Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 15:07

Kajro – “Shenja Rabia”, apo ngritja e katër gishtërinjve është bërë simbol i masakrës në Misr (Egjipt), dhe i sheshit Rabia el-Adevije.

Në shenjë solidarizimit me viktimat e masakrës në Egjipt, njëherit edhe me kërkesat e protestuesve të anti-grusht-shtetit, edhe nëpër rrjetet sociale dhjetëra qindar përdorues kanë vendosur këtë foto në profilet e tyre.

“Rabaa” që në arabisht ka kuptimin “katër” është bërë shenjë e grushtit të shtetit kundër protestave në Egjipt. Vetëm disa orë përpara masakrës së më 14 gusht, protestuesit anti-grusht-shtetit i tregonin botës kërkesat e tyre duke ngritur katër gishta, shkruajne mediat.

Sheshi Rabaa el-Adevije, tashmë i njohur për shkak të rezistencës së qindra e mijëra protestuesve anti-grushtit të shtetit, ka dëshmuar një nga masakrat më të rënda të viteve të fundit.

“Shenja Rabia”, apo ngritja e katër gishtërinjve është bërë simbol i masakrës në Misr (Egjipt), dhe i sheshit Rabia el-Adevije. Gjithashtu simbolizon rezistencën e përkrahësve të Presidentit Morsi në Egjipt.

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 12:33

New York – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e trazirave në Egjipt.

Në deklaratën e publikuar nga zëdhënësi i tij, Ban Ki-moon, ka kërkuar përfundimin e protestave të dhunshme dhe ka vlerësuar se është “përdorë forcë e tepruar” kundër tyre.

Sot në mëngjes, forcat e sigurisë së Egjiptit, i kanë larguar mbështetësit islamikë të presidentit të përmbysur Muhammad Morsi, nga një xhami në kryeqytetin Kajro.

Aksioni i forcave të rendit u bë pas trazirave, me ç’rast ka pasur edhe shkëmbime të të shtënave.

Më se 750 njerëz janë vrarë prej ditës së Mërkurë, kur në gjithë Egjiptin shpërthyen protesta dhe përleshje, pasi forcat e sigurisë i shkatërruar dy kampe të protestuesve në Kajro.

Vëllazëria Myslimane, lider i lartë i së cilës është Morsi, ka shprehur përkushtim për vazhdimin e protestave ditore.

Qeveria thotë se po e shqyrton mundësinë e shpërbërjes juridike të kësaj lëvizjeje.

BE: Rishqyrtohen raportet me Egjiptin

 

Bashkimi Evropian planifikon t’i rishqyrtoj marrëdhëniet e veta me Egjiptin, derisa dhuna në këtë vend po vazhdon.

Në deklaratën e publikuar sot nga zyrtarët e lartë, presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, të gjitha palëve në Egjipt u bëhet thirrje që të përmbahen nga dhuna.

Në këtë deklaratë, mëtutje theksohet se Bashkimi Evropian “në mënyrë urgjente do t’i rishqyrtoj” marrëdhëniet e veta me Egjiptitn, gjatë disa ditëve dhe do të miratoj “masa që synojnë” parandalimin e dhunës së mëtejshme.