Lajme Shqip Sunday, 19 January 2014 23:26

Ish-gruaja e një snajperi  të Forcave Special britanike ka pohuar gjatë një rrëfimi për të përditshmen, “Daily Mail”, se princesha e Wellsit Diana u ekzekutua.

Gruaja, emri i së cilës mbahet sekret, thotë se, ajo është paguar për të blerë heshtjen e saj në lidhje me informacionet që ajo kishte, pasi sipas saj Diana u vra nga regjimenti elitë, SAS.

Kjo grua, që nga mediat është quajtur me emrin Sara, thotë se asaj i është dhënë një zarf i mbushur me 500 sterlina nga ish-bashkëshorti i cili punonte në këtë regjiment në mënyrë që ajo të mos fliste kurrë për këtë ngjarje.

Gruaja e konsideron këtë ngjarje si një makth dhe gjithë dëshminë e saj i`a ka dhënë, Scotland Yard. Këta të fundit posedojnë edhe një e-mail të ish-bashkëshortit.

E ashtuquajtura Sara ndihet e kërcënuar. Ajo thotë se shumë personazhe të tjerë që kanë qenë të përfshirë në këtë histori dhe kanë përfunduar të vdekur. Lajmi se Diana u vra nga SAS u publikua një vit më para nga një ish-pjesëtar i regjimentit ushtarak SAS, Danny Nightingale, i cili tashmë është shpallur fajtor nga një gjykatë ushtare pasi i`u gjet një arme zjarri, pistoletë pa leje në shtëpinë e tij. Ndërkohë që  çështja Diana vazhdon të mbulohet nga misteri./Shekulli/