12
 
Lajme Shqip Thursday, 26 July 2012 19:20

Holivud – Demi Moore raportohet se është duke dalë me aktorin nga Zelanda e Re, Martin Henderson, i cili është 12 vjet më i ri.

Aktorja 49-vjeçare, e cila u nda nga burri i saj Ashton Kutcher vitin e kaluar, në mesin e spekulimeve se ai e kishte tradhtuar atë me disa femra, raportohet se ka zgjedhur sërish një djalosh më të ri, 37-vjeçarin Martin Henderson.

Çifti janë në një pushim romantik në Connecticut dhe dëshmitarët të cilët e kanë parë çiftin duke dalë në drekë thonë se ata “flirtonin” me njëri-tjetrin.

“Ajo ishte aty dhe kënga ‘Colbie Caillat’ u lëshua, ajo filloi të këndojë krahas dhe të vallëzojë në një mënyrë lozonjare, flirtuese”.

“Pas drekës, të dy dolën në shoping së bashku, pastaj u kthyen në shtëpinë ku qëndronin për pushime. Ata ishin shumë komfort me njëri-tjetrin”, ka thënë burimi për revistën Life&Style. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 13:45

Scout Willis është vajza 20 vjeçare e aktorëve Bruce Willis dhe Demi Moore.

Ajo është arrestuar në Nju Jork sepse është parë duke konsumuar alkool në rrugë. Kur është ndalur nga policia ajo i ka dorëzuar atyre një kartë identiteti false nën emrin Katherine Kelly.

Scout Willis pasi është shoqëruar në rajonin e policisë është lënë më pas e lirë, për t’u paraqitur në gjykatë më 31 korrik, në seancën gjyqësore që do të mbahet ndaj saj.

Ndaj kësaj ngjarjeje që ka mbushur faqet e mediave rozë në Amerikë, ka reaguar avokati i cili ka thënë: “Të gjithë kemi qenë të rinj dhe nuk më duket aspak si krimi i shekullit!”

Në Nju Jork nuk lejohet pirja e alkoolit në vende publike, përveçse kur bëhet fjalë për festa apo evente që kanë marrë më parë leje për konsum pijesh alkoolike. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 29 January 2012 09:30

Në momentet më të vështira të jetës së saj, pikërisht atëherë zbulohet edhe një filmim i vjetër i aktores Demi Moore.

Një filmim që padyshim nxjerr në pah detaje jo të këndshme nga jeta e kaluar e saj. Që në moshë të re, në moshën 18-vjeçare, ajo ka shprehur dëshirat e saj për meshkujt më të rinj se vetja. Këtë gjë e ka treguar më së miri edhe në këtë video, ku puthet vazhdimisht me një 15-vjeçar, që mesa kuptohet nga klipi, duhet të ketë qenë ndonjë i dashur kalimtar i adoleshencës së saj.

Sipas burimeve të televizionit amerikan NBC News ka shumë gjasa që Demi Moore, e cila ka vetëm dy ditë që ka dalë nga spitali, të jetë shumë larg rrugës për kthimin në karrierë. Problemet e saj shëndetësore, të shkaktuara që mbas ndarjes me Kutcher, janë agravuar dhe ajo tani duhet të fokusohet plotësisht në shëndetin e saj. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 26 January 2012 15:33

E shtruar në spital vetëm para pak ditësh, burimet e The Sun bëjnë të ditur se aktorja 49-vjeçare është diagnostikuar anoreksike dhe mendohet se tashmë ndodhet e shtruar në pavijonin e rehabilitimit.

Problemet e saj shëndetësore janë pasojë e problemeve që ajo pati me Ashton Kutcher, për të cilin u zbuluan tradhtitë që i kishte bërë pikërisht në muajin e gjashtë vjetorit të martesës së tyre.

Teksa Demi ndodhet e shtruar në spital, e katandisur nga pasojat e një marrëdhënieje të dështuar, Ashton ndodhet në Brazil duke kaluar ditë pushimi me shoqërinë e tij.

Problemet shëndetësore të Demit janë bërë shkak që ajo të ‘përjashtohet’ nga roli që i ishte caktuar për të interpretuar rolin e yllit të pornit Linda Lovelace. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 25 January 2012 15:24

Sipas burimeve të The Sun, ditën e hënë aktorja hollivudiane është shtruar në spital pas orës 10:45 të mbrëmjes për shkak të gjëndjes të dobësisë fizike.

Zëdhënësi i aktores ka deklaruar: “Për shkak të streseve të kaluara në jetën e saj kohëve të fundit, Demi e ka ndjerë të nevojshme të kërkonte ndihmën mjekësore për të kapërcyer vështirësitë dhe për të përmirësuar shëndetin e saj.”

Ylli hollivudian i filmit “The Ghost”, 49-vjeçarja u nda nga bashkëshorti i saj Ashton Kutcher në muajin nëntor dhe që prej asaj kohe është shfaqur në publik gjithnjë më e dobët.

Urojmë që Demi ta marrë veten sa më shpejt dhe t’i kthehet sërish karrierës së saj hollivudiane. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 12:20

Menjëherë pas lajmit zyrtar të ndarjes së tyre kanë filluar komentet mediatike.

Një ndër komentet për t’u veçuar është ai i bërë në programin e Piers Morgan dhe në revistën Star.

Sipas këtyre burimeve, martesa e çiftit ka qenë mjaft e hapur, që do të thotë se ata ishin të lirë të flirtonin me të tjerë dhe të përfshihen në eksperienca seksuale treshe. Demit nuk i ka mjaftuar asnjëherë seksualiteti mashkullor, prandaj ka kërkuar që të jetë e hapur edhe me femrat, gjë për të cilën Ashton nuk e ka patur aspak problem.

Por sipas këtyre burimeve, për ta ky ka qenë një sekret për publikun dhe faktin se Ashton u përfshi në një eksperiencë seksuale dyshe, pa praninë e Demit, e ka bërë atë të ndihet e tradhëtuar, për më tepër që u bë publike me fakte.

Dëshmi të shumta tregojnë se gjatë martesës së tyre 6 vjeçare, ata janë parë shpesh në shoqëri argëtuese mes femrave, gjë që mund të rrisë kredibilitetin e alibisë së biseksualitetit të Demit. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 15:30

Demi Moore ka deklaruar zyrtarisht se do të kërkojë divorcin nga bashkëshorti i saj Ashton Kutcher.

Divorci që rrezikon të jetë më mediatiku, do të kalojë në gjykatë për të vendosur se si do të ndahen 290 milion të ardhura që çifti ka fituar gjatë martesës së tyre 6 vjeçare.

Demi Moore në një deklaratë është shprehur me keqardhje dhe trishtim të thellë për ndarjen nga bashkëshorti i saj.

“Si një grua, nënë dhe bashkëshorte, disa vlera dhe betime i konsideroj të shenjta. Dhe pikërisht në emër të këtyre vlerave unë kam vendosur të vazhdoj më tej jetën time,” ka thënë Demi e cila është shprehur gjithashtu që t’i respektohet privatsia në këto ditë të vështira.

Menjëherë pas deklaratës së saj nuk ka vonuar përgjigja e Kutcher, i cili në “Twitter” ka shkruar se: “Koha me Moore është periudha më e bukur e jetës sime. Martesa është diçka e vështirë dhe fatkeqësisht, ndonjëherë në jetë ndodhin edhe dështime”.

Marrëdhënia midis 49-vjeçares dhe partnerit të saj 16 vjet më të ri dukej perfekte deri në shtator, kur revistat rozë vërtetuan se Ashton kishte kaluar një natë pasionante, madje edhe pa përdorur masa mbrojtëse, në dhomën e tij të hotelit me një vajzë 23-vjeçare. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 12:31

Aktorja hollivudiane shfaqet gjithnjë e më e dobët përpara fotografëve, të cilët e reflektojnë çdo detaj me imtësi.

Pozuar për kopertinën e revistës “Life & Style” Demi Moore ka shfaqur dukshëm pasojat e një martese turbulluese. Tashmë të gjithë e dinë se shkaktari i kësaj humbje peshe është stresi i shkaktuar nga pabesia e burrit të saj Ashton Kutcher.

Historia e tradhtisë së Ashtonit me biondinën 21 vjeçare Lara, ka përfunduar në kopertinat e të gjitha revistave. Buja e kësaj ngjarje e ka bërë Demin të ndihet e fyer dhe e braktisur. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 18 October 2011 12:27

New York – Që në fillim të muajit shumë media kanë theksuar rënien nga pesha e Demi Moore, menjëherë pas bërjes publike të tradhtisë së burrit të saj me biondinën 22 vjeçare. Nga hera e fundit ajo është parë të pozojë për një linjë veshjesh është thënë se ka humbur deri 7 kilogramë për më pak se një muaj.

Por paraqitja e saj mbrëmë në premierën e filmit të ri “Margin Call” ka qenë edhe më shokuese. Pamja e saj thuajse kockë e lëkurë ishte vështirë të mbulohej me stilin elegant të veshjes dhe flokëve të drejtë e të derdhur.

Fotografia në të majtë tregon Demin të fotografuar mbrëmë, dhe ajo në të djathtë në një event përpara pothuajse një viti.

48 vjeçarja që dukej tmerrësisht e dobët gjatë mbrëmjes së këtij eventi, pa dyshim që ka reflektuar mënyrën se si po përballet me problemet e saj, pavarësisht buzëqeshjes së saj të pandashme, si dhe unazës së martesës në gisht (fotografia me fustan të kuq).

Demi Moore, pavarësisht ndryshimit të pamjes që fliste vetë, i ka lënë mënjanë problemet dhe i është bashkëngjitur kolegëve të filmit të saj të fundit, Kevin Spacey dhe Paul Bettany.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë që Demi ndodhet në New York për promovimin e projekteve të saj të reja, Ashton ndodhet në Los Angeles për xhirimet e serialit komik “Two And A Half Men” (Një burrë e gjysmë). (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Saturday, 15 October 2011 12:25

Los Angeles – Të enjten, në lagjen e Demi Moore është parë të largohet një kamion transporti plaçkash të firmës “Wetzel and Sons”. Tashmë martesa gjashtë vjeçare ndodhet në prag të shkatërrimit që mbas mbrëmjes së 24 shtatorit, ku Ashton kreu marrëdhënie seksuale me 22 vjeçaren Sara Leal.

Nëse Moore dhe Kutcher janë vërtetë duke u ndarë, këtë gjë nuk mund ta përcaktojmë me siguri. Kur njëri prej gazetarëve është afruar pranë kamionit, shoferi dhe ndihmësi i tij janë përgjigjur “Ne nuk japim asnjë informacion mbi klientët tanë“.

Sikurse kemi thënë edhe më parë, Ashton ka kryer marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse gjatë atyre orëve në Hard Rock Hotel të San Diego-s, me 22 vjeçaren Sara Leal. Në përpjekje për t’i qetësuar marrëdhëniet e tyre, Ashton dhe Demi janë parë bashkë në një piknik në liqenin Cachuma, afër Santa Barbarës gjatë javës së kaluar, pavarësisht se dukeshin të ftohtë me njëri-tjetrin.

“Pas deklaratës që 22 vjeçarja Sara ka bërë për marrëdhënien e saj me Ashton, Demi ndihet e poshtëruar dhe pavarësisht se është ende e dashuruar me Ashton, nuk mund ta falë për shkak të poshtërimit në publik që i ka krijuar,” ka rrëfyer një mikeshë e Demit për medien prestigjioze amerikane US Weekly. (LajmeShqip.com)

12