Lajme Shqip Saturday, 18 May 2013 14:48

Në këtë manifestim, i cili mbahet nën patronatin e Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, do të marrin pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme botërore, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Turqinë, Zvicrën, Izraelin, Jordaninë, Tajlandën, Shqipërinë, Greqinë, Serbinë, Rumaninë etj. Në mesin e këtyre pjesëmarrësve do të marrë pjesë edhe kongresmeni amerikan Robert Aderholt. Më shumë se 70 personalitete botërore e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Kështu, nga 24 deri më 26 maj në Prishtinë do të organizohen “Lutjet e Mëngjesit” ose “Java e Tolerancës”. Në këtë eveniment, i cili është i pari i këtij lloj në Kosovë, do të marrin pjesë përfaqësues nga shtete të ndryshme të botës. Sipas një dokumenti të cilën e ka siguruar “Epoka e re”, deri më tani pjesëmarrjen në “Lutjet e Mëngjesit” e kanë konfirmuar më shumë se 70 përfaqësues të jetës politike, akademike, kulturore, ekonomike nga shtete të ndryshme të globit, përfshirë SHBA-në, Shqipërinë, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Turqinë etj. Gjithashtu, në mesin e atyre personaliteteve që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë edhe disa përfaqësues të partive politike, akademike dhe biznesore nga disa shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si: Greqia, Serbia, Izraeli, Rumania, Bonja dhe Hercegovina, Jordani, Tajlanda etj.

Grabovci: Kjo dëshmon se Kosova është shndërruar në faktor paqeje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, i cili është organizator i “Lutjeve të Mëngjesit”, e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm këtë manifestim. “Rëndësia e kësaj jave është e veçantë për Kosovën. Është kënaqësi që kësaj radhe, në prag të jubileut të ‘Lutjeve të Mëngjesit’ për Evropën Juglindore, kjo ngjarje e madhe të mbahet në vendin tonë. Nuk është hera e parë që një manifestim i tillë mbahet në një vend ballkanik. Kjo ngjarje konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme për bashkimin e ideve të njerëzve nga mbarë bota për t’i promovuar paqen dhe lirinë si vlera thelbësore të demokracisë”, ka thënë Grabovci për “Epokën e re”. Në këtë kontekst, Grabovci ka deklaruar se Kosova është shndërruar në faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. “Rëndësi e veçantë është fakti se Kosova është shndërruar në një prodhues stabiliteti rajonal, e ky është një mesazh i fuqishëm për botën demokratike se Kosova është përcaktuar qartë për vlerat demokratike karshi kombeve të lira dhe qytetërimit modern perëndimor”, është shprehur Grabovci.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se në kuadër të “Lutjeve të Mëngjesit” do të organizohen edhe disa ngjarje, të cilat, sipas tij, kanë një rëndësi të veçantë. “Në kuadër të kësaj jave do të ketë edhe ngjarje të rëndësishme siç janë: Takimi i tolerancës fetare, me përfaqësues fetarë nga mbarë bota, ku do të diskohet për çështjet e tolerancës fetare në botë, pasi Kosova shquhet për tolerancë fetare, do të vendoset guri i paqes për nder të viktimave të Hiroshimës. Ky gur ka ardhur nga Japonia si dhe do të vendoset pllaka përkujtimore për nderim të viktimave të Holokaustit”, është shprehur Grabovci.

Lista e personaliteteve ndërkombëtare që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në “Lutjet e Mëngjesit”
1. Robert Aderholt (SHBA)
2. David Besle (SHBA)
3. Lunn Dennehy(SHBA)
4. Stan Hiolmes (SHBA)
5. Bob Mecwen (SHBA)
6. Abigail Powell (SHBA)
7. Sergio Ramos (SHBA)
8. Lary Ross (SHBA)
9. Bill Wall (SHBA)
10. Trent Walters (SHBA)
11. Andy Williames (SHBA)
12. Dr. Frank LaGorotteria (SHBA)
13. Selvije Haraste (Kroaci)
14. Efthimios Navridis (Greqi)
15. Erol User (Turqi)
16. Drago Marijaseviq (Serbi)
17. Uros Pribiçeviq (Serbi)
18. Branimir Gvozdenoviq (Mal i Zi)
19. Rade Ljumoviq (Mal i Zi)
20. Efthymios Navridis (Greqi) 
21. Dr. Rajai Muasher (Jordani)
22. Byram Javat (UEA)
23. Alexandros Mallias (Greqi)
24. Nikos Theodoridis (Greqi)
25. Fatmir Mejdiu (Shqipëri)
26. Besnik Mustafaj (Shqipëri)
27. Klodian Gradeci (Shqipëri)
28. Arian Starova (Shqipëri)
29. Paul Petrie (Belgjikë)
30. Robert Milçev (Maqedoni)
31. Valon Saraqini (Maqedoni)
32. Vilma Trajkovska (Maqedoni )
33. Marian Munteanu (Rumani) 
34. Esad Muriq (Zvicër)
35. Uros Andrijaseviq (Mal i Zi)
36. Tamara Peshiq (Mal i Zi)
37. Nemanja Staroviq (Serbi)
38. Darko Mrvos (Serbi)
39. Phil Brinkmeyer (SHBA)
40. Djordjo Davidoviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
41. Haki Abazi (SHBA)
42. Ambasador Jean Claude Schlumberg (OSBE)
43. Pachara Naripthapahan (Tajlandë)
44. Llazar Prodanoviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
45. Samuil Petrovski (Serbi)
46. Lorat Balla (Hungari)
47. Jany Randall (Britani e Madhe)
48. Gavriel Hanna Gefen (Gjermani)
49. Milos Andjiq (Serbi)
50. Jim Neathery (SHBA)
51. Mounzer Fatfat (SHBA)
52. Drina Vlasteliq-Rajiq (SHBA)
53. Gloria Dimoco (SHBA)
54. Esma Bunjaku (Kosovë)
55. Ilija Vojnoviq (Serbi)
56. Zef Preci (Shqipëri)
57. Nikola Gaveski (Serbi)
58. Petar Piliq (Serbi)
59. Dr. Eli Nachat – kryetar (Izrael)
60. Jerko Ivankoviq-Lijanoviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
61. Desina Radivojeviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
62. Catalin Bancila (Rumani)
63. Plamen Nunev (Bullgari)
64. Svetlana Boynova (Bullgari)
65. Tanya Nedeva-Nuneva (Bullgari)
66. Emilja Rexhepi (Kosovë)
67. Dejan Vraçiq (Kosovë)
68. Dragan Sabljiq (Kosovë)
69. Drilon Muriqi KFOR-i Austriak 
70. Kapiten Jurgen KFOR-i Austriak
71. Kapiten Egarten KFOR-i Austriak
72. Gani Roshi (Kosovë)
73. Goran Marinkoviq (Kosovë)
74. Mladen Kuribak (Kosovë)