Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 17:33

Ish-mbrojtësi i përfaqësueses gjermane, Karsten Ramelou, beson se Spanja do të jetë kombëtarja e parë që do të arrijë të mbrojë titullin Kampion Evrope. Gjermania ka kaluar qetësisht në çerekfinale me tre fitore në po aq ndeshje, ndërsa janë favoritë për fitoren e turneut.

Po në rast kualifikimi përballë Greqisë, ata do të ndeshen në gjysmëfinale kundër Anglisë ose Italisë, ndërsa Ramelou mendon se skuadra e Prandelit do të arrijë t’i mposhtë.

“Italia është e mirë për surpriza ndaj është gjithmonë mes favoritëve. Besoj se gjithçka do të varet nga forma e skuadrës në atë ditë. Italia është gjithmonë favoritja e fshehtë dhe për këtë arsye unë besoj se do të fitojnë ata”.

“Në një gjysmëfinale mes Portugalisë dhe Spanjës, këta të fundit janë favoritë. Portugezët janë të fortë dhe do i kisha parë në finale nëse do të kishin përballë kundërshtarë të tjerë, por mendoj se Spanja është shumë e fortë për ta”.

“Finalja besoj se do të jetë Spanjë-Itali. Spanjollët do të kenë një marsh më shumë dhe mundin të kaltrit 3-1. Ata luajnë në mënyrë efektive dhe nuk munden atëherë kur nevojitet, pasi janë Spanja”, ishte deklarata e Ramelou që ka acaruar tifozerinë gjermane në vendlindjen e tij, për të cilën ai ka luajtur në 46 ndeshje, përfshirë pjesëmarrjet në Euro 2000 dhe Botërorin 2002. (LajmeShqip.com)

Çerekfinalet

R. Çeke-Portugali    0-1

79’ Kristiano Ronaldo

22.06.2012

Gjermani-Greqi        20:45

Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)

Gdansk

23.06.2012

Spanjë-Francë          20:45

Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)

Donetsk

24.06.2012

Angli-Itali                     20:45

Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)

Kiev

 
Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 11:40

Andres Iniesta ka bërë të qartë se as nuk i shkon ndërmend të nënvlerësojë kundërshtarët e radhës të Spanjës, francezët. Ndonëse spanjollët nuk janë shfaqur në maksimumin e tyre në këtë turne, ata vazhdojnë të jenë favoritë për të kaluar ekipin francez dhe për të shkuar në finalen e turneut.

Nga ana tjetër, edhe francezët janë kritikuar ashpër, sidomos pas humbjes 2-0 përballë Suedisë që i hoqi vendin e parë në grup. Por Inesta nuk e mendon në të njëjtën mënyrë dhe nuk sheh shenja krize mes kundërshtarëve.

“Franca ka një skuadër shumë të fortë. Nën drejtimin e Blank ata mundohen të luajnë si Spanja. Në disa faza të lojës, më kujtojnë edhe Barcelonën, me mënyrën se si kërkojnë t’i imponojnë lojën kundërshtarëve. Është e qartë që ata do të luftojnë për të kontrolluar topin pasi kanë lojtarë të fortë dhe teknikë. Do të duhet Spanja më e fortë për të triumfuar ndaj tyre”, tha mesfushori që shënoi golin e fitores në finalen e Botërorit 2010.

Sipas Iniestas, në radhët e francezëve është një prej mesfushorëve që ka shkëlqyer më shumë gjatë këtij Evropiani, Johan Kabaje.

“Nëse më duhet të përmend disa mesfushorë që më kanë bërë përshtypje, do të flisja për Luka Modriç, që bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër nesh me Kroacinë dhe është fenomenal. Por gjithashtu më ka rënë në sy Johan Kabaje i Francës. Ai ka patur një sezon të shkëlqyer me Njukasëllin dhe tani Blank i ka dhënë një rol kyç në skuadër. Emri tjetër është padyshim Andrea Pirlo, i cili nuk ka nevojë për prezantim. Ka shumë futbollistë të tjerë që duhen përmendur, pasi dihet që Kampionati Evropian ka një nivel shumë të lartë”, tha mesfushori i Spanjës. (LajmeShqip.com)

Çerekfinalet

R. Çeke-Portugali    0-1

79’ Kristiano Ronaldo

22.06.2012

Gjermani-Greqi   20:45

Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)

Gdansk

23.06.2012

Spanjë-Francë     20:45

Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)

Donetsk

24.06.2012

Angli-Itali                 20:45

Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)

Kiev

 
Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 19:04

Shumë prej pilotëve të Formula 1 janë tifozë të çmendur futbolli dhe janë shfaqur shpesh edhe si futbollistë me kombëtaren e pilotëve dhe aktivitete të tjera bamirësie.

Normalisht, këta pilotë nuk kanë ngurruar të japin edhe mendimet e tyre për Euro 2012 dhe kombëtaret për të cilat bëjnë tifo.

“Do të pendohemi që kemi kritikuar kombëtaren spanjolle. Ky është një brez i veçantë dhe i papërsëritshëm. Jemi të privilegjuar që i kemi patur. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me kritikët. Pas pesë apo gjashtë vitesh, do ta ëndërrojmë kombëtaren që kemi tani”, ishin fjalët e Fernando Alonsos që është një tifoz i zjarrtë i përfaqësueses së vendlindjes së tij.

“Nuk besoj se Groszhan do ia kalojë mirë të shtunën”, tha ai me humor duke iu referuar ndeshjes çerekfinale Spanjë-Francë.

Nëse Alonso beson se Italia do të eliminojë Anglinë, britaniku Luis Hemilton mendon se spanjollët do të fitojnë Evropianin. “Ky aktivitet ka shumë ekipe të mira, por besoj se Spanja është skuadra më e mirë”.

Kuptohet që nuk mund të mungonte mendimi i një eksperti si Mikael Shumaker, i cili është tifoz i zjarrtë i Gjermanisë dhe shpesh ka vizituar grumbullimet e kësaj kombëtareje. “Nuk e besoj se Spanja është favorite. Deri tani, Gjermania ka treguar më shumë cilësi, ndaj besoj se do të fitojmë ne Euro2012”, tha piloti gjerman. (LajmeShqip.com)

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali    20:45

Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)

Varshavë

22.06.2012

Gjermani-Greqi        20:45

Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)

Gdansk

23.06.2012

Spanjë-Francë           20:45

Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)

Donetsk

24.06.2012

Angli-Itali                     20:45

Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)

Kiev

 
Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 18:02

Zinedin Zidan ka paralajmëruar Francën se për të ndaluar Spanjën, duhet të gjejë një mënyrë si të ndalojë Andres Iniestan. Dy kombëtaret do të ndeshen të shtunën kundër njëra-tjetrës në çerekfinalet e Euro 2012 dhe ndaj të dyjave ka patur kritika për shkak të paraqitjeve jo bindëse që kanë dhuruar.

Zidan, që ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 2000, mendon se talenti i mesfushorit të Barcelonës mund të jetë shumë më tepër se sa mund të përballojnë ish-shokët e tij të kombëtares.

“Iniesta po më mahnit me paraqitjen e tij. Ai ka shumë influencë në lojën e Spanjës. Mendoj se shtypi po tregohet i padrejtë me Spanjën, për mua kjo kombëtare po luan mirë, por asgjë nuk është e lehtë kur kundërshtarët luajnë të mbyllur në mbrojtje”.

“Si Spanja, ashtu edhe Franca, duhet të bëjnë një lojë të mirë nëse dëshirojnë të shkojnë në gjysmëfinale. Unë mendoj se kalon Spanja, ata janë favoritët. Fitorja jonë kundër tyre në vitin 2006 erdhi sepse ne ishim të inatosur me komentet e shtypit kundër dhe arritëm ta kthenim këtë në forcën tonë duke shkuar në finalen e Botërorit”, kujton Zidan. (LajmeShqip.com)

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali    20:45

Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)

Varshavë

22.06.2012

Gjermani-Greqi        20:45

Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)

Gdansk

23.06.2012

Spanjë-Francë          20:45

Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)

Donetsk

24.06.2012

Angli-Itali                     20:45

Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)

Kiev

 
Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 15:55

“Spanja dhe Gjermania do të jenë dy finalistet e Euro 2012”. Nuk ka asnjë dyshim Fabio Kapelo për emrat e ekipeve që do të diskutojnë kundër njëra-tjetrës finalen e 1 korrikut në Kiev.

“Për momentin nuk mund të flas për Itali-Angli, sidomos për këtë të fundit, me të cilën kam punuar katër vite që nuk harrohen lehtësisht. Për këtë arsye kam ndjesi kontradiktore rreth ndeshjes të së dielës”, tha ai.

“Gjermania ka një shpirt skuadre të jashtëzakonshëm dhe shumë forcë, ndërsa Spanja është skuadra që luan futbollin më të mirë, edhe pse i mungon diçka në sulm, një lojtar si Mesi. Por këto dy kombëtare mendoj se janë superiore ndaj të tjerave”, deklaroi trajneri italian.

Kapelo është i ftuar në Bogota të Kolumbisë për një ndeshje bamirësie të organizuar nga “Fondacioni Leo Mesi”, ndërsa do të udhëheqë “përfaqësuesen e Botës”. Si rrjedhojë, ai nuk ka ngurruar të shprehë admirimin e tij për yllin argjentinas.

“Ai është një gjeni, bën gjëra që të tjerët nuk mund t’i bëjnë, është taktkisht perfekt dhe shënon gola. Ai është një lojtar që në çdo moment mund të bëjë gjëra të padeshifrueshme për mbrojtjen kundërshtare. Për mua ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit pas Maradonës”. (LajmeShqip.com)

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali         20:45

Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)

Varshavë

22.06.2012

Gjermani-Greqi            20:45

Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)

Gdansk

23.06.2012

Spanjë-Francë             20:45

Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)

Donetsk

24.06.2012

Angli-Itali                     20:45

Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)

Kiev

 
Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 11:49

Trajneri i Francës, Loran Blank, ka treguar se lojtarët e kësaj kombëtareje janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin pas humbjes me Suedinë në ndeshjen e fundit në grup. Sulmuesi Olivier Zhirud tregoi se kishte patur një “ndeshje ulërimash” pas përfundimit të takimit dhe Blank nuk e fshehu që diçka e tillë kishte ndodhur.

“Kur ka fitore, i pranon më shumë gjërat dhe ka lumturi. Kur humb bëhesh më gjaknxehtë. Gjakrat u nxehën por pastaj situata u qetësua pas një dushi të mirë”.

“Mendoi se filloi pasi lojtarët mendonin se të gjithë nuk kishin dhënë maksimumin. Për t’i fituar ndeshjet duhet të luash mirë. Nuk e di nëse kjo ndodhi për shkak se kemi një ekip të ri në moshë. Lojtarët duhet t’i thonë gjërat në fytyrë njëri-tjetrit pasi mund të jetë konstruktive. Tregon se ka reagim dhe pak elektricitet. Shpresoj që ky elektricitet të ekzistojë edhe kundër Spanjës, në sensin pozitiv”, tha trajneri. (LajmeShqip.com)

Grupi D

Francë-Angli                1-1

39’ Nasri / 30’ Leskot

Ukrainë-Francë            0-2

52’ Menez, 55’ Kabaje

Suedi-Francë                2-0

54’ Ibrahimoviç, 90’+1’ Larson

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali   20:45

Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)

Varshavë

22.06.2012

Gjermani-Greqi      20:45

Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)

Gdansk

23.06.2012

Spanjë-Francë        20:45

Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)

Donetsk

24.06.2012

Angli-Itali                     20:45

Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)

Kiev

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 17:01

Trajneri i Kroacisë, Slaven Biliç, mendon se Spanja ka humbur forcën e saj në Euro 2012. Me një formacion që i ngjan atij të Guardiolës te Barcelona, Del Boske luan pa sulmues të deklaruar, duke përdorur Fabregas apo Iniesta në këtë pozicion.

Megjithëse Spanja fitoi Grupin C, ajo nuk është shfaqur në nivelin e kërkuar dhe ka vuajtur shumë në ndeshjet kundër Italisë e Kroacisë.

“Njerëzit çmenden pas Spanjës, por bota ecën kaq shpejt sa harrojmë detajet. Ata dukeshin të brishtë, jo vetëm ndaj nesh, por edhe kundër Italisë. Për mua është më e lehtë të mbrohem kur ata luajnë pa Torres, Negredo apo Lorente. Mendoj se janë më të rrezikshëm kur luajnë me një sulmues, pasi u mungon thellësia kur nuk kanë një futbollist në zonën kundërshtare”.

“Kur luan kundër Torres e ke të vështirë të shtysh përpara. Ata nuk mund të zgjerojnë ekipin kundërshtar kur nuk kanë sulmues të mirëfilltë. Nuk e di nëse e ndjejnë mungesën e Vijas apo jo, por kanë shumë sulmues cilësorë në stol. Do të kisha dashur që të luanin pa sulmues ndaj nesh, pasi do të kishte qenë shumë e thjeshtë, na mjaftonte të mbroheshim nga krahët”, tha Biliç.

Këshillat e tij duket se i ka mbajtur shënim trajneri i Francës, Loran Blank, i cili po përgatit skuadrën për çerekfinalen kudër Spanjës. “Kroacia na tregoi se si mund të ndalim Spanjën”, deklaroi ai me optimizëm. (LajmeShqip.com)

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali    20:45

Varshavë

22.06.2012

Gjermani-Greqi       20:45

Gdansk

23.06.2012

Spanjë-Francë          20:45

Donetsk

24.06.2012

Angli-Itali                     20:45

Kiev

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 16:23

Euro 2012 ka mbyllur fazën në grupe dhe statistikat tregojnë disa shifra mjaft interesante që janë regjistruar gjatë këtij aktiviteti:

0 – Kjo është hera e parë kur faza në grupe e një Kampionati Evropian me 16 skuadra përfundon pa asnjë ndeshje 0-0.

1 – Holanda nuk kishte humbur asnjëherë më shumë se një ndeshje në fazën në grupe të një Kampionati Evropian, para se të humbte tre në këtë edicion.

2 – Ndeshjet që mungoi Uejn Runi për pezullim para se të kthehej në takimin kundër Ukrainës për të shënuar golin që çoi Anglinë në çerekfinale.

3 – Helder Postiga, Kristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviç i bashkohen një liste që tani përbëhet nga 7 lojtarë, të cilët kanë arritur të shënojnë në tre Evropianë të ndryshëm. “Kolegët” e tyre janë Jurgen Klinsman, Vladimir Smicer, Nuno Gomes e Tierri Henri.

6 – Minutat që iu deshën Republikës Çeke për të shënuar dy gola ndaj Greqisë. Asnjë ekip më parë në Evropianë nuk kishte shënuar dy gola pa kaluar minuta e 14-të.

15 – Sekondat që Andri Shevçenko kishte në zotërim topin gjatë ndeshjes kundër Suedisë, ku shënoi dy gola. Mario Gomez e mbajti topin 3 sekonda më shumë në ndeshjen kundër Holandës ku edhe ai gjeti dy herë rrugën e rrjetës.

17 – Numri i golave me kokë gjatë Euro 2012, që tani një rekord për Kampionatet Evropianë.

18 – Jetro Uillems u bë lojtari më i ri që luan në një Evropian, në moshën 18 vjeç e 72 ditë.

26 – Golat gjatë pjesëve të para në Euro 2012, që tani një më shumë se edicioni i katër viteve më parë.

73 – Trajneri i Irlandës, Xhovani Trapatoni, është tekniku më i vjetër që merr pjesë në një Evropian, në moshën 73 vjeç e 93 ditë.

810 – Pasimet e kryera nga Spanja përballë Irlandës, një rekord i ri për Kampionatin Evropian. Vetëm Ksavi arriti të bënte 127 pasime, ndërsa e gjithë Irlanda bëri 198. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 10:50

Visente Del Boske e ka komentuar Francën si një “ekip të mirë” pasi mësoi se ajo do të ishte rivalja e skuadrës së tij në çerekfinalet e Euro 2012. Sipas trajnerit të Spanjës, francezët kanë bërë një hov mjaft cilësor, duke bërë ndryshime që kanë rezultuar efikase në lojën e skuadrës.

“E dinim që më para për barazinë që ekziston mes skuadrave, çdo kundërshtar nga Grupi D do të ishte i vështirë. Por Franca po luan shumë mirë kohët e fundit dhe ka një ekip të mirë. Kanë bërë shumë ndryshime në skuadër dhe në lojë, mbajnë topin dhe lojtarë si Benzema, Ben Arfa, Nasri, Malouda, Riberi… janë të gjithë lojtarë shumë të mirë”, tha ai.

“Kjo do të jetë një ndeshje e madhe, një ndeshje që na pëlqen dhe që e presim me padurim. Kemi kohën e mjaftueshme për të ndërtuar skuadrën deri të shtunën dhe do të hedh në fushë formacionin që mendoj më të arsyeshëm”.

“Ajo që nuk më pëlqen, është ky zakon i keq i spanjollëve për të nënvlerësuar kundërshtarët. Franca është skuadër e fortë dhe mungesa e Mekses në sfidën përballë nesh është e rëndësishme për ne. Mos harroni, askush nuk është i pathyeshëm”, deklaroi trajneri i Spanjës. (LajmeShqip.com)

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali     20:45

Varshavë

22.06.2012

Gjermani-Greqi         20:45

Gdansk

23.06.2012

Spanjë-Francë            20:45

Donetsk

24.06.2012

Angli-Itali                     20:45

Kiev

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 22:38

Franca është kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2012 pavarësisht humbjes 2-0 përballë Suedisë që luante vetëm për prestigj. Skuadra e Blank ka komplikuar rrugëtimin e mëtejshëm pasi tani do të ketë përballë kampionët në fuqi të Spanjës. 

Suedezët treguan që në fillim se dëshironin të largoheshin nga turneu të paktën me një fitore ndërsa regjistruan rast pas rasti para portës franceze, fillimisht me Toivonen, që gjeti shtyllën, e më pas me Larson.

Vetëm Riberi e Benzema dukeshin në gjendje të vinin disi në vështirësi mbrojtjen suedeze, por si mesfushori, ashtu edhe sulmuesi, nuk kishin shënjestër për të çuar topin në kuadratin e portës së mbrojtur nga Isakson.

Në fillimin e pjesës së dytë, kur dukej se Franca po zgjohej, vjen goli i avantazhit të Suedisë, me autor Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi gjen rrjetën me një gjuajtje fluturimthi, duke treguar klasin e tij në atë që pa frikë mund të cilësohet goli më i bukur i Euro 2012.

Francezët provojnë të reagojnë, por pa shumë forcë dhe Suedia gjen edhe golin e dytë në kohën shtesë, kur Larson dërgon në rrjetë topin që ishte kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së Vilhelmson, për të  vulosur rezultatin final 2-0.

Tani Franca do të përballet me Spanjën, ndërsa Suedia largohet me kokën ulur nga Euro 2012 si skuadra e katërt në Grupin D, ndonëse në të tre ndeshjet e luajtura ka qenë ekipi më i mirë në fushën e lojës. (LajmeShqip.com)

Grupi D

Francë-Angli                1-1

39’ Nasri / 30’ Leskot

Ukrainë-Suedi              2-1

55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç

Ukrainë-Francë            0-2

52’ Menez, 55’ Kabaje

Suedi-Angli                  2-3

49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek

Suedi-Francë                2-0

54’ Ibrahimoviç, 90’+1’ Larson

Angli-Ukrainë               1-0

48’ Runi

Renditja

Angli              7          5-3

Francë           4          3-3

Ukrainë        3          2-4

Suedi             3          5-5

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali         20:45

22.06.2012

Gjermani-Greqi            20:45

23.06.2012

Spanjë-Francë               20:45

24.06.2012

Angli-Itali                       20:45