12
 
Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 10:01

Portieri i Republikës Çeke, Petr Çeh, mendon se pavarësisht statusit të jofavoritëve në çerekfinalen kundër Portugalisë, çekët mund të bëjnë surprizë në Euro 2012.

“Nuk kemi humbur ende, nuk jemi jashtë. Në një ditë të mirë mund të mposhtësh këdo. Sigurisht që kemi një shans për të kaluar, në këtë sport gjithçka mund të ndodhë”, tha portieri 30 vjeçar.

“Portugalia është mes 10 skuadrave më të mira në botë. Kanë një skuadër të mbushur me personalitete dhe lojtarë të jashtëzakonshëm, ndërsa luajnë mirë. Ishin të shkëlqyer në sulm përballë Holandës. Tani futbollistë e tyre kanë më shumë eksperiencë”.

Çeh ka vlerësuar Kristiano Ronaldon, duke e cilësuar një prej futbollistëve më të mirë në botë, por nuk ka pranuar të komentojë nëse portugezi ishte më i mirë se Lionel Mesi.

“Ai ka një gjuajtje të fortë, mund të godasë me të majtën apo të djathtën, nga çdo pozicion, ndërsa gjuan shumë mirë edhe me kokë”

Republika Çeke eliminoi Portugalinë në çerekfinalet e vitit 1996, ndërsa u mund nga iberikët në fazën në grupe të vitit 2008. (LajmeShqip.com)

Grupi A

Rusi-Republika Çeke    4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Greqi-Republikë Çeke  1-2

53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar

Republika Çeke-Poloni 1-0

73’ Jiraçek

Renditja

R. Çeke          6          4-5

Greqi              4          3-3

Rusi                4          5-3

Poloni            2          2-3

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali         20:45

22.06.2012

Gjermani-Greqi            20:45

23.06.2012

Spanjë-2D                       20:45

24.06.2012

1D-Itali                            20:45

 
Lajme Shqip Sunday, 17 June 2012 22:10

Portugalia i dha fund turneut të shëmtuar të Holandës duke arritur për vete të vazhdojë në çerekfinale pas fitores 2-1 ndaj “tulipanëve”. Në një ndeshje emocionuese, dy skuadrat kanë dhuruar një spektakël të bukur por kjo nuk i ka mjaftuar Holandës për të shmangur të paktën kritikat e pritshme të ditëve në vazhdim. 

Holandezët e filluan ndeshjen shumë mirë në sulm dhe arritën të shënonin të parët falë Van Der Vart në minutën e11-të. Për më tepër, portugezët humbën raste të njëpasnjëshme para portës, ndërsa nga stadiumi tjetër erdhi lajmi se Danimarka gjendej në disavantazh përballë Gjermanisë dhe “tulipanëve” u mjaftonte një tjetër gol për të shkuar në çerekfinale.

Por Kristiano Ronaldo kishte plane të tjera për këtë sfidë dhe në minutën e 28-të vendos barazpeshën pas një aksioni mjaft të bukur të skuadrës portugeze. Goditja është shumë e rëndë për Holandën që nuk arrin më të reagojë dhe i lë krejtësisht iniciativën ekipit portugez.

Ndërsa Van Der Vart gjen vetëm shtyllën, Kristiano Ronaldo gjen rrugën e rrjetës në minutën e 78-të pas një kundërsulmi mjeshtëror dhe një pasimi po aq të bukur të Nani, duke vulosur kualifikimin e skuadrës së tij në vendin e dytë në grup.

Tashmë Portugalia do të përballet me Çekinë, ndërsa Holanda kthehet në shtëpi krejtësisht e zhgënjyer pas dështimit të jashtëzakonshëm në këtë turne ku ishte një prej skuadrave favorite. (LajmeShqip.com)

Grupi B

Holandë-Danimarkë     0-1

24’ Krohn Dehli

Gjermani-Portugali        1-0

73’ Mario Gomez

Danimarkë-Portugali     2-3

41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela

Holandë-Gjermani        1-2

73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez

Portugali-Holandë         2-1

28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart

Danimarkë-Gjermani    1-2

24’ Krohn Dehli / 19’ Podolski, 80’ Bender

Renditja

Gjermani          9          5-2

Portugali          6          5-4

Danimarkë      3          4-5

Holandë           0          2-5

Çerekfinalet

21.06.2012

R. Çeke-Portugali         20:45

22.06.2012

Gjermani-Greqi            20:45

23.06.2012

1C-2D                               20:45

24.06.2012

1D-2C                               20:45

 
Lajme Shqip Saturday, 16 June 2012 22:26

Nëse një javë më parë dikush do të kishte thënë se Çekia do të merrte vendin e parë në Grupin A, as vetë lojtarët çekë nuk do ta kishin besuar, pas asaj humbje turpëruese 4-1 përballë Rusisë. Por pas fitores 2-1 me Greqinë, ka ardhur një tjetër më e rëndësishme 1-0 kundër Polonisë që ka çuar këtë skuadër në çerekfinale si kryesuese e Grupit A. 

Në një ndeshje ku fituesi kishte të sigurt vendin në çerekfinale, polakët ishin favoritë, po nuk luajtën si të tillë. Ndonëse të mbështetur fuqimisht nga një tifozeri e zjarrtë, ata dhanë shumë pak nga vlerat e tyre në pjesën e parë, ndërsa në të dytën i leshuan krejtësisht kontrollin e lojës ekipit çek.

Portieri i vendasve Titon bëri dy herë mrekullinë ndaj Shivok dhe Baros, por nuk mundi të bënte asgjë ndaj gjuajtjes së Jiraçek në minutën e 73-të, që i dha avantazhin Republikës Çeke.

Më pas, çekët u mbyllën në mbrojtje dhe morën këtë fitore të rëndësishme, edhe pse në sekondat e fundit të shtesës mund t’i kishin dhënë lamtumirën çerekfinaleve po të mos ishte për Kadlec që largoi me kokë gjuajtjen e Blazhçzikovskit, që kishte mposhtur portierin Çeh.

Në çerekfinale, kombëtarja çeke do të përballet me ekipin e dytë të dalë nga Grupi B. (LajmeShqip.com)

Grupi A

Poloni-Greqi                       1-1

17’ Levandovski / 51’ Salpingidis

Rusi-Republika Çeke      4-1

15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar

Greqi-Republikë Çeke    1-2

53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar

Poloni-Rusi                          1-1

57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev

Greqi-Rusi                            1-0

45’+2’ Karagunis

Republika Çeke-Poloni  1-0

73’ Jiraçek

Renditja

R. Çeke           6          4-5

Greqi               4          3-3

Rusi                 4          5-3

Poloni             2          2-3

Çerekfinalet

21.06.2012

Republika Çeke-2B      20:45

22.06.2012

1B-Greqi                           20:45

23.06.2012

1C-2D                                20:45

24.06.2012

1D-2C                                20:45

12