Lajme Shqip Saturday, 24 December 2011 13:20

Ka qenë vetë 17-vjeçarja që ka postuar fotografitë e saj në Facebook duke i përshkruar me një koment tepër provokues…

“I dashur Babagjysh i dëshirave, në vënd të kalërimit të slitave të tua këtë vit pranë oxhakut të shtëpisë sime… a mund t’i kalërojë unë të tuat?”

Një koment që ka ndezur sërish kritikat për çiftin e shumëpërfolur. Doug Hutchinson, bashkëshorti i saj 51 vjeçar është kritikuar për shfrytëzimin e gruas së tij minorene dhe prishjen e një imazhi që është i shenjtë për vigjilien e Krishtlindjeve.

Fotografitë e tyre në internet kanë filluar të shpërndahen si virus, ku shumica e të cilëve e kanë titulluar çiftin Stodden-Hutchinson “Sipëfaqësorët”.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 13:10

17 vjeçarja Courtney Stodden, gruaja e aktorit 51 vjeçar Doug Hutchison, është ftuar në një program televiziv të drejtpërdrejtë për të verifikuar vërtetësinë e gjoksit të saj.

E akuzuar shpesh për format trupore të ekzagjeruara me silikon, ajo i është nënshtruar kontrollit të specialistëve të plastikës.

Një herë e përgjithnjë, rezultati i kontrollit i ka sqaruar të gjithë: Courtney nuk ka asgjë artificiale në trupin e saj. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 14 October 2011 10:19

Los Angeles – Courtney Stodden që u bë lajmi kryesor kur u martua me aktorin e filmit “Lost”, yllin Doug Hutchinson, ka pushtuar sërish ekranet e edicioneve informative. Të martën, vajza 17 vjeçare është dëbuar nga rrjeti social Facebook për shkak të postimeve të saj me përmbajtje seksuale të papërshtatshme.

Kanë qenë vetë vizitorët e faqes së saj që i kanë raportuar fotot si ‘abuzuese’.

“Është xhelozia e femrave ndaj saj,” ka thënë mamaja e saj Krista Keller për E! News.

“Burrat e dashurojnë, ndërsa femrat e urrejnë. Femrat i kanë raportuar fotot e saj si abuzuese pasi është shumë e kollajshme për ta bërë këtë gjë, mjafton me një të shtypur butoni! Ato mendojnë që ajo është shumë seksi, kështu që të gjitha e raportojnë si abuzuese dhe çdo gjë merr fund me kaq.”

Gjithashtu , nëna e saj Keller ka shtuar e revoltuar, “Nuk ka asgjë në profilin e saj që nuk e gjen në Facebook! Ajo nuk ka pozuar asnjëherë lakuriq! Nuk ka nxjerrë as gjoksin jashtë dhe as një fije prapanicë! Fotot e saj janë thjeshtë: ajo në kostum banje!”.

Të dyja profilet e saj, ajo personalja si dhe ajo e fansave të saj zyrtar, u hoqën nga Facebook. Por ndërkohë Courtney Stodden vazhdonte të komunikonte me fansat e saj në profilin e saj në Twitter.

Megjithatë, historia e saj nuk përfundon me kaq. Vëmëndjen që media i ka kushtuar rastit të saj, ka bërë që një zëdhënës i Facebook-ut t’i kërkojë ndjesë Courtney Stodden, duke u shprehur se profili i saj ishte fshirë gabimisht. Ditën e djeshme, më 13 tetor, dy profilet e saj u kthyen në gjëndjen e mëparshme, si në përmbajtjen e fotografive, po ashtu edhe atë të fansave.

Courtney Stodden u martua me aktorin e filmit “Green Mile” Hutchinson, 34 vjet më të madh se ajo. Martesa e tyre bëri një bujë të madhe dhe aktori Doug Hutchinson është cituar si pervers, por ata kanë insistuar duke thënë se nuk kishin patur kontakte seksuale deri sa u martuan.

“Unë kam qenë e virgjër,” Courtney pati deklaruar për emisionin Good Morning America në korrik. “E dija që po ta ruaja, do të bekohesha me një dhuratë të bukur. Dhe Zoti ashtu bëri! Ai më bekoi mua me shpirtin tim binjak.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 15:11

Las Vegas – Courtney Stodden, 17 vjeçarja që u martua me aktorin 51 vjeçar Doug Hutchison, ka pozuar në rërë në mënyrën provokative më të mundshme. Në këtë mënyrë ajo ka vërtetuar edhe njëherë se pavarësisht besimit të saj në fe, dëshiron që të jetë imazhi i Pamelës së re.

“Përderisa Zoti më ka falur këtë trup, unë nuk kam turp që ta ekspozoj dhe i jam mirënjohëse Atij për këtë gjë,“ ka thënë Courtney.

Me një bikini të bardhë mbi rërë ka treguar ‘pasuritë’ e saj perfekte, mbi të cilat nuk ekziston asnjë milimetër ndërhyrje kirurgjikale. Por 17 vjeçarja ka qënë në qëndër të thashethemeve që e akuzonin për bërjen e formave të saj, sidomos për gjoksin. Pavarësisht insistimit të saj se gjithçka është natyrale, ajo ka vendosur që të ekspozohet me këto foto për të treguar natyralitetin e trupit të saj.

Courtney dhe Doug kanë planifikuar që vitin e ardhshëm të organizojnë një reality-show për jetën e tyre, që jo vetëm të vërtetojnë lidhjen e tyre dashurore pavarësisht diferencës drastike të moshës, por të përgënjeshtrojnë të gjitha zërat mbi fallcitetin e trupit të saj.

Në fotografi ajo shfaqet edhe në momente joshëse bashkë me burrin e saj, aktorin e filmit “Green Mile”, Doug Hutchison.  (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 20:24

Ai ёshtё aktori hollivudian 51-vjeçar, Dough Hutchinson i cili u martua para disa muajsh me kёngёtaren 16-vjeçare Courtney Stodden. Janё pёrfolur shumё pёr lidhjen e tyre martesore, tё cilёn shumё veta e kanё konsideruar tё jashtёligjshme. Por, ja qё nё Amerikё ka disa shtete qё e lejojnё martesёn nё moshёn 16-vjeçare!

Pёr herё tё parё çifti ka dhёnё njё intervistё duke treguar kёndvёshtrimin e tyre tё kёsaj lidhjeje. Ai ёshtё mё i madh nё moshё se vetё babai i saj, e megjithatё ka marrё bekimin e prindёrve tё saj. Ai thotё se me dёshirёn e tij ka bёrё publike kёtё lidhje, pёr t’i vёrtetuar botёs se dashuria e vёrtetё nuk njeh moshё.

Por, pavarёsisht çfarё thonё, shumё njerёz vazhdojnё t’i pёrflasin: Doughin ta quajnё pervers dhe Courtney ta quajnё fallsё. Madje edhe nё studiot amerikane janё ftuar specialistё tё plastikёs pёr tё studiuar pamjen e 16-vjeçares. Megjithёse ka pamjen e njё tё rriture, po ta shohёsh pa makiazh mosha e saj tregon vёrtetёsinё e saj. Ajo çfarё e bёn mё spekulative kёtё vajzё, ёshtё pretendimi i saj se ёshtё njё besimtare e krishterё e mirё, ndryshe nga imazhi qё mund tё krijohet nga pamja e saj shumё provokuese.

A mundet kjo lidhje t’i rezistojё kohёs, tё paktёn deri sa Courtney t’i ketё bёrё 20-vjet?

E gjithё Amerika gumёzhin pёr kёtё çёshtje. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 22 June 2011 18:35

Las Vegas – Ai ёshtё Doug Anthony Hutchison dhe ka luajtur sё bashku me Tom Hanks nё filmin ‘Green Mile’.

Nё maj ai ёshtё martuar me kёngёtaren e muzikёs kauntri, Courtney Alexis Stodden, 16-vjeçare. Nё profilin e tij, dje ka publikuar foton e parё tё dasmёs sё tij. Njё lidhje martesore e bёrё nё Las Vegas.

Meqё mosha legale pёr tё lidhur martesё ёshtё 18vjeçe, me lejen e prindёrve tё saj ajo ёshtё martuar me Dagun.

Tё ngacmuar nga gazetarёt pёr kontradiktat qё mund tё sjellё mosha e tyre nё kёtё martesё, ata janё pёrgjigjur:

“Ne jemi shumё tё dashuruar dhe duam tё japim mesazhin qё dashuria nuk njeh moshё.”

Prindёrit e saj nuk e kanё kundёrshtuar aspak kёtё martesё, pёrkundrazi, janё shprehur tё lumtur qё vajza e tyre ka zgjedhur njё njeri aq tё mrekullueshёm. (LajmeShqip.com)