalet

21.06.2012

Republika Çeke-2B      20:45

22.06.2012

1B-Greqi                           20:45

23.06.2012

1C-2D                                20:45

24.06.2012

1D-2C                                20:45