Lajme Shqip Thursday, 28 November 2013 13:31

“Të ëndërrosh një Ferrari 550 është një gjë, një tjetër ta blesh vërtetë, ndoshta duke e ditur që më parë e ka drejtuar Alessandro Del Piero”. Me këtë frazë në Facebook, portali “Autoscout24” ka anonçuar shitjen e Ferrarit 550 të sulmuesit të FC Sydney ,Alessandro Del Piero, raporton albeu.

Çmimi i makinës të prodhuar në vitin 1999 dhe që ka bërë rreth 65 mijë kilometra është 49900 euro.

 
Lajme Shqip Saturday, 09 November 2013 15:14

E shtunë 9 nëntzor 2013: është një ditë speciale për Alessandro Del Pieron. Ish kapiteni i Juventus mbush 39 vjeç. Pikërisht sot ikona e futbollit italian ka shënuar ngapika e bardhë e penalltisë në fitoren e skuadrës së tij kundër Melbourne Victory 3-2, gol që vendosi edhe rezultatrin final të takimit.

E ku ka më bukur se sa të festosh ditëindjen me një gol fitoreje. /albeu/

 

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=T9ybpy440UA

 
Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 16:15

Legjenda e futbollit italian, Alessandro del Piero ka respekt të madh për sulmuesin kosovar, Besart Berisha. 

“Ai është sulmues shumë i fortë”, ka thënë Del Piero për Berishën, transmeton Koha Ditore shkrimet e mediumeve në Australi.

Del Piero e Berisha të shtunën (sot) do të jenë rivalë. Skuadra e Berishës, Brisbane Roar, do të presë Sydneyn e Del Pieros në kuadër të javës së dytë të Kampionatit të Australisë në futboll. Të dy skuadrat kanë shënuar fitore në xhiron e parë. Berisha kontribuoi me gol në fitoren 2:1 të Roarit në udhëtim kundër Wellingtonit, derisa sulmuesi Del Piero pati një gol e një asistim në fitoren 2:0 të Sydneyt kundër Newcastle Jetsit.