Lajme Shqip Saturday, 18 January 2014 14:28

Tekniku i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi është i bindur se asnjë nuk do të largohet nga ekipi që ai drejton. Në një deklaratë për “A1Report”,tekniku italian është shprehur se situata pas lejimit të Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore është e turbullt.

“Situata është ende e paqartë. Ne do të vazhdojmë punnën tonë dhe do të ecim përpara pa frikë. Se çfarë do të ndodhë nuk e di. Thjesht në këtë moment jemi të paqartë”, është shprehur tekniku i Kombëtares.

Ai pohoi më tej shtoi:

 “Mospatja e eksperiencës së disa djemve na bëri që të humbisnim sidomos ato takime në shtëpi. Gjithsesi në fund rezultatet nuk ishin të dështuara”, ka përfunduar De Biasi. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 14:22

Lorik Cana është tash më mbrojtësi i qendrës më i përdorur nga trajneri Petkoviç, që e ka aktivizuar si titullar pas dëmtimit të Xhuzepe Biavas. Nga ai moment, ka ndërtuar përreth tij të gjithë linjën mbrojtëse. Kapiteni i kombëtares kuqezi është intervistuar shkurtimisht nga mediat italiane, ku ka folur për momentin kritik që është duke kaluar Lacio. Këto kanë qenë fjalët e Canës: “Këtë sezon ka filluar një cikël i ri, e dinim se kishim përballë vështirësi të mëdha në periudhën e parë. Kanë ardhur në grupin tonë lojtarë të rinj dhe skuadra është rinovuar në një pjesë të madhe. Është e vërtetë që në ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur shumë mirë, por e dimë se ku duhet të përmirësohemi. Shpresojmë që të kemi mbështetjen e të gjithëve për t’u rikthyer në nivelet e zakonshme”. Në fund kapiteni Cana është ndalur te Shqipëria, që në gjashtë ndeshjet e fundit ka arritur 3 barazime dhe 3 humbje. “Është shumë e vërtetë që në ndeshjet e fundit nuk kemi qenë në nivelin e duhur; skuadra po kompaktësohet, nuk është e lehtë të ndërtosh një skuadër për kaq pak kohë, trajneri De Biazi po zhvillon një punë shumë të mirë dhe duhet t’i besojmë”./ GSH/BW/

 
Lajme Shqip Wednesday, 16 October 2013 16:40

E ardhmja e Shqipërisë do të jetë me Xhani De Biazin. Trajneri italian, që mori drejtimin e përfaqësuses dy vjet më parë, do të vazhdoje bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe për dy vitet e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i përfaqësueses shqiptare në konferencën për shtyp, të mbajtur paradien e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, shkruan tema.

Prej kohësh cështja e rinovimit të kontratës së tij ishte kthyer në një rebus, por italiani ka zgjidhur të gjitha enigmat, duke konfirmuar vazhdimësinë me synimin për të arritur tashmë një vend në finalet e Europianit “Francë 2016″, i cili do të jetë dhe i pari me 24 skuadra në historinë e këtij kompeticioni. 57 vjecari, që udhëhoqi Shqipërinë gjatë eliminatoreve për Botërorin “Brazil 2014″, duke grumbulluar 11 pikë në 10 ndeshje, ishte bërë shumë i dashur për tifozët kuqezi, të cilët shpesh kishin kërkuar vazhdimësinë e tij. Në total, përfshi dhe takimet miqësore, italiani ka udhëhequr kuqezinjtë në 17 ndeshje, duke regjistruar 7 fitore, 3 barazime dhe shtatë humbje, për një golavarazh pozitiv prej 20-17.

 
Lajme Shqip Monday, 07 October 2013 13:19

Trajneri i kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjeve me Zvicrën dhe Qipron të vlefshme për eliminatoret e Botërorit të Brazil 2014, citon Supersport.

Italiani kërkon të hedh pas dy humbjet e fundit duke shpresuar për një rezultat pozitiv.

 “Rinisemi pas dy ndeshjeve fatkeqe. Kemi ndërtuar grupin dhe ky ka qenë objektivi ynë. Për sa kohe ka jetë ka dhe shpresë. Do t’i luajmë dy takimet e fundit me vendosmëri dhe tërbim, që na munguan me Islandën”

Gjithashtu trajneri i kuqezinjëve foli dhe për rinovimin e tij si dhe për disa nga lojtarët e kombëtares.

 “Jam ne tratativa me FSHF për zgjatjen e kontratës, mungojnë vetëm disa detaje. Mund të them që jemi në rrugën e duhur, dëshira e të gjitha palëve është që të vazhdojmë sëbashku”. /NOA/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 02 October 2013 12:32

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka kërkuar 30 % shtesë page për të rinovuar kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit, ose thënë ndryshe 145 mijë euro më shumë nga sa ka kontratën aktuale. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta në FSHF, të cilat konfirmojnë nga ana tjetër se presidenti i federatës, ArmandDuka, nuk ka ndër mend të lëshojë më shumë se 10 % shtesë rroge, ose thënë ndryshe 48 mijë e 400 euro, në të kundërt rinovimi mund të konsiderohet si një ëndërr, shkruan Panorama-Sport.

Në pamje të parë duket sikur palët janë shumë larg, paçka se në federatë janë gati të bindur se De Biasi në fund do të dorëzohet dhe do pranojë ofertën e presidentit Duka, kjo nisur edhe nga buxheti që ka në dispozicion FSHF-ja për stafin drejtues të ekipit kombëtar.

RROGA Gianni De Biasi merr 22 mijë euro neto në muaj si rrogë nga FSHF-ja, ose thënë ndryshe plot 484 mijë euro në një edicion kualifikimesh. Kontrata e tij nuk është 24-mujore, pra 2-vjeçare, por 22 mujore dhe skadon më 30 tetor 2013 (në fund të këtij muaji). Por jo gjithë kjo shumë shkon në xhepat e italianit, pasi me këto para ai duhet të paguajë edhe tri ndihmësit e tij italianë: Paolo Tramezzanin, Angelo Perenin dhe Alberto Belen. Këta të fundit, sipas informacioneve, përfitojnë 204 mijë euro, ndërsa 280 mijë euro është rroga neto e De Biasit, gjithnjë në një edicion kualifikimesh.

Kësaj shume, pra 484 mijë eurove u shtohen edhe rreth 55 mijë euro (pak a shumë), parà që federata ia ka vënë në dispozicion stafit teknik për udhëtime në vëzhgim të lojtarëve shqiptarë në kampionate të ndryshme.

Kështu, në total, “paketa De Biasi” i kushton federatës rreth 540 mijë euro në një edicion kualifikimesh.

RINOVIMI Ndërkohë, në takimin e bërë mes tyre në muajin gusht, De Biasi i ka kërkuar Dukës një rritje rroge prej 30 % nga kjo aktuale. Kjo do të thotë që italiani ka kërkuar 6600 euro më shumë në muaj, ose 145 mijë euro më shumë në totalin e përgjithshëm. Kështu, nga 540 mijë euro (përfshi edhe udhëtimet rreth 50-55 mijë euro), rroga e trajnerit duhet të shkojë te rreth 680 mijëeuro në një edicion kualifikimesh (pra për EURO 2016). Nga ana tjetër, presidenti Duka i ka ofruar vetëm 10 % rritje rroge, ose më mirë 48.400 euromë shumë, çka totali do shkonte diku te 590 mijë euro.

Madje, nisur sigurisht edhe nga dy humbjet e fundit të skuadrës sonë ndaj Sllovenisë dhe Islandës, njëshi i FSHF-së ka qenë edhe më i prerë dhe i drejtpërdrejtë, duke saktësuar se nuk do lëvizë nga oferta e tij edhe me koston e largimit të De Biasit.

Mbetet tani të presim javën tjetër, kur italiani do jetë në Shqipëri për të parë nëse do ketë konsensus dhe një firmë të re mbi kontratën e De Biasit, apoDuka do vihet në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren. 

 

 
Lajme Shqip Monday, 09 September 2013 17:33

Në ndeshjen kundër Islandës tekniku Xhani de Biazi pritet të rikthehet në skemën 4-4-2. Ai pritet të heqë dorë nga skema 4-2-3-1 duke iu rikthyer variantit klasik 4-4-2.

Nga tre mesfushorët shkatërrues, i sakrifikuari është Ervin Bulku. Mesfushori tiranas ka luajtur dje me skuadrën e rezervave, ndërkohë që DeBiazi ia ka besuar qendrën e mesfushës dyshes Basha-Kaçe. Nga ana tjetër, Dallku rikthehet titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Lila spostohet në të majtë të këtij reparti. Për këtë pozicion mund të ketë dilema deri pak orë para ndeshjes, pasi edhe Hysaj është një kandidat. Nga ana tjetër, në qendër të mbrojtjes nuk ka asnjë dilemë, pasi rikonfirmohen Cana dhe Teli. Krahët e mesfushës do të jenë gjithashtu të njëjtë me Roshin dhe Ramën. Gjithsesi, edhe për këto pozicione, nuk do të ishte çudi që De Biazi të ndryshonte mendje, duke i dhënë një shans Vilës. Në repartin sulmues, Çani do të ketë si partner Salihin. Ky ishte formacioni që u paraqit dje në një lojë brenda grupit. Në ekipin e rezervave ishin Ujkani, Hysaj, Curri, Osmani, Arapi, Vila, Abrashi, Bulku, Gjasula, Januzi dhe Mehmeti. Pas ushtrimeve të zakonshme të nxehjes në startin e seancës, që nisi në orën 17:35, trajneri ndau ekipin në dy grupe. De Biazi u kushtoi më shumë rëndësi goditjeve standarde. Gjithçka u bazua tek Ergys Kaçe, i cili ka kaluar tashmë shqetësimin në kofshë. Mesfushori ishte ekzekutues i të gjitha goditjeve të dënimit. Shpesh trajneri provonte skuadrën në pozicione standarde, teksa në ndihmë të sulmit ishin edhe Cana e Teli. DeBiazi kërkon të befasojë Islandën me skema si ndaj Norvegjisë. Gjithçka shkoi më së miri për skuadrën, teksa Salihi dhe Çani arritën të shënonin disa herë gjatë lojës. Shpesh trajneri e ndërpriste testin për të udhëzuar lojtarët në fazën ofensive. Ai ka kërkuar më shumë nga Roshi dhe Rama, duke lënë të kuptohet se loja nga krahët do të jetë faktor në sfidën me Islandën./albeu/

 
Lajme Shqip Monday, 02 September 2013 17:05

Kombëtarja shqiptare hyn në javën më të rëndësishme të historisë së saj, pasi ëprpara janë dy ndeshje të cilat mund të vendosin fatin e këtyre eleminatore për djemtë e De Biazit. Dy transferta, e para në Slloveni dhe e dyta në Islandë, janë të rëndësishme pasi luajmë ndaj kundërshtarëve direkt për vendin e dytë në grupin E, raporton “Sport News”. Dhe duke qënë se në këto momente ruajmë vendin e dytë, këto 180 minuta marin një vlerë të jashtëzakonshme, që mund të sjellë dhe një presion në rritje për skuadrën. Për trajnerin De Biazi grupi është në gjendje të përballojë këtë situatë, pasi e ka treguar këtë edhe gjatë sezonit.

“Besoj se skuadra ka treguar rritje në personalitet dhe se di të menaxhoje situatën. Është një grup i mirë futbollistësh që di të përballet me kundërshtarin ashtu sic do të kemi dy ndeshjet e radhës me Slloveninë dhe Islandën”, shprehet De Biazi.
” Përtej këtij momenti të rëndësishëm, skuadra ka treguar në ndeshjet e mëparshme dëshirën me të cilën kërkon të ndjekë ëndrrën për të arritur në botëror. Mendoj se cdo ndeshje ka historinë e vet dhe duhet pregatitur në mënyrën e duhur. Ne Slloveninë e njohim mirë dhe kemi parë edhe ndeshjen e fundit ndaj Islandës. Ka skuadër të mirë por si cdo ekip ka pikët e forta dhe të dobëta. Duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë këtë të fundit”, vijon ai.
Trajneri italian nuk e ka të plotë skuadrën për arsye të ndryshme, dëmtimi apo mosaktivizimi. Italiani ndjen keqardhje por nuk kthen kokën pas, duke vlerësuar futbollsitët që ka në dispozicion për këto dy ndeshje:
“Më vjen keq që mungojnë disa futbollistë ashtu si dhe atyre i vjen keq për këtë mungesë, pasi dëshiron të ishin gati për skaudrën. Por e thashë që shkojmë në këto ndeshje duke ditur limitet tona dhe për të marë pikë të rëndësishme”.
“E rëndësishme është të bëjmë dy rezultate pozitive, nëse arrijmë dy fitore apo barazime pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të lëmë pas kundërshtarët por e kam thënë që nuk kënaqem me rezultat minimal por luajmë për maksimal. E kemi kualitetin dhe gabimi do të jetë nëse nuk pregatitemi mirë por skuadra deri tani nuk ma ka dhënë këtë përshtypje. Kemi patur vazhdimësi në lojë dhe rezultate gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Kjo skuadër është rritur në kualitet dhe në vetëbesimin tek forcat e veta”.
Gjithashtu De Biazi u ndal edhe tek situata e futbollsitëve të vecantë, duke vlerësuar kalimin e portierit Etrit Berisha tek Lacio. Në të njtëjtën kohë numri një i stolit kuqezi ndjen si të rëndësishme mungesën e Bogdanit, një njeri që i jep shumë skuadrës në dhomat e zhveshjes.

 
Lajme Shqip Sunday, 01 September 2013 16:55

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenis dhe Islandës, të cilat do të zhvillohen në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin botëror.
Risi në listën e trajnerit italian është grumbullimi i Agon Mehmetit. Sulmuesi i ekipit portugez Olhanense, është ftuar në ekipin kuqezi për herë të parë, pasi më herët ka luajtur me ekipin U-21 të Suedisë.
Por, ajo që bie në sy është mungesa e Loret Sadikut. Mbrojtësi i ekipit suedez Helsingborgs, gjatë kësaj jave ka konfirmuar se ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë para Suedisë. Por, emri i kosovarit nuk gjentet n mesin e 28 lojtarëve të ftuar.
Për këtë takim, De Biasi në ekip ka rikthyer Debatik Currin, Armando Vajushin e Renato Arapin,
Ndërkohë, italiani jashtë skuadrës i ka lënë Erion Bogdanin, i cili është pa klub dhe Edmond Kapllanin dhe Emir Lenjanin, i cili u ftua për herë të parë në ekipi kuqezi për miqësoren me Armeninë.
Kombëtarja, do të grumbullohet të hënën në Shqipëri, derisa me 6 shtator do të luaj kundër Sllovenisë. Kurse, pas katër dite ekipi kuqezi do të jetë edhe mysafir i Islandës.
Lista e të ftuarve
1. Samir Ujkani
2. Etrit Berisha
3. Orges Shehi
4. Admir Teli
5. Lorik Cana
6. Andi Lila
7. Tefik Osmani
8. Renato Arapi
9. Elseid Hysaj
10. Debatik Curri
11. Armend Dallku
12. Jurgen Gjasula
13. Ergys Kace
14. Odise Roshi
15. Migjen Basha
16. Ansi Agolli
17. Armando Vajushi
18. Ervin Bulku
19. Valdet Rama
20. Vullnet Basha
21. Amir Abrashi
22. Sabien Lilaj
23. Ahmed Januzi
24. Emilian Vila
25 Edgar Çani
26 Shkelzen Gashi
27 Hamdi Salihi
28 Agon Mehmeti /Express/

 

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 23:49

Armand Duka dhe Gianni De Biasi janë takuar dje për të diskutuar mbi të ardhmen e skuadrës, katër ndeshjet e mbetura, por njëkohësisht edhe për rinovimin e kontratës së trajnerit italian.

Mësohet se pika e përbashkët e të dyja palëve ka qenë dëshira për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre, por kur bisedimet kanë mbërritur te shifrat, atëherë palët kanë qenë larg njëra tjetrës, raporton e përditshmja sportive shqiptare ‘Panorama Sport’, përcjellë gazetaexpress.com.

Nuk bëhet fjalë për distanca të mëdha dhe marrëveshja mund të arrihet në të ardhmen, duke qenë se vullneti i mirë ekziston.

Kreu i FSHF-së i ka bërë të qartë De Biasit se dëshiron të bashkëpunojë me të dhe për këtë arsye dëshiron që ai të vazhdojë edhe edicionin e ardhshëm.

Duka i ka bërë të qarrtë se e ka gati marrëveshjen e rinovimit me të njëjtat kushte financiare. Këtë gjë në fakt e pat deklaruar edhe publikisht në media disa kohë më parë.

Duka i ka premtuar gjithashtu se do të ketë gjithçka në dispozicion, si burimet financiare (udhëtime për vëzhgime lojtarësh, etj), po ashtu edhe burimet njerëzore.

Kreu i FSHF-së i ka kujtuar italianit se do të vazhdojë të jetë tërësisht i pavarur dhe i pandikuar nga faktorë të jashtëm, ashtu sikundër ka qenë deri tani.

Aktualisht De Biasi merr afro 300 mijë euro në sezon, por trajneri kërkon të paktën 100 mijë euro rritje page për të rinovuar.

Në fakt De Biasi mësohet se është treguar i moderuar në bisedë, duke mos përmendur shifra konkrete, por i ka bërë të qartë presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit se rezultatet e skuadrës si dhe rinovimi i saj duhet të shpërblehen në kontratën e ardhshme, pasi sipas tij ai e ka merituar këtë gjë me punën që ka bërë.

Duka është treguar gjithashtu i moderuar duke mos i mohuar asgjë nga rendimenti i italianit, por i ka vënë në dukje trajnerit se kaq janë mundësitë financiare të FSHF-së dhe se nuk mund të japë më tepër.

E sigurt është se do të ketë një raund tjetër bisedimesh, ndoshta edhe më shumë se një. Është normale, sepse edhe nëse palët do të binin dakord për çdo gjë dje, marrëveshja nuk mund të quhej e mbyllur për aq kohë sa asnjëra prej palëve nuk ka pasur me vete përfaqësuesit ligjorë.

Duka dhe De Biasi gjithsesi janë ndarë në një mënyrë tepër miqësore duke lënë gjithçka hapur dhe sipas burimeve të FSHF-së, marrëveshja është shumë pranë.

Ndeshjet e mbetura mund të marrin një rëndësi të veçantë në rrjedhën e gjërave, sepse deri tani në bisedime ka qenë “i favorizuar” De Biasi, për shkak të rezultateve.

 

 

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 10:44

Gianni De Biasi nuk ka vazhduar kontratën me kombëtaren shqiptare për momentin. Kjo pasi që Federata Shqiptare e Futbollit i ka ofruar atij kontratën e njejtë ashtu siç e ka pasur në këto dy vitet e fundit, pa kurrëfarë ngritjeje në pagë, njofton tiranasja Panorama sot

Kështu strategu italian nuk ka pranuar ta nënshkruajë këtë kontratë dhe marrëveshja është shtyer për momentin, për të negociuar më tej.
Që prej ardhjes së De Biasit në krye të kombëtares shqiptare, Shqipëria ka pasur ngritje enorme në lojë dhe për më tepër ka thyer disa herë rekordet e veta në renditje mujore të FIFA-së.