Lajme Shqip Friday, 04 January 2013 15:13

SHKUP – Mijëra qytetarë kanë protestuar mbrëmë deri vonë në disa qytete të Maqedonisë, kundër qeverisë e të udhëhequr nga VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas tyre ajo është një qeveri jodempkratike, prandaj lëshonin thirrjet: “Poshtë qeveria”, “Shkelës të demokracisë”, Gruevski ik, mjaft më etj.
Disa nga të pranishmit në protesta mbanin në duar pankarta ku lexohej: “Gruevski sikur Hitleri”, “Për para e rrahin popullin”, “Poshtë regjimi” etj.
Protestat e opozites maqedonase nisën nga ora 18:00 e vazhduan deri vonë. Sipas protestuesve ata kërkojnë një Parlament të hapur ku qytetarët të mund të shprehin të gjitha problemet e tyre, hallet, me të cilat ballafaqohen në jetën e përditshme. 

Lideri i opozitës maqedonase, Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, deklaroi se “opozita do të vazhdojë me protesta gjatë gjithë vitit 2013”.

Një ditë më parë qeveria mori vendim për t’i ulur pagat e deputetëve të opozitës të cilët kanë vendosur të bojkotojnë punën e Kuvendit. Deputetët e LSDM-së, PRSD-së, PL-së, PAE-s dhe të RDK-së, duke filluar nga 1.1.2013 do të marri 1/3 (një të tretën) e pagës, derisa të t’i japin fund bojkotit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 10 December 2012 12:20

Ministrat e jashtëm të BE nesër nuk pritet të vendosin asgjë lidhur me caktimin e datës për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Ky vendim pritet të jetë përfundimtar në takimin e ministrave të jashtëm që do të zhvillohet nesër dhe ku do të jetë vendimi final për Shkupin.

Ambasadorët e vendeve anëtare në takimin maratonik të zhvilluar gjatë fundjavës në kuadër të grupit Koreper 2, nuk kanë arritur që  të dakordohen në pjesën e konkluzave për Maqedoninë, lidhur me propozimin që KE të rekomandoj datën për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Maqedonia deri tani ka pasur katër rekomandime pozitive për nisjen e negociatave për anëtarësim si dhe ky vend tashmë ka plotësuar vitin e shtatë që ka fituar statusin e vendit kandidat.

Nikos Hristodulidis, zëdhënës i presidencës qipriote në BE theksoi se ambasadorët nuk kanë arritur koncensus lidhur me konkluzat për Shkupin. “Të martën do të dihet gjithçka dhe se FYROM  a do të nis negociatat për anëtarësim në BE, sepse nuk ka marrëveshje për këtë vend”, deklaroi Hristodulidis.

Ndërkohë, qarqe diplomatike pranë Komisionit Evropian (KE) në Bruksel paralajmërojnë se për Maqedoninë po përgatitet veto e dyfishtë.

Autoritetet e Shkupit do të marrin një veto të dytë, që do të kushtëzojë vendin që të zgjidh emrin dhe më pas të vazhdojë me procesin e integrimit në BE. Televizioni Alfa ka raportuar se në takimin e së martës të ministrave të jashtëm të BE-së, po përgatitet një skenarë që Maqedoni mund të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në qershor 2013, por vetëm me kushtin që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të ketë përparime në zgjidhjen e kontestit të emrit.

Sipas televizionit maqedonas, për këtë skenarë po angazhohet evrokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle.

Burime diplomatike në Bruksel këtyre dy ditëve kanë zhvilluar takime intensive se çfarë do të jenë konkluzionet për Shkupin dhe lidhur me fatin e këtij vendi në planin e integrimit dhe kushtëzimet për fillimin e negociatave për anëtarësim. (INA)

 
Lajme Shqip Monday, 15 October 2012 16:38

Shkup – Komisioni Evropian ka paralajmëruar autoritetet e Maqedonisë se vendi mund të përballet me rikthimin e regjimit të vizave nëse vazhdon fluksi i azilkërkuesve drejt vendeve të BE-së.

Kjo është theksuar nga drejtori i drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Stefano Sannino, pas takimit në Shkup me zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues të partive politike, të cilëve u ka dorëzuar raportin e progresit.

“Liberalizimi i vizave mbetet një nga arritjet më të rëndësishme që zbatuam me të gjitha vendet e rajonit. Por, gjithashtu, ne kujdesemi shumë që sistemi të mos keqpërdoret. Mesazhi është se regjimi do të mbetet nëse nuk shkaktohen probleme më të mëdha dhe çrregullime në BE. Megjithatë, nëse sistemi keqpërdoret, ekziston rreziku që të veprojmë ndryshe” ka deklaruar Sannino.

Ai ka marrë premtime nga autoritetet e Maqedonisë se do të bëjnë gjithçka për parandalimin e fluksit të qytetarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 11 October 2012 08:00

Bruksel – Komisioni Evropian sërish rekomandoi hapjen e negociatave për Maqedoninë, por pa datë, ndërsa Shqipëria ka arritur të fitojë statusin e vendit kandidat.

“Maqedonia nuk mundet gjithmonë të presë para dyerve të Bashkimit Evropian”, ka qenë fjala hyrëse e evrokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle, gjatë shpalosjes së raportit të progresit.  Sipas tij, afrimi i vendit drejt familjes evropiane në fazën e ardhshme të evrointegrimeve do të ndihmonte në paqen dhe stabilitetin e reformave. 

“KE është e përgaditur për të prezantuar pa asnjë prolongim planin për kornizën e negociatave, ku gjithashtu merret parasysh edhe nevoja e zgjidhjes së kontestit të emrit”, nënvizohet në raportin e progresit, duke shtuar se hapja e negociatave do të ndihmonte krijimin e kushteve për zgjidhjen e kontestit. 

Në raport inkurajohen dyja palët që të bëjnë çdo përpjekje të mundshme në drejtim të zgjidhjes së kontestit, ndërsa një zgjidhje e pranueshme kompromisi midis dyja palëve mbetet çështje thelbësore. “Zgjidhja e kontestit duhet të ketë një zgjidhje pa prolongime plotësuese”, thekson raporti. 

Komisioni Evropian vlerëson se me hapjen e negociatave do të forcohen marrëdhëniet ndëretnike dhe nga kjo rajoni i Ballkanit në tërësi do të ketë interes. KE rekomandon përmbushjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Në pjesën e funksionimit të Qeverisë theksohet se vazhdon bashkëpunimi brenda koalicionit qeveritar dhe se Qeveria në mënyrë efikae ka bashkërenduar implementimin e Dialogut të nivelit të lartë paraqasës në BE.  Gjithashtu nënvizohet edhe nevoja e përshpejtimit të procesit të decentralizimit në planin praktik. 

“Në administratën publike ka përparime të caktuara. Shërbimet ndaj qytetarëve janë përmirësuar, po aplikohet sistemi elektronik. Janë të nevojshme përpjekje plotësuese për të garantuar transparencë, profesionalizëm dhe administratë të pavarur publike. Gjyqësori dhe legjislativi janë në rregull, por duhen përpjekje më të mëdha për të garantuar pavarësinë e tyre”, thuhet në raport, duke paralajmëruar edhe përpjekje më të mëdha që duhet bërë në reformat në gjyqësor dhe implementimin e ligjeve. Në fushën e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve nuk ka vërejtje të mëdha dhe se janë shënuar përparime. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 17 September 2012 08:13

Bruksel – Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle do të qëndrojë në Shkup.  Mediat bejne me dije se vizita ndodh në kuadër të dialogut per integrimin e Maqedonisë ne Bashkimin Evropian.

Bisedimet e tilla mes palëve kanë nisur në mars të këtij viti. Ato përqendrohen në fushën e sundimit të së drejtës, reformave në administratë, lirisë së mediave, ekonomisë së tregut, si dhe në atë të rregullativës zgjedhore.

Çështja e emrit nuk diskutohet pasi për këtë Maqedonia duhet të arrijë zgjidhje me Greqinë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 28 May 2012 22:39

Bruksel – Në zyrën evropiane të organizatës joqeveritare “Fridrih-Ebert-Shtiftung” në Bruksel, nesër nga ora 12:30 deri më 14:30 do të mbahet tryezë e rumbullakët për Maqedoninë me temë “Në rrugë drejt BE-së dhe NATO-s ku jemi ne.

Në këtë debat, nga Maqedonia do të marrin pjesë deputetja Radmilla Shekerinska, e cila është kryetare e këshillit kombëtar për integrime evropoiane, ish-ambasadori i Maqedonisë në Misionin e NATO-s, Nano Ruzhin si dhe Malina Ristevska-Jordanova, drejtoreshë e Institutit për politika evropiane. Pjesëmarrjen në këtë debat e refuzoi nënkryeministrija për integrime evropiane Teuta Arifi dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.

Sipas organizatorit, është parashikuar që të ftuarit t’i ndajnë pikë-pamjet e tyre për atë ku qëndron Maqedonia në rrugën e saj drejt integrimeve në BE dhe në NATO dhe nëse dhe si mund të arrihet përparim në një të ardhme të afërt. Për këtë ata do të kenë mundësi që ta ndajnë mendimin e tyre edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, që në këtë rast është paralajmëruar se do të jenë: Riçard Hovit – raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian. Eduard Kukan-raportues në hije për Maqedoninë në PE, Dejvid Kalen – drejtor i sektorit në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerim në Komisionin Evropian dhe Xhonas Xhonson, drejtor i sektorit për Ballkanin Perëndimor në EEAS.

Është paralajmëruar edhe prania e ekspertëve të tjerë dhe bartësve të vendimeve nga institucionet evropiane nga Brukseli, nga vende-anëtare të BE-së, nga vendet fqinje të Maqedonisë.

“Maqedonia ka marrë statusin kandidiat para shtatë vitesh, por megjithatë nuk është ftuar që të fillojë negociatat me BE-në dhe nuk është pranuar në NATO, që është pasojë kryesisht e kontestit të pazgjidhur për emrin me Greqinë. Përkundër kësaj, raporti për përparimin nga viti i kaluar në Komisionin Evropian është më kritik, duke theksuar problemet në fushën e lirisë të mediave, gjyqësinë e pavarur dhe adminstratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe dialog konstruktiv politik në vend. Edhe përkundër asaj që koalicioni qeveritar është etnikisht i ekulibruar, me koalicionin e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, shkeljet më të reja të ligjit tregojnë se marrëdhëniet ndëretnike mbeten jostabile dhe vazhdojnë të jenë arsye për shqetësim.

Gjykimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në dhejtor të vitit 2011 me ligj e përforcoi pozicionin e vendit, por deri tani, me ndërmjetësim të OKB-së, negociatat për emrin vazhdojnë pa marrëveshje-thuhet në ftesën për këtë debat nga ana e organizatorit, zyrës evropiane të Institiutit “Fridrih-Ebert-Shtiftung”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 26 May 2012 11:04

Shkup (PLOTESUAR 11:20)- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë si të parëndësishëm dhe si të zakonshëm raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me të drejtat dhe zhvillimet në Maqedoni. 

Mediat dhe portalet e opozitës shkruajnë sot se qeveria e Gruevskit sikurse qeveria e regjimit në Kinë ka hedhur poshtë raportin vjetor të administratës amerikane, një raport i rëndësishëm dhe strategjik për politikat dhe prioritet amerikane për të ndihmuar vendet e botës në planin e respektimit të të drejtave të njeriut, demokracisë  dhe sundimit të së drejtës. 

“Edi raportin, e di. Këto janë kritika standarde që Departamenti i Shtetit edhe në të kaluarën i ka dhënë për gjithë rajonin. Lart poshtë janë sfida standarde dhe ne punojnë çdo ditë për përmirësimin e të gjitha fushave ku ekzistojnë mundësi për përmirësime dhe ashtu do të vazhdojnë në të ardhmen”, u shpreh Gruevski. (LajmeShqip.com)

*****************************************

Shkup – Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë. 

Sa i përket të drejtave të njeriut, në raport theksohet problemi i dështimit të Qeverisë në respektimin e plotë të shtetit të së drejtës, që u reflektua me ndërhyrjet në gjyqësor dhe media, qasja selektive e prokurorisë ndaj kundërshtarëve politik, nivelet e korrupsionit qeveritar  dhe mosndëshkimi i policisë. 

Tensionet në mes të bashkësive etnike shqiptare dhe maqedonase, si dhe diskriminimi shoqëror kundër romëve dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare, përbën një tjetër sipërfaqe të shqetësimeve sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut. 

Vlerësimet e tjera negative kanë të bëjnë me kushtet e këqija të burgjeve, stërngarkimin e tyre me të burgosur, dhuna në familje, një nivel diskriminimi kundër grave dhe personave me aftësi të kufizuara. 

Maqedonia ka qenë gjithashtu një burim, destinacion, dhe vend tranzit për trafikimin e qenieve njerëzore.

Mungesa e ndëshkimit të pjesëtarëve të policisë vazhdon të mbetet një problem shqetësues, edhe pse nënvizohet në raport se Qeveria ka ndërmarrë  disa hapa për të ndëshkuar zyrtarë policoe për ushtrimin e forcës së tepruar, përmes kontrollit të brendshëm dhe standardeve pranë MPB-së.  

Raporti nënvizon se ka pasur pretendime të besueshme se gjatë vitit Qeveria ka frikësuar zyrtarë të lartë dhe ka detyruar disa prej tyre qëtë ngjallin frikë tek liderët kryesor të opozitës.  (LajmeShqip.com)