Lajme Shqip Thursday, 03 October 2013 14:02

 

Policia e Shijakut ka nisur procedimin penal ndaj një 40 vjeçari të akuzuar për dhunë në familje

 

Nga të dhënat paraprake , mësohet se 40 vjeçari me iniciale P.Gj, është denoncuar nga e shoqja 36 vjeçare për dhunë sistematike.

 

Ndër të tjera në dëshminë e saj gruaja ka treguar se në fund të muajit shtator i shoqi e ka detyruar të kryejë abort pa vullnetin e saj.

Lidhur me këtë rast ndaj 36 vjeçares i lëshua Urdhri i Mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.